Mendime
Vladimir Shyti: Portreti shqiptar, një miniaturë e urrejtjes
E diele, 15.02.2026, 06:55 PM
Portreti shqiptarë, një miniaturë e urrejtjes
Përshkrim
Nga Vladimir Shyti
Nuk kemi ende një portret të popullit tonë, sidomos në këto
vite pas komuniste.Asgjë nuk të kujton nga ai shqiptari i thjeshtë mendimtarë,
trim e luftarak në mbrojte të lirisë, zakoneve e virtytëve që i ka treguar në shekuj.Tashmë
kemi një portret mospërfillës, të ftohtë, i pakënaqur e pa kureshtje, ku
intimiteti popullorë qëndron shumë thellë në lëkurën e tij.Sekreti tyre nuk
mund të përvijohet dhe as mund të përcaktohet, duke u nisur nga pamja e
jashtme, ku urrejtja karshi njeri-tjetrit u ka hyrë thellë në shpirtrat e
trazuara.Dhe dirigjentët kompozojnë këngët e mashtrimit e të mjerimit.
Asgjë nuk del nga Tempulli parlamentarë e në faqet e
gazetave, veç njoftimëve pa ndonjë vlerë të veçantë dhe në tërësi pak domethënëse.Kjo
ndodh sepse lëkura e popullit tonë është shumë e fortë e mban gjithçka të
mbyllur në vetvete dhe, kjo është ajo tragjedia e qenies së tij.Shqiptari po
përballon stuhinë e urrejtjes midis tyre me shpirtë të hekurt që, kjo nuk është
në karakterin e tij, por ngjarjet e ndodhitë në drejtim të pronave, pensioneve
të gjymtuar, administratat pa efektivitet, pagat e ulta dhe një politikë me
ngritje e ulje i kanë armatosur, apo çarmatosur duke humbur patërtinë,
devotshmërinë dhe njëherazi, -ky dyzim ka pushtuar shpirtat duke i mbushur me
helm dhe me një portret të tjetërsuar.
Familjet shqiptare përballen së tepërmi me gjykatat për një
mori problemesh.Ligjet e dala nga kuvendi të hutojnë me shumë e shumë nënligje
sa hallexhinjtë s’arrijnë të hyjnë në temë e jo më të zgjidhin
problemin.Avokatët janë kthyer në gjakpirësa sa që të masin kryet me perin e
moskuptimit të nënligjeve, sigurisht me ndihmën e gjykatave dhe, pa marrë
parasysh dengun e madhë të dosjeve që flenë në raftet drejtësisë.Populli ynë i
pa mësuar, ku edhe i mungon Balli rinor, të cilët enden nëpër botë në kërkim të
një jete më të mirë se këtu, bie në një melankoli të padukshme dhe si armë
mbrotje ka shpikur urrejtjen.Fatkeqët kanë ndjesinë e humbur në këtë vend e
cila, po bëhet gjithmonë edhe më e errët, më e dëndur, ku po mbyllë shpirtin
brenda zymtësisë, zhgënjimit dhe mosbesimit në shtetin e tyre.Ata nuk shohin
një dritë, veç të fortëve dhe njërzëve të bashkuar më oligarkët dhe, kështu
kanë përfunduar në errësimin e plotë të shikimit ndaj çdo gëzimi.
Sikur të mos mjaftojnë këto dhe politika ka krijuar së
tepërmi një tjetër urrejtje me idetë e saj partiake.Ngjyrimet e ideve të çdo
kryesuesi partiak u mungon jo forca por lehtësia që gjejnë midis hijeve pa
dritë.Dhe gjithë kjo vetëm për një arsye, sepse i largohen jetës plot halle,
ose bashkpunojnë me partinë në pushtet.Parapëlqejnë të duken si të barabartë me
popullin e thjeshtë, organizojnë manifestime me britma ndër sheshe dhe të
kufizojë gjuhën që përdor brenda një rrethi të mbyllur.Në këtë gjëndje
entuziazmi nuk vrehet asnjë lloj prozaizmi, gjuha e tyre flet si gjuhë e huaj
krahasuar me prozën e jetës.Kështu, që shqiptarët kanë arritur të urrejnë edhe
mendimet midis njeri-tjetrit, sidomos moshat e thyera.Ata janë të vetëdijshëm
për rrezikun që sjellë pranimi i të prekshmes dhe nuk u mungon larmia dhe
ngjyrimi, që i bëjnë realitetit shqiptarë.Pra,
i bëj me dije të gjithë qytetarë e fshatarë të lënë me një anë mllefet
dhe urrejtjet midis njeri-tjetrit se, kështu u japim mundësinë lakejve pushtetarë
e politikanë, që të n’a sundojnë
lehtësisht me armët e tyre të rezistecës.









