E hene, 16.03.2026, 10:06 PM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Lamtumirë LDK!

E hene, 16.03.2026, 06:54 PM


Shkrim lamtumirës për LDK-në!

Shkruan: Florim Zeqa

Të dashur qytetar të Republikës së Kosovës, elektorat i respektuar i LDK-së!

Nga mbi 3 mijë shkrime autoriale, gjysma prej tyre janë në funksion të mbështetjes së LDK-së. Nga mijëra shkrime në përkrahje të LDK-së, ndoshta kam qenë i rrezikuar nga rivalët politik, por asnjëherë deri më sot nuk më ka ardhur asnjë kërcënim prej asnjërit krah politik!

Në vend të mirënjohjes, në LDK e priten fatkeqësinë time

Mirëpo, nga momenti i fillimit të kritikave parimore ndaj rrugës së gabuar të LDK-së, katër herë jam kërcënuar me jetë nga eksponentët e këtij subjekti politik!

Mbase dikujt në LDK i ka konvenuar dhe i konvenon fatkeqësia im, për t'a përdorur si alibi, se si sulmohen veprimtarët dhe gazetarët që dalin publikisht në përkrahje të LDK-së, për t'u bërë më pas fatkeqësia ime objekt i fushatave elektorale dhe si subjekt i sulmeve ndaj rivalëve politik!

Në LDK iu duken pak mijëra shkrime në përkrahje të saj, për të më nderuar së paku me një "Mirënjohje" kortezie në një nga përvjetoret e partisë, por, as kjo nuk ndodhi, siq nuk ndodhi asnjë përkujdesje minimale e asnjërit prej liderëve të LDK-së post-rugoviane, e aq më pak e Degës së LDK-së në Klinë, për të cilët kam bërë më shumë sesa të gjithë ata që kanë përfituar nga ky subjekt politik!

Duket qartë, se në LDK, në vend të respektit dhe mirënjohjes e priten me padurim fatkeqësinë time!

I penduar për kohën e humbur kot

Asgjë nuk më dhimbset më shumë përveq kohës, si dhurata më e çmuar nga i madhi Zot, që nuk e shfrytëzova për familjen time, por ia dedikova grupeve të interesit duke menduar se po e ndihmoja LDK-në!

E ndihmova secilin që e kërkojë ndihmën time për këto 16 vite që merrem me shkrime, gjegjësisht me gazetari dhe publicistikë!

Por, asnjëri prej tyre nuk më mbështeti kur unë e kërkova ndihmën e tyre!

Edhe pse nuk isha i kyqur drejtëpërdrejt në politikë, në mënyrë indirekte isha pjesë e të gjitha zhvillimeve politike në vendin tonë.

Pavarësisht kush ishte në pushtet, gjithmonë e kam luajtur rolin e opozitarit duke u bërë mbrojtës besnik interesave të shtetit dhe qytetarëve (mërgimtarëve).

E gjithë punën time deri më tani e kam bërë në baza vullnetare, pa stimulim finaciar nga askush, as nga shteti dhe as nga partitë politike.

Pra, nuk jam ushqyer nga 'grazhdi' i asnjë partie politike!

Për këtë ndjehem i lumtur dhe krenar përjetësisht!

I lumtur që i kam shërbyer me nder dhe atdhedashuri vendit tim!

Krenar që nuk i hyra në grusht askujt për para të pista!

Do t'i ruaj me krenari vitet e krenarisë kombëtare në LDK

Nga tani e tutje, nuk do të merrem më me LDK-në, pra as nuk do ta lëvdoj dhe as kritikoj! Le të kënaqen strukturat drejtuese të LDK-së me lëvdatat e 'ushtrisë së faccebook-ut" dhe duartrokitjet e grupeve të interesit, të cilët gjithçka mund të jenë, por rugovist asnjëherë!

Do t'i ruaj me krenari dhe xhelozi vitet e krenarisë kombëtare në LDK, nën udhëheqjen e liderit historik Ibrahim Rugova, ku isha pjesë aktive e organizimit politik.

Mesazhi lamtumirës i këtij shkrimi vlen vetëm për strukturat e LDK-së, ngase opinionet dhe analizat e mia politike në shërbim të vendit dhe qytetarëve nuk do të ndalen asnjëherë derisa të më punoj pena dhe mendja, pa kursyer asgjë nga vetja ime!

Lamtumirë "miq" virtual të LDK-së që nuk ua ditët vlerën shkrimeve të mia!

P.S: Ky ishte vetëm një shkrim i shkurtër lamtumirës për LDK-në. Gjitha të tjerat do t'i shkruaj në një libër monografik nga anëtarësimi në këtë subjekt politik, që e kishte rolin e lëvizjes paqesore për çlirim nga pushtuesit serbë e deri në ditët e sotme!

Florim Zeqa, ushtar besnik i atheut!

Treviso (Itali), 15.03.2026



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Idriz Zeqiraj: Shqiptarët krenarë me binomin Vjosa-Albini Bashkim Saliasi: Nëpër faqet e librit të profesor Përparim Zaimit Don Fran Sopi: Kreshmët katërdhjetëditëshe dhe epika e kthimit, e rilindjes së ndërgjegjes sonë shpirtërore dhe kombëtare Rrezart Kalaja: Kur ideologjia fetare sfidon identitetin kombëtar shqiptar Hamza Halabaku: Një pasdite me vëllezërit Tafa Milazim Zeqiraj: Respektimi i Kushtetutës – kusht për Stabilitetin e Kosovës Fritz Radovani: Tradhëtarët Enver Hoxha e Ramiz Alia na nxorën nga Europa (5) Ilir Çumani: Dy fytyrat e diskursit mediatik Don Fran Sopi: Udha e Kryqit - Kalvari i njeriut dhe fitorja e Krishtit Isuf B. Bajrami: Komiteti i Rajoneve i BE-së ka hequr përdorimin e fusnotës dhe asteriksit kur referohet te Kosova Krimet serbe të vitit 1912 sipas Famullitarit Lazër Mjeda Kalosh Çeliku: Popull me tre “baba” pa kësulë në kokë Fahri Dahri: Deklaratë me rëndësi të veçantë! Gjon Keka: Zgjedhjet nuk zgjidhin kriza, të ketë marrëveshje për presidentin me rotacion Florim Zeqa: Presidentes i hasi keq sharra në gozhdën e Kushtetueses! Isuf B. Bajrami: Imperativ i kohës Thirrja për Bashkim Ganimete Thaçi: Fragmente nga qëndresa emblematike e formacioneve të UÇK-së Asllan Dibrani – Luani: Pranvera e 1981-shit – zgjimi i një kombi dhe rruga drejt lirisë së Kosovës Rrezart Kalaja: Iftarët e korrupsionit dhe anarkia e besimit Sevdail Hyseni: Shqiptarët synojnë përfaqësim në zgjedhjet komunale në Belmont- Broye të Zvicrës

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx