E hene, 01.12.2025, 09:27 PM (GMT)

Kulturë

Lekë Mrijaj: Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë

E hene, 01.12.2025, 06:53 PM


Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë

Shkruan: Lekë Mrijaj

Në librin "Kosovo: Background to a War" (Kosova: Prejardhja e një lufte) autori Stephen Schwartz ndalet në një nga periudhat më të ndërlikuara të historisë së shqiptarëve dhe marrëdhënieve shqiptaro–serbe (1914–1943), duke analizuar politikën e monarkëve serbë, tensionet etnike, rezistencën kulturore dhe raportet ndërfetare brenda shoqërisë shqiptare. Në këtë kuadër, ai sjell edhe qëndrime të studiuesve bashkëkohorë, ndër të cilët edhe Aurel Plasari, i cili ka hulumtuar me thellësi rolin e klerit katolik dhe elitës shqiptare në proceset e shtetformimit. Teksti i Plasarit, i cituar brenda këtij libri, hedh dritë mbi një të vërtetë të rëndësishme historike, pra, siq efhe thotë se patriotizmi shqiptar nuk është ndërtuar mbi ndasitë fetare, por mbi bashkimin kombëtar. Figura të shquara si Dom Nikollë Kaçorri, Atë Anton Harapi, Imzot Luigj Bumçi, Noli, Konica dhe Gjergj Fishta, përfaqësues të tri besimeve të ndryshme, dëshmojnë se fryma rilindëse dhe projekti i pavarësisë u mbështetën te vlerat identitare, kulturorë dhe qytetare. Kjo pjesë e rëndësishme  e sjellë nga Schwartz, e vendos theksin në rolin e pazëvendësueshëm të klerit katolik dhe të elitave të tjera kombëtare në orientimin e Shqipërisë drejt Perëndimit, modernitetit dhe reformave demokratike.

Fragmenti i cituar nga Aurel Plasari, i përfshirë në librin me titull "Kosovo: Background to a War" ( Kosova: Prejardhja e një lufte) autori Stephen Schwartz në analizën e tij, përmbledh një realitet të thellë historik: në çastet më të rënda të fatit kombëtar, shqiptarët e tri besimeve vepruan të unifikuar, duke vënë interesin e atdheut mbi çdo dallim fetar. Kleri katolik, sidomos françeskanët, shfaqen si faktorë të përparimit shoqëror, të emancipimit kulturor dhe të orientimit perëndimor të vendit. Përkraha që i dhanë qeverisë së Fan Nolit, vlerësimi për Kishën Ortodokse Autoqefale dhe angazhimi i tyre në diplomaci tregojnë qartë se ideali kombëtar i shqiptarëve ka qenë i përbashkët dhe vizionar. Përmes kësaj pasqyre historike, Schwartz nënvizon se orientimi strategjik i shqiptarëve kah Perëndimi, moderniteti dhe vlerat demokratike nuk ishte rastësi, por një projekt i vetëdijshëm i elitave të tyre politike, kulturore dhe fetare. Kjo dëshmi mbetet një burim i çmuar për të kuptuar rolin e klerit, bashkëpunimin ndërfetar dhe filozofinë e shtetformimit shqiptar, si dhe për të theksuar se identiteti kombëtar shqiptar është i ndërtuar mbi unitetin, jo mbi përçarjen.

Autori i librit me titull "Kosovo: Background to a War" ( Kosova: Prejardhja e një lufte) autori Stephen Schwartz në këtë pjesë të librit Kosova dhe monarkët modernë serbë 1914-1943 veq tjerash e gjejmë edhe studiuesin Aurel Plasarin duke e shkëputur kë pjesë të përmbajtjes së tij: "...para pak kohësh shkruente për priftin katolik Dom Nikollë Kaçorri, bashkënënshkruesin e rezolutës antiturke, dëshmitar i të cilës ishte Gjeçovi: «Ndërsa rrinte përskaj Ismajl Bej Qemajlit me kërkue pamvarësinë e atdheut, ai nuk llogariste përqindjet e feve në Shqipni! Kur Atë Anton Harapi e hartoi memorandumin e famshëm drejtue fuqive të mëdhaja më 1918, ai nuk numëronte se ndër 44 nënshkrimet e parisë së Hotit e të Grudës kishte 40 muslimanë e 4 katolikë! Kur Imzot Luigj Brumçi luftonte për kufijtë e Shqipnisë në Versaj nuk i kish në krye përqindjet! Kur u gjujzue përpara Papës për t’i shpëtue krahinat e Korçës e të Gjinokastrës, ai nuk e mendonte se s’kish as as edhe nji frymë katolike ndër këto krahina! Kur Faik Konica [bej musliman dhe shtetar i shquem], Fan Noli [peshkop ortodoks] dhe Gjergj Fishta [prift katolik dhe poet kombtar i qëndresës shqiptare kundër sllavëve] përpiqeshin për pamvarësinë e vendit të tyne në ShBA, nuk e besoj t’i kenë lodhë senatorët amerikanë mbi përpjesëtimet ndërmjet feve në Shqipni! Kur Imzot [Jak] Serreçi i shkruente Lidhjes së Kombeve se në Shqipni, e cila rrezikohej nga zhdukja prej faqes së dheut, muslimanët e të krishtenët janë vëllazën dhe duen me jetue në të njejtin shtet, ai nuk i bazonte argumentet e veta në përqindje! » Porse françeskanët dhe katolikët e tjerë shqiptarë ishin, sa patriotë, aq edhe përparimtarë. Në Shqipninë e ngushtë, françeskanët si Atë Harapi e përkrahën qeverinë jetëshkurtë të Fan Nolit, i cili me sukses e kish themelue Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe e kishte marrë pushtetin në qershor të vitit 1924, tue e përvetësue nji program reformash. Nji prej akteve të para të Nolit ishte themelimi i marrëdhanieve diplomatike me Bashkimin Sovjetik; nga ana e tij, Atë Harapi ma vonë do të kujtonte: «këto ishin kohëna kur mendoshim se shqiptarët ia kishin kthye shpinën orientit dhe po shikjoshin përpara»".

Në librin Kosovo: "Kosovo: Background to a War" ( Kosova: Prejardhja e një lufte) autori Stephen Schwartz ndalet në një nga periudhat më të ndërlikuara të historisë së shqiptarëve dhe marrëdhënieve shqiptaro–serbe (1914–1943), duke analizuar politikën e monarkëve serbë, tensionet etnike, rezistencën kulturore dhe raportet ndërfetare brenda shoqërisë shqiptare. Në këtë kuadër, ai sjell edhe qëndrime të studiuesve bashkëkohorë, ndër të cilët edhe Aurel Plasari, i cili ka hulumtuar me thellësi rolin e klerit katolik dhe elitës shqiptare në proceset e shtetformimit. Teksti i Plasarit, i cituar brenda librit, hedh dritë mbi një të vërtetë të rëndësishme historike: patriotizmi shqiptar nuk është ndërtuar mbi ndasitë fetare, por mbi bashkimin kombëtar. Figura të shquara si Dom Nikollë Kaçorri, Atë Anton Harapi, Imzot Luigj Bumçi, Noli, Konica dhe Gjergj Fishta, përfaqësues të tri besimeve të ndryshme, dëshmojnë se fryma rilindëse dhe projekti i pavarësisë u mbështetën te vlerat identitare, kulturorë dhe qytetare. Ky pasazh i rëndësishëm, i sjellë nga Schwartz, e vendos theksin në rolin e pazëvendësueshëm të klerit katolik dhe të elitave të tjera kombëtare në orientimin e Shqipërisë drejt Perëndimit, modernitetit dhe reformave demokratike.

Rishkruar në Nëntor /2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx