Kerko: a
Pashk Alia: Himni domgjonas i Llesh Ndojit
E merkure, 14.01.2026, 06:51 PM
HIMNI DOMGJONAS I LLESH NDOJIT
-Mbresa
leximi nga libri me poezi, titulluar “Pasaportë”, botimet “Emal”, Tiranë 2022-
Nga
Pashk Alia
Nga
“inati” i vonesës së rënies në kontakt me librin “Pasaportë” (poezi) të autorit
Llesh Ndoj, mora guximin dhe e ndërpreva ca çaste punën time në kompjutër, aty
ka kam angazhimet aktuale dhe afatgjata me studimet që kam nëpër dorë, dhe në
mënyrë të shpejtë fillova ta lexoj atë, nisur si një lexim disi sipërfaqësorë,
por që më ngërtheu e më përfshiu të tërin në ato fakte e histori, shprehur nga
autori në vargje të kandshme, e për të cilat kemi sot nevojë më shumë se kurrë,
se jemi tretë bre! Është për t’u vlerësuar fakti që Lleshi shumë nga krijimet e
tij ja kushton Domgjonit, Fanit dhe vendbanimeve ndërlidhëse mes këtyre të
fundit. Dhe pikërisht kjo lloj fisnikërie mua më tërheq, ndaj po paraqes, qoftë
edhe në mënyrë të pa sistemuar si duhet, dy tre gjëra rreth këtij vëllimi
poetik.
Si
lokalist klasi që është, Llesh Ndoj e nis me “mburrje” prezantimin poetik të
vendlindjes – pasaportë, me vargjet e mëposhtme:
Jam
Domgjonas e jam krenar/
Mbaj
mbi krye kësulën me majë/
Qëkur
linda gjer n’ditët e sodit/
Emrit
tënd kurrë s’i rashë mohit.
Dhe
është fakt se jo vetëm që autori s’i ka rënë mohit vendlindjes së tij,
Domgjonit krenar në rrëzë të Munellës, por atë e ka pasaportë krenie që nuk
nguron t’ia paraqesë kujtdo, sepse:
Sa
të rrjedhë gjaku n’damarë,/
Gjallë
unë frymën sa ta kemë/
Pasaportë
n’shpirt ty të mbajë/
N’çdo
cep t’globit, kudo të jemë.
duke
sjellë kësisoj edhe një shembull pozitiv se ç’qëndrime duhet të mbajmë ndaj
vendit tonë, e si duhet ta prëzantojmë atë ndër breza, më synim që tradita e
bukur e lindur në ato male, të mos humbas kurrë, edhe pse jetojmë larg tyre,
diktuar nga rrethanat e kohës e nevojat e zhvillimit e të përparimit. Ja, me
deklarata të tilla nis ky libër i bukur i domgjnasit Llesh Ndoj, vargje që
s’janë thjesht deklarime poetike të autorit, por dashuri e tij e thellë ndaj
vendlindjes, e ngulitur në asht, të cilën nuk synon ta mbaje vetëm për vete,
por na e bën të njohur edhe neve e, mbi të gjitha, ua transmeton brezave në
formën më të bukur: përmes vargjeve që flasin nga brenda shpirtit. E vërteton
këtë fakti se, ata që e njohin krijimtarinë e tij e dinë mirëfilli, që ky autor
shumicën e krijimtarisë e ka të frymëzuar nga vendlindja. Ndoshta është truall
poetësh Domgjoni! Aty i ka rrënjët e hershme Fishta i madh, aty e ka origjinën
e të parëve Hasan Hasani - poet i rrallë, aty e në ato gjurmë ecën, gjithnjë me
hapin e tij, edhe Lleshi…
Gjaku
im - thotë autori, rrjedh në damarët e mi siç rrjedhin ujrat e Munellës
përgjatë rrugës së maleve, drejt Gurrës së Domgjonit. Dhe fryma e stinëve më
thotë: ashtu si lumenjtë, uji i të cilëve kurrë nuk ndalet, mos harro nga je,
ku linde, kush ishe, kush je e kush do të jeshë.
Në
vijim, si përherë autori është i vemendshem, sikur do ta përsërit betimin,
shprehet se mund të ndryshoj shumë herë dokumentin zyrtarë, apo pasaportën letër,
por jo atë të shpirtit, dhe I drejtohet Domgjonit si të ishtë i gjallë:
“Pasaportë të shpirtit tim, vetëm ty të mbaj!”
Në
çdo hije mali e cdo flete gjethe, në çdo rrjedhë uji: Domgjon, emri yt
tingëllon, Si mall për fëmijët që të kthen gjithmonë në shtëpi. Autori e ndjenë
si faj largimin e tij nga vendlindja, ndaj në vijim ai sikur do të pajtohet me
të kur sjell vargjet;
Dhe
kur e kthej kokën të shoh male dhe fusha,
Aty
më bëhet se dëgjoj thirrjet e të parëve kur më thonë:
“Ruaje
tokën, ruaje gjakun, ruaje krenarinë!”
Ndërsa
në vargjet në vijim sikur do të bëje një përbetim;
Unë
jam Domgjonas – krenar, i lindur, i pandarë, si nga gjaku, nga toka, nga zemra
ime që rreh një me ty Domgjon, dhe nis e u këndon me radhë lagjeve domgjonase
nisur nga Gjagëza, Vau, Kodra, Plani, Hebja dhe Sangu… dhe, për t’mos u
mjaftuar me kaq, ai e gjurmon me vargje gjakun domgjonas edhe në Gjakovë (dy
trupa një zemër) e Prizren, duke e përmbyllur këtë poemë më “Epilog”, një
akronim i bukur “Gjaku kurrë nuk bëhet ujë”.
Por
këtë dashuri, autori nuk ia dedikon vetes, përkundrazi, ia atribuon forcës
magjike, dashurisë së vendlindjes, prandaj dhe në vargjet vijuese i
falenderohet Domgjonit, kur thotë:
Kjo
është merita e jote Domgjon,
një
privilegj qe s’e harroj kurrë,
dhe
Në
çdo frymëmarrje ndjej dhembjen e gjetheve të pyjeve të rënë, zhurmën e
prrenjëve të Munellës, dhe të gurrave që rrjedhin nën dhe, për të na gjalluar
jeten në shtepite, nëpër fushat dhe arat tona.
***
Trashëgimia e trojeve:
Në
vargjet e tij autori Llesh Ndoj nuk harron të na sjellë me fisnikëri
trashëgiminë mbi të cilën lulëzoi Domgjoni, dhe don me na tregue se: Këto troje
domgjonase mbajnë brenda historinë e vendbanimit të një populli fisnik, mbajnë
historinë e Kalasë, të Gjytezës - simbol i qëndresës së të parëve, mbajnë
historinë e Gurrës, me ujin që jep jetë, të zakoneve e traditave të bukura,
mbajnë histori njerëzore, gojëdhëna e legjenda që s’duhen harruar.
-Aty
ftillohet edhe një histori e besimit - portretizuar në L’Terin më se 1000
vjeçar; ku çdo pëllëmbë mban historinë e lashtë; ku çdo gur, çdo rrjedhë uji
dhe krejt hijet e maleve rrëfejnë emrin dhe gjakun Domgjonas.
***
Keshtu
na vijnë pastaj në radhë nga autori vendbanimet e kujtesës Domgjonase.
Ja
disa prej tyre:
Plani:
Plani,
vjen tek ne si fushë e zallë e shtrirë gjerë, i hapur si gjoksi i malit për
jetë/ Ku kullotat marrin frymë në verë,/ e Munella kumon nga zilet e bagëtive.
Vargjet
na mesojne se aty domgjonët kthejnë jetën, se domgjonasit dinë ta ndërtojnë
atë, ta gjejnë udhën e saj, ashtu si uji që rrjedh nga kapilarët e malit të
Munelles, mbledh rrjedhat dhe formon e gjenë shtratin e vet, ashtu si fara që
nuk e harron tokën.
Brendia
krijuese na sjell një Plan, që është kujtesë e gjallë, jo tokë e heshtur.
Hebja:
Hebja
dëshmohet se u ngrit mbi gur e mbi mungesë, si vend i jetës së nxjerrë me mund.
Por
vargjet pasuese na vijnë me optimizëm, duke treguar se pikërisht nga këto
vështirësi, aty njeriu u bë më i fortë se toka, e toka u bë dëshmitare e
durimit, por edhe e suksesit! Tregon se aty banorët më vijnë të pathyeshëm, dhe
doja tu huazoja pa pagesë, një thënie që thuhet për berishajt, por po ua dhuroj
atyre: “Hebasit e domgjonasit e ndërtojnë jetën dhe e nxjerrin bukën mbi gurë”,
e prandaj, të mbrojtur nga kështjella, të rrethuar nga male e kullota, Hebja e
Domgjoni ishin të lirë.
Prandaj
Domgjonasi zgjodhi bjeshkën, si fortifikatë natyrore për jetesë.
Ama
vargjet e poetit na sjellin edhe një boshllëk real shpirtëror, kur shtjellon se
gjithë ajo sakrificë e tyre sot mbeti asgjë!
Ja si e shpreh ai në vargje:
Sot,
fyelli nuk dëgjohet më,/
tufa
nuk zbresin shpatit, /
toka
nuk punohet,
…
ama
vargjet përmbyllëse mundohen t’na rikthejnë pak optimizëm, me fjalët:
“Por
kujtesa rri zgjuar/
mbi
çdo gur të heshtur”.
Sangu:
Sangu
qëndron si fjalë e mbajtur në dy anët e lumit Fan i Vogël. Vargjet tregojnë se
lumi ua ndau tokën më dysh sangtorëve, por nuk ua ndau shpirtin. Nuk janë të
vetëm sangasit, por edhe shumë fise të mëdha i ka ndarë relievi, lumi, Drini,
shkëmbinjtë, e ata kurrë nuk i kanë ndarë zemrat e tyre, jo mallin. Sepse si
njëra anë, dhe tjetra, janë një emër, një gjak, një kujtesë. Se ata ndërtuan
ura në zemër, para se të ngriheshin urat mbi ujë.
Mollëkuqja:
Jehona
e vargjeve sikur tek Mollëkuqja vjen më e hijshme, natyrisht kështu ajo e
frymzon autorin, sepse ajo nusëron nën rrezet e Munellës. Tregon se ata e bënin
verimin në ato bjeshkë, ku dikur jeta ishte gjallë, ku kumonat e bagëtive
thërrisnin mëngjeset, e rinia kishte frymë, mikpritja kishte besë. Sot janë
larguar trupat e njerëzit, por edhe na ngushëllon me shprehjen se zemrat nuk
janë larg, se Mollëkuqja nuk harrohet, sepse aty u farkëtuan zeje e zanate,
punuan duar të arta dhe mendje të kthjellëta.
Mollkuqja
na sillet si një shembull për dy treva etnografike, trevë e dashur për Pukë e
për Mirditë, dhe na kujton se Mollëkuqja mbeti urë lidhëse, jo kufi ndarës mes
tyre.
Poeti
Llesh Ndoj, këtu i afron të largëtit; i bashkon krahinat me mall e fjalë, kalon
kufijtë e dukshëm dhe ndërton atdhe me vargje.
Autori
i thurë në vijim vargje kujtese e qëndrese Dushkajës e Jabllanicës, ku sipas
tij banojnë domgjonas të origjinës. Dushkaja dhe Jabllanica vijnë në libër si
emra që mbajnë peshën e trungut. Aty lidhen emri me mbiemrin, biri me atin,
koha me kujtesën. “Dushkaja emër, Domgjoni mbiemër”, thotë autori, duke
perifrazuar shkrimtarin domgjonas Hasan Hasani – Përkola. Shtëpitë flasin një
gjuhë, edhe kur vitet ndryshojnë zërat. Këtu nuk humbet rrënja, se çdo brez e
di se nga vjen dhe kujt i përket.
E
kur krijimi vjen tek Prizreni dhe vendbanimet përreth tij ku ka domgjonas të
origjinës, këtu “yndyra del mbi pershesh”, si i thonë në anët tona rasteve të
kandshme! Prizrenin autori e sjell në vargje si degë e një gjaku, jo thjesht
një vend në hartë. Aty banojnë domgjonasit, ku emri i vendorigjinës ruhet si
mbiemër, e kjo e bën “farën” e origjinës së përbashkët, kurrë të humbur. Ata:
I
bashkon gjaku,
jo
vetëm relievi.
I
lidh tradita, bujaria,
mikpritja
që nuk plaket.
Në
rrugë të ndryshme, por me një kujtesë, Prizreni me rrethinat e tij dëshmon se
fisi nuk shpërndahet, gjaku nuk zhbëhet, nuk bëhet ujë, e edhe pse në distancë
ai veç shtrihet;
Epilog – Fjala e
autorit:
Jemi
vëllezër kudo, dhe vëllezër mbetemi, edhe kur largësia na ndan degët e trungut.
Kudo që shkojmë, kudo që jetojmë, jemi një, sepse nuk ka si vendi ynë. Aty kemi
dëshmitë, aty prehen të parët, aty janë ba qëndresat, aty kanë rënë
qëndrestarët.
Prandaj
poeti bën thirrje për rininë sidomos: mos i hiqni nga dora librat, as vjershat;
sepse aty ruhet gjaku, aty mbrohet kujtesa, aty mbetet atdheu.
Autori
Llesh Ndoj, nuk ndalet vetëm me Domgjonin. Vendlindja për të është më e gjerë e
më e thellë. Ai shkruan bukur për Fanin dhe e cilëson atë bartës të traditës,
në poezinë “Thonë në Fanë koha ka ngri”, shkruan për Mirditën dhe e konsideron
atë, as më pak e as më shumë “Mirditë mbretëreshë e kohës”, shkruan për Lezhën
ku jeton dhe e thërret atë “Lezha jonë”, shkruan për atdheun e prijësit e tij.
E bukur vjen poezia “N’ballë të kombit prinë tre Gjergja”, i shkruan Rozafës, qëndresës e heroizmave
shqiptare. Bile ai “I urren kufijtë”, i shkruan Kosovës e Çamërisë, e
gjithçkaje të bukur që i rrok mendja, duke i sjellë si kujtesë e si shembuj
frymëzimi për më shumë atdhedashuri.
Në
këtë libër cikli krijues vjen në strukturë të ploë, ku shpaloset se kemi
vendbanime të ndryshme me banorë të një gjaku, me lidhje etnike, identitet e
etnografi të përbashkët. Libri “Pasaportë” i Llesh Ndojit na vjen edhe me një
apel, me thirrje që tregon se kemi në dorë jo një krijimtari të thjeshtë
poetike, por një strukturë me përmbajtje letrare, patriotike e atdhetare.
Autori
me poezinë e tij qëmton në zemra, në shpirtra, në trimëri e qëndresa, por edhe
hyn në halle, në derte, e nuk ndalet me kaq, sygjeron ide, rrugë jete, ben apel
për kujtesë, për mos harresë, për bashkim, qoftë edhe për pak orë, e jo për
ndasi që na gërryejnë, dhe na kujton se kemi qenë e duhet të jemi një, bashkë
në zemra dhe në shpirt!
Të
lumtë Llesh Ndoj!
Suksese
në krijimtarine tënde në të gjitha fushat!
Lezhë, më 11 janar 2026









