| E hene, 01.12.2025, 06:53 PM |
Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë
Shkruan:
Lekë Mrijaj
Në
librin "Kosovo: Background to a War" (Kosova: Prejardhja e një lufte)
autori Stephen Schwartz ndalet në një nga periudhat më të ndërlikuara të
historisë së shqiptarëve dhe marrëdhënieve shqiptaro–serbe (1914–1943), duke
analizuar politikën e monarkëve serbë, tensionet etnike, rezistencën kulturore
dhe raportet ndërfetare brenda shoqërisë shqiptare. Në këtë kuadër, ai sjell
edhe qëndrime të studiuesve bashkëkohorë, ndër të cilët edhe Aurel Plasari, i
cili ka hulumtuar me thellësi rolin e klerit katolik dhe elitës shqiptare në
proceset e shtetformimit. Teksti i Plasarit, i cituar brenda këtij libri, hedh
dritë mbi një të vërtetë të rëndësishme historike, pra, siq efhe thotë se
patriotizmi shqiptar nuk është ndërtuar mbi ndasitë fetare, por mbi bashkimin kombëtar.
Figura të shquara si Dom Nikollë Kaçorri, Atë Anton Harapi, Imzot Luigj Bumçi,
Noli, Konica dhe Gjergj Fishta, përfaqësues të tri besimeve të ndryshme,
dëshmojnë se fryma rilindëse dhe projekti i pavarësisë u mbështetën te vlerat
identitare, kulturorë dhe qytetare. Kjo pjesë e rëndësishme e sjellë nga Schwartz, e vendos theksin në
rolin e pazëvendësueshëm të klerit katolik dhe të elitave të tjera kombëtare në
orientimin e Shqipërisë drejt Perëndimit, modernitetit dhe reformave
demokratike.
Fragmenti
i cituar nga Aurel Plasari, i përfshirë në librin me titull "Kosovo:
Background to a War" ( Kosova: Prejardhja e një lufte) autori Stephen
Schwartz në analizën e tij, përmbledh një realitet të thellë historik: në
çastet më të rënda të fatit kombëtar, shqiptarët e tri besimeve vepruan të
unifikuar, duke vënë interesin e atdheut mbi çdo dallim fetar. Kleri katolik,
sidomos françeskanët, shfaqen si faktorë të përparimit shoqëror, të emancipimit
kulturor dhe të orientimit perëndimor të vendit. Përkraha që i dhanë qeverisë
së Fan Nolit, vlerësimi për Kishën Ortodokse Autoqefale dhe angazhimi i tyre në
diplomaci tregojnë qartë se ideali kombëtar i shqiptarëve ka qenë i përbashkët
dhe vizionar. Përmes kësaj pasqyre historike, Schwartz nënvizon se orientimi
strategjik i shqiptarëve kah Perëndimi, moderniteti dhe vlerat demokratike nuk
ishte rastësi, por një projekt i vetëdijshëm i elitave të tyre politike,
kulturore dhe fetare. Kjo dëshmi mbetet një burim i çmuar për të kuptuar rolin
e klerit, bashkëpunimin ndërfetar dhe filozofinë e shtetformimit shqiptar, si
dhe për të theksuar se identiteti kombëtar shqiptar është i ndërtuar mbi
unitetin, jo mbi përçarjen.
Autori
i librit me titull "Kosovo: Background to a War" ( Kosova: Prejardhja
e një lufte) autori Stephen Schwartz në këtë pjesë të librit Kosova dhe
monarkët modernë serbë 1914-1943 veq tjerash e gjejmë edhe studiuesin Aurel
Plasarin duke e shkëputur kë pjesë të përmbajtjes së tij: "...para pak
kohësh shkruente për priftin katolik Dom Nikollë Kaçorri, bashkënënshkruesin e
rezolutës antiturke, dëshmitar i të cilës ishte Gjeçovi: «Ndërsa rrinte përskaj
Ismajl Bej Qemajlit me kërkue pamvarësinë e atdheut, ai nuk llogariste
përqindjet e feve në Shqipni! Kur Atë Anton Harapi e hartoi memorandumin e
famshëm drejtue fuqive të mëdhaja më 1918, ai nuk numëronte se ndër 44
nënshkrimet e parisë së Hotit e të Grudës kishte 40 muslimanë e 4 katolikë! Kur
Imzot Luigj Brumçi luftonte për kufijtë e Shqipnisë në Versaj nuk i kish në
krye përqindjet! Kur u gjujzue përpara Papës për t’i shpëtue krahinat e Korçës
e të Gjinokastrës, ai nuk e mendonte se s’kish as as edhe nji frymë katolike
ndër këto krahina! Kur Faik Konica [bej musliman dhe shtetar i shquem], Fan
Noli [peshkop ortodoks] dhe Gjergj Fishta [prift katolik dhe poet kombtar i
qëndresës shqiptare kundër sllavëve] përpiqeshin për pamvarësinë e vendit të
tyne në ShBA, nuk e besoj t’i kenë lodhë senatorët amerikanë mbi përpjesëtimet
ndërmjet feve në Shqipni! Kur Imzot [Jak] Serreçi i shkruente Lidhjes së
Kombeve se në Shqipni, e cila rrezikohej nga zhdukja prej faqes së dheut,
muslimanët e të krishtenët janë vëllazën dhe duen me jetue në të njejtin shtet,
ai nuk i bazonte argumentet e veta në përqindje! » Porse françeskanët dhe
katolikët e tjerë shqiptarë ishin, sa patriotë, aq edhe përparimtarë. Në
Shqipninë e ngushtë, françeskanët si Atë Harapi e përkrahën qeverinë
jetëshkurtë të Fan Nolit, i cili me sukses e kish themelue Kishën Ortodokse
Autoqefale Shqiptare dhe e kishte marrë pushtetin në qershor të vitit 1924, tue
e përvetësue nji program reformash. Nji prej akteve të para të Nolit ishte
themelimi i marrëdhanieve diplomatike me Bashkimin Sovjetik; nga ana e tij, Atë
Harapi ma vonë do të kujtonte: «këto ishin kohëna kur mendoshim se shqiptarët
ia kishin kthye shpinën orientit dhe po shikjoshin përpara»".
Në
librin Kosovo: "Kosovo: Background to a War" ( Kosova: Prejardhja e
një lufte) autori Stephen Schwartz ndalet në një nga periudhat më të
ndërlikuara të historisë së shqiptarëve dhe marrëdhënieve shqiptaro–serbe
(1914–1943), duke analizuar politikën e monarkëve serbë, tensionet etnike,
rezistencën kulturore dhe raportet ndërfetare brenda shoqërisë shqiptare. Në
këtë kuadër, ai sjell edhe qëndrime të studiuesve bashkëkohorë, ndër të cilët
edhe Aurel Plasari, i cili ka hulumtuar me thellësi rolin e klerit katolik dhe
elitës shqiptare në proceset e shtetformimit. Teksti i Plasarit, i cituar
brenda librit, hedh dritë mbi një të vërtetë të rëndësishme historike:
patriotizmi shqiptar nuk është ndërtuar mbi ndasitë fetare, por mbi bashkimin
kombëtar. Figura të shquara si Dom Nikollë Kaçorri, Atë Anton Harapi, Imzot
Luigj Bumçi, Noli, Konica dhe Gjergj Fishta, përfaqësues të tri besimeve të
ndryshme, dëshmojnë se fryma rilindëse dhe projekti i pavarësisë u mbështetën
te vlerat identitare, kulturorë dhe qytetare. Ky pasazh i rëndësishëm, i sjellë
nga Schwartz, e vendos theksin në rolin e pazëvendësueshëm të klerit katolik
dhe të elitave të tjera kombëtare në orientimin e Shqipërisë drejt Perëndimit,
modernitetit dhe reformave demokratike.
Rishkruar
në Nëntor /2025
