Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Psikopati

| E enjte, 24.07.2025, 06:36 PM |


Sevdail Hyseni

Satirike

Psikopati

Në mëngjes pi kafe

E shkrihet në llafe.

Në drekë flet ndershmëri,

Për drejtësi e demokraci.

Në darkë koha e firmarisë,

Me lapsin e hipokrizisë.

Lojaliteti në politikë

E bënë tepër romantik.

Kurse n’biznes "vizionar",

Me buzëqeshjen qelibar.

Ky është psikopati ynë

Me pamjen që ngrinë.

Jo, vetëm në portret,

Por edhe në kuvend.

Thjesht ka dy fytyra,

Të dyja me ngjyra.

Që ndryshojnë disi,

Po, jo natyrën e tij!

Prej kameleoni klasik,

Të dalldisur në politikë.

Me shumë afera bizare,

Që nuk bie në burg fare.

As n’psikiatri, ky psikopat,

Kokën bosh, gjuhën lopatë!

(Karikatura marrë nga interneti)