E enjte, 22.01.2026, 10:56 PM (GMT)

Kulturë

Nue Oroshi: Një promovim i rrallë ne Hamburg për veprën 'Gjergj Kastrioti Skënderbeu - një Hero Arbëror i Evropës'

E enjte, 22.01.2026, 06:53 PM


Një promovim i rrallë ne Hamburg për veprën e Prof. Dr. Oliver Jens Schmitt - Gjergj Kastrioti Skënderbeu një Hero Arbëror i Evropës

Nga Nue Oroshi

Shoqata e Intelektualeve shqiptarë "Trojet e Arbrit" si njëra ndër shoqatat gjithëshqiptare që po kujdeset për shkrimin dhe ruajtjën e historisë shqiptare tash e 21 vite do të jetë bashkëorganizatore se bashku me Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Hamburg si edhe shoqatat dhe organizatat vendore në Hamburg DANPE (Deutsch-Albanisches Netzwerk für Politisches Engagement), Misionin Katolik Shqiptar në Hamburg , Klubi Kosova Hamburg, ODA Hamburg (Organisation deutsch-albanischer Akademiker e.V.),dhe Ilira në Elbe, ku do ta promovojmë librin e historianit të njohur Prof. Dr. Oliver Jens Schmitt "Skënderbeu -Një hero arbëror i Evropës". Ftojmë të gjithë shqiptarët pa dallim krahine, feje apo ideje që të marrin pjesë në këtë promovim madhështor.

Në njoftimin e Konsullatës se Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Hamburg, thuhet se ky organizim bëhet në bashkëpunim me shtëpinë botuese Dora d'Istria dhe partnerët e saj e cila  ka kënaqësinë, t'ju ftojë në promovimin e librit "Skënderbeu -Një hero arbror i Europës", me autor historianin e njohur Prof. Oliver Jens Schmitt. Përgjatë promovimit keni rastin të dëgjoni nga afër ligjeratat mbi historinë e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut nga Prof. Schmitt dhe botuesi e publicisti i njohur z. Enver Robelli. Kurse pas programit, në një koktej rasti, keni mundësinë të shkëmbeni me autorin dhe botuesin.

Të ftuar të veçantë dhe ligjërues:

          Prof. Dr. Oliver Jens Schmitt – autor

          Enver Robelli – botues dhe publicist

Promovimi i librit realizohet në bashkëpunim me shtëpinë botuese Dora d'Istria, si dhe me partnerët:

-DANPE (Deutsch-Albanisches Netzwerk für Politisches Engagement),

-Misionin Katolik Shqiptar në Hamburg,

-Klubin Kosova Hamburg,

-ODA Hamburg (Organisation deutsch-albanischer Akademiker e.V.),

-Trojet e Arbrit (Shoqata e intelektualëve shqiptarë) dhe

-Ilira në Elbe.

Vendi: MARKK – Museum am Rothenbaum

Rothenbaumchaussee 64, 20148 Hamburg

Data: E shtunë, 7 shkurt 2026 ?   Ora: 15:00

Ta ruash historinë shqiptare është obligim kombtarë e sidomos atë histori të pjesës Arbërore ku heroi më i madh shqiptarë i të gjitha kohërave Gjergj Kastrioti –Skënderbeu jo vetëm që mbrojti Trojet e Arbrit por edhe mbrojti Evropën dhe i ruajti qytetrimin që sot e ka Evropa por që po i rrezikohet dita-ditës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Don Fran Sopi: Shën Sebastiani apo Sh’Masjani – Shenjti që u bë shembull guximi edhe për shqiptarët Bashkim Saliasi: Çfarë është gjumi, ëndrra dhe meditimi? Nikollë Loka: Një analizë rreth traditës, fatit dhe identitetit në romanin “Shtjellë Fatesh” të autorit Llesh Ndoj Bedri Tahiri: Mozaik i shkëlqyer poetik Sevdail Hyseni: Kuleta Albert Vataj: 20 vite nga kalimi në amshim i Ibrahim Rugovës Shefqet Dibrani: Arkitektura poetike e një vetëdijes Ilir Muharremi: Koleksioni privat ORNI i Fatlum Halitit dhe rëndësia e trashëgimisë kulturore e artit pamor të Kosovës Sabri Hamiti: Rugova Ilir Muharremi: Universi piktorial i Marjana Goxhabelliut Albert Habazaj: Avni Varfi si poet dhe studiues me dritë për dritën e kulturës dhe letërsisë sonë Asllan Dibrani – Luani: Skënderbeu nuk ka varr — Ka Tokë, Flamur dhe Komb Besim Dema: Libër i gatuar me dashuri dhe bukuri vendlindjeje Gazmend Freitag: Helmeta dhe shpata e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut Blerim Rrecaj: Te shtëpiza e librave Sami Islami: Teatri taragjik i jetës nën diktaturën komuniste Trauma, moraliteti dhe qëndrueshmëria e njeriut te novela “Zhgënjimi” i shkrimtarit Kristaq Turtulli Albert Vataj: Sot në përvjetorin e 558 të kalimit në përjetësi të Skënderbeut, udhëprijësit arbër që u ngjit në legjendë Martin Camaj: Hija e Gjergj Kastriotit Hazir Mehmeti: Gjenocidi serb në Kosovë na thërret për veprim deri në njohje nga faktori ndërkombëtar

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx