Kulturë
Alfred Papuçiu: Duke lexuar veprën e Mitro Çelës dhe çështja kombëtare
E enjte, 09.07.2009, 06:50 PM
Duke lexuar veprën e Mitro Çelës dhe çështja kombëtare
Nga Alfred Papuçiu
Rastësisht takova në Tiranë, në fillim të korrikut 2009, analistin, shkrimtarin, gazetarin dhe politikanin Mitro Çela. Sapo kisha lexuar librin e tij « Kronika e një politikani të dështuar“, botuar nga „Ora“. Më kujtohej pjesa „Do marr arratinë…për çështjen kombëtare“ dhe buzëqesha. Mitrua më pa dhe më tha: „Çfarë ke more Fredi që qesh me të madhe?“. Ju përgjigja se sapo kisha lexuar pasazhin e librit të tij kur ai kishte blerë një uniformë për të shkuar në Kosovë dhe për të luftuar me UCK-në kundër uzurpatorëve serbomëdhenj. „ Më morën për të marrë atëhere“, buzëqeshi Mitrua. E shoqja e tij gjithashtu buzëqeshi. Më premtoi se do të më dërgojë librin e tij të ri.
Ja se si shprehet ai vetë : « Në mars të 91-shit u bëra edhe unë politikan profesionist. Lashë penën për kolltukun e deputetit. Dy herë drejtpërsedrejti. Në zgjedhjet e 26 majit 96 isha i 42-ti në listë. Në atë vit lista e deputetëve të PD-së u zgjat e u bë tërkuzë. Fitova edhe unë.
Ndenja plotë gjashtë muaj. Nuk kisha ndërmend të largohesha. Na përzunë të gjithëve. Ika edhe unë. Sipas Europës me zgjedhje të pranueshme. Sipas kandarit tim: me kryengritje!...
Pasi hëngra badiava edhe vitin e dytë të pensionit, i thashë sikter dembelizmit. Mora penën (kompjuterin) dhe sulm mbi klasën politike. Ishte një hakmarrje e gazetarit Mitro që shkroi 22 vjet, ndaj poilitikanit, zotit Çela, që heshti 6 vjet për një palo kolltuk të Babait të Kombit!? Me këtë mëri „poqa“ ciklin „Kronikë e një politikani të dështuar“, të cilin e botova në gazetën „Albania“, në tre stinët e viteve ‚98-‚99“.
Mitro Çela mbetet një gazetar dhe analist i llojit të veçantë, i guximshëm dhe tepër i shkelqyer ne trajtimin e temave ku nderthuren problemet sociale, ekonomia, politika, qytetari, parlamentari i çdo krahu qoftë. Shpesh, shume prej lexuesve të tij, pyesin: Ore po ky Mitrua, me kë është?!
Kjo pyetje si duket ka për të vazhduar të mbetet në rend të ditës, edhe tani pas fitores se PD-së, në zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Mitrua në librat e tij merret mëse njeherë me deputetet, me privilegjet e tyre të pamasa, për ekonominë e dërmuar shqiptare, në këto vite të tranzicionit të gjatë, edhe pse shumica e deputeteve do te jene te krahut te tij politik. Ai flet me sarkazëm për vitin 2005, para ardhjes në pushtet të PD dhe shumicës së krijuar në Parlamentin shqiptar prej krahut të djathtë. Ai shprehej atëhere ndër të tjera se parlamenti kishte 140 deputetë. „Por pushtetarët, theksonte ai, e kanë kthyer administratën e Kuvendit të Shqipërisë në një çerdhe për militantët e Partisë Socialiste. Në vitin 1996, Kuvendi i Shqipërisë e kishte fondin 2 milionë dollarë. Në vitin 2005, shpenzimet janë parashikuar 8 milionë dollarë. Pse kaq shumë para nga taksat e popullit? Mos vallë janë shtuar deputetët? Jo. Shifra është konstante: 140 deputetë. Shikoni borderotë. Cdo 15 ditë vendosen 504 firma. Në këtë shifër futen edhe 100 sekretarët e deputetëve që figurojnë në borderotë e pushtetit lokal. Kjo do të thotë se çdo deputeti i shërbejnë katër burokratë ose më mirë të themi katër meritokratë, për të mospërdorur fjalën e Dritëro Agollit shkërdhatokratë. Shpenzimet e tejfryra të Kuvendit të Shqipërisë janë sa grantet që marrin së bashku bashkitë e Përmetit, Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Korçës, Peshkopisë dhe Kukësit?! Për të kuptuar më mirë se sa i kushton popullit një deputet le të ndjekim:
Statusi i deputetit: Rroga: 1.5 milionë lekë të vjetra në muaj. (Në vitin 1996 rroga e deputetit ishte 320 mijë lekë të vjetra në muaj.) 10 mijë lekë të vjetra merr deputeti, në qoftë se merr pjesë në komisionet e Kuvendit të Shqipërisë. Një makinë me shofer (edhe në Francë, Zvicër, apo demokraci perendimore nordike, nuk ka çdo deputet një shofer apo privilegje si në Shqipëri- shënimi im). Mijëra lekë për të riparuar makinën. 60 mijë lekë të vjetra përkarburant. Një sekretare në zonën ku është zgjedhur deputet. 80 mijë lekë të vjetra për të llafosur me celular. A e dini të nderuar lexues se sa shkon kostoja vjetore e një deputeti? Çdo vit rreth 55 mijë dollarë?! Deputeti nuk paguan taksa kur kalon kufirin. Pashaportë diplomatike për vete dhe gruan. Ka të drejtë të marrë kredi me kushte lehtësuese për shtëpi. Mund të importojë një makinë pa doganë etj..
Librat dhe shkrimet e Mitro Çelës, më kujtojnë „Ushtarin e mirë Shvejk“, Hipokratin, „Sanço Pançon“ dhe mullinjtë me erë, Filip Buvarin, „kinezëritë“, „Njeriun dhe Detin“ të të madhit Heminguei, Nurisienë që i bën një analizë realiste Shqipërisë së viteve 60-të, „Gjeneralin e ushtrisë së vdekur“ dhe „Pallatin e ëndrrave“ të shkrimtarit tonë të madh mbarëkombëtar Ismail Kadaré, Nonda Bulkën (Chri-chri) sarkastik por edhe tepër njerëzor, „Zhurmën e erërave të dikurshme“ të Dritëro Agollit, sarkazmat e Qamil Buxhelit, Hyskë Borobojkës, Dionis Bubanit, Odhise Grillos, Miço Kallamatës (njerëzit që shëtisnin me orë të tëra në Bulevardin e madh të Tiranës, „në vend që të shkonin të punonin arat“), Kadri Manit, Ilir Dardanit, e sa e sa të tjerëve, pa harruar dhe kryevepra të tjera të letërsisë botërore ku stigmatizohen fenomene negative të shoqërive në tranzicion por edhe të demokracive të formuara prej mbi 100 vitesh. Ato janë therrëse, të vjen për të qeshur, por edhe për të qarë. Kur mendon se mijra shqiptarë që duan të kalojnë „eldoradon greke“ për t’u rropatur atje për disa dhjetra euro dhe duke punuar në kushte skandaloze, të vjen për të qarë, siç kam qarë unë kur kam kaluar kufirin grek për në Shqipëri kur vija nga Kallamata e Greqisë, në maj 2002. Shqiptarë, me qindra që prisnin të kalonin kufirin grek me orë të tëra, megjithëse kishin vizën e dhënë dhe paguar konsullatës greke „sa frëngu pulën“. Dhe ata parlamentarë që jetonin apo vazhdojnë të jetojnë si pashallarë, as nuk e vinin ujin në zjarr për t’i ndihmuar bashkëatdhetarët e tyre. Dhe ata parlamentarë që shkojnë një herë në gjashtë muaj në Parlament për të vënë firmën në Bordero, nuk e çajnë kokën për zgjedhësit e zonës së tyre, pasi jetojnë jashtë shtetit (?!)
Analisti Mitro Çela „nuk të fal“ kur është puna për të mbrojtur bashkëatdhetarët e gjorë që rropaten në Shqipëri apo në rrugët e Europës dhe botës. Ai me sarkazëm dënon fenomenet negative ashtu si edhe përgëzon traditat e mira të shqiptarëve që vazhdojnë prej shekujsh. Shqipërisë nuk i duhen më nostalgjikët e së kaluarës së kobshme që shpërndajnë akoma në shkallët e pallateve „veprat“ e shkruara sidomos nga kalemxhinjtë e tij, të E. Hoxhës; Shqipërisë dhe Kosovës i duhen qeveritarë dhe parlamentarë të kushtuar për çështjen e Kombit dhe jo ata qaramanë që „për inat të sime vjehre“, për të përfituar akoma nga paratë e popullit, duan „të shtyjnë në kalendrat greke“ hyrjen e Shqipërisë në Europën e Brukselit; mjaft më ju pinjollë të merhumit dhe ti „Zonjë e Zezë“ që „ngrini në qiell“ akoma, duke përfituar nga demokracia e brishtë, „bëmat e E. Hoxhës për „xhevahire“! Era e tij ka përfunduar njëherë e përgjithmonë; Shqipërisë i duhet t’i ngrejë hymne Ismail Kadaresë që ka bërë dhe vazhdon të bëjë shumë për çështjen e Kombit; asaj i duhen Prof.Dr. Hamit Boriçi, babai i gazetarisë shqiptare që na dha veprën dhjetra vëllimëshe të Dr. Samimit; Prof. Dr. Ksenofon Krisafi i „Arit shqiptar“; Analisti Shaban Murati, drejtor i Akademisë Diplomatike Shqiptare që vazhdon të shkruajë për historinë e Kosovës dhe të ardhmen e saj; Shqipërisë dhe Kosovës nuk i duhen gazeta, gazetarë , gazetarucë dhe shkrues „të pavarur“ që nuk denjojnë të shkruajnë për ata mijra bashkëatdhetarë në Diasporë, por i mbushin faqet e gazetave të tyre të paguara nga dikushi (?!) me fakte rrënqethëse për prostitucionin, krimet, vrasjet, motoskafët, „mikrobuzet“ që rropën mijra e mijra shqiptarë që donin të shkonin në „Botën e lirë“ plot krime, prostitucion e „bëma“ të tjera që këto shoqëri mundohen t’i minimizojnë dhe u japin pak vend në median e tyre; Shqipërisë nuk u duhen intelektualë të mefshtë që janë tulatur që nga koha e Enverit dhe nuk kanë guxim të ngrejnë zërin e tyre si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Sali Berisha, Azem Hajdari, Ylli Popa, Pjetër Arbnori, Jozefina Topalli e shumë të tjerë; Shqipërisë dhe Kosovës nuk u duhen ata „sigurimas“, „intelektualë „qoftëlargë“ me dhëmbë floriri apo argjenti që bëjnë gam-gam dhe prisnin katakombën e Shqipërisë pas zgjedhjeve të 28 qershorit, apo edhe ata „marksistë-leninistë shqiptarë apo të huaj që ndërmarrin akoma anatema kundër demokracisë shqiptare, si S.A me shokë, redaktorë të veprave të E.Hoxhës; Shqipërisë dhe Kosovës u duhen Behxhet Pacolli që bën shumë për njohjen e Kosovës në botë; Besnik Mustafaj, diplomati i suksesëshëm që duhet t’i kthehet pas një reflektimi përsëri politikës dhe çështjes së Kombit, krahas librave dhe ONG-ve; Shqipërisë i duhen intelektualë të përkushtuar, gazetarë dhe shkrimtarë si Gëzim Marku, Alma Papamihali, Fatmir Terziu, Kostaq Duka, Vangjush Ziko, Thani Naqo, Dashnim Hebibi, Llukman Halili, Skënder dhe Elida Buçpapaj, Altin Sinani, Edison Kurani e shumë të tjerë që mbajnë gjallë për brezin e ri gjuhën shqipe tek „Zemra shqiptare“„Fjala e Lirë“, „Bota e Re“, „AMC Press“, „Tirana Observer“, „Koha Jonë“ etj.; pa harruar edhe të përkushtuarin e Panairit Ndërkombëtar të Librit dhe të Shtypit, Docent Estref Begën i cili prej 22 vitesh rresht u jep kënaqësi bashkëkombasve duke u sjellë vepra të shkrimtarëve tanë më me zë dhe të letrarëve të rinj, si dhe të miqve të Shqipërisë që shkruajnë me aq bukuri për „kombin tonë me vlera të veçanta“. Ai ndjek një rrugë diametralisht të kundërt me ata botues shqiptarë që çvasin shkrimtarët dhe letrarët dhe nuk marrin pastaj asnjë hap për të shpërndarë tek lexuesi apo libraritë „Basha“, „Agolli“, „Albania“, etj veprat e tyre. Turpi i Kombit!? Pse të mos veprojnë ata si botuesit e vendeve demokratike si „Favre“, „Fayard“, „Hachette“, „La Découverte“, „Harmattan“ e shumë të tjera që jo vetëm botojnë veprat e shkrimtarëve edhe shqiptarë, por u japin edhe pjesën që u takon për mundin e tyre. Ismail Kadaré i madh në bisedën me të, që do t’i rikthehem së shpejti e quajti skandaloze një qëndrim të pakuptimtë të disa botuesve shqiptarë.
Le të kujtoj shkurtimisht Profesoreshën zvicerane Francine Koch të „Fëmija shqiptar me sy të zinj“; shkrimtaren zvicerane të „Karuzelit të ëndrrave“ dhe të „Nën krahët e shqiponjës“ që flet për „Shqiponjën dykrenare“, Liliane Perrin që flet për Kosovën dhe bashkëshortin e saj kosovar tek „Një bashkëshort pa rëndësi“, për profesor Basil Schader që e flet shqipen më bukur se një universitar shqiptar dhe e çmon shumë gjuhën shqipe, shqiptarët e Lezhës dhe Shkodrës, Kosovës ku ka banuar disa vite me bashkëshorten e tij dhe vazhdon të japë ndihmesën e tij të çmuar si konsulent i Zvicrës në Prishtinë…
Duhen kujtuar me respekt figura të tilla të shquara të Kombit tonë si Skënderbeu, i cilësuar si „atlet i Krishtit (I. Kadare), Nënë Tereza (gruaja shqiptare më e famshme e botës së sotme), Fan Noli, Faik Konica, Gjergj Fishta, Naim Frashëri, Andon Zako Cajupi, Jusuf Gërvalla, Ibrahim Rugova, Adem Jashari, etj., dhe nuk duhet „përçmuar vepra e tyre, të paktën nga bashkëkombas „shqiptarucë“ që u shkojnë për hosh anatemave ndaj tyre nga ana e historianëve serbomëdhenj, filo-grekë, llobeve armike në Europë apo Amerikë. Më lejoni të kujtoj të dashur lexues të „Zemrës shqiptare“, fjalët e të madhit Ismail Kadaré tek sprova e tij „Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë“ që ai m’a dha me autografin e tij tek „Sky Tower“ në Tiranë, më 2 korrik 2009: „Rilindasit duhen lexuar e rilexuar gjithmonë, sidomos në kohëra të vështira. Duke i shfletuar tani, shikojmë se përveç shqetësimit të tyre themelor: çlirimit të Shqipërisë e pavarësisë së saj, ishte një ankth tjetër, i vazhdueshëm, i lidhur ngushtë me të parin: rizgjimi i atdhedashurisë“.
Janë tepër aktuale fjalët e tij për Shqipërinë demokratike, me demokraci të stërgjatur të brishtë:„Këmbëngulja e tyre për këtë rizgjim, vazhdon kandidati ynë i çmimit „Nobël“ që e meriton, si dhe çmimin Asturias që mori, duke kaluar edhe Kunderën e madh dhe të tjerë shkrimtarë me zë, „kambanat e tyre, thirrjet e zjarrta, shpeshherë të dëshpëruara, Ti Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqiptar, dëshmojnë një të vërtetë tepër dëshpëruese: një pjesë e shqiptarëve ishin ftohur prej atdheut të tyre. Turqizimi i qindra mijëra shqiptarëve, greqizimi i një pjese tjetër, ngatërrimi i përkatësisë shqiptare me atë fetare, dëshmonin se ndjenja patriotike te një pjesë e shqiptarëve ka qenë jo aq e fortë siç paraqitej. Një pjesë e tyre me lehtësi ishin gati të këmbenin atdheun e tyre me një tjetër atdhe, një pjesë kishin turp të quheshin shqiptarë, të tjerët me lehtësi viheshin në shërbim të forcave kundërshqiptare“.
Këto postulata të Ismail Kadaresë duhet të jenë në unison për të gjithë shqiptarët, edhe për ata që kanë lënë shtetësinë shqiptare, por që mund ta rimarrin me dëshirë, si në Zvicër ku falë mirëkuptimit të autoriteteve të Konfederatës, shqiptarët gëzojnë dyshtetësinë. Dhe për ata që mirë është sam ë shpejtë të përqafojnë rrugën demokratike të Shqipërisë dhe të japin ndihmesën e tyre si qindra miq e dashamirës të saj, si Profesorët Jean-Philippe Assal dhe A. Kalangos, Prof. Alain Golay, Panos Englezos dhe Prof. Androulla Eleftheriou të Federatës Ndërkombëtare të Talasemisë, e të tjerë që po ndihmojnë jo vetëm mjekësinë shqiptare por edhe ata mijra vocërakë talasemikë për një trajtim adekuat bashkëkohor dhe një shpresë për t’u shëruar plotësisht në një të ardhme të afërt në sajë të progresit të gjenetikës.
Po e mbyll këtë shkrim, të shkruar jo me nostalgji për Shqipërinë time dhe tuajën, por si të gjithë ata miq të mi zviceranë që vetë autoritetet zvicerane i cilësojnë si pjestarë të atdheut të tyre dhe diplomatët më të mirë të Zvicrës, me fjalët që shokët e tim eti të paharruar, Tunit,kanë vënë mbi varrin e tij: „ E dini pse nëna folenë, në zemër e ka, se bashkë me qumështin e saj, dashurinë për Atdheun më dha“.

Komentoni
Artikuj te tjere
Marius Chelaru: Mbi vetminë, poezinë dhe dhembjet e mallkuara të shpartallimit
Milazim Kadriu: Mendime të njerëzve me mençuri të hollë , trashëgim për brezat e ardhshëm
Halit Bogaj: Ilir Meta
Alma Papamihali: Intervistë me të dashuruarën pas serenatave - këngëtaren Ermira Babaliu
Halil Haxhosaj: Tragjikja dhe komikja në monodramë
Tregime nga Alfred Papuçiu
Esat Stavileci: Kosova e ka “parë” Enver Hoxhën në një pasqyrë tjetër...
Suzana Kuqi: Kur burri harron gruan në...
Këze (Kozeta) Zylo: Nderroi jete nobelisti Aleksander Sollzhenicin ne moshen 89 vjecare
Poezi erotike nga Nebih Bunjaku
Arif Molliqi: Observim për monografinë e Ali D. Jasiqit
Agim Gashi - Drenica: Vargje satirike - Humoristike
Llemadeo: Nderroi jete Shkrimtari me i fuqishem ne bote
Ejup Ceraja: Poezi në formë baladash
Skënder R. Hoxha: Kultura shpirtërore e Dushkajës (IV)
Cikël poetik nga Hajdin Morina
Ekrem Ajruli: Cikël poezishë nga përmbledhja "Rroftë e qoftë Lolestani"
Duro Mustafaj: Poezi,burimi i shpirtit të tij
Një përshëndetje për Kozeta Zylon nga Luan Cipi?
Halit Bogaj: Ibrahim Shala ''Shtëpia kaltëroshe''