Kulturë
Sevdail Hyseni: Psikopati
E enjte, 24.07.2025, 06:36 PM
Sevdail Hyseni
Satirike
Psikopati
Në
mëngjes pi kafe
E
shkrihet në llafe.
Në
drekë flet ndershmëri,
Për
drejtësi e demokraci.
Në
darkë koha e firmarisë,
Me
lapsin e hipokrizisë.
Lojaliteti
në politikë
E
bënë tepër romantik.
Kurse
n’biznes "vizionar",
Me
buzëqeshjen qelibar.
Ky
është psikopati ynë
Me
pamjen që ngrinë.
Jo,
vetëm në portret,
Por
edhe në kuvend.
Thjesht
ka dy fytyra,
Të
dyja me ngjyra.
Që
ndryshojnë disi,
Po,
jo natyrën e tij!
Prej
kameleoni klasik,
Të
dalldisur në politikë.
Me
shumë afera bizare,
Që
nuk bie në burg fare.
As
n’psikiatri, ky psikopat,
Kokën
bosh, gjuhën lopatë!
(Karikatura marrë nga
interneti)
Komentoni