E diele, 10.11.2024, 03:14 PM (GMT)

Kulturë

Llemadeo: Kongresi i Manastirit (Poemë)

E diele, 29.03.2009, 05:52 PM


Poemë

Llemadeo

Kongresi i Manastirit

Lumja ti moj Zana e Shqypnisë
Kush po t’vjen në atë log t’kuvëndit
N’Manastir në njat shëj vënit
Ku zën fillin historia…
Ke Bitola’ kur ajo zanë Kreshnike
E Molosit’ bijë Ilirike’
I dha gji njati krenari
Njati Ylli’ çi ma spari
Çliroj kombe’ shefitar…
Der Helenit’ në hap të parë
Ja largoj njata barbarë’
Që aq eger shtyp e kishin
Edhe jetën seç ja u ndrydhshin.

Masandej ai’ nëpër gjithë njat gji
Kah Egjeut po i rrehke vala…
Seç i nisi ushtritë e mdhaja
Nëpër kombe e vënde të tjera’
Prej kah lindjes’ vinte rrezja.

Jo me shtyp e me sundue
Por me mkamb e me çlirue
Me ndërtue e begatue
Me nji system në gjytetni…
Me nji rregull në njerëzi,
Kur me paqe e me bashkim
Ai ja u dha kombe’ lirinë
Edhe i msoj njerzit’ si me punue’
Si me i sjellun lumenjtë në vadë
Si me i bamun detit ballë’
Si me çue kshtjella përpjetë
Me streha t’nalta der tek Retë,
Me u largue shpellash e birash
Mos me ndëj’ njeriu si bisha
Nëpër ferra e zallishta…!

E njat nam ai botës ja la
Për ka shkoj e për çka tha,
Për çka punoj e për çka ngriti
Prej Egjyptit e der te Hindi,
Për me i hape udhët në jetë
Me punë’ të mdhaja, si ai vetë!

Thon se i pashëm ai ish’
Thonë’ si trim’ shokun se kish!
Se për kah dija e mëndimi
Ai skish shoq’ në rruzullim
Në atë epokë kur ai u lind,
Kur u lind e u rrit si mbret
Edhe botën e qarkoj krejt!
Aq sa forcën ja dha shpirti,
Aq sa rrahjet ja dha zëmra
Der sa i erdh mordja te thëmra!

Pra ai ish bir i Ilirisë
Leka i madh’ ai Aleksandri
Që shkon shekujve porsi zjarri
Votër m’votër tuj u trashigue
Zani i ti e gjithçka bani
Në at’ epokë, ku iu rrit nami!

Ish Ilir’ ai trim si Zanë,
Bash me t’Atë edhe me Nanë
Keh Bitola’ si i kan pas thanë
Njati vëndit’ dheut të gjanë,
Njasaj toke t’butë e t’lehtë
Ku bijt’ e sajë ishin të mprehtë
Ishin t’mprehtë me mëndje t’hollë
Asajë krahine në Iliri
Ku Filipi ai baba i ti
N’ato kështjlla’ dikur sundoj,
Ku sundoj edhe drejtoj
Në ato brigje të Ilirisë
Në ato vëndet e bukurisë!

***

Por po kthej Zano’ tash prej asaj kohe
E po vi tek Manastiri,
Tek epoka e Gjergjianve,
Tek epoka e Shqiptarve
E besnikve të Iliriisë
Kur ata’ i morën n’dorë fatet e Shqypnisë!

Na po vimë tash tek Manastiri
Kur vetë koha punt i kthielli…’
Jo’ por koha’ o moj Zana e malit
Spat punue për rod t’shqyptarit
Por shqyptarët’ besa ata vetë,
Do fisnikë’ trima me fletë,
Do kreshnikë’ burra të radhë
Mëndimtarë edhe gojtarë
I zunë punët mbarë e mbarë:
Lufto shekujve n’fush e n’male
Tuj e ruejt gjuhën shqyptare
Nëpër shkrepa e gur mas gurit
Tuj iu ruejt çdo lloj pushtuesit,
E bajshin luftën ndër gjytete
E bajshin gjumin n’kamb’ në male
Me gjithe fëmijë e gra e pleq,
Hiq shqyptarët kundër njerit t’keq!

Edhe e pshtuenën gjuhën amtare
Por edhe zëmrën e Ilirisë
Njat ma t’shënjtën tokë të Shqypnisë!

Se besa-besë o mori zanë,
Njata burra, do Shkodranë
Do Beratas e Gjinokastrit,
Do Durrsak e do Vlonjak,
Himariot edhe Korçarë
Do Tiranas e Elbasanlli
Do Shkupjan e Prizrenian,
Do Ulqinas e do Malcor,
Do Kurbinas e Krutanë,
Do Matjane edhe Dibranë
Dukagjinas e Mirditorë,
Do Lezhianë edhe Matjanë,
Ilirianët’ Arbënorë,
Të lidhun në Besë e t’lidhun në Nore,
Ata i dolën zot shqyptarisë
Qysh në kohët e Ilirisë!

Qysh atbotë kur do kulçedra
Me turiça n’shtatqint flegra…
Turr’ tëposhtes prej kakukazit…
Iu lshuen fushës edhe rrahit
Tuj djeg t’korra e tuj vjedh bagti,
Tuj na vramun gra e fmi,
Gra e fmi e pleq të vjetër,
Tinëz mas shpinet’ se ballë për ballë
Nuk u delshin burrave shqyptar!

Ata sulmuenën me na zhduk
Me do taktika si hajdut
Ku i nimote edhe vet dreqi
Njaj ma i ligu e ma i pabesi’
Njaj dhelpnaku ma tinzar
Që për rrezik na u ba shefitar…
Qysh se erdh natën mesnat
Prej Persisë’ ai gerku plak
E zu vënd n’ishujt e shkretë
Të Pellazgve’ atje në Kretë,
edhe i rriti do jetima…
ku me mysa’ copa e grima…
si lypsarë n’oborr t’Pellazgut
kah Butrinti e keh Dodona
keh Korfuzi, në trojet tona…
dhe sa morën pak fuqi
çuen ushtri e batërdi
Ilirinë për me përbi,
Nëpër shekuj vra e pri
Djeg e vidh n’mal e n’vrri
Deri në shekullin ma të zi
Kur e dogjën njat Çamëri,
Der dhe fmitë ja u therën në gji
Grave tona, atje në Iliri
Atje në jugun plot bukuri!

Por shqiptarët e vërtetë
Ma të mirët’ trimat me flëtë
Nuk u dhan’ jo’ kurrë për jetë!
Nuk e hangrën parën e huej,
As nuk e veshën gradën e e armikut
Për asnjë masë të metelikut!

Por pa buk, veç me frymë të qiellit,
Me ujë të maleve tuj u freskue
Me gjeth të pyjeve tuj u la e ndrrue…
E rujetën t’shënjtën atdhetari
Njat gjuhë të nanës’ si flori’
Si ma të shtrënjtën pasuni!
Edhe ja u msuenën’ fmive ndër djepa
Nëpër kangë e ndër legjenda,
Der sa zbardhi drita’ e verteta!

Deri sa anmiqt e gjithë njerzimit,
T’cillt’ kultura’ shkojshin tue shue,
Gjuhë tue shëmbë e tue shkatrrue
E me gjuhë të tyne shkojshin tuj i ndrrue,
Ata’ çi vritshin çdo gja kombtare
Të çdo vëndi’ edhe t’shqyptarve…,
Shkuen e thynë qafën n’kohë t’vet
Siç e then qafën çdo mbret’
Çi vetëm shtyp’ e vetëm vret!

Atëherë burrat e grate fisnike
T’lidhun fort në urtinë besnike
Ja lshuen zanin krejt shqyptarisë
Edhe i bashkuen punët e mdha,
Për çka shekullit nalt u pa,
E per çka kohës aq shumë ndriti,
Përmbi qiell’ kah Manastiri
Kur kuvendi’ atje zu filli!

***

Vesh ne zi burrat e motit
Si tin’ kën shekujsh në gjamë
Si tu kin dekun Atë e Amë’
Si t’kin’ noj mort’ ata po dukeshin…
Por jo, jo’ se mort nuk kishin
Por për njat gzim të tan po mblidheshin
Për njat gzim ishin bashkue
Gjuhën shqype për me pshtue!

Por ai gzim mbas asajë’ gjith-gjame,
Mbas shum luftnash mijë vjeçare,
Çi kin djegun fushë e male
E i kin tha zemrat e shqiptarve,
Ku shumë fise ishin shue,
Shumë in vra e shumë shkretnue,
Kishin mbetun shumë jetima,
E shumë motra vesh në zi,
Prej kah merr vala mbi Dri,
Prej ka shkojnë bjeshkët përpjetë,
Ndër tërthoret e Iliriisë…
Nëpër shekujt e qëndrimit,
Djal mbas djalit e trim mbas trimit!

Por jo’ jo, ata nuk qeshnin
E as kurrkand nuk e prozhmojshin’
Por shoshoqin po e nderojshin
Kah po vijshin e kah po shkojshin,
Me një heshtje shekullare’
Tuj u mat para çdo fjale,
Çka njeriut hije i ka’
Kur pun tmdhaja nis me ba
Kur me fatet e gjith Kombit
E lidh shpirtin në atë Besën e Zotit!

E lidh shpirtin në Besa-Besë
Për me folë e me veprue,
Përkushtueshëm për me ndigjue,
Me nderimin e kujtimin,
Në çdo vepër atdhetare
Të gjithë kohnave shqipëtare,
Të të gjithë të mirëve e mëndimtarve!

***

Nuk kish Gaz, jo atë ditë
Por kish dhëmbje për çdo kohë,
Që nën shtypje kish kalue
Edhe punët ishin vonue.
Ish njaj kob e zi i vjetër
Që për me shkrue nuk gjindet letër;
Ishin gjamët nëpër vajtime,
Ishin plagët’ pa shërue,
Ishin vorret pa u punue,
Të herojve që kishin ra
Ndër betejat ma të mdha,
Nëpër luftnat ma të fundit
Çi për gjuhë shqype e për shqypni
Ata jetën e kishin ba fli!

Nuk ish punë Zano për me qesh’
Ata futat’ i kishin veshë,
Terr në zi e me mërzi’
Për shumë kohën që kishte kalue,
Për shumë vujetjet që skin t’harrue
Por ma shumë për njat vonesë,
Që shqyptarisë i ishte shpresë;
Gjuha shqype, gjuha e të parve,
Që i kallxonte rruzullimit,
Se asht njaj komb e njaj atdhe
I shumë Kreshnikve çi bashkë me Zana,
I dhanë jetë e gjallni gjithsisë
Për kah punët e mirësisë,
Qysh në kohët e Ilirisë!

***

Por historinë për me kallxue
Gjuha shqype duhej shkrue!
E jo me gërmat e anmikut,
As t’arbit as t’muzhikut,
As të grekut e as t’sulltanit,
Por me germat e Europianit
Te ’Ilirit, njati ma t’parit,
Që Latinit gjuhë i dha
Edhe rrajt e fjalve seç ja tha;
Kur ai mësoj për me kuvëndue,
Me kuvëndue e ligjërue…
Nëpër kohet kah i ra’ tuj shkue…
Si shefitar i lashtësive,
I antikave’ kohë jetike’
Keh Latini knejna sillej
Her si mik’ herë si armik…
Herë me shpatë, a’ me metelik…
Por ai msoj, veç msoj e msoj’
Edhe gjuhën e vet mirë e zhvilloj!
Aq sa kur’ Iliria e shkretë
Dymijë vjet nan luftna mbet;
Herë Romak, e herë Byzant,
Herë Osmaj e katallaj…
Ai Latini veç punonte
E gjuhën e vet mirë e zhvillonte
Nëpër t’bukurat huazime
Të asajë ma të amblës’ gjuhës Ilirie!

***

N’njat kongres sot po zen fill
N’Manatir n’trojet mitike,
Ilirike e shqiptare,
Ku janë hedhun kangë e valle
E ku janë bamun luftna gjakatare
Ku qindroj shqiptari motit,
Para kohës së ostrogotit,
Para kohës së akejve
Qysh se drita e gjith qiejve
Iu dha ambel rruzullimit,
Qysh se shkeli n’toka kamba e njerit,
Qysh njatëherë e ma kaherë…
E pellazgve kje kjo derë;
Bash gjith gjini i Ilirisë,
Prej ku vala e Jonit nisë
Edhe e shtyn Adrien përpjetë…
Der dhe malet përmbi retë,
Ku rrah valën plaku Danub,
Çmerr prej verit e deri në jug,
Kah Egjeut i shkumzobn vala,
Prej ku shqyp u ndije fjala
Deri n’breg të Dardaneleve,
Fiset tona në Va’ të çdo rrjedhe,
Tuj lulzue e tuj punue
E nëpër luftna tuj qindrue,
Edhe fiset tuj ndihmue…;
Siç ban gjithherë daja për nip…
Siç nimoj daja’ Dardani
Kur ne lufte u gjet Trojani
Ne at luft të Trojës’ kur nip Priami,
U zu gusht prej akejve…
Ku i vodhën dhe plaçkiten
E çdo gja në flakë ja u qitën
E rrënuen Trojen bujare
Njat ma të bukurën e asajë ane
Në ato brigje’ kah Bosofori
Kur e dogj në flakë mizori.

***

E ata sot në Manastir
Vetë Shjqyptart’ Pellazgo-Ilir
Po i marrin punët fill’
Aty burrat e gratë fisnike
Vesh e math si n’at shëj dite
Kush me qyrk e kush me jurdi,
Kush me frak e me shall të zi,
Te tanë t’gojës e të mëndimit,
Te tanë të dëshires e të qellimit
Jo të qeshun, por me njat farë idhnimit,
Pse anmiku i toks shqyptare ,
Sillej rrotull Zano’ si kulçedra e madhe
Me do shkrojla arabisht,
Me grekisht edhe sllavisht,
Ku mas dere rrijshin gati
Kur tu vijë atyne sahati
Kush ma parë’ me kën ma i fortë
E shqyptart më i rrasë për tokë
Me ja u vu shqelmin në fyt
E gjuhen shqype me ja u myt…

***

Pra’ ata burra o mori Zanë
Ata trima shqypëtarë,
Jo veç t’fjalës e të mendimit,
Por dhe t’qëndresës me forcë të shpirtit,
Ishin lidhun Besa-Besë
Që atë ditë në Manastir
Ja me i dhanun gjuhës shqype fill,
Ja me dhanë jetën te tanë
E me ja lanë botës nji namë;
Se shqyptart për gjuhë amtare,
Për lirinë e njasaj fjale,
E shkrijnë vedin në mes të flakve!

***

Kuvendarët seç janë bashkue,
Kanë zanë vënd’ ulun në rënd
E po shtrojnë’ nisin kuvënd
Ku seicilit po i vjen radha
Për me i folë do fjalë të mdhaja.

Por po e merrshin fjalën edhe do të tjerë
T’cillvet hap ja u kish’ dikush’ atë derë…
Atë udhë…’ aty për me ardhë
Hap ja u kishin besa’ do shqyptarë
T’cillët; gjuhë e fe’ i kishin ndrrue
Edhe emnat e armikut
Kishin vu n’krye t’metelikut…
E po folshin’ t’shkretët’ veç gerkisht,
Por besa edhe sllavisht,
Osmanisht e arabisht…
Njata kasneca t’cilët merrshin rroga
Herë te Knjazi e te Nikolla,
Herë te Cari e te Sulltani…
Rroga tmajme’ se jo prrallë
Do shërbëtor, pseudoshqyptar!

E ata rrugën ja u kishin shtrue
Do papatave’ kah Athina,
Do mjekrroshave kah sulltania,
Për me mujt ata me depërtue
Në at kongres për me ndikue,
E gjuhen shqype me shkatrrue!

***

Por’ paj jo’ o mori Zanë
Sepse Zoti nuk e kish thanë
Çi shqypnisë me i dekun Ora
E mos me lujte ma kamba as dora,
Mos me punue mëndja e shqyptarve
Për kah gjuha e të parve,
Për kah njerzimi e gjytetnimi,
Me punue e mirë me msue
Për më hap udhët e me u çlirue!

Se aty ishin o moj Zana e malit’
Djelt ma t’mirë’ t’bijt e shyptarvet;
Ishte Gjergji i Shkodërloces
Ishte i Shkodrës, i Lezhjanes,
I Malcisë e i gjithë Shqypnisë!
Ishte Mjeda ai Za bylbyli,
Gurakuqi ai sy ylli,
Ishte Frashëri dhe Qiriazi,
Ishte Buda dhe Kolonja,
Ishte Peci edhe Topulli,
Ishte Cilka dhe Vrioni,
Ishte vetë njajo çetë besnike
Çka bashkue kishin njato shkronja,
Nëpër shekuj në vëndet tona,
Edhe rujetun mirë i kishin,
Siç i ruen t’vogjlit Shqyponja!

***

Por mas fjalve që folën do të huej’
Si t’paftuem në at kuvënd,
Që nuk u zinte vëndi vënd,
Pa i fut hunt në punë të tjerve,
Tuj luftue me armë e pare
Për me shue gjuhën shqyptare!

Pra kur mbaroj ai grek-papati
Me grekishten ku’ fjalën kapi…
Kur mbaroj edhe sulltanija
Me do argumenta kah arabija…
Edhe pse nuk ish hiç as gjuhë e tija’
Sepse osmant’ gjuhë’ nuk kishin vetë
Por aty ktu e patën gjetë ka i fletë…
Edhe dikur’ diçka bashkuen
Nan kujdesin e shqyptarit
Njaj bylbylit prej deres Frashrit’
Dhe zhvilloj turku gjuhen e vet
Tuj ja shpik Samiu’ bash ABC-etë…!

***

Mbaruen fjalën, delegacionet’
E Athinës e të Stambollit,
Tuj kujtue se diçka po bajnë
E gjuhën shqype po e sakatojnë!

Masandej o moj Zana e malit,
U çue në kambë njaj sokol djalit
Njaj Gjergj Fishta’ bash ylli i dritës,
Ylli i drites nan rreze te diellit’
Qe kah te shëndrisin kupve të qiellit
Shoqi i ti ma ska me le
Në këte bote, jo’ përmbi Dhe!
Edhe nisi ai me ligjerue
Me atë Za’ o ti kjosh bekue’
Çi kurr ndojhëre ndie nuk e ke
Kah të shkojnë dielli përmbi Dhe,
Si Za Hyut, si jehonë prej qielle
Si ndoj’ klithmë në pyrg Kështjelle’
Kur Vroituesi’ vën re anmikun’
Edhe thrret trimat me u çue,
Mbas mesnate në gjum randue…
Kur nankrejsash e mbërthejnë çelikun
Ku s’vën ma re’ për derë me dalë’
Por shpërthejnë sikur vullkani
Çi me flakë e llave përpjetë…
Lshohet qiellës’ der përmbi Retë…

Njashtu Gjergji fjalën nisi,
Sy ndër sy ai tuj i shikjue
Grek e Turk’ e tuj ja u kallzue:
Se prej ka erdh greku dikur
E zu vënd n’trojet Pellazge,
Ku me dhunë’ e ku me hu…
Tuj zhagtrrue e tuj perfitue
Tuj shkretnue’ vra e varrue
Në tok tshqyptarve, mot mbas moti
Deri në koht kur Kastrioti’
I kallxoj grekut e osmanisë
Se kush janë bijt e shqyptarisë,
Se kush i huej asht në trojet tona
Prej Pervezet e keh Dodona…
Prej Janinet e në Manastir…
Ku ai kuvënd kish zanun fill.

Njashtu Gjergji po ligjëronte
Edhe me gisht’ ka i herë’ po ja u kallzonte:
„Se as greku as otomani,
Por as sllavi e as arabi,
Gjuhën shqype nuk mund ta ndali!
Se kjo asht gjuha e perendisë
E këtij kombi të bekue,
Që kurr ndër shekuj’
Të tjerë’ nuk ka sulmue,
As me shtyp e as me çfarue,
Si ju shekujsh keni synue!”.

E kur Gjergji ja u tha kto fjalë
Kap papati mjekrën e bardhë,
E otomani e zgidh’ njat çallmë
E po e kqyrin shojshojn në sy,
E po mëndojnë kah me ja msy,
Po mëndojne për me u çue,
Për me dalë e me u largue,
Se ma nuk mujshin për me ndigjue!

Porse Gjergji prap po mu thotë:
Pa ndigjoni o shefitarë…:
O ju që vëndet tona na i keni marrë
Ndienje gjuhën tonë amtare
Germë për germë sod due me ja u këndue,
N’gërm t’latinit ku e kem latue,
Se për një europë duem me pune,
Me njat plan në gjytetnim
Me njat qellim për nji bashkim,
Në një liri e barazi,
Ku tmos ketë ma gur as kufi,
Por të ketë nderim e mirkuptim,
Ku gjithsekush të ketë gjuhen e vet,
E në vënd të vet të ndihet mbret!
E pra çdo gja ka një fillim,
E kjo është gjuha’ si shëj n’bashkim!

Edhe Gjergji’ ai i miri gjuhëtar,
I muer germat krejt me radhë,
Nja për nja tuj i argumentue,
Si vete Zoti fjalët ka krijue,
N’gojë t’shqyptarve, mot mbas moti,
Qysh se vetë na ka krijue Zoti!

***

Te tanë Kongresi mirë e kish ndigjue
Dashamirë e kush kish’ qellue
Delegat e t’ftuemt e nderit
Ç’prej New Jorkut e n’shkamb t’Doverit,
Prej Janine e deri n’Malci,
Përtej Cemit në at veri,
Ku i ka bjeshkët nana Shqypni,
Prej Kosovës e në Çamëri,
E prej Romës deri në Austri.

Mirë ata Gjergjin po ma ndigjojshin,
Mirë ata po ma vështrojshin,
Kush tuj pa e kush tuj kja,
Nëpër mallet që zgjon mendimi
Për gjuhë shqype në at’ ditë shënjtnimi,
Kur ajo u shënjtnue,
Me ato shkronja u pagzue,
Me ato germa’ çi fjalët Ilire
Ish thanun nëpër mija vjet,
Në çdo kohë, në kët planet!

Edhe Gjergji kur fjalën mbaroj
Me at’ za si prej hyjnie,
Me at’ shpirt si prej perendie,
Ai u thirri me gjith zemër,
Me gjithë besën që ka njerzori,
Për njeriun e për lri,
Për të drejtat në njerzi,
Edhe u tha ai nja dy fjale:

“O ju vllazën shqypëtarë,
Të çdo feje apo mendimi,
Ju që shqyp ju flet thellë shpirti,
Gjuha jonë këtu sot shndriti,
Mori emër e mori jetë,
Me të gjitha ABC-etë,
Krejt në shqyp e Ilirisht,
Le ta duam vllazënisht,
Ta mësojmë e ta zhvillojmë,
Nëpër breza nalt ta çojmë!.

***

E kur Gjergji e mbaroj fjalën
N’kamb jan çue bash te tanë,
Tuj rrah shplakë e tuj nderue,
Me duer nalt tuj e naltue,
Njat gojtar, njat burr shqyptar
Që ABC-etë’ atë ditë ka shpallë!

Dhe jasht rendit’ nji Hoxhe i vjetër
Burr i mënçun’ për fjalë e letër,
Iu drejtue Gjergjit në krye të vëndit,
Edhe ja tha Gjergjit do fjalë
Thelle me shpirt e zëmer të bardhë;

„Ma jep dorën o Burri i Dheut
O ti nipi i Skenderbeut’
Ty të pastë kombi e shqypnia,
Se për kah pëna e për kah dija,
Sta kam pa shoqin n’kët botë,
Skam ndie za as fjalë ma t’frotë,
Se sa fjala jote sot’
Çi ndez e shkrep porsi Agzot,
I ban zëmrat me u ndez zhari,
Për atdhe e gjuhë t’shqyptarit,
Ty të lumt goja o Gjergj Shqypnia
O i Fishtjanë e i Shkodranë
O Malcorë, o Zadrimorë
O Lezhjani mëndje hollë!”.

Njashtu tha’ Hoxha, ai burr i urtë
Kur ma i pari dorën Gjergjit ia shtërngoj,
Ia shtërngoj edhe ja uroj,
Ia aprovoj edhe e bashkoj
Gjithë mëndimin e çdo feje,
Të çdo feje e ideje.
Edhe zuni vend urtija e tij
Perkrah Gjergjave të shqyptarisë
Buzagaz plot lumturi,
Për gjithë të mirën që pau me sy!

***

Njashtu kongresi në Manastir
Gjuhën Shqype e nisi fillë,
Me njat të bukurën ABC-e,
Që shndrit shekujve përmbi Dhe,
Larg prej gjuhve të armikut,
Prej atyne që paten sundue,
Veç me zjarm e me dhune t’tërbue,
Vende e popuj’ tuj i shkatrrue
Gjuhe e kultura’ gjithnji tuj ja u shue!

Se përmbi gjuhën’ O shqyptarë’
Ska ide as nuk ka fe’
Por ka Atdhe me qiell e Dhe!
Sa të ketë mbi Tokë shqyptarë
Që kanë Njerzi, Besë e Burrni,
Kann Grani e Fisnikri,
Që Ruejnë Virtytshëm Besë e Nder,
Do të ketë gjuhë shqyptare
Gjithkah janë trojet Amtare!
Gjithkah janë shqyptarët e vertetë
Rruzullimit në këtë jetë!
Se vetë zoti e ka dhanë,
Me pas Atë e me pasë Amë,
Dhe çdo i lindun në kët planet
Duhet ta gezojnë gjuhë­n e vet!



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora