Mendime
Kaqanik 07.09.1990 - Kushtetuta e Republikës së Kosovës (V)
E enjte, 16.04.2009, 06:16 PM
KAQANIK : 07.09.1990 KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
QEVERIA E REPUBLIKËS
NENI 112.
Qeveria e Republikës është organ i pushtetit ekzekutiv.
NENI 113.
Qeveria e Republikës:
1. Propozon dhe realizon politikën e Republikësdhe zbaton ligjet, dispozitat dhe aktet e tjera të Kuvendit të Republikës, në pajtim me Kushtetutën;
2. Miraton dekretligje dhe dispozita të tjera per zbatimin e ligjeve;
3. Propozon ligje, planin e zhvillimit, planin hapsinor, buxhetin dhe llogarinë perfundimtare si dhe dispozita të tjera dhe akte të pergjithshme;
4. Orienton punën e ministrive dhe organeve tjera të administratës;
5. Bënë mbikqyrjen e punës së ministrive, abrogon ose anulon dispozitat e tyre që janë në kundershtim me ligjin ose me dispozitat që i ka miratuar;
6. Percakton organizimin e mbrendshem të ministrive, formon sherbime profesionale dhe sherbime tjera per nevojat e veta, cakton dhe shkarkon funksionaret në ministri;
7. Kryen dhe punë të tjera të percaktuara me Kushtetutë dhe ligj.
NENI 114.
Qeverinë e perbëjnë kryetari, nenkryetaret dhe ministrat.
Organizimi, mënyra e punës dhe vendosjes së Qeverisë rregullohet me ligj dhe me rregulloren e punës.
NENI 115.
Kandidati per kryetar i Qeverisë ia paraqet Kuvendit të Republikës programin e vet dhe propozon përbërjen e Qeverisë.
Qeveria konsiderohet e zgjedhur në qoftë se per zgjedhjen e saj voton shumica nga numri i pergjithshem i deputetëve në Kuvend.
Pas konstituimit të Kuvendit të Republikës zgjedhet Qeveria.
Kryetari, nenkryetaret dhe antaret e Qeverisë gëzojnë imunitet sikurse deputetet.
NENI 116.
Qeveria dhe cdo antarë i saj per punen e vetë i pergjigjet Kuvendit të Republikës.
Qeveria dhe cdo antarë i saj mund të paraqesin dorheqjen e Qeverisë.
Kryetari i Qeverisë mund ti propozojë Kuvendit të Republikës shkarkimin e disa antarve të Qeverisë.
Kuvendi i Republikës mund të mos i jep votbesimin Qeverisë apo ndonji antari të saj.
Propozimi per votimin e mosbesimit të Qeverisë munt ta paraqesin më së paku 30 deputetë.
Vendimi per shkarkimin e Qeverisë mund të konsiderohet i miratuar, në qoftë se per këtë voton shumica e numrit të pergjithshem e deputetëve të Kuvendit .
Qeveria të ciles nuk i është dhën votbesimi ose që ka paraqitur dorheqje, mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.
NENI 117.
Ministritë janë bartëse të funksionit administrativ.
Ministritë zbatojnë ligjet, dispozitat dhe aktet e tjera të Kuvendit republikan dhe të Qeverisë, si dhe aktet e Kryesisë së Republikës, vendosin per qështje administrative, bëjnë mbikqyrjen administrative dhe të inspektimit dhe kryejn punë të tjera të percaktuara me ligj.
Ministritë janë të pavarura në kryerjen e kompetencave të percaktuara me Kushtetutë dhe ligj.
Punen e ministris e udhëheq ministri.
Per punen e ministrisë ministri i pergjigjet Kuvendit dhe Qeverisë.
Organizimi dhe kompetenca e ministrive percaktohet me ligj.
GJYQET DHE PROKURORITË PUBLIKE
NENI 118.
Funksionimin gjyqësor e ushtrojnë gjyqet e rregullta si organe të pushtetit shtetëror.
Me ligj mund të themelohen edhe lloje të tjera të gjyqeve per zgjedhjen e kontesteve të caktuara.
NENI 119.
Gjyqet e rregullta janë të pavarura dhe gjykojnë vetem në bazë të Kushtetutës dhe ligjit.
NENI 120.
Shqyrtimi në gjyq është publik.
Per mbrojtjen e sekretit, mbrojtjen e moralit, interesave të të miturve ose mbrojtjen e interesave tjera të pergjithshme, me ligj caktohet se në cilat raste në shqyrtim mund të perjashtohet opinioni.
Gjyqi punon në kolegj.
Me ligj mund të caktohet që disa qështje ti gjykojë gjyqëtari individual.
NENI 121.
Në gjykim marrin pjesë gjyqëtaret dhe gjyqëtaret-qytetarë në mënyren e caktuar me ligj.
Me ligj mund të percaktohet se në disa gjyqe dhe në disa cështje të caktuara të gjykojnë vetem gjyqëtaret.
NENI 122.
Formimi, organizimi, kompetencat dhe perbërja e gjyqeve si dhe procedura para gjyqeve rregullohet me ligj.
NENI 123.
Gjyqëtaret e gjyqeve të rregullta zgjedhen dhe shkarkohen në mënyren e percaktuar me ligj.
NENI 124.
Gjyqet themelohen si gjyqe të shkallës së parë dhe shkallës së dytë.
Gjyqi suprem i Kosovës është gjyqi më i lartë i Republikës.
NENI 125.
Prokuroria publike është organ i pavarur shtetëror i cili ndjek kryesit e veprave penale dhe të veprave të caktuara të dëmshme sipas ligjit dhe parashtron mjete juridike per mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.
Prokuroria publike ushtron funksionin e vetë vetem në bazë të Kushtetutës dhe ligjit.
Formimi, organizimi dhe kompetencat e prokurorisë publike rregullohet me ligj.
NENI 126.
Funksionimi, mënyra e zgjedhjes dhe e shkarkimit të prokurorit publik rregullohet me ligj.
Prokurori publik Republikan kryen funksionin e Prokurorisë publike, në kuader të të drejtave dhe detyrave të Republikës në mënyren e percaktuar me ligj.
PS: vijon në ditet e ardhshme
Per ZSH.
Selim Mustafë Hasanaj