Mendime
Kaqanik 07.09.1990 - Kushtetuta e Republikës së Kosovës (VI)
E premte, 17.04.2009, 06:31 PM
KAQANIK 07.09.1990 KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS - VI -
BANKA POPULLORE
NENI 127.
Republika ka banken popullore.
Statusi, organizimi, qeverisja dhe veprimtaria e Bankës Popullore rregullohet me ligj.
GJYQI KUSHTETUES I KOSOVËS
NENI 128.
Gjyqi Kushtetues i Kosovës;
1. Vendos mbi pajtushmërinë e ligjeve, dispozitave e akteve të tjera dhe statuseve të komunave e të qytetit me Kushtetutën;
2. Vendos mbi pajtushmërinë e dispozitave dhe akteve tjera të organeve republikane me ligjin;
3. Vendos mbi pajtueshmërinë e të gjitha dispozitave dhe akteve me ligjin dhe dispoziten tjeter republikane;
4. Vendos mbi pajtushmërinë e statusit ose të aktit tjetër të pertive politike, të levizjeve, të lidhjeve dhe të shoqatave me Kushtetutë, perkatsishtë mbi kundershtimin me ligjin;
5. Vendos mbi ndalimin e punës të partive politike, të levizjeve të lidhjeve dhe të shoqatave;
6. Vendos mbi pergjegjësinë e kryetarit dhe të antarve të tjerë të Kryesisë së Republikës per shkelje të Kushtetutës;
7. Zgjedh qështjet kontestuese të zgjedhjeve në qoftë se nuk janë në kompetencë të gjyqeve dhe organeve tjera shtetnore;
8. Kryen edhe punë të tjera që i janë lën në kompetencë me Kushtetutë.
Gjyqi Kushtetutes vlerson kushtetutshmërinë e ligjeve dhe kushtetutshmërinë e ligjshmërin e dispozitave e të akteve të tjera që kanë pushuar së vepruari, nese nga pushimi i veprimit e deri në fillimin e procedures nuk ka kaluar më shumë se nji vit.
NENI 129.
Gjyqi Kushtetues perbëhet nga shtatë gjyqtarë.
Funksioni i gjyqtarit në Gjyqin Kushtetues zgjatë tetë vjet dhe mund të zgjidhet në të njejtin funksion.
Kryetari i Gjyqit Kushtetues zgjidhet nga radhet e gjy¨tarëve per kater vjet dhe mund të zgjedhet edhe per nji periudhë mandatore.
Gjyqtari i Gjyqit Kushtetues nuk mund të ushtrojë funksione tjera me autorizime publike ose funksione profesionale.
Gjyqtari i Gjyqit Kushtetues gëzon imunitet sikurse deputeti në Kuvend.
NENI 130.
Gjyqtari i Gjyqit Kushtetues shkarkohet sipas kerkesës së vet, nese denohet per veper penale me denim heqje lirie, nese humb perherë aftësinë e punës per të ushtruar funksionin e vet dhe kur ti plotsojë kushtet per realizimin e të drejtes në në pensionin e pleqërisë të percaktuar me ligj.
Gjyqi Kushtetues njofton Kuvendin per egzistimin e shkaqeve per shkarkimin e gjyqtarit të Gjyqit Kushtetues.
Gjyqi Kushtetues mund të vendos që gjyqtari i Gjyqit Kushtetues, kunder të cilit ka filluar procedura penale, të mos ushtrojë detyren deri sa të zgjidhet kjo procedurë.
NENI 131.
Secili mund të marr iniciativë per fillimin e procedures per vlersimin e kushtetutshmerisë dhe ligjshmërisë.
Proceduren para Gjyqit Kushtetues e fillojnë organet shtetërore.
Gjyqi Kushtetues mundet edhe vet ta fillojë proceduren per vlersimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.
NENI 132.
Gjyqi Kushtetues vendos me shumicën e votave të antarëvetë gjyqit.
Vendimet e Gjyqit Kushtretues janë të obligueshme dhe të egzekutueshme.
NENI 133.
Kur gjyqi Kushtetues verteton se ligji, dispozita ose akti tjeter dhe statuti i komunës e i qytetit nuk është në pajtim me Kushtetutën, ai ligj, dispozita ose akti tjeter ose statuti i komunës e i qytetit pushon së vepruari.
Kur Gjyqi Kushtetues verteton se dispozita republikane, dispozita dhe akti tjeter nuk është në pajtim me ligjin, dispozita dhe akti tjeter pushon së vepruari.
NENI 134.
Procedura para Gjyqit Kushtetues dhe efekti juridik i vendimeve të tij rregullohen me ligj.
Organizimin e Gjyqit Kushtetues e rregullon Gjyqi Kushtetues me rregulloren e punës.
NDRYSHIMI I KUSHTETUTËS
NENI 135.
Propozimit per ti hyrë ndryshimit të Kushtetutës mund ta paraqesin më së paku 50.000 zgjëdhes, me së paku 30 deputet të Kuvendit të Republikës, Kryesia e Republikës dhe Qeveria e Republikës.
NENI 136.
Projektin per ndryshimin e Kushtetutës e percakton Kuvendi i Republikës dhe e nxjerr në diskutim publik.
Kuvendi, pas zbatimit të diskutimit publik, percakton propozimin e aktit mbi ndryshimin e Kushtetutës dhe vendos mbi te.
Ndryshimi i Kushtetutës është i aprovuar në Kuvend nese per te kanë votue shumica nga numëri i pergjithshem i të gjithë deputetve në Kuvend.
Në qoft se ndryshimi i Kushtetutës nuk aprovohet, propozimi per ndryshimin e Kushtetutës per qështje të njejtë nuk mund të perseritet para se të kalojë një vit nga data kur është refuzuar propozimi per ndryshimin e saj.
Në qoftë se Kuvendi nuk e aprovon propozimin per ndryshimin e Kushtetutës lidhur me atë qështje edhe pasi të kaloj një vit nga dita kur është refuzuar propozimi per ndryshimin e saj, propozimi per ndryshimin e Kushtetutës nxirret në REFERENDUM.
NENI 137.
Akti mbi ndryshimin e Kushtetutës është i aprovuar në referendum nëse per të janë deklarue më teper se gjysma gjysma e numrit të pergjithshem të zgjedhësve.
Në qoftë se akti mbi ndryshimin e Kushtetutës nuk miratohet as me referendum, propozimi i ri per ndryshimin e Kushtetutës per qështje të njejtë nuk mund të parashtrohet para se të kalojë një vit nga dita kur akti i tillë nuk është miratuar.
Ndryshimin e aprovuar të Kushtetutës e shpall Kuvendi i Republikës së Kosovës.
NENI 138.
Mbi dhenjen e pelqimit per aktin më të lartë të Bashkësisë së Jugosllavisë vendos Kuvendi i Republikës me shumicën prej dy të tretave të të gjithë deputetve në Kuvend.
DISPOZITAT KALIMTARE DHE TË FUNDIT
NENI 139.
Per zbatimin e kësaj Kushtetute dhe sigurimin e kalimit në aplikimin e saj do të nxirret LIGJI i veqantë Kushtetues.
Ligjin Kushtetues e nxjerr Kuvendi i Kosovës me shumicën e votave të të gjithë deputetve të Kuvendit.
Ligji Kushtetues per zbatimin e Kushtetutës së Kosovës shpallet dhe hynë në fuqi njikohësisht me KUSHETUTEN e KOSOVÊS.
NENI 140.
Kjo Kushtetutë hyn në fuqi diten e shpalljes
PS: vijon ditet që pasojnë.
Per ZSH.
Selim Mustafë Hasanaj