Vërtetësi
Kastriot Dervishi: 80 vjet nga ekzekutimet
E merkure, 04.03.2026, 06:53 PM

Në prag të zgjedhjeve të 2 dhjetorit 1945, disa studentë të seminarit jezuit në Shkodër (ndër të cilët më kryesori ishte xhakoni Mark Çuni) dhe shokë të tyre civilë shpërndanë rreth 4-5 trakte në të cilat vihej në lojë regjimi dhe flitej kundër tij. Këto trakte u nënshkruan me emrin Bashkimi Shqiptar. Njëri prej civilëve u frikësua dhe denoncoi hedhjen e trakteve në Seksionin e Mbrojtjes së Popullit të Shkodrës. Më pas, organet në fjalë, arrestuan 39 persona, përfshi profesorët e seminarit në fjalë, të cilët nuk kishin asnjë dijeni dhe shpikën një organizatë e cila sipas tyre do kryente atentate, do lidhej me të arratisurit, do përmbyste pushtetin, etj. Pavarësisht se gjatë procesit kjo u mohua nga profesorët dhe gjithçka doli e qartë, u dhanë dënime ekstreme.
Më
4.3.1946 u pushkatuan: Atë Daniel Dajani, Atë Giovani Fausti, Atë Gjon Shllaku,
xhakoni Mark Çuni, Qerim Sadiku, Gjelosh Lulash Bajraktari. U dënua me vdekje
edhe Frano Pjetër Mirakaj, por ky u mbajt peng dhe u pushkatua me vonesë më
3.7.1946.










