E hene, 20.10.2025, 08:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Vladimir Shyti: 'Humbë prona prej njëmbëdhjetë hektarësh tokë e truallë, të familjes Kote në Lushnje'

E diele, 19.10.2025, 06:56 PM


“Humbë prona prej njëmbëdhjetë hektarësh tokë e truallë, të familjes Kote në Lushnje”

Nga Vladimir Shyti

Nga ligji, Nr7501, datë 19. 7. 1991. Për Tokën. Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr. 7491 dhe familja e madhe e Kozma Kotes pas vdekjes i jepen njëmbëdhjet hektarë tokë plus truall në fshatin Eskaj ish banues në fshatin Bubullimë Lushnje. Meqenëse i zoti tokës kishte ndërruar jetë u takonte shtatë fëmijëve të ish pronarit, të ndahej në përpjestim të barabartë midis tyre. Por, toka ekzistuese qëllojë të ishte e zënë, ndaj u vendos nga komisionerët të kombesohej në lekë. Mbas kësaj, filloi një betejë mosmarveshjesh midis tyre. Tre a katër nga fëmijët e trashgimtarit jetonin në fshatë dhe kishin përfituar tokë nga ligji shumë i përfolur 7501. Këtu fillon edhe zënka e mosmarveshjet midis tyre. Ata të qytetit kërkonin nga ata të fshatit që të mos përfshiheshin në trashgimninë e babait, pasi kishin marë tokë nga ligji në fuqi. Ndërsa, ata të fshatit kërkonin me domosdo pjesë nga trashgimnia pasi edhe ata ishin fëmijët e tij. U shfletuan ligjet një për një, por nenet ligjore s’kuptoheshi qartë në lidhje me problemin e tyre. Atëherë u vendos logjika e nxehtë midis tyre dhe, gjithsekush jepte mendimin sipas interesave të secilit. Njëri nga nipërit ish drejtor në sektorin e bujqësisë në Lushnje merr firmat e shtatë fëmijëve dhe mundohet të planifikoi ndarjen e trashgimënisë në mënyrë të drejtë, por has në vështirësi edhe me trashgimtarët gjithëashtu me ligjin e cunguar.

Vitet kalonin. Disa nga trashgimtarët ndërruan jetë. Tashmë u rritë numri i firmave që do mereshin nga kushërinjtë, që kishin humbur prindërit e tyre. Nipi kërkues dhe ky trashgimtarë ishte larguar nga posti drejtues, megjithatë ende zvarritej të kryente detyrën e ndarjes të pronës, por pa rezultate të kënaqshme. Kryeneçësia nakatosur disi edhe me një urrejtje disi të fshehur, por të kapshme nga ligjvënsit, bëri që ata të kërkonin pjesën e tyre gjithsekush në vete.

Kështu, bëhet kaq e qartë shkaku për të cilën misionarët, që tashmë dihen, vendosën këtë ligjë armiqësor, ku të shpejtonin e kthimit e vendit në kapitalizëm, urrejtjen e popullatës, sherret midis tyre, fitoret me rrëmbim nga të fortit dhe, pa vuajtje e kokëçarje vendosën rendin kapitalist. Sa shumë trashgimtarë humbën në mënyrat më të ndryshme;poshtëruese, manipuluese, duke fituar nga kjo katrahurë vetëm ata, që u lidhën me partite politike, ku rrëmbyesit zotëruan pothuajse gjithçka, fabrika, uzina, vepra të ndryshme dhe instuticione shtetërore në mënyrë barbare. Dhe gjykimi më i thjeshtë mund të na e thotë ajo çka ndodhi në vendin tonë, që s’ka opinion e komente të asaj kohe të mbushë mendjen e shqiptarëve, pasi ishin ata vetë që me sherret e njëpasnjëshme midis tyre ndihmuan mjaftë shtetin e patericave, që përfitoi nga mediokriteti shqiptarë i asaj kohe. Dhe, si rrjedhojë do të kemi përgjithmonë urrejtje dhe vrasje midis njeri-tjetrit deri sa kapitalizmi i vërtetë të ngulet në këtë shtet të shumë vuajtur, që sot po paraqitet para botës si vendi i premtimëve të mbajtura dhe, ku i forti vendos veton.

Pra, kjo ishte dhe është një dhunë e moderuar, ku të rinjtë e fisit Kote, tashmë pa përvojë nga jeta dhe të mundur nga saksionet qeveritare, por të lënë pasdore edhe nga etrit e tyre, të cilët s’e provojnë dhëmbjen e etërve kapërxejnë këtë “fitim”të ndarë në pjesëza, që një dreq e di, dhe marin të tjera kënaqësi nga jeta. Por, ama në shpirtin e tyre do të qëndrojë e fshehur urrejtja ndaj pushtetit, ku ndonjë ditë do të shpërthejë si bombë e harruar nga ligji. Një karakteristikë e tillë, që varet nga ndjenjat e gjithësecilit, të ushtrojë edhe forcën për të pastruar paqen e shpirtit, ku hidhërimi i mbledhur ndër vite shndërrohet në njohje të një mirëkuptimi kohor dhe, jo rrallë po ndodhin kohët e fundit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx