Kulturë
Bashkim Saliasi: Libri “Gjysmëhëna dhe shqiponja” i autorit George Gawrych
E merkure, 05.11.2025, 06:50 PM
LIBRI “GJYSMËHËNA DHE SHQIPONJA” E AUTORIT GEORGE GAWRYCH PËRKTHYER NGA AUREL MANUSHI
Përjetime
pas leximit të librit “Gjysëmhëna dhe shqiponjat”, përkthyer nga Aurel Manushi
Nga
Bashkim Saliasi
Libri
“Gjysëmëhëna dhe shqiptarët” është një pasqyrë ku reflektohet kontributi i
njerëzve të shquar nga trevat e Shqipërisë, ku për ta populli ynë di pak ose më
mirë të themi aspak, për rolin vendimtar që kanë luajtur për ruajtjen e gjuhës
dhe zakoneve të vendit tonë.
Autori
George Gawrych në librin e tij na njeh me figurën e Shemsedin Samiut, i njohur
në shkollat tona si Sami Frashëri, një erudite dhe njohës i shumë gjuhëve dhe
kulturave të huaja, udhëheqës shteti dhe shkrimtar i dy kombësive, turke dhe
shqiptare.
Shfaqja
e dramës “Besa” qëndron si një provë e gjallë e pranisë së ndonjë shkalle të
pluralizmit dhe të tolerancës kulturore në shoqërinë otomane. Me këtë dramë
Shemsedin Samiu mbrojti identitetin etnik të popullit shqiptar, brenda një
konteksi otoman. Me dramën “Besa” Samiu dëshmoi për larmin kulturore dhe etnike
në një epokë reformash të rëndësishme siç ishte ajo e Tanzimatit.
Samiu
si njohës i mirë i gjuhëve të huaja si greqishten e vjetër dhe atë moderne dhe
klasike, si dhe latinisht, fërngjisht dhe italisht, mori mësime edhe në gjuhën
perse dhe arabe. Shemsedin Samiu zotronte një arsim relativisht të gjerë dhe
ishte njohës i shkëlqyer i shumë kulturave të ndryshme intelektuale dhe
emocionale.
E
themi me bindje se ai ishte një intelektual otomano - shqiptar i dorës së parë.
Nga fundi i vitit 1826 Sulltan Mahmuti i II -të dëboi Bektashinjtë
duke i detyruar të marrin arratin dhe shumë prej tyre u vendosën në krahinat e
largëta të perandorisë, në Shqipëri.
Bektashinjtë
pinin verë dhe nuk i vinin fare rëndësi mbajtjes së agjërimit gjatë muajit të
Ramazanit. Bektashinjtë dhanë ndihmesën e tyre në zhvillimin e kulturës dhe të gjuhës shqipe.
Në
veprën “Shënime Bektashiane”, që Naimi e shkroi aty nga viti 1895, ai shpreh
shpresën, se feja Bektashiane, duke pasur prejardhjen si nga Bibla e krishterë
ashtu dhe nga Kurani mysliman, do të shfaqet një ditë si feja kombtare e të
gjithë shqiptarëve.
Në
përgjithësi Shqipëria sipas autorit del një komb me tre besime fetare, të
veçanta nga ana ligjore, muslimanët dhe katolikët janë në numër më të madh se
ortodoksit.
Shqiptarët
mysliman janë të përhapur në tërë Shqipërinë, katolikët janë të përqëndruar në
veri, kurse ortodoksit në jug.
Në
vitet 1900 ndodhi “përmbysja e madhe” e këtyre raporteve, ku tre besimet u
përzien dukshëm dhe u çvendosën në drejtim të Tiranës, Durrësit dhe zonave fushore,
gjë e cila ka sjell shumë probleme me zënien e tokave nga këto komunitete nga
të gjitha trevat e Shqipërisë.
Në
librin e tij autori shkruan: “Toskët bëjnë çdo lloj pune dhe janë më qytetës
dhe qevrisja e familjes nuk është e ndërtuar mbi bazën e fiseve, por ligjësive,
ndërsa gegët janë barinj dhe qeverisin në bazën e zakoneve fisnore.
Libri
bën fjalë për vitet 1830-1912, duke i bërë një analizë të hollësishme
zhvillimit të ngjarjeve në rajonin e ballkanit, ku nëpërmjet fakteve që na
sjell në ditët tona tregon për rebelimin që i është bërë kësaj popullësie nënë
parrullën “përça dhe sundo”. Në vitin 1830 fqinji ynë Greqia fiton atonomin. Në
librin “Gjysëmhëna dhe shqiponja” autori trajton; -se vendi sidomos toskëria
qeverisej mbi bazën e fiseve. Këta fise janë; -Në Hot, tre fise, Shkreli,
Kastrati dhe Gruda. Në Malësinë e vogël jetonin shatë fise; -Shala, Shoshaj,
Toplana dhe Nikaj.
Këta
ishin fiset më të njohura. Shala pretendonte se kishte katër bajraktar.
Mirëdita kishte pesë bajraktar. Kuvendi fiseve mblidhej në Orosh, për të
vendosur çështjet fisnore.
Mirëdita
ishte fisi më i pushtetshëm në të gjithë provincën dhe fort i pa varur.
Nga
viti 1983-1899 Mirëditën vetëm shtatë persona patën fatin ta vizitojnë në 20
vitet e fundit, njëri prej tyre ishte Vali.
“Organizimi
fisnor” në Mirëditë përbënte një forcë më të rëndësishme, se sa feja mes
malësorve. Besa është një zakon që ka luajtur një rol të rëndësishëm në
shoqërinë e malësorve, një zakon me të vërtetë i denjë për t’u vënë në skenën
otomane.
Fiset
lidhnin besë për tu bashkuar kundër qeverisë otomane dhe në këtë kuptim besa
shërbente për të ruajtur atonominë fisnore. Më tepër besa përdorej për të
rregulluar çështjet brenda dhe jashtë fisit.
Popullësia
e Sanxhakut të Shkodrës nuk e kryente shërbimin ushtarak, shumica e kazave nuk
paguanin asnjë taksë, u mungonin gjithashtu dekumentat e rregjistrimit të
përgjithshëm të popullsisë apo librat e rregjistrimit të tokës.
A
nuk ndodhi ky fenomen dhe në vitet ’97 e më pas që shumica e popullsisë në
rrethet Shkodër, Tropojë, Kukës, Kamëz duke mos përjashtuar dhe Vlorën, të
cilët nuk paguanin detyrimet shtetërore për ujin dhe dritat!?...
Drama
“Besa” e shkruar nga Shemsedin Samiu i qëndron aktualitetit edhe në ditët tona.
Autori na sjell rolin që luajtën dhe kontributin e figurave të njohura si Avdyl
Frashëri, deputet i Janinës, Pashko Vasa, Jani Vreto, Kostadin Kristoforidhi,
të cilët ishin nga anëtrët më të spikatur të organizatës “Komiteti për
mbrojtjen e të drejtave të shqiptarve”.
Avdul
Ahmiti gjatë mbretërimit 32 vjeçar, 1876-1909 erdhi duke u përmirësuar, - shkruan
autori, sidomos gjatë reformës së Tanzimatit. Gjatë qëndrimit në pushtet, ai u
mbshtet gjithnjë e më shumë te Shqiptarët.
Në
parim ai mori përsipër funksionet ekzekutive dhe ligjvendëse të qeverisë, duke
i bërë ball çdo kontrolli dhe bilanci. Ai mbikqyrte drejtë përsëdrejti çështjet
administrative, duke përdorur politikën e centralizmit.
Pra,
të gjitha çështjet e shtetit i kalonin për mbikqyrje atij. Për të mbajtur një
kontrioll të fort mbi qeverin ai u mbshtet te burimet njerëzore. Shtrirja e
rrjetit telefonik lejoi një komunikim të shpejt me pallatin nga ai informohej.
Avdul
Ahmiti gjatë gjithë jetës së tij mbeti i angazhuar në zgjerimin e reformave të
Tanzimatit. Duke vënë theksin te islamizmi Avdul Ahmiti i dha një rëndësi të
madhe në perandori. Avdul Ahmiti kishte besim tek trimëria dhe përkushtimi i
shqiptarëve.
Në
Rumeli shqiptarët konsideroheshin si një bastion për realizimin e politikave të
tij. Vëzhgusit konfirmojnë që Avdul Ahmiti u akordoi shqiptarëve rojen e
pallatit…
Shqiptarët
në shërbim të tij shpesh Avdul Ahmitin e quajnë “baba mbret”.
Në
librin “Gjysmëhëna dhe shqiptarët”, autori sjell nëpërmjet fakteve dhe
zgjuarsinë që përdor Avdul Ahmiti duke caktuar në detyrën e Guvernatorit në
Liban Pashko Vasa nga Shkodra, detyrë që e kreu deri sa vdiq.
Roli
i Shemsedin Samiut dhe kontributi që ai ka luajtur për njohjen e Shqipqëris,
autori na e nxjerr në mënyrë të përsosur si një diplomat atoman dhe shqiptarë
besnik me dy shtetësi.
Në
pah del më së miri kontributi i Shemsedin Samiut, që dha për atdheun e vet në
veprat e pavdekshme, “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është dhe ç’bëhet”, e cila u botua
pas vdekjes së tij.
Në
këtë vepër Shemsedin Samiu përmend fakte për Shqipërinë, truallin, popullin,
dhe vendin që zënë në histori. Në libër flitet për Skënderbeun, shtjellon
shkurtimisht periudhën e sundimit otoman, gjatë së cilës njëzet e pesë vezirë
të mëdhenj kishin qënë shqiptar, bile në këtë libër shprehet se, Aristoteli
është me origjinë shqiptare.
Në
konteksin e fillimit të shekullit njëzetë, shqiptarët mund ta konsideronin
besën si një mjet për të bashkuar shqiptarët si një komb në mbrojtje të
mëmëdheut dhe për të pasur një program kombtar.
Si
përfundim gjatë leximit të thelluar të librit arrin në konkluzion se politika
shtetërore që bëhej në ato vite ishte që të gjithë shtetasit ishin të barabartë
pa dallim feje dhe krahine, por në fakt ndodhte e kundërta.
Sundimi
i Avdul Hamitit u mbshtet mbi islamizmin, por autori thekson se të dyja fetë
kishin vend në qeverisje në shenjën e barazisë. Sultan Ahmiti e çmoi
domosdoshmërinë strategjike të brymosjes së Shqiptarëve për tu kthyer në një
shtyllë mbështetje për ruajtjen e sundimit otoman në Ballkan.
Toskëve
u dha poste të rëndësishme në qeverisje, kurse gegët i rekrutoj si roje të
pallatit të tij dhe kooptoi udhëheqës karizmatik si Isa Boletini. Autori nxjerr
në pah rolin që luan diaspora në rilindjen kombtare.
Ç’mësojmë
nga leximi këtij libri?
“Të
gjitha të mirat e kësaj bote, nuk janë asnjë gjë para nderit”.
“Të
gjitha shkojnë e vijnë, vetëm nderi mbetet i pazvendësushëm në këtë jetë”.
Ç’presin
shqiptarët që të ndodh?
Mbase
Zoti e ka shkruar që trojet shqiptare të bashkohen ashtu sikundër e ka
parashikuar Shemsedin Samiu dhe Pashko Vasa.
Mbetemi
me shpresë dhe mos qëntë e largët dita e bashkimit.
Tiranë/ 05/11/2005









