Mendime
Bashkim Saliasi: Nëpër faqet e librit të profesor Përparim Zaimit
E hene, 16.03.2026, 06:52 PM
NËPËR FAQET E LIBRIT TË PROFESOR PËRPARIM ZAIMI
Përjetime
Shkruan:
Bashkim Saliasi
Kam
shkruar dhe herë të tjera për kërkimet shkencore të autorit, profesor Përparim
Zaimi. Botimi i tretë me titull “Universi dhe Krijuesi Ynë”, është botimi me
vlerë i shkencëtarit Përparim Zaimi. Nëpërmjet studimit të tij të thelluar me
fakte dhe argumenta bindëse të simboleve të shfaqura në sytë e tij. Libri “Universi dhe
Krijuesi Yn?” ?sht? nj? lib?r thell?sisht shkencor. P?rmban tre kapituj
dhe 12 tematika shkencore. T? gjithë tematikat janë krijime dhe zbulime t? autorit P?rparim Zaimi.
Libri fillon me nj? kopertin? ku pasqyrohet
portreti i Zeusit ose Zotit t? zbuluar n? malin Tomor nga
autori n? 18 gusht t? vitit 2022.
Sigurisht, q? ?sht? nj? zbulim me p?rmasa planetare dhe
nj? prov? reale p?r gjith? njerzimin p?r t? njohur Krijuesin e
tij n? planetin Tok?.
Autori shprehet se, një fuqi hyjnore e ndjek atë prej kohesh (që
në lindjen e tij) në punimet e tij shkencore dhe i jep mundësinë të shtroi teza
dhe teori, që sfidojnë edhe nivele t? larta t? arritura nga
shkenca e sotme botërore. Në tematikën Fuqia e fshehtë ose Lidhja e Zotit ai
thotë se në eksperiencën e tij të fundit ka biseduar në heshtje me Zotin
nëpërmjet simboleve të shfaqura para syve të tij. Janë tronditëse dhe sfiduese
për nivelin aktual të shkencës, por ky është vullnet i Krijuesit.
Le t? njihemi
shkurtimisht me tematika n?p?rmjet abstrakteve q? ka p?rpiluar autori i
librit.
Fuqia e fshehtë ose
lidhja e Zotit
Autori
shkruan: - Fuqia e fshehtë na qëndron
pranë në çdo moment të jetës sonë. Fuqia e fshehtë në rastin që do të shtjelloj
sipas konstatimit (vrojtimit), tim është shfaqur në trajtën e një lloj drite
kuantike, një kapilar kuantik ose "frymë e shenjtë". Mund ta vërtetoj
me fakte këtë fenomen fiziko shpirtror.
Fuqia e fshehtë na
qëndron pranë në çdo moment të jetës sonë. Fuqia e fshehtë në rastin që do të
shtjelloj sipas konstatimit (vrojtimit) tim është shfaqur në trajtën e një lloj
drite kuantike, një kapilar kuantik ose "frymë e shenjtë". Mund ta vërtetoj
me fakte këtë fenomen fiziko shpirtror.
Ky është zbulimi im i fundit. Isha i shtangur dhe i magjepsur në
momentin e zbulimit. Po, është frymë e shenjtë, ky kapilar kuantik merr frymë
si njeriu. Unë e konsideroj atë një dhuratë nga "Zoti", të
paimagjinueshme. Por ky fenomen dhe mënyra e shfaqjes së kësaj fuqie sipas
përshkrimit të mësipërm ndodhi vetëm njëherë. Në të ardhmen ndoshta mund të
përsëritet! Duke iu referuar studimeve dhe vëzhgimeve të mia të fundit me
mikroskop elektronik modern, papritmas zbulova kët? fenomen misterioz.
N? lib?r jepen ilustrime fotografike t? fenomenit dhe grimc?s kuantike dhe
kapilarit kuantik t? Zotit. Ky zbulim p?rb?n nj? sfid? t? madhe p?r fizikant?t dhe shkenc?tar?t q? b?jn? eksperimente n? akseleratorin e
grimcave kuantike t? Zvicr?s t? quajtur CERN ose Hadron Collider. Ata mund t? jen? shum? t? aft?, por nuk mund t? sfidojn? Zotin dhe Zoti ma
dha mua k?t? mund?si. Ate objektiv qe ata po mundohen prej vitesh ta zbulojne dhe
arrijne, Zoti e shfaqi para meje ne kushte mjaft modeste.
Në konceptimin dhe perceptimin tim, fuqia e fshehtë qëndron përtej
gamës së shqisave tona. Nuk mund të shihet, preket, dëgjohet, shijohet apo
nuhatet. Rasti i mësipërm është një
përjashtim, sepse ka veçorinë që pashë një shfaqje të Fuqisë së Fshehtë.
Referuar kujtimeve
të shkencëtarëve të mëdhenj të kohëve të ndryshme konstatoj se në asnjë rast
ata nuk kanë patur eksperienca personale konkrete. Intuita e tyre i ka
orientuar drejt egzistencës së saj dhe e shprehin këtë konkluzion si Albert
Ajnshtain, Nikola Tesla etj. Fuqia e fshehtë është ndjesia dhe lidhja hyjnore.
Ajo shfaqet përmes produktit të saj. Është dhurata e krijuesit dhe ura e
komunikimit dhe e kontaktit për njerëz të veçantë.
Përvoja ime personale, - shkruan autori, është një tregues i
rrallë i kësaj fuqie sekrete dhe provë e panegociueshme, pasi zbulimi i
gjurmëve dhe artefakteve është rezultat i kësaj fuqie të fshehtë. Në këtë
kontekst mendoj se ka një lidhje të padukshme midis inteligjencës universale jo-njerëzore
dhe inteligjencës personale t? njeriut. Kjo fuqi misterioze për ne aktivizohet në momente të caktuara në kohë dhe hapësirë ??dhe për mendimin tim përfaqëson atë që ne e quajmë zgjimi
i nënndërgjegjes njerëzore. Në trajtimin e çështjeve specifike që përbëjnë këtë
punim shkencor do të kemi mundësinë të shohim se si ka vepruar dhe ?sht? manifestuar kjo
forcë apo fuqi e mahnitshme.
Arrita në përfundimin se një forcë tjetër themelore më e fortë se
katër të përcaktuara nga shkenca është duke lëvizur dhe kontrolluar universin,
sepse ajo është superinteligjente.
Kjo fuqi e fsheht? mund të konsiderohet si forca e pestë themelore e universit.
NJË NGA HARTAT MË TË VJETËRA TË PLANETIT
TOKË (ZBULUAR NË TOKËN SHQIPTARE)
Qëllimi i këtij studimi është të paraqesë para komunitetit
shkencor botëror përmbajtjen e një nga artefaktet e shumta të zbuluara nga
autori disa vite më parë në tokën shqiptare.
Ky artefakt paraqet formën e globit të Tokës në atë kohë.
Duke iu referuar transformimeve gjeomorfologjike të strukturës së
planetit tonë gjatë periudhave të ndryshme të historisë së tij, kam arritur në
përfundi-min se artifakti paraqet planetin Tokë në Globe të paktën midis 50 dhe
60 milion vjet më parë.
Kjo është një nga hartat më të vjetra të planetit Tokë të zbuluar
deri më tani. Ajo tregon Atlantidën, kontinentin evropian dhe kontinentin e
Afrikës së Veriut siç ka qenë të paktën 50 milionë vjet më parë. Në mënyrë të
veçantë pasqyron gadishullin Ilirik sikurse ka qenë në atë periudhë gjeologjike
dhe historike.
Gjatë vëzhgimit tim dhe analizimit të artefaktit me një mikroskop
modern (duke zmadhuar figurën mbi 1200 herë), konstatova një zbulim magjepsës. Konstatova që ishulli i Atlantidës ishte
fundosur në dy periudha kohore dhe ka patur një sipërfaqe prej 1,6 milion km².
Pra, ajo që kishte shkruar Platoni duhet të interpretohej drejt në dy periudha
të ndryshme. Kjo është një histori e pazbuluar dhe e panjohur edhe për
Platonin. Mund ta konsiderojmë një zbulim të madh për historinë e lashtë të
planetit tokë.
Artifakti i zbuluar është një dëshmi fizike dhe provë që tregon
hartën e Atlantidës dhe Perandorisë së Atlantëve miliona vjet më parë. Harta
nuk është ilustruese, por tregon formën dhe zonat reale të ishullit Atlantid?s dhe Perandorisë Atlante. Kjo Hartë në Glob? konfirmon me fakte
se Atlantida dhe Perandoria e Atlantëve kanë qenë një realitet fizik dhe historik. Nga studimet dhe
faktet e disponuara kam dhënë vendndodhjen e saktë të këtij kontinenti dhe
perandorie legjendare të humbur.
Duke parë artifaktin dhe hartën e përpiluar në sipërfaqen e globit
Tokë, vjen në idenë se ky artefakt është lënë qëllimisht nga qytetërimi
teknologjik superinteligjent si kujtes? për brezat e ardhshëm të njerëzimit. Kjo dëshmi fizike është lënë në rrethinat e qytetit të
Beratit, Shqipëri. Qyteti i Beratit është një qytet shumë i
lashtë, të paktën 2400 vjeçar, por siç do të shihet, ky vendbanim mund të ketë
një histori miliona vjeçare.
Çdo përshkrim dhe përfundim i paraqitur në këtë studim bazohet në
prova fizike (1), jo në imagjinatë, por në prova reale. Qëllimi i këtij studimi
është të paraqesë para komunitetit shkencor botëror përmbajtjen e një nga
artefaktet e shumta të zbuluara nga autori disa vite më parë në tokën
shqiptare.
Ky artefakt paraqet formën e globit të Tokës në atë kohë.
Duke iu referuar transformimeve gjeomorfologjike të strukturës së
planetit tonë gjatë periudhave të ndryshme të historisë së tij, kam arritur në
përfundimin se artifakti paraqet planetin Tokë në Globe të paktën midis 50 dhe
60 milion vjet më parë.
Kjo është një nga hartat më të vjetra të planetit Tokë të zbuluar
deri më tani. Ajo tregon Atlantidën, kontinentin evropian dhe kontinentin e
Afrikës së Veriut siç ka qenë të paktën 50 milionë vjet më parë. Në mënyrë të
veçantë pasqyron gadishullin Ilirik sikurse ka qenë në atë peri-udhë
gjeologjike dhe historike. Gjatë vëzhgimit tim dhe analizimit të artefaktit me
një mikroskop modern (duke zmadhuar figurën mbi 1200 herë), konstatova një
zbulim magjepsës, - shkruan autori Përparim Zaimi.
Konstatova që
ishulli i Atlantidës ishte fundosur në dy periudha kohore dhe ka patur një
sipërfaqe prej 1,6 milion km² Pra, ajo që kishte shkruar Platoni duhet të
interpretohej drejt në dy periudha të ndryshme. Kjo është një histori e
pazbuluar dhe e panjohur edhe për Platonin. Mund ta konsiderojmë një zbulim të
madh për historinë e lashtë të planetit tokë.
Artifakti i zbuluar është një dëshmi fizike dhe provë që tregon
hartën e Atlantidës dhe Perandorisë së Atlantëve miliona vjet më parë. Harta
nuk është ilustruese, por tregon formën dhe zonat reale të ishullit Atlantid?s dhe Perandorisë Atlante.
Kjo Hartë në Glob? konfirmon me fakte
se Atlantida dhe Perandoria e Atlantëve kanë qenë një realitet fizik dhe historik. Nga studimet dhe
faktet e disponuara kam dhënë vendndodhjen e saktë të këtij kontinenti dhe
perandorie legjendare të humbur, - shkruan midis të tjerash autori.
Duke parë artifaktin dhe hartën e përpiluar në sipërfaqen e globit
Tokë, vjen në idenë se ky artefakt është lënë qëllimisht nga qytetërimi
teknologjik superinteligjent si kujtes? për brezat e ardhshëm të njerëzimit. Është vërtetuar nga studimi im se, ky artefakt është
projektuar dhe lënë nga një qytetërim teknologjik superinteligjent që ka
eksploruar planetin Tokë.
Çdo përshkrim dhe përfundim i paraqitur në këtë studim bazohet në
prova fizike (1), jo në imagjinatë, por në prova reale.
GJUHA PELLAZGE
KA ORIGJINË HYJNORE
Për të arritur në këtë përkufizim, na vijnë në ndihmë tre gjetje
shumë të rëndësishme. Për nga natyra e tyre janë unike, të veçanta dhe të
botuara për herë të parë në studimet dhe librat që kam paraqitur.
Elementi
i parë që mbështet këtë version dhe përcaktim është zbulimi i një
artifakti me origjinë jashtëtokësore, që do të thotë se është produkt i një
qytetërimi teknologjik shumë të avancuar në krahasim me qytetërimin tonë
aktual. Artifakti ose provat fizike të zbuluara na tregojnë qartë se alienët
udhëtojnë me anije kozmike, në këtë rast në formë ovale, dhe kanë si pikënisje
një galaktikë ose konstelacion shumë të largët. Nëse i referohemi zbulimeve dhe
teorive shkencore të deritanishme, rezulton se ky udhëtim ndëryjor nis nga një
pozicion ku takohen universi i dukshëm dhe universi i padukshëm.
Elementi
i dytë është se ATA sjellin me vete në planetin Tokë shkronjat e një
alfabeti, që sipas studimeve dhe kërkimeve shkencore të studiuesve të ndryshëm
i përkasin gjuhës pellazge (dialekti likias në këtë rast).
Elementi
i tretë lidhet me ekzistencën e një tabele me mbishkrime. Në këtë
mbishkrim ka një simbol të ndarë nga pjesa tjetër e shkrimit. Këtë simbol e kam
zbuluar edhe në artefaktin e lartpërmendur si dhe në planetin Mars. Gjuha e
shkruar e njerëzimit na u soll si produkt nga një qytetërim teknologjik
superinteligjent miliona vjet më parë.
Me kalimin e kohës, gjuha e shkruar dhe e folur i është nënshtruar
procesit të evolucionit. Gjuha e sjellë nga jashtëtokësorët është gjuha e
quajtur pellazgjishte. Si një deduksion logjik, mund të themi pa hezitim se
pellazgjishtja ka origjinë hyjnore dhe rrjedhimisht gjuha shqipe si pasuese e
saj, si një fosil i gjallë. Nuk është për t'u habitur nëse themi se është gjuha
e folur nga Kronos dhe Zeus.
NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I PLANETIT
TOKË RRETH 400 MILION VJET MË PARË
Njohja e historisë së planetit tonë i mundëson botës shkencore të
parashikojë të ardhmen e planetit Tokë. Për fat të mirë, unë kam prova
origjinale që na tregojnë shumë detaje rreth planetit Tokë rreth 400 milion
vjet më parë. Në një artikull të mëparshëm i kam bërë të ditur botës shkencore
informacione shumë të rëndësishme në lidhje me strukturën e brendshme të
planetit tonë. Këtu më poshtë lexuesi dhe studiuesit e interesuar do të marrin
disa informacione të rëndësishme që nuk dihen deri më tani.
Artifakti i disponueshëm tregon se Toka nuk kishte një formë
elipsoidale siç paraqitet sot, e shtypur në mënyrë simetrike në dy pole. Duke
iu referuar artefaktit, rezulton se qindra miliona vjet më parë, Poli i Jugut
ishte mjaft i shtypur, ndërsa në Polin e Veriut, forma ishte si një majë e
rrumbullakosur.
Së fundi, mësojmë se planeti tokë ka formën e dardhës. Ky
përfundim është konfirmuar kohët e fundit edhe nga vëzhgimet satelitore.
Ne mund ta konsiderojmë planetin Tokë si anije kozmike. Fakti që
"anija kozmike Toka" sipas treguesve të artefakteve nuk ka sipërfaqe
të lira të substancës së lëngshme (hekur i shkrirë dhe nikel i shkrirë),
atëherë ngarkesa e saj e lëngshme mund të konsiderohet si një peshë statike.
Unë kam arritur në një përfundim logjik se qendra e gravitetit të
Tokës ose e kësaj anije kozmike gjigante duhet të jetë në hemisferën jugore.
Planeti Tokë ruan
drejtimin e boshtit të tij të pandryshuar si rezultat i vetive të tij
xhiroskopike. Një nga vetitë e xhiroskopit është të mbajë një pozicion dhe
drejtim konstant pavarësisht nga madhësia e forcës ose forcave të ushtruara mbi
të.
Këtë veti e gëzon
planeti Tokë, i cili është një model perfekt mbi parimet e të cilit janë
ndërtuar xhiroskopët që përdoren gjerësisht në teknologjinë më të lartë, anije,
avionë, anije kozmike apo raketa, transport, hekurudha etj.
Edhe pse ka studime serioze dhe konkluzione bindëse për krijimin e
fushës magnetike të Tokës, e cila është një element i rëndësishëm në
ekzistencën e mbrojtjes së qenieve të gjalla në Tokë nga rreziqet e mundshme,
ka ende pika të paqarta. Në adresimin e kësaj çështjeje do të përpiqem të hedh
dritë mbi disa elementë specifikë që janë ende në kuadrin e hipotezave apo
enigmave të pazgjidhura.
Bazuar në përvojat e njohura dhe dukuritë fizike të vërtetuara,
duke iu referuar artefaktit arrij në përfundimet e mëposhtme:
- Bërthama e brendshme e Tokës, përbëhet nga dy bërthama të
brendshme që ndodhen 750 km larg njëra-tjetrës. Kjo situatë ishte rreth 400
milionë vjet më parë. Bërthamat e brendshme nuk duken plotësisht sferike. Në
fakt, distanca midis dy bërthamave të brendshme duhet të jetë aktualisht 350
km.
- Bërthamat e brendshme të Tokës nuk janë statike, por rrotullohen
me një shpejtësi shumë të madhe, duke ruajtur gjendjen e tyre të pluskushmërisë
dhe pozicionin e tyre në qendër të planetit Tokë.
- Si rezultat i rrotullimit të tyre krijohet efekti i helikës. Këtë e shohim në gjurmët apo rrymat
gjigante që kanë krijuar nga rrotullimi i tyre. Rrymat gjigante shtrihen në drejtim
të Polit të Veriut deri në 2250 km. Gjurmët duken paralele, sepse çdo bërthamë
është një helikë më vete. Ky është një fenomen i njohur në teorinë e anijes.
- Fakti që ndodhen dy bërthama të brendshme të vendosura në qendër
të planetit, në rrafshin e ekuatorit,
në një distancë të konsiderueshme nga njëra-tjetra, të vendosura në një rrafsh,
të cilat (bërthamat) rrotullohen me shpejtësi shumë të madhe dhe që shtyjnë
rrjedhën e masës së lëngshme të bërthamës së jashtme drejt Polit të Veriut, krijon premisat fizike për gjenerimin e
rrymave elektrike të planetit tonë të nevojshëm për të krijuar fushën tonë
magnetike. Është një fenomen i njohur fizik dhe kimik.
A E DIMË STRUKTURËN E SAKTË TË BRENDSHME
TË PLANETIT TOKË?
Synimi im në këtë punim shkencor është të ekspozoj disa të dhëna
të reja të zbuluara në lidhje me strukturën e brendshme të planetit tone, -
shkruan autori. Të dhënat bazohen në artefaktin e zbuluar në Shqipëri. Natyrisht,
shtrohet pyetja: a e dimë strukturën e saktë të brendshme të planetit Tokë? Siç
do të përshkruajnë të dhënat e zbuluara, përgjigja është, Jo. Është shumë e
vështirë të skanosh strukturën e brendshme të planetit tonë. Megjithatë,
shkencëtarët kanë arritur të krijojnë një konceptim të mirë duke përdorur
metoda të ndryshme për marrjen e këtij informacioni.
Cilat janë të rejat që po sjellim para botës shkencore?
Deri më tani ekziston një teori e pranueshme se në qendër të Tokës
ndodhet një bërthamë e brendshme sferike, pas saj vjen bërthama e jashtme e
kështu me radhë. Bazuar në studimet e mia të cilat mbështeten në një provë
fizike ose provë të vlerësuar rreth 400 milionë vjet më parë, bërthama e
brendshme ka një pamje tjetër.
Në qendër të planetit Tokë ka dy bërthama të brendshme,
përkatësisht të ndara nga njëra-tjetra në një distancë rreth 750 km. Njëra prej tyre
është e madhe dhe e dyta është më e vogël. Ky është një zbulim shumë i rëndësishëm.
Diametri i bërthamës së madhe të brendshme është rreth 750 km dhe
diametri i bërthamës më të vogël është rreth 500 km. Të dyja bëjnë 2000 km,
duke përfshirë distancën midis tyre. Këto
dy bërthama të brendshme të vendosura në qendër të Tokës luajnë rolin e dy
sferave të një xhiroskopi. Dihet që planeti Tokë është një xhiroskop gjigant.
Ato e mbajnë planetin e Tokës në pozicionin që është sot. Kjo pamje ka qenë
rreth 397,5 milionë vjet më parë.
Së dyti, ne mund të vërtetojmë se proçesi i
ngurtësimit është real dhe rezultatet e llogaritjes konfirmojnë këtë teori. Duke
shtuar efektin e këtij procesi gjatë 400 milionë viteve, marrim saktësisht
dimensionet e bërthamave të brendshme, në fakt sot (2400 km).
Një tjetër gjë e veçantë e strukturës së brendshme lidhet me
strukturën e saj klasifikuese e cila kryesisht ndahet në tre kategori, pra si bërthamë, mantele dhe kore. Duke
studiuar artefaktin, ne mund të vërejmë disa dallime të rëndësishme.
Sipas mendimit tim - shkruan autori: - Toka është një anije
kozmike gjigante, në të cilën një "ngarkesë mallrash të lëngshme"
përbën rreth 68,7% të masës kryesore të planetit. Logjikisht, rritja
e bërthamave të brendshme do të shkaktojë stres shumë të madh, i cili do të
reflektohet në litosferën e Tokës. Në rastin tonë, ne kemi një fryrje në njërën
anë të tij, në anën lindore të planetit, në zonën ekuatoriale, referuar
deklarimeve të fundit nga institucione shkencore.
(Shënim: institucionet shkencore arrijnë në përfundimin se lënda e
lëngshme zë 15% të masës së planetit). Nga artifakti nuk duket të jetë kjo
përqindje, por shumë më tepër siç e përmenda më lart.
Në këtë rast, sipas vlerësimit tim, duhet të kuptojmë se lëngu i
shkrirë përfaqëson një sasi gjigante "eksplozivi". Kujdes!
ZBULIMI I HARTËS SË SUPERKONTINENTIT
Pangaea
dhe Gondëana
(Zbulova
një mesazh hyjnor)
Formimi i superkontinentit Pangaea, në teoritë moderne, lidhet me
pllakat tektonike, të cilat pas thyerjes së kores së jashtme të Tokës ndahen në
disa pllaka që rrëshqasin mbi mbulesën shkëmbore të tokës, mantelin, pjesën e
sipërme të mantelit të përbërë nga material viskoz. Pangaea u formua si
rezultat i njësive më të hershme kontinentale, mes tyre mini-superkontinenti
Gondëana. Shpërbërja filloi rreth 175 milionë vjet më parë. Ajo kishte qendrën
e saj në ekuator dhe ishte e rrethuar nga oqeani botëror Panthalassa. Këto janë
të dhënat e publikuara.
Nga studimi i artefaktit, zbulova një mesazh shumë emocionues, të
papritur, por është logjike që projektuesit dhe zbatuesit e këtij artifakti që
përfaqëson superkontinentin Pangaea, duhet të kishin lënë vitin e ndërtimit të
modelit apo periudhës së cilës i përket ky superkontinent.
Mendoj se mesazhi që zbulova na jep një informacion të
jashtëzakonshëm. U përpoqa ta deshifroja duke e krahasuar me shkrime shumë të
vjetra maya, pellazge, egjiptiane, sumere, romake etj. Duke u bazuar në konceptin se të gjitha këto shkrime janë produkt i një
burimi, pra qytetërimit teknologjik superinteligjent, arrita në një përfundim
që më bindi. Mesazhi është simbolik dhe numerik, d.m.th., një kombinim i të
dyjave.
Përfundimi që arrita është se ky artefakt përfaqëson një periudhë
që daton rreth 400 milionë vjet më parë, tingëllon bindshëm dhe i saktë. Është
në përputhje me disa studime gjeologjike që vendosin mini superkontinentin Gondëana
të krijuar rreth 420 milionë vjet më parë.
Artefakti i superkontinentit Pangea, ?sht? nj? dokument i rrall? dhe i vet?m n? bot? q? tregon hart?n e par? t? planetit Tok? n? Glob. P?rpiluesi i saj ?sht? Civilizimi
Teknologjik Superinteligjent ose Krijuesi yn?.
PORTAT GJIGANTE HYRËSE PORTAT E ZOTIT
Vepra
madhështore të qytetërimit superinteligjent
Në kohët e lashta, koncepti i
ekzistencës së një bote nëntokësore brenda Planetit u shfaq në mitologji,
legjenda dhe histori popullore që janë përhapur dhe qarkullojnë edhe në ditët
tona.
Duke iu referuar provave fizike të
zbuluara nga unë si studiues rreth 100 vjet pas udhëtimit eksplorues të
kundëradmiralit Amerikan Richard E Bird, dhe interpretimit të mesazheve të lëna
në formë simbolesh nga qytetërimi teknologjik superinteligjent që ka eksploruar
planetin Tokë miliona vjet më parë, unë paraqes versionin tim si më poshtë:
Në
planetin Tokë, ekzistojnë dy vrima (porta hyrëse) me përmasa gjigante, me
diamet?r 500 km dhe thell?si t? tok?s deri n? 1700 km,
të cilat kanë të njëjtën formë dhe madhësi, përkatësisht afër Polit të Veriut
dhe vrima e dytë, në hemisferën jugore, jo në polin e jugut. Dimensionet e tyre
janë aq të mëdha sa që vetëm një teknologji jashtëtokësore mund të realizojë
shpimin e vrimave të tilla.
Këto Porta ose vrima gjigante kanë
hapësirë ??të mjaftueshme për të shërbyer si një bazë strehuese dhe ruajtëse për jetën e gjallë të një qytetërimi teknologjik shumë të avancuar si dhe për të ndërtuar një infrastrukturë brenda planetit sipas
nevojave dhe qëllimeve
të atij eksploruesi.
Bazuar në artefaktin e zbuluar, elementët krahasuese
dhe studimet gjeologjike që janë kryer deri tani mbi strukturën e planetit
Tokë, kam arritur në përfundimin se këto Porta janë ndërtuar gjatë periudhës
kur ekzistonin superkontinenti Pangea dhe Gondëana. Këto Vrima paraqiten
simbolikisht në hartën e ndërtuar prej civilizimit teknologjik
superinteligjent. N?
lib?r lexuesi do t? gjej nj?
trajtim shkencor dhe llogaritjet t?
sakta t? kryera nga autori.
TRAJTA E UNIVERSIT DHE MISTERI I MATERIES
TË PAKAPSHME
Universi është plot mistere. Forma e universit është gjithashtu
një çështje që nuk njihet përfundimisht. Të flasësh për universin dhe materien
e pakapshme tingëllon si një përrallë për shumë njerëz. Mendoj se zbulimet e
mëdha janë një fat vetëm për njerëz të veçantë. Kjo tingëllon e habitshme për
Shqipërinë, një vend i vogël dhe pa institucione shkencore për tema të tilla.
Artifakti në të cilin bazohen analizat e mia është një provë
fizike, një provë e padiskutueshme dhe e krijuar nga një qytetërim teknologjik
superinteligjent që vjen nga një galaktikë e largët e universit, do të thotë se
modeli i projektuar ka besueshmëri për formën e tij. Mendoj se në këtë rast
jemi para një zbulimi të madh.
Në përfundim të studimeve
të mia mund të them se Universi është një model i mbyllur, ka një formë ovale,
nuk është i sheshtë, por një elipsoid ose më saktë një elipsoid prolate, ndaj
qëllimi i Civilizimit Teknologjik Superinteligjent ka qenë që të japë jo vetëm
origjinën nga e cila kanë nisur udhëtimin dhe planetin ku jetojnë, por edhe
formën e universit dhe madhësinë apo shtrirjen e tij. Ky përfundim përputhet
edhe me tezën e hedhur nga autorët e studimit që kanë realizuar në bashkëpunim
me njera tjetrën Agjensia Europiane e Hapsirës dhe Instituti Planck.
Duke iu referuar studimeve dhe vëzhgimeve të mia të fundit me një
mikroskop modern, papritmas hasa në një fenomen misterioz. Grimcat mikroskopike
duken si njolla kuantike që janë gjithmonë në lëvizje, jo statike. Sipas mendimit
tim, këto njolla kuantike të ndezura janë një lloj fushe. Nuk është fushë
elektromagnetike sepse nuk ka asnjë reagim ndaj një magneti (video me foto).
Materiali që analizoj është i përbërë kryesisht nga kristale.
Kjo grimcë shumë e vogël është ndoshta e ngjashme me lëndën e
errët ose energjinë e errët. Ajo mbulon dhe mbush të gjithë hapësirën rreth
grimcave të vogla që po vëzhgoja. Argumentimi dhe interpretimi shkencor
trajtohet mb?shtetur n? evidence fizike.
Materia e pakapshme sot p?r sot p?rb?n nj? problem t? madh p?r zgjidhje p?r bot?n shkencore dhe q?ndron si nj? mister i madh i
pashpjeguesh?m.
UNIVERSI
DHE TRURI I NJERIUT
Artifakti i dytë i zbuluar nga unë në lidhje me universin, na jep
një formë tjetër të universit, si një gjeoid. Planeti Tokë gjithashtu ka formën
e gjeoidit. Disa shkencëtarë kanë idenë se universi është i ngjashëm me trurin
e njeriut. Forma e universit duket shumë e ngjashme me trurin e njeriut. Kjo
është e mahnitshme, por provat që kam në dispozicion e mbështesin këtë ide.
Duke iu referuar këtyre studimeve që përmenda dhe shumë të tjera
që argumentojnë ngjashmërinë e trurit të njeriut me universin; mund të them se
artefakti që kam në dispozicion më jep mundësinë të gjykoj një realitet jo
vetëm të panjohur deri tani, por edhe shumë të komplikuar për të deshifruar
informacionin. Artifakti i paraqitur më poshtë na jep një mundësi fenomenale
për të hedhur dritë mbi këtë çështje.
Ky është rezultat i asaj fuqie të fshehtë që më dha këtë mundësi
të jashtëzakonshme për t'u marrë me një detyrë mjaft të vështirë dhe komplekse.
"Një studim i ri ka
nxjerrë në pah dallimet dhe ngjashmëritë midis dy prej sistemeve më komplekse
në ekzistencë, megjithëse në shkallë krejtësisht të ndryshme: kozmosit dhe
galaktikave të tij, dhe trurit dhe qelizave të tij neurone. Shkencëtarët
zbuluan se ndërsa shkalla është qartësisht e ndryshme, struktura është
jashtëzakonisht e ngjashme. Në disa raste, të dy sistemet dukeshin më shumë të
ngjashëm me njëri-tjetrin sesa me përbërësit e tyre."
Studimi sugjeron se procese fizike shumë të ndryshme mund të çojnë
në struktura komplekse dhe të organizuara shumë të ngjashme. Për shembull,
truri i njeriut funksionon për shkak të rrjetit prej afro 80 -100 miliardë
neuronesh që e përbëjnë atë së bashku. Universi mendohet të ketë të paktën 100
miliardë galaktika. Pra, një neuron përfaqëson një galaktikë!
Modeli i ri i universit i ngjashëm me trurin e njeriut është
gjithashtu një model i mbyllur. Dallimi është se në këtë rast në vend të një
trajte “prolate elipsoidi”, ai është në formën e gjeoidit.
Nga Studimi i kryer kam evidentuar
rreth 100 zona universale me dimensione nga 1,5 miliard deri n? 18 miliard vite drite.
EKZISTENCA E CIVILIZIMIT TEKNOLOGJIK SUPER
INTELIGJENT DHE ORIGJINA E TIJ
Për stadin aktual të zhvillimit Teknologjik dhe shkencor të
shoqërisë njerëzore, pranimi i ekzistencës së një qytetërimi superinteligjent
është ende një çështje madhore e shkencës.
Mendoj se zbulimet e mëdha janë një fat vetëm për njerëz të
veçantë dhe të zgjedhur nga Krijuesi. Kjo tingëllon e habitshme për Shqipërinë,
një vend i vogël dhe pa institucione shkencore për tema të tilla. Më pëlqen të
përmend disa fraza popullore të popullit tim. "Një lepur i madh del nga
shkurre e vogël".
Unë kam argumentuar në shumë studime dhe artikuj të botuar se
ekziston një Qytetërim Teknologjik Superinteligjent (CTS), i cili është
gjithashtu krijuesi i qytetërimit tonë në planetin Tokë. Mbështetur në përvojat njerëzore
dhe provat fizike, i përmbahem kësaj teze me bindje të plotë.
Ky qytetërim teknologjik shumë i avancuar, që në konceptimin
folklorik quhet “ZOT”, ka lënë gjurmë të ndryshme, të cilat për mendimin tim
janë përdorur jo vetëm si objekte arkeologjike. Disa prej tyre kanë mbetur
mistere, enigma të pazgjidhura, por disa nga këto gjurmë në periudha të
ndryshme historike janë zbuluar, dokumentuar dhe pasqyruar në libra si njohuri
që nuk i përkasin njeriut tokësor. Në studimin e ekzistencës dhe origjinës së
këtij qytetërimi teknologjik shumë të avancuar, ose siç quhet qytetërimi
teknologjik superinteligjent, kam konsideruar si prova elementët e mëposhtëm:
a) Artefakte të
zbuluara nga viti 2005 deri në vitin 2023
b) Elemente
shkencore, letrare, mbishkrime, numra etj. të zbuluara në artefakte, harta
të universit, harta të globit të tokës, mesazhe, foto, imazhe të qenieve
superinteligjente etj.
c) Përvoja njerëzore –
kontakte të drejtpërdrejta të vërtetuara
d) Gjurmët aktuale të
lëna në formën e piktogrameve në tokën shqiptare
e) Gjurmë të lëna në hapsira të tjera të planetit Tokë, planetit
Mars etj.
f) Argumentet plotësuese:
dëshmitë e fesë dhe dëshmitë e njerëzve në mbarë botën
g) Zotin e universit (Zeusin)
– fakt i panegociueshëm dhe i pazëvëndësueshëm

Padyshim që kjo provë është e padiskutueshme sepse shikohet dhe kuptohet nga çdo njeri i kujtdo niveli qoftë! Ky është ZOTI YNË, i gjithë njerizmit në planetin TOKË. Zotit të vërtetë duhet t’i ngrejmë përmendore dhe t’i falemi, ne si shqiptarë në radhë të parë sepse ka zgjedhur këtë tokë të bekuar, malin Tomorr si fron të tij.
SHËNIM: fotografitë janë
pronë intelektuale e autorit që i ka zbuluar. Nuk lejohet shumimi, kopjimi dhe
përdorimi i tyre pa lejen me shkrim të autorit.
Zotit nuk mund ti b?het oponenc?! Nuk ka dhe nuk do t? ket?
shkenc? tok?sore q? t? krahasohet me Zotin. Ai ?sht? sunduesi i universit ton?.
VENDNDODHJA E CIVILIZIMIT TEKNOLOGJIK
SUPERINTELIGJENT
Në studimin e vendndodhjes së mundshme të këtij qytetërimi
teknologjik shumë të avancuar, ose siç e quaj qytetërimi teknologjik
superinteligjent, kam konsideruar si prova elementët e mëposhtëm:
a) Gjurmë reale në vitin 1952, harta ose imazhi i galaktikës NGC
1427 A
Ashtu si në rastet e mëparshme, edhe në këtë rast intuita e
studiuesit më çoi në një mesazh që mbartja rreth 68 vjet më parë. Nuk më kishte
shkuar kurrë në mendje se përmbajtja e gjurmës do të ishte një zbulim i madh, i
paimagjinueshëm, që ndoshta shekujt e ardhshëm do ta vlerësonin më mirë.
b) Kërkimi im për galaktika të largëta
Gjëja e parë që bëra ishte të bëja të dukshme gjurmën që ata lanë,
që mendoja se duhet të jetë një hartë ose imazh i asaj se si duket galaktika.
Bazuar në këtë logjikë, hyra në internet dhe fillova të kërkoja galaktika të
largëta, bazuar në faktin se të rrëmbyerit nga jashtëtokësorët kanë deklaruar
se Ata (alienët) u kanë thënë të rrëmbyerve se origjina e tyre është një
galaktikë e largët.
c) Piktograme të lëna nga qytetërimi teknologjik superinteligjent
në tokën shqiptare
Nuk kaloi shumë kohë dhe mora një mesazh nga një studiues në
Kosovë. Më kërkoi mendimin për të interpretuar një mesazh për “diskun e Festos”,
por më vuri në dijeni edhe për një piktogram.
Para meje shfaqet një provë e rëndësishme, e cila konfirmon
përfundimin tim në lidhje me vendndodhjen e mundshme të Qytetërimit
Superinteligjent.
SEKRETET E PETROGLIFIT
SISTEMET
DIELLOR DHE PLANETËT ME JETË INTELEGJENTE NË GALAKTIKËN E RRUGËS SË QUMËSHTIT
Petroglifi është
një evidencë fizike e lënë në një rajon të planetit në kontinentin Aziatik.
Në interpretimin
tim bazuar në shumë elemente të njohur nga ana ime , ai përfaqëson skematikisht
Galaktikën e Udhës së Qumshtit. Mendoj se trajtimi që unë i bëj këtij
petroglifi është interpretimi i parë shkencor. Evidentimi i 22 planeteve ose sistemeve yjore me jetë inteligjente
përbën një zbulim të madh shkencor dhe një sfidë për Institucionet e sotme që
janë të angazhuara në studime të jetës inteligjente në galaktikën e Udhës së
Qumshtit.
Nga ekzaminimi i
kujdesshëm i Petroglifit, zbuloj se qytetërimet teknologjike inteligjente janë
të pozicionuara brenda disa katrorëve, kështu që ato janë projektuar nga një
krijues, një projektues. Projektuesi i tyre është Krijuesi ynë dhe i 21
planetëve të tjerë që mbartin jetë inteligjente.
Mendoj se shtrirja e tyre është bërë në atë mënyrë që të mbrohen
nga dukuritë kozmike si vrimat e zeza, të cilat kanë fuqi të paimagjinueshme
përthithëse gravitacionale për ne. Gjithashtu vërej se qytetërimet janë disa
mijëra vite dritë larg njëri-tjetrit, kështu që kontakti mes tyre është i
pamundur për një periudhë të caktuar të zhvillimit teknologjik dhe shoqëror.
Zhvillimi i këtyre qytetërimeve inteligjente duket se kontrollohet
lehtësisht dhe plotësisht nga Krijuesi i tyre ose Qytetërimi Teknologjik
Superinteligjent. Për të pranuar këtë përfundim, së pari duhet të
pranoni tezën se ekziston një qytetërim teknologjik superinteligjent që është
krijuesi i species njerëzore.
Nga panorama që na jep disku i galaktikës sonë, arrij në një
përfundim shumë të rëndësishëm:
Nga miliarda yje që përmban Galaktika e Rrugës së Qumështit, vetëm
22 prej tyre kanë jetë inteligjente. Pra, ne nuk jemi vetëm produkt i
Qytetërimit superinteligjent, por jemi ndër planetët e rrallë që mbartin jetë
inteligjente. Plani i vendosjes së tyre tregon se një fuqi me aftësi të
jashtëzakonshme dhe zhvillim të paimagjinueshëm për nivelin tonë aktual të
teknologjisë ka studiuar në detaje miliarda yje dhe triliona planetë në
galaktikën tonë dhe si rezultat ka përshtatur 22 prej tyre.
A është ky një plan i rastësishëm vendosjeje?
Unë mendoj se jo, nuk është e rastësishme, por është projektuar me
një qëllim të caktuar. Ne shohim një sistemim simetrik të planetëve me jetë
inteligjente dhe në distanca të përcaktuara rreptësisht.
Dalja dhe hyrja e
anijeve kozmike të qytetërimit teknologjik superinteligjent në galaktikën e
Rrugës së Qumështit realizohet përmes disa korridoreve që sigurojnë parametrat
e nevojshëm tekniko-teknologjik të udhëtimit, por edhe sigurinë.
Nëse shikojmë vrimën e dytë të zezë, mund të shohim një model që
unë e deshifroj si trajektoren e udhëtimit për të shkuar drejt saj dhe
qytetërimeve të tjera që ndodhen brenda galaktikës së Rrugës së Qumështit. Këto
lloj skemash i kam hasur edhe në petroglife të tjera që kam zbuluar në
Shqipëri. Simboli i ombrellave do të thotë se duhet të mbrohemi nga rreziku i
kësaj vrime të zezë, e cila mund të gjenerojë rrezatime vdekjeprurëse, por edhe
të panjohura për ne.
Petroglifi mbyllet me një rreth të madh ku vendosen simbole
astrologjike, kryesisht organizma ujorë, një pjesë të madhe të të cilëve mund
t'i identifikoj lehtësisht. Vlen të theksoj se organizmat e gjalla ujore që
simbolizojnë shenjat e Zodiakut të Galaktikës së Udhës së Qumshtit, janë
gjallesa të njohura nga unë. Pra, arrij në disa përfundime llogjike shumë të
rëndësishme se:
Përfundimi i parë
Planetet e tjerë me
jetë inteligjente në Galaktikën e Udhës së Qumshtit kanë po të njëjtat gjallesa
sikurse kemi ne në planetin Tokë. Kjo do të thotë se Krijuesi ynë ka zbatuar të
njëjtën skemë të kultivimit të specieve të gjalla edhe në planetet e tjerë me
jetë inteligjente. Tingëllon tronditëse, por faktet na tregojnë dhe vërtetojmë
këtë përfundim.
Përfundimi i dytë i rëndësishëm: planetet me jetë inteligjente
duhet të kenë të njëjtën përbërje të atmosferës dhe biosferës si në rastin e
planetit tonë.
Në fund të këtij libri shkencor mund të konstatojmë se në
përmbajtjen e tij përfshihen e kaluara historike e planetit Tokë,
gjeomorfologjia e planetit, ndryshimet e mëdha si pasojë e formimeve dhe
shpërbërjes së kontinenteve, historia e njerëzimit me pika referimi rreth 400
milionë vjet më parë. Zbulimet e mëdha të superkontinenteve, struktura e
planetit, hartat më të vjetra të planetit, disa veçori të planetit tokë etj,
mendoj se hapin një epokë të re studimesh dhe vlerësimesh të shumë ngjarjeve
historike, kartografike, gjeologjike, arkeologjike dhe gjuhësore.
Identifikimi i veçorive të universit, zbulimi i fakteve që
vërtetojnë ekzistencën e një qytetërimi teknologjik superinteligjent,
përcaktimi i galaktikës dhe vendndodhja e këtij qytetërimi të jashtëzakonshëm,
zbulimi i mesazheve që ky qytetërim i ka sjellë planetit Tokë, ndryshojnë
rrënjësisht shumë teori dhe filozofi që qarkullojnë në botë. Njerëzimi dhe
pjesa e tij më e emancipuar dhe e arsimuar do të kuptojë se shumë ngjarje,
dukuri dhe hipoteza do të ndryshojnë rrënjësisht. Njohuritë për botën dhe
shoqërinë njerëzore do të pësojnë një transformim të paparë deri më tani.
Njerëzit do të
mësojnë dhe kuptojnë se ne jemi qenie inteligjente të programuara nga një
qytetërim teknologjik superinteligjent që eksploroi planetin tonë miliona vjet
më parë.
Ky qytetërim e krijoi njeriun duke përshtatur farën që solli nga
vetja. Ai solli alfabetin e shkruar, solli shkronjat, numrat, gjuhën etj., të
gatëshme për llojin njerëzor që ndodhet në planetin tokë.
Ka siguruar kushtet e mbijetesës për speciet me të cilat ka
populluar tokën, ka krijuar gjithashtu mundësinë për t'i bërë ballë kushteve
ekstreme të planetit tokësor përgjatë miliona viteve (dy vrimat gjigande).
Pra, e tashmja është rezultat i një procesi shumë të gjatë
evolucioni nga e kaluara, por nën monitorimin e këtij Qytetërimi Teknologjik
Superinteligjent. Termi "proçes shumë i gjatë evolucioni" vlen për ne
si një qytetërim tokësor, por për krijuesin tonë është një fraksion i vogël i
kohës.
Kjo që po shtjelloj nuk ka të bëjë me besimet fetare që kanë
lindur në periudha të caktuara të zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Shumë
ngjarje dhe dukuri janë keqinterpretuar, por edhe sajuar në funksion të
interesave të grupeve apo forcave shoqërore që kanë dominuar zhvillimin e
shoqërisë. Besimet fetare në filozofinë e tyre kanë një pikë referimi të saktë,
domethënë predikojnë ekzistencën e Zotit të Plotfuqishëm dhe aftësinë e kësaj
krijese hyjnore të gjithëdijshme për të mbajtur nën kujdesin shpirtëror
shoqërinë njerëzore në planetin tokë.
Shkencërisht
vërtetoj se ekziston një Qytetërim Teknologjik Superinteligjent ose Zoti ynë që
ka krijuar dhe monitoron planetin Tokë dhe njeriun si qënie inteligjente e
këtij planeti.
Kjo tezë e provuar do të çojë në një doktrinë të re fetare, ose në
atë që në botimet e mëparshme e kam quajtur "fe kozmike". Feja
nuk do të mbetet më brenda kufijve të besimit, por do të renditet në një
shkencë shpirtërore. Pika e referencës është Krijuesi i vërtetë, real dhe jo
imagjinar. Kjo pikë reference do të sjellë ndryshime të paimagjinueshme në të
gjithë aspektet e veprimtarisë njerzore në planetin Tokë.
Zbulimi i të vërtetave siç e shohim është një proces i gjatë
zhvillimi, por vjen një moment dhe Krijuesi e informon njerëzimin për të
kaluarën, të tashmen, por ndoshta edhe të ardhmen kur vjen momenti i duhur.
Planeti ynë nuk është i vetmi që mbart jetë inteligjente në galaktikën të cilës
i përkasim, pra në galaktikën e Rrugës së Qumështit. Në këtë galaktikë,
krijuesi ka bërë të mundur jetën inteligjente në disa planetë të tjerë të kësaj
galaktike. Pozicionimi i tyre simetrik brenda galaktikës dhe distanca nga një
qytetërim inteligjent në tjetrin krijon besimin se një fuqi e madhe hyjnore jo
vetëm që i ka eksploruar, por edhe i ka përshtatur për jetë inteligjente.
Kontakti ynë me ta i përket një periudhe tjetër historike, ndoshta një mijë
vjet pas nesh.
Te nderuar lexues,
Ky udhëtim i jashtëzakonshëm nëpër univers përfundoi. U nisëm nga
brendësia e planetit Tokë dhe arritëm tek planeti ku ndodhet “Zoti ynë” në
galaktikën NGC 1427 A, 50 milion vite dritë nga Toka jonë e bekuar. U njohëm
edhe me universin e dukshëm dhe të padukshëm dhe zonat universale të tij. Ishte
një udhëtim i gjatë, i lodhshëm, plot sfida dhe fenomene të panjohura, i bukur
dhe mahnitës sepse mundësuam të njohim se kush është Krijuesi ynë dhe të kemi
një portret madhështor të tij në Malin e shenjtë Tomorr. Mitet dhe legjendat e
thurura u vërtetuan dhe u shndrruan në realitete, Zeusi ka zbritur në malin
Tomorr me krahë shqiponje. Këtë fakt e kam provuar dhe argumentuar në librin
“Mali Tomorr mbartës i të vërtetave të historisë së lashtë të njerzimit”.
Prandaj edhe ne shqiptarët dhe Shqipëria natyrale kemi të drejtën legjitime
historike të quhemi vend i perëndive dhe shqiponjave. Është detyra e jonë dhe e
brezave që do të vijnë pas nesh ta ngremë në piedestalin më të lartë këtë vlerë
hyjnore dhe dhuratë të Krijuesit tonë.
Përparim Zaimi: Studiues i shkencave navale, kulturës së
lashtë dhe universit (civilizimeve teknologjike inteligjente) Lektor i shkencave navale në Universitetin
“Aleksandër Moisiu” Durrës
Antar i Akademisë së
shkencave “rrënjët tona” Tiranë
Autor 18 librave
akademik dhe shkencor, mbi 30 studimeve dhe artikujvre shkencorë: 07.03.2026









