E shtune, 26.07.2025, 12:07 AM (GMT+1)

Mendime

Isuf Çipi: E keqja na erdhi nga vetvetja

E diele, 13.07.2025, 11:57 AM


E keqja na erdhi nga vetvetja

Nga Isuf Çipi

Sot njerzimi ndodhet sipër së keqes dhe të keqen e sollëm “Ne”, që të parët lindëm, rritëm dhe zhvilluam të mirën. Që më shumë se 2000 vjet filloi vjedhja e shqiptarve në ato vise të perandorisë ilire, e cila ishte perandoria e parë në botë, në teritore mjaft të gjëra të Kontinentit të vjetër e deri në Amerikën Latine (Perandoria e parë që konsolidoi kulturën e vërtetë njerzore). Vjedhja dhe mashtrimi kolektivit të kësaj perandorie i erdhi nga vetvetja, pikrisht në kohën kur perandorë ilirë nuk po e pëlqenin punën në shërbim të kolektivit të shoqrëisë njerzore, por kërkonin një jetë luksi mbi kolektivin dhe në kurriz të tij. Kjo shkoi deri në kufirin që të mendohej për të lindur një perandori të re, jo mbi parimet e lëvizjes dhe zhvillimit, që diktonte “nëna” natyrë, por mbi “diktate” që gjoja vinin nga qielli. Këto diktate të rreme, që kurrësesi nuk mund të përbënin kulturë, do të hapnin rrugën e “lirisë” së individit, për të kaluar një jetë luksi të shfrenuar dhe nga ana tjetër diktaturën ndaj kolektivit të shoqërisë njerëzore, i cili përbënte ambientin kryesor të prodhimit të të gjithë të mirave materiale, shoqërore, shkencore, morale, kulturore etj.

Lindja e një perandorie të re do të fillonte matanë detit, drejt perendimit të diellit, së cilës që në fillim do t‘i jepej një pamje “hyjnore”e ngjajshme me muzgun e mbrëmjes, si diçka që vjen nga larg, me vullnetin e një fuqie mbitoksore, që për jetën që na ka falë (duke humbur komplet kuptimin e lindjes së jetës), i jemi borxhli atij dhe pa tjetër duhet t‘i lutemi e t‘i falemi për dhuratën që i ka bërë njerzimit. Në këtë konteks, për t‘u ngritur diçka madhështore, me përmbajtje të rreme, por me shkëlqim verbues nga jashtë (që kërkohej të ishte e shpejtë në efektin mashtrues), puna do të fillonte me grabitjen (vjedhjen) e pasurisë kolektivit të Perandorisë ilire, e cila ishte grumbulluar në shekuj të tërë. Kjo pasuri do të ishte metali ar (flori), i cili u zbulua dhe u përdor në këto vise, jo më pak se 13 mijë vjet para lindjes së Krishtit. Rezervat e tij u rritën shumë, sa që përveç përdorimit ditor, qëndronin edhe stoqe të shumta brenda kullave të ngritura me gurë. Dokumentet gojore popullore (që vërtetohen edhe në përpunimet matematikore), kur ato të shkruarat digjeshin e zhdukeshin apo groposeshin (nuk janë të pakta ato të groposurat që sot po dalin në dritë), tregojnë që së paku 3000 karroca kuajsh me ar, kaluan detin, për të na sjellë “mrekullinë” po nga deti. Kjo do të ishte e tepruar për të ngritur Romën, si qendër të Perandorisë së re, “Perandorisë romake”, por që më vonë do të pagzohej si qendra e “Krishtërimit”.

Tanimë, mosbindja e atyre pak perandorëve ilirë, që nuk e tradhtuan dhe nuk e vodhën kolektivin e tyre, kur zbuluan vjedhjen e madhe që u ishte bërë nga tradhëtia e një pjese të mirë të shokve dhe kolegve të tyre (për t‘u kthyer nga kolektive në individuale), do të bënin që të fillonin luftrat shekullore ndërmjet dy perandorive (njëra, që vinte nga zhvillimi në kohë i shoqërisë njerzore, ndërsa tjetra krejtsisht artificiale), të cilat do të përfundonin me nënshtrimin e Perandorisë ilire, për më shumë se 12 shekuj. Ushtria e paguar mercenare romake u kthye në ushtri barbare dhe shkatruese, sepse drejtohej pikërisht nga ato perandorë ilirë, që kishin grabitur popullin e tyre. Tani ato me anë të pushtimit nga ushtarët e pa kulturuar, kërkonin të grabitnin dhe të shuanin tërë kulturën e mirfilltë ilire, e cila kishte lindur dhe zhvilluar në të mirë të njerzimit për shekuj me rradhë. Kultura ilire që kishte sjellë në të njejtën kohë edhe pasurinë në formën e kapitalit financiar, tanimë pikrisht ky kapital financiar po përdorej kundër kulturës së vërtetë njerzore, nga njerëz që kishin tradhtuar kuptimin dhe vlerat e vërteta të jetës. Gjatë kësaj periudhe të gjatë, kur ilirët u bindën se nuk mund të luanin më rolin e një perandorie, në të mirë të njerzimit në kontinentin e vjetër e më gjërë, filluan të tkurren në një teritor më të vogël, në qendër të perandorisë ilire. Kjo tkurrje erdhi si e si të ruhej kultura njerzore e deriatëhershme, që kishte lindur në shekuj të zhvillimit së jetës shoqërore, nga njerëzit e parë të pa djallëzuar. Kjo qe një strategji e tyre, duke menduar se në një teritor më të kufizuar, do të ishin më të bashkuar e më të mbrojtur nga armiku. Ky teritor, që erdhi nga tkurrja e viseve ilire dhe që në përbërje kishte racën e pastër të pellazgve, do të pagzohej me një emër të ri, “Shteti i Arbrit” me kryeqendër në Matin e sotëm, por që në atë kohë fillonte te burimi i lumit Mat dhe përfundonte gjatësinë e lumit, që derdhej në det (jo në brigjet e sotme). Në atë kohë tërë lugina e Matit të sotëm ishte liqen, për shkak të kanionit të Shkopetit. Vendlidhjet e varkave, apo anijeve të kohës në shkëmbijtë rreth e rrotull luginës së sotme tregojnë qartë për këtë histori dhe për këto ndryshime që ka sjellë koha. Emërtimi “Arbër” kuptohet që u bë për nder të zbulimit më të madh që ishte bërë në atë kohë, të metalit ar dhe që ky zbulim ishte po brenda këtyre teritoreve.

dhe viset e shtetit të Arbrit, që përbënte shtetin e parë në Europë, duke qëndruar me shekuj të tërë nën sundimin e Perandorisë Romake, kuptohet që ishin të infektuar nga kultura e rreme e romakëve. Tanimë tempujt e ilirëve, që përbënin shkollat e para të kulturës së vërtetë njerzore, ishin zevendsuar me kisha, ku në ‘to nuk pasqyrohej asgjë e vërtetë për jetën në përgjithësi dhe asaj njerëzore në veçanti. Po ashtu nga individë të veçantë filloi të propogandohej e të pëlqehej tradhtia ndaj aspiratave të kolektivit edhe në shtetin e Arbërit.

Meqë Perandoria romake filloi të kalbëzohej, në radhë të parë nga degjenerimi moral i brendshëm, ku nderi kishte qenë çelsi i kulturës ilire, duke e humbur fuqinë e saj të fillimit, tani tradhtarët e Arbërit filloi t‘i joshte një tjetër forcë e lindur në viset e shkretirës, që ishte Perandoria islame, më vonë Perandoria osmane. Kjo në të njejtën kohë përbënte një racë tjetër njerzore, rracën brune të shkretëtirës” dhe që kultura e saj u lind po nga gënjeshtrat e librit të “zbritur nga qielli, Kur‘anit”, (15-20 mijë vjet mbas shqiptarisë dhe 500 vjet mbas inxhilit të romakve).

Udhëheqsi i parë i kësaj race, Muhameti Aleiselam (autori i Kuranit), qe shumë i aftë të mashtronte kolektivin, duke krijuar një ushtri mjaft të fuqishme për kohën, me qëllim jo vetëm për të zotëruar viset e tij, por ajo që ishte kryesorja, kërkonte të shtrihej në kontinentin e vjetër. Nga ana tjetër me dobësimin e Perandorisë romake dhe në shembullin e shtetit të Arbërit, në Europë filluan të lindin edhe shtete të tjera: Franca, Gjermania, Anglia, Zvicra, Rusia etj, por ama nën infeksionin e kulturës së rreme romake. Kjo nuk ishte asgjë tjetër, vetëm se e tëra filloi të ndahej në pjesë të veçanta, jo nën influencën që kërkonte kultura e vërtetë njerzore, por nën interesat e grupeve të vogla të individëve, që donin të shfrytëzonin sa më shumë nga ky kolektiv i përbashkët i kulturës së lashtë ilire.

Edhe këtu puna do të fillonte me vjedhje nga perandoria osmane: grabitja e arit në shtetin e Arbërit. Sigurisht që Muhameti vetë nuk do të arrinte të realizonte këtë penetrim në Europë. Në kohën e tij ai vetëm arriti të përzejë izraelitët nga trojet e tyre, për mosbindje të kulturës fetare islame dhe në këto troje të ngrinte qendrën e islamizmit, “Mekemedinën”. Izraelitët ishin raca e bardhë pellazge dhe kishin ngritur kulturën e vërtetë të tyren, ku edhe vetë emri Izrael në shqipen e sotme do të thotë dritë, që Muhameti shumë shpejt do t‘u vinte nofkën çifut, e cila presupozonte njerëz të egër. Nga ana tjetë Muhameti përegatiti një kastë ushtarake, e cila do t‘i zbatonte e do t‘i zhvillonte në shekuj parimet e gënjeshtra mbi të cilat lindi.

Ari tanimë në shtetin e Arbërit nuk ishte vetëm mbi tokë, në kulla të posaçme, por nga individë të veçantë, që e kuptuan rrezikun filloi edhe groposja e tij, që nga mesi i shekullit XII, ku akoma edhe sot kërkimet kanë zbuluar e vazhdojnë të zbulojnë nga këto rezerva, meqë sinjalistika sekrete kishte humbur dhe ishte harruar. Mbasi vazhduan vjedhjet edhe në shtetin e Arbrit, për rreth dy shekuj, përsëri i erdhi radha dyndjes së ushtrisë osmane, në gjithë teritorin e Arbërisë. Ushtria turke do të ishte shumë më barbare se ushtria romake. Ajo krahas vjedhjes dhe zhdukjes së kulturës tonë, kërkonte edhe ndryshimin e racës tonë, meqë ato vetë përbënin një racë tjetër njerzore, rracën brune të shkretëtirës. Theksojmë se romakët ishin e njejta racë me ne, raca e bardhë pellazge, ashtu siç ishin dhe tërë ato shtete, që u ngritën më pas në Europë e më gjërë.

Ushtarët dhe komandantët turq kryenin përdhunime të papara në atë kohë të gjatë në gratë dhe vajzat arbëreshe, deri në shkallën që nga këto syresh do të zhduknin veten vetëm për mos të ndryshuar racën. Por njëkohsisht një pjesë filluan edhe të martohen me ushtarë turq, edhe të shkojnë hareme në oborret e sulltanëve të Stambollit. Po ashtu edhe shumë djem të privelegjuar të Arbrit nga turqit, filluan të martohen me femra turke, gjë e cila po çonte gjithnjë e më shumë në një përçarje të madhe të popullsisë vendase, e cila ua lehtësonte shumë turqve sundimin dhe luftën ndaj kulturës së arbërve, duke ndryshuar edhe emrin në arnaut, e cila ishte një nofkë përçmuese.

Një njollë tjetër e zezë në kulturën tonë, do të ishte edhe homoseksualiteti, që solli ushtria barbare osmane. I gjithë ky barbarizëm solli në shekullin XV lindjen e një njeriu të madh (më të madhin për kohën, në gjithë botën), Gjergj Kastrotin. Këtë arbërit e nxorrën nga gjiri i vet, si nevojë e bashkimit të tyre, por ama infeksioni nga kultura romake nuk i kthjelloi ato që t‘i linin një emër të pastër ilir. Më vonë kur Gjergji u shkollua në Stamboll, sepse ishte marrë peng nga turqit, siç rrëmbeheshin shumë fëmijë në atë kohë, për t‘u bërë ushtarë të perandorisë osmane, u pagëzua me një emër të ri, që përbënte një ofiq të lartë të perndorisë, Skënderbe dhe ai këtë nuk e ndryshoi më edhe mbas vitit 1443, kur u bë princi i Arbërisë. Ai vetëm se e pasuroi kostumin e tij me përkrenaren që mbante në kokë. Brinjët e dhisë që mbante përkrenarja, tregonin forcën më të madhe që kishte dhia në dobi të njeriut, si përfaqsuese e malit, ku qumshti dhe mishi i saj ishin më të shëndetshmit se çdo përbërës tjetër ushqimor, ashtu si gunat e leshta, që siguronin temperaturën e trupit, nga sipër visheshin me leshin e dhisë, që nuk lejonte asnjë pikë uji të depërtonte brenda, siç mbrojnë luspat trupin e peshkut.

Shekulli XV; po të kishte drejtësi bota, me plot kuptim do të quhej Shekulli i Skënderbeut, i cili u vuri fre barbarizmave osmane në shembjen e kulturës njerzore, jo vetëm në shtetin e Arbërit, por në gjithë Europën.

Duke bashkuar popullin, nën kuptimin që liria dhe kultura e të parëve është aspirata më e madhe e juaja, krijoi mbrojtjen e pathyeshme ndaj osmanve, deri në shkallën që po mos të ishte tradhëtia serbe, që nuk i hapi rrugën ushtrisë, ku do të bashkoheshin edhe shumë ushtri të tjera të shteteve europiane, të keqen do ta shkulte nga rrënjët në kryeqendrën e saj, Stambollin, që më parë kishte qenë teritor i ilirëve. Skënderbeu nuk do të jetonte gjithmonë (vdiq më 1468), por ama vepra dhe mësimet e tij e mbajtën të bashkuar Arbërinë edhe 15 vjet të tjera mbas vdekjes së tij, deri sa princat arbërorë filluan të përçahen nga joshjet dhe lajkat që u bënte Porta e lartë e Stambollit. Kjo do të përfundonte në një nënshtrim të plotë të të gjithë teritoreve të Arbrit dhe të rënies së shtetit të tij, si shteti i parë në botë, që për gati pesë shekuj qëndroi i nënshtruar. Gjatë gjithë kësaj periudhe nuk kishte më nevojë për vjedhje të fshehura, se çdo vlerë grabitej nën diktatin e ligjit dhe të kërbaçit. Gjatë kësaj periudhe të gjithë familjet e Arbërit kishin detyrime ndaj portës së lartë osmane: të derdhnin taksa, të dërgonin djemtë ushtarë, të mos kenë të drejtë të shkruajnë dhe të flasin gjuhën e tyre, t‘i nënshtrohen totalisht parimeve të fesë së tyre. Kjo e zhyste popullsinë tonë në injorancën më të zezë (në varfërinë materiale e shpirtrore). Kjo jo vetëm që ia hodhi krejt kulturën e saj në harresë të plotë, por në të njejtën kohë, nuk lejonte ritmet e zhvillimit, të paktën me nivelin që kishin vendet rreth e rrotull, të cilët kaluan shumë para nesh, ku përveç turqve u lindi dhe atyre dëshira për asimilimin tonë, pavarësisht se ishin e njejta racë me ne.

Nga fundi i shekullit XIX Perandoria osmane filloi kalbzimin e saj nga brenda në radhë të parë, por edhe nga kundërvëniet e tjera, nga fuqitë e reja që po lindnin, sidomos e Rusisë. Xhonturqit e ri, që gjoja dolën si kastë e re për shpëtimin e Perandorisë, nuk ishin asgjë tjetër vetëm se një pjellë e kastës së vjetër sulltanore, (ato nuk e mohuan kastën e vjetër). Ato projektuan jo demokratizimin e perandorisë së tyre të kalbur brenda përbrenda, por shlyerjen e borxheve për dëmet që kishin sjellë në shekuj ndaj kulturës njerzore (nga frika e forcave të reja të Europës), ta shlyenin me tregtimin e teritorve të shtetit të Arbërit. Tanimë po vidhej jo vetëm ajo që kishte dalë nga toka, por edhe vetë tokat e shtetit të Arbërit po ktheheshin në plaçkë për të tjerët. Kjo me gjithë lëvizjet e mëdha të rilindasve shqiptarë, në rrugën e vërtetë demokratike e njerëzore, do të realixohej me pandershmërinë europiane (që edhe ato ishin vetja jonë), pikërisht të atyre shteteve, që ishin ngritur nga një kulturë e rreme dhe në të njejtën kohë mohonin rracën e tyre. Idiotizmi i administratorëve të tyre do të kultivonte në kolektivat e tyre, se ato janë raca të tjera, më të vjetra e më të privilegjuara dhe se shqiptarët janë një racë e egër e izoluar (njerz me bisht).

E pa drejta Europë, që në zhvillimin kapitalist kishte arritur në fazën e imperializmit, në vend që të përzinte turqit në teritoret e tyre të shkretirës, mbështeti tregëtinë me teritoret e Arbërit, për të shpëtuar të sëmurin me gjakun e të shëndoshit (mos e ngatërroni me dhurimin e gjakut! Këtu gjaku merret mbas pushkatimit të të shëndoshit). Ama përsëri kjo nuk do të arrihej, pa tradhtinë e arbërve në fillim dhe të shqiptarëve më vonë, ku ndërgjegja kombtare e tyre ishte shumë e sëmurë. Sëmundja më e madhe ishte nga injoranca që ishte mbjellë, për më shumë se 20 shekuj, ku loja e hajdutëve dhe të pandershmëve ishte kultivuar në ndërgjegjen e tyre, si urdhër i Zotit dhe se ne vetëm duhet t‘i falemi atijë për të ardhmen tonë dhe t‘i bindemi më të fuqishmit,  (Zoti në qiell dhe qeveria në tokë) dhe fatit të verbër.

Tani më Shqiprinë e vogël, që nuk përbënte as çerekun e teritorve të Arbërit, nuk do ta sillte vetvendosja e kolektivit të Arbrisë, por traktatet ndërkombtare dhe tradhtarët vendas, që merrnin grada të larta nga armiqtë e Shqiptarisë. Edhe Shqipria e vogël përsëri mbas vitit 1915 (konferenca e Londrës), përmbante rezerva ari, si të gatshme, ashtu dhe të papërpunuara, të cilat nuk mund t‘i shterojnë kurrë.

Një strategji tjetër vjedhjeje e shqiptarëve të Shqipërisë së vogël do të përdorej mbas vitit 1924, kur udhëheqës i shqiptarëve erdhi Ahmet Zogu (sa më shumë tkurreshin teritoret tona, aq më të sofistikuara bëheshin edhe format e vjedhjes). Edhe në atë kohë, për numrin e banorve që ishin, shqiptarët zinin vendin e parë në botë, për sasinë e arit të gatshëm që zotëronin. Dinakëria e mbretit Zog bëri që popullsia ta dorëzonte vetë arin në bankën e shtetit të asaj kohe. Qarkullimi në tregun e asaj kohe përmbante edhe arin metal, por edhe konvertimin në letër. Dinakria e mbretit qëndronte në atë që vlera në letër të ishte më e lartë se në metal, ku shumicën e rezervave të metalit, populli i ktheu në letër. Mbasi mbreti ia mbathi më 6 prill 1939, tetë makina të ngarkuara me ar i depozitoi në bankat ndërkombtare, në emër të vet dhe të familjarëve të tij, ndërsa letrat ia la popullit, që nuk hynin më në punë (me nder me thënë edhe në atë vendin nuk mund t‘i përdorje, se ishin shumë të trasha).

Edhe gjatë luftës së dytë botërore përsëri u grabitën sasira të konsiderueshme ari, si nga gjermanët ashtu dhe anglezët. Në periudhën e socializmit, mbas vitit 1944, filloi me shpejtësi të shtohen përsëri rezervat e arit në bankën e shtetit, si pasuri e gjithë kolektivit. Krahas konfiskimit të arit që kishin depozituar bejlerët dhe agallarët, shumë shpejt filloi punën fabrika e përpunimit të bakrit në Rubik. Këtu për 35 vjet me rradhë, prodhohej edhe 1.5 ton ar në vit me cilësi shumë të lartë dhe që në vitin 1990 kapte mbi 60 ton rezerva shtetrore, vetëm nga kjo fabrikë, sepse të dhënat flasin që sasira më të vogla nxirreshin në Poliçan. Dihet që gjatë periudhës së socializmit shteti shqiptar u forcua shumë edhe në produkte të tjera industriale e bujqësore. Banka e shtetit në atë kohë, përveç qarkullimit pa humbje në valutë, ekzistonte një miliard dollarë sufiçit dhe kishte një thesar shteti në klering nga më të pasurit për vendet lindore. Krejt pasuria e gatshme në vitin 1990, e cila ishte e tëra e kolektivit, po të konvertohej në dollarë, kapte mbi 600 miliard dollarë, duke zënë vendin e parë në botë për numrin e popullsisë që kishte Shqipria e vogël. Kjo pasuri marramendëse, ashtu siç ishte në kohën e perandorisë ilire, e gjitha e kolektivit, e tillë ishte edhe në vitin 1990, e gjitha e kolektivit, jashtë çdo individi të diferencuar (me përjashtim të Ramiz Alisë dhe Nexhmie Xhuglinit, Hoxhës, që në vitin 1986 thesarin e shtetit e transferuan në Amerikë.

Plani i vjedhjes dhe i shkatërrimit së kësaj pasurie përsëri do të vinte nga kupola e lartë e shtetit shqiptar, të iniciuar nga agjenturat e huaja. Që të kryhej kjo vjedhje më parë duhej shkatërruar shteti i demokracisë popullore, për të ngritur antishtetin, kundër popullit (anarshi dhe kaos) dhe në fshehtësi të popullit.

Lëvizjet e studentëve në fillim të viteve ‘90, me slloganin “Liri-Demokraci” dhe e duam Shqiprinë si e gjithë Europa, ishin totalisht të iniciuara nga agjenturat e huaja dhe udhëheqja shqiptare, në fillim mbylli sytë, por shpejt pastaj po e quante këtë si një lëvizje zhvillimore dhe një hapje me botën e zhvilluar.

Ramiz Alia, duke lënë tërë klasën puëntore pa punë, por që paguhej në shtëpi, për gati një vit e gjysëm, jo vetëm që krijoi bindjen e gabuar te klasa punëtore, që në atë kohë ishte shumë e madhe në numër, që në Shqipëri u jetoka pa punuar, por nga ana tjetër nxori jashtë përdorimit 500 uzina e fabrika, duke i lënë të ndryshken, që më vonë shitja e tyre mbeti vetëm për skrap.

Studentët nga ana tjetër kaluan në delir, nga sevdaja e degjeneruar, duke e shndërruar kohën e shkollës në “motel”. Ato menduan që nuk hyn më në punë mësimi dhe shkenca, por nga ana tjetër kur mbaronin shkollën dhe diplomoheshin, po shikonin se nuk kishin ku të punonin, sepse “demokracia” që kërkuan e shkatërroi bazën ekonomike dhe shkencore që pati ngritur socializmi. Sot ajo intelegjencë, që është shndërruar në prindër e deri gjyshër, po e shikon se liria që kërkuan në vitet ‘90, qe mashtrim. Ajo qe liri për hajdutin dhe kriminelin dhe kaos e anarshi për shqiptarët. E gjithë pasuria u vodh dhe u shkatrua nga politikanët e shpifur dhe tradhëtarë të popullit të tyre që morën pushtetin, pikërisht nën mbrojtjen e asaj pararoje, që populli pati nxjerrë në luftë e në punë. Ramiz Alia qysh në vitin 1986, mbasi mori pushtetin, e transferoi thesarin e shtetit në Amerikë, i cili kapte shumfishin e shumës të atyre që mori mbreti më 1939.

Ajo rrugë sot ka çuar në një diferencim të thellë klasor, të cilën socializmi e pati zhdukur, ku një pakicë e vogël, sot është pasuruar në shifra marramendëse, ndërsa rinia e shumicës mori arratinë. Kjo kastë e pasur sot zotëron toka pa kufi, vende turistike, pasuri nëntoksore. Shkollat dhe spitalet i kanë jashtë Shqiprisë, kurse brenda vendit kanë sjellë injorancën dhe papunësinë, kanë mohuar totalisht kulturën dhe traditat tona shekullore, nën slloganin se po luftojmë komunizmin shqiptar. Ato kanë lënë komplet në harresë brezin e tretë, që nuk ka humbur vlerën e madhe të kulturës tonë dhe kupton tradhëtinë që po bëhet kundër kësaj kulture. Duke i larguar rininë, për të qenë jashtë edukatës dhe besës me brezin e vjetër, sot në Shqipëri kemi një popullsi të plakur, me pensione qesharake. Vendi më i pasur, më me kulturë dhe me të gjitha traditat njerzore, sot është kthyer në vendin më të varfër, ku lulëzon droga dhe prostitucioni, përçarja, gjakmarrja dhe hakmarrja, që kanë çuar në tregtimin e parimeve dhe teritorve me të huajt. Të gjitha fitimet që vijnë sot nga burimet energjitike, nga pasuritë e tjera nëntoksore e mbitoksore i marrin konçesionet e huaja, ndërsa shqiptarët blejnë mbeturinat e botës me çmimet më të larta në rajon. A përgjigjesh dot Shqipëri, si duhet të ishe dhe si je sot?!

Nuk mund të përgjigjesh kurrë, pa kuptuar që populli të do, ndërsa shfrytëzuesit e tij nuk të duan...



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx