Mendime
Albert Zholi: Zgjedhjet e 28 qershorit dhe situata politike
E merkure, 15.04.2009, 06:32 PM
Zgjedhjet e 28 qershorit dhe situata politike
Nga Albert Zholi
Në një shoqëri demokratike, qytetarët kanë të drejtën -detyrë të zgjedhin drejtuesit e tyre, që duhet të ligjërojnë e të qeverisin në bazë të mandateve që marrin. Barazpesha e shoqërisë njerëzore mbështetet mbi një marrëveshje, një pakt, ndërmjet qytetarëve dhe atyre që i qeverisin Nëse ata i qëndrojnë besnikë vullnetit të zgjedhësve dhe këta respektojnë ligjet e miratuara prej tyre, ruhet barazpesha e jetës institucionale dhe marëveshja e pashkruar. Por kur qeveritarët shkelin mbi vullnetin e qytetarëve, nuk mbajnë më parasysh të drejtat e tyre, madje nuk i njohin më fare ato marrëveshja prishet, pakti thyhet dhe harmonia shoqërore vihet në rrezik. Në vëndet ku demokracia funksionon e respektohet si koncept, zgjedhjet janë pika kulmore e jetës politike, që përcaktojnë krahët e drejtimit të saj, venë në fron apo rrëzojnë prej tij parti, qeveri apo individë të shquar në atë fushë. Në vëndet ku nuk ndodh kështu, “shumica bullgare”( nuk e di pse është futur ky term në politkë që ka të bëjë me një vend ballkanik!!!). ligjësojnë me shifra, regjimet në fuqi, partite qe drejtojne, që nuk lëvizin nga kolltuqet për dhjetvjeçarë të tërë. Udhëheqësit e tyre qeverisin deri sa Perëndia t’ju japë ymër e jo rrallë i kthejnë vëndet e tyre në republika të trashëgueshme (që skanë asgjë të përbashkët me mbretëritë e trashëguara që luajnë rol symbol të unitetit kombëtar) , duke ja kaluar pushtetin bijve që edhe vetë mbretërit e antikitetit do t’ua kishin zili. Në çdo vënd demokratik çasti i bilancit të veprimtarisë së institucioneve partiake dhe mbështetësve të tyre (partive politike), është ai i pas votimeve. Votime zhvillohen edhe në vëndet ku demokracia është formale, madje dhe aty ku ajo nuk egziston as si term. Në të gjitha rastet, nënshtetasit janë të ftuar të shprehen, me një shënjë në një copë letër se si e gjykojnë ata punën e qeveritarëve të tyre të vegjël (vendore) apo të mëdha (kuvëndi apo qeveria). Ç‘do shqiptar në sisstemin komunist e dinte se të gjithë ishim thjesht “numra”, “njësha fylë” simbas shprehjes së Majakovskit; që duhej të mendonim vetëm për të mbijetuar duke i shpëtuar burgut, për ata që drejtonin pa na dhënë të drejta. Populli athere e dinte se ajo copë letër, e hedhur në kuti që në agim, nën tinguj lodrash e sazesh, nuk kishte asnjë vlerë, mbasi nuk kishte fuqi të ndryshonte asgjë. Sot quhemi një vend demokratik dhe përsëri jo rrallëherë e shohim se (këtë na e thonë vetë politikanët), si atëhere (në disa zona edhe sot), ajo votë e jona, nuk ka fuqi të përcaktojë asgjë, mbasi bëhet e paqënë, pasi thuhet se vidhet, ndryshohet në pasivitetin e plotë të një shoqërie që duket e atrofizuar në kërkesat e saj për respektimin e vullnetit të lirë të pjestarëve të saj. Vendi ynë në periudhën postkomuniste sipas vëzhgueve ndërkombëtarë, në shumicën e zgjedhjeve parlamentare nuk i është përgjigjur maksimalisht të gjitha standarteve normale demokratike zgjedhore, (pasi ka pasur parregullsi në zgjedhje, të cilësuara të tilla nga të gjitha partitë), por duke mos e krahasuar (ajo kohë ka perënduar) as me trajtat klasike të diktaturave, (për mendimin tim). Sot edhe para zgjedhjeve të 28 qershorit shihet se shteti ynë, është një shtet anemik, pasi ende nuk ka gjeur (dhe ndrron cdo ditë) formulën e shpërndarjes së Kartave tëë indeittetit. Njëkohësisht, ende pa filluar zgjedhjet nga partitë ka paragjykime, ka debate të ashpra deri në ofendime të paimagjinueshme, gvnjeshtra që as fëmijët nuk mund ti kapërdijnë, aleanca të paparashikuara dhe jo sipas platformave politike. Edhe pse janë bërë një sërë sondasezh, parti që nuk kanë elektorat e parashpallin veten fituese, liderë që ngrejnë në piedestal “arritjet”, e partisë së tyre (kur fukarrallëku është ekstrem), fanatikë dhe militantë partie që ecin me moton enveriste “kështu thotë partia” dhe jo kështu e kërkon koha apo ky është gjykimi real. Por duhet të ndalemi edhe tek një moment. Monitorimi. Këto zgjedhje janë jetike për Shqipërinë dhe shqiptarët. Prandaj dhe monitorimi nga ana e oragnizmave ndërkombëtarë, sidomos evropianë (ku pretendojmë të hyjmë), nuk duhet të qëndrojë vetëm në vërejtjen e jashtëme të qëndrave të votimit (nëse ka njerëz që shtyhen apo policë brënda), por në vëzhgimin e procesit përcaktues të përfundimit të votimeve. Ndoshta ka vënd për të vënë në diskutim dhe dobinë e pranisë së një organi të tillë që nuk egziston në vëndet e Europës Perëndimore e në SHBA. Siç përbën një rast unik në europë tranzicioni shqiptar, po ashtu ka vënd për një organ më specifik për të ruajtur ekuilibrat e mirëfillta dhe të pakontestueshme parazgjedhore, duke shmnagur tejzgjatshmërinë e rezultateve që marrin nota dyshuese. Në të kundërt, ç’do ndërgjegjësim e kundërveprim i mundëshëm ndaj kësaj gjëndjeje “stabiliteti”, “opinioni i Europës”, “bisedimet për integrimin”, implemetojnë argumenta shumë të rëndësishme që (simbas mendimit tim), të gjitha së bashku janë të barazvlefëshme për respektimin e votës së lire.... Dhe njerëzit që do të besojnë votën tek kostumet e ardhshme ministrore, po mundohen në këtë pranverë të zhbirojnë aftësitë individuale apo kolektive të individit apo partive që vota e tyre të jetë në interes të mirëqënies ( sipas premtimeve elektorale), të drejtave dhe kërkesave të tyre. Në kërkim të figurave të pastra, para dhe paszgjedhore, zgjedhjet parlamentare (për votuesit), dhe formimi i qeverisë (për partinë fituese), gjithmonë kanë qënë dhe mbeten momenti më pikant në jetën individuale apo kolektive të një populli, ku përgjegjësia qytetare dhe ajo atdhetare, arrin të stigmatizojë në mënyrë të ndërgjegjshme, personin (personat) e përzgjedhur që përmbush (in) këtë koshiencë. Zgjedhjet po afrohen, votuesit janë në kërkim të atyre që do përmbushin interesat e tyre. Dilema është e madhe, mundësitë..........!!!