| E diele, 19.10.2025, 06:56 PM |
“Humbë prona prej njëmbëdhjetë hektarësh tokë e truallë, të familjes Kote në Lushnje”
Nga
Vladimir Shyti
Nga
ligji, Nr7501, datë 19. 7. 1991. Për Tokën. Në mbështetje të nenit 16 të ligjit
nr. 7491 dhe familja e madhe e Kozma Kotes pas vdekjes i jepen njëmbëdhjet
hektarë tokë plus truall në fshatin Eskaj ish banues në fshatin Bubullimë
Lushnje. Meqenëse i zoti tokës kishte ndërruar jetë u takonte shtatë fëmijëve
të ish pronarit, të ndahej në përpjestim të barabartë midis tyre. Por, toka
ekzistuese qëllojë të ishte e zënë, ndaj u vendos nga komisionerët të
kombesohej në lekë. Mbas kësaj, filloi një betejë mosmarveshjesh midis tyre. Tre
a katër nga fëmijët e trashgimtarit jetonin në fshatë dhe kishin përfituar tokë
nga ligji shumë i përfolur 7501. Këtu fillon edhe zënka e mosmarveshjet midis
tyre. Ata të qytetit kërkonin nga ata të fshatit që të mos përfshiheshin në
trashgimninë e babait, pasi kishin marë tokë nga ligji në fuqi. Ndërsa, ata të
fshatit kërkonin me domosdo pjesë nga trashgimnia pasi edhe ata ishin fëmijët e
tij. U shfletuan ligjet një për një, por nenet ligjore s’kuptoheshi qartë në
lidhje me problemin e tyre. Atëherë u vendos logjika e nxehtë midis tyre dhe,
gjithsekush jepte mendimin sipas interesave të secilit. Njëri nga nipërit ish
drejtor në sektorin e bujqësisë në Lushnje merr firmat e shtatë fëmijëve dhe
mundohet të planifikoi ndarjen e trashgimënisë në mënyrë të drejtë, por has në
vështirësi edhe me trashgimtarët gjithëashtu me ligjin e cunguar.
Vitet
kalonin. Disa nga trashgimtarët ndërruan jetë. Tashmë u rritë numri i firmave
që do mereshin nga kushërinjtë, që kishin humbur prindërit e tyre. Nipi kërkues
dhe ky trashgimtarë ishte larguar nga posti drejtues, megjithatë ende zvarritej
të kryente detyrën e ndarjes të pronës, por pa rezultate të kënaqshme. Kryeneçësia
nakatosur disi edhe me një urrejtje disi të fshehur, por të kapshme nga
ligjvënsit, bëri që ata të kërkonin pjesën e tyre gjithsekush në vete.
Kështu,
bëhet kaq e qartë shkaku për të cilën misionarët, që tashmë dihen, vendosën
këtë ligjë armiqësor, ku të shpejtonin e kthimit e vendit në kapitalizëm,
urrejtjen e popullatës, sherret midis tyre, fitoret me rrëmbim nga të fortit
dhe, pa vuajtje e kokëçarje vendosën rendin kapitalist. Sa shumë trashgimtarë
humbën në mënyrat më të ndryshme;poshtëruese, manipuluese, duke fituar nga kjo
katrahurë vetëm ata, që u lidhën me partite politike, ku rrëmbyesit zotëruan
pothuajse gjithçka, fabrika, uzina, vepra të ndryshme dhe instuticione
shtetërore në mënyrë barbare. Dhe gjykimi më i thjeshtë mund të na e thotë ajo
çka ndodhi në vendin tonë, që s’ka opinion e komente të asaj kohe të mbushë
mendjen e shqiptarëve, pasi ishin ata vetë që me sherret e njëpasnjëshme midis
tyre ndihmuan mjaftë shtetin e patericave, që përfitoi nga mediokriteti
shqiptarë i asaj kohe. Dhe, si rrjedhojë do të kemi përgjithmonë urrejtje dhe
vrasje midis njeri-tjetrit deri sa kapitalizmi i vërtetë të ngulet në këtë
shtet të shumë vuajtur, që sot po paraqitet para botës si vendi i premtimëve të
mbajtura dhe, ku i forti vendos veton.
Pra,
kjo ishte dhe është një dhunë e moderuar, ku të rinjtë e fisit Kote, tashmë pa
përvojë nga jeta dhe të mundur nga saksionet qeveritare, por të lënë pasdore
edhe nga etrit e tyre, të cilët s’e provojnë dhëmbjen e etërve kapërxejnë këtë
“fitim”të ndarë në pjesëza, që një dreq e di, dhe marin të tjera kënaqësi nga
jeta. Por, ama në shpirtin e tyre do të qëndrojë e fshehur urrejtja ndaj
pushtetit, ku ndonjë ditë do të shpërthejë si bombë e harruar nga ligji. Një
karakteristikë e tillë, që varet nga ndjenjat e gjithësecilit, të ushtrojë edhe
forcën për të pastruar paqen e shpirtit, ku hidhërimi i mbledhur ndër vite
shndërrohet në njohje të një mirëkuptimi kohor dhe, jo rrallë po ndodhin kohët
e fundit.