| E hene, 16.03.2026, 06:54 PM |
Shkrim lamtumirës për LDK-në!
Shkruan:
Florim Zeqa
Të dashur qytetar të Republikës së
Kosovës, elektorat i respektuar i LDK-së!
Nga
mbi 3 mijë shkrime autoriale, gjysma prej tyre janë në funksion të mbështetjes
së LDK-së. Nga mijëra shkrime në përkrahje të LDK-së, ndoshta kam qenë i
rrezikuar nga rivalët politik, por asnjëherë deri më sot nuk më ka ardhur asnjë
kërcënim prej asnjërit krah politik!
Në vend të mirënjohjes, në LDK e
priten fatkeqësinë time
Mirëpo, nga momenti i fillimit të
kritikave parimore ndaj rrugës së gabuar të LDK-së, katër herë jam kërcënuar me
jetë nga eksponentët e këtij subjekti politik!
Mbase
dikujt në LDK i ka konvenuar dhe i konvenon fatkeqësia im, për t'a përdorur si
alibi, se si sulmohen veprimtarët dhe gazetarët që dalin publikisht në
përkrahje të LDK-së, për t'u bërë më pas fatkeqësia ime objekt i fushatave
elektorale dhe si subjekt i sulmeve ndaj rivalëve politik!
Në
LDK iu duken pak mijëra shkrime në përkrahje të saj, për të më nderuar së paku
me një "Mirënjohje" kortezie në një nga përvjetoret e partisë, por,
as kjo nuk ndodhi, siq nuk ndodhi asnjë përkujdesje minimale e asnjërit prej
liderëve të LDK-së post-rugoviane, e aq më pak e Degës së LDK-së në Klinë, për
të cilët kam bërë më shumë sesa të gjithë ata që kanë përfituar nga ky subjekt
politik!
Duket
qartë, se në LDK, në vend të respektit dhe mirënjohjes e priten me padurim
fatkeqësinë time!
I penduar për kohën e humbur kot
Asgjë nuk më dhimbset më shumë përveq
kohës, si dhurata më e çmuar nga i madhi Zot, që nuk e shfrytëzova për familjen
time, por ia dedikova grupeve të interesit duke menduar se po e ndihmoja LDK-në!
E
ndihmova secilin që e kërkojë ndihmën time për këto 16 vite që merrem me
shkrime, gjegjësisht me gazetari dhe publicistikë!
Por,
asnjëri prej tyre nuk më mbështeti kur unë e kërkova ndihmën e tyre!
Edhe
pse nuk isha i kyqur drejtëpërdrejt në politikë, në mënyrë indirekte isha pjesë
e të gjitha zhvillimeve politike në vendin tonë.
Pavarësisht
kush ishte në pushtet, gjithmonë e kam luajtur rolin e opozitarit duke u bërë
mbrojtës besnik interesave të shtetit dhe qytetarëve (mërgimtarëve).
E
gjithë punën time deri më tani e kam bërë në baza vullnetare, pa stimulim finaciar
nga askush, as nga shteti dhe as nga partitë politike.
Pra,
nuk jam ushqyer nga 'grazhdi' i asnjë partie politike!
Për
këtë ndjehem i lumtur dhe krenar përjetësisht!
I
lumtur që i kam shërbyer me nder dhe atdhedashuri vendit tim!
Krenar
që nuk i hyra në grusht askujt për para të pista!
Do t'i ruaj me krenari vitet e
krenarisë kombëtare në LDK
Nga tani e tutje, nuk do të merrem më
me LDK-në, pra as nuk do ta lëvdoj dhe as kritikoj! Le të kënaqen strukturat
drejtuese të LDK-së me lëvdatat e 'ushtrisë së faccebook-ut" dhe
duartrokitjet e grupeve të interesit, të cilët gjithçka mund të jenë, por
rugovist asnjëherë!
Do
t'i ruaj me krenari dhe xhelozi vitet e krenarisë kombëtare në LDK, nën
udhëheqjen e liderit historik Ibrahim Rugova, ku isha pjesë aktive e
organizimit politik.
Mesazhi
lamtumirës i këtij shkrimi vlen vetëm për strukturat e LDK-së, ngase opinionet
dhe analizat e mia politike në shërbim të vendit dhe qytetarëve nuk do të
ndalen asnjëherë derisa të më punoj pena dhe mendja, pa kursyer asgjë nga vetja
ime!
Lamtumirë
"miq" virtual të LDK-së që nuk ua ditët vlerën shkrimeve të mia!
P.S: Ky ishte vetëm një
shkrim i shkurtër lamtumirës për LDK-në. Gjitha të tjerat do t'i shkruaj në një
libër monografik nga anëtarësimi në këtë subjekt politik, që e kishte rolin e
lëvizjes paqesore për çlirim nga pushtuesit serbë e deri në ditët e sotme!
Florim Zeqa, ushtar besnik i
atheut!
Treviso (Itali), 15.03.2026