Kulturë
Lekë Mrijaj: Dëshmi mbi martirizimin e të Lumit - At Luigj Palaj
E enjte, 29.05.2025, 06:57 PM
Dëshmi mbi martirizimin e të Lumit - At’ Luigj Palaj në Janosh të Gjakovës, sipas librit "AUTOBIOGRAFI" i françeskanit, At Marjan Prelaj, O.F.M.
Shkruan:
Lekë Mrijaj
Për
figurën e ndritur të të Lumit At’ Luigj Palaj kam shkruar, reflektuar dhe
medituar në disa raste, duke u mbështetur gjithmonë në dëshmi historike të
vërtetuara dhe të dokumentuara nëpërmjet kërkimeve të imëta studimore. Ai si
një françeskan mbi të gjitha mbetet një ndër figurat më emblematike të
martirizimit françeskan shqiptar, një dëshmitar i palëkundur i fesë dhe një
patriot i flaktë, që nuk kurseu as jetën për vlerat e larta të lirisë dhe së
vërtetës. Kësaj here sjell për lexuesin një version tjetër deshmie, pra, një
Botim të Françeskanve të Shkodrës, botim i para disa javeve, që ndriçon edhe më
shumë rrethanat e martirizimit të tij.
Autobiografia
At Marjanit përfshinë një periudhë të madhe kohore, 1885-1967, kujtimet e
fëminisë, rrugëtimin në Kolegjin Françeskan, përfundimin e studimeve në Austri,
shugurimin si meshtar, e mandej veprimtarinë baritore e atdhetare. Njëkohësisht
në këtë libër me titull "AUTOBIOGRAFI" bëhët fjalë edhe për dëshminë
e At Marjan Prelajt, O.F.M., e përfshirë në librin e tij, në faqe 140... apo në
nënkapitullin XXXIII me renditje të brendshme nr. 109. Kjo dëshmi, e dhënë me
një ndjeshmëri të thellë shpirtërore dhe një ndriçim të qartë historik, hedh
edhe një dritë mbi rrethanat tragjike, por të lavdishme, në të cilat u flijua
At’ Luigj Palaj nga pushteti sllavortodokës malazez.
Ftoj
studiuesit dhe lexuesit e kujdesshëm që ta lexojë këtë dëshmi jo vetëm si një
tekst historik, por si një amanet moral, si një thirrje për të mos harruar të
kaluarën tonë të përgjakshme e të lavdishme, dhe për të çmuar jetën dhe veprën
e klerikëve të Kishës Katolike shqiptare që sakrifikuan gjithçka për Fe dhe
Atdhe. Dëshmia e At Marjan Prelajt është një gur i çmuar në mozaikun e
historisë sonë të përndjekjeve, por edhe të qëndresës së patundur të Kishës
Katolike Shqiptare. Martirizimi i At’ Luigj Palajt nuk është vetëm një
tragjedi, por një dritë që vazhdon të ndriçojë ndërgjegjen tonë kombëtare dhe
fetare. Ai është një nga ata shërbestarë të përjetshëm të Zotit dhe të Kombit,
që me jetën dhe me vdekjen e tyre dëshmojnë se e vërteta dhe liria nuk vdesin
kurrë.
Deshmia
mbi martirizimin e të Lumit - At’ Luigj Palaj në Janosh të Gjakovës fillon nga
renditja e brëndshme, pra, ng numri: 109) Biografi: At' Luigj Sopaj leu në
Janjevë, në rrethin e Shkupit, me 14/IV/1878. I ri iu largue vendit të vet e
erdh në Troshan, Zadrimë, ku hini në probandatin françeskan si kandidat. Prej
kndej, mbas dy vjetësh gatimi, kje çue n’Itale me fillue novicjatin në
dt.23/IX/1896; ndej aty për 7 vjet, me krye kndimet filozofis e të teologjis;
me 20/IV/1903 u ba meshtar. Sherbej së parir, si famullitar, në Baz, 1905-1907,
n’arkidioezën e Durrësit, prej kndej kje çue president e rektor i Shejtnores së
Shna Ndout në Gakovë 1907-1912. Nderket kohë kje grabitë prej Idriz Jahës, nga
Smprica, turk i patenzonë, e majtë 10 javë në shpij të malsorvet si në burg,
tue i dhanë me hanger bukë e lang djathit e tue e vu me fjetë më brinë tokë.
Këto ndolli në vjetin 1911. Pastaj u shenjue administrator në hospicin e Shna
Ndout në Gllogjan, ku kje xanë e martirizue.
Rënditja
numër 110) Marterizimi i tij: Kah marimi i Frorit xunë fill salvimet e
malazezvet mbi shqyptarët e shkretë, tue qitë si motivacjon se keni armë të
msheta. Vendasit e Gllogjanit, të cilët nëpër dorë të famullitarit, A.L.Sopaj
ia kishin dorëzue krejt armët e veta qeveris, tue pa, se me gjith këta, prap se
prap kerkojshin armë, shkuen te famullitari e i luten: qi të në komandë, e aty
të bate dishmi: se Gllogjani nuk kishte ma armë me dotëxue. A.Luigji, pa
vonesë, çohet e shkonnë katund t’aferm, të thirrun Abllanicë, për me u marrë
vesht me kapidanin e atyne rretheve, por mbasi nuk e gjet aty, lutjen ia siellë
do zyrtarvet tjerë e niset me kthye nga shpija në Gllogjan. Rrugës i bajnë me
dijtë, se 4 ushtarë malazez ishin tue kerkue, prandej A.Luigji, tue drashtë, qi
ata mos të kishin ndoj mende të keqe kundra personës së tij, - perse n’atë kohë
e nder ato ditë gjithsecili ushtar mujte me kenë urti me i a majtë kah Peja, ku
ishin kruetaret e qeverise jo me kthye në Gllogjan, sikurse bani.; shkoj në
Pejë e bujti atë natë në hospicin
Françeskan e n’e nesre, si i kaluen pak dyshimet, u kthye në famullin e vet,
në Gllogjan. Me 3 Marc, me disa orë natë, i kallxojnë: sese ishte kah e kerkote
nji pilic e prandej, për arsye të kohvet
të turbullueme, e këshillojmë me me u largue, por ajë, tue dijyë vedin të pa
faj, së lujti kambë prej shpijet, ndej e priti policin aty, e cili e njofton:
se asht i thirrun në komandë të Pejës. e, n’e nesre nade, bashkë me policin
nisen per Pejë. Kah A.Sopaj ishte kaluer mrrijti ma perpara në qytet, e syn
hospicin Françeskan, më sa polici, ardhë ma vonë, e gjenë Atin në hospic, e, prej
andej, e percjellë në zyre, kukje kje ndrye atë natë në burg e majtë mbrendë
deri n’e nesre. Si zbardhi dita e nisin për Gjakovë, e këtu edhe e burgosin për
dy ditë të tjera, tue e maririzue per me i u pergjegjë, se dojshin ata
trillimeve të tyne; per ma teper, shum herë edhe kje rrahë shputash e
shkopijsh. Mbas këtyne torturavet Mbasi kaluen këto ditë i dhane rrugë, me e
çue rishtas në Pejë, bashke me 52 të burgosun tjerë, të lidhun krah për krah.
Në Gjakovë i kishin pasë hjekë tabaren e çismet, kështuqi të tanë atë rrugë iu
desht me e ba zbathun. Dia, qi e kan pa tue shkue, kallxojnë se hecte rrshanas
e se ushtarët shkojshin tue e ngacmue e yue shtye për dhuni me tunë të
peticavet. A pse diku të patenzonët kishin pasë urdhen më e mytë rrugës, apor i
këputun e i fikun prej së lodhunit, ujet e mundimeve të bajtuna, së kishte ma
fuqi me vijue udhen, a, pëee arsyena tjera, puna, -si thonë-ndolli kështu, qi
në Janosh, katund 3 orë larg Gjakovet, mbas të rrahunash së pashpirtshme, pa
mujtë me hecë ma, aty në rrugë i zdeshin zhgunin, e e vrasim, tue ra 2 pushkë
në krye e 3 në shtat, e lanë trupin e tij medis të llomit, qi ma vonë kje qitë
ne nji ograjë të Memet Ndout, 25 metra jashta rruge, e në orën 15 e varrojnë në
medis të rrugës., qi drejton kah Peja.
Rënditja
numër 111) Lajmi i gazetës në “ NeueFrei presse”, 20/III/1913: Me 20/III/1913 “ Neue Freipresse”, fletore,
ndonesë masone e fryti i Hebrejve t’Austris, ia kallxote botës marë ket lajm të
pervajshem me këto fjalë: “ Në të shtaten ditë të Marcit;;; shum vetë, burra
gra e fëmij, nder të cilët françeskani, A.Luigj Sopaj-Paliq, kjene lidhë me
litar, tue iu thanë: se shërjt kishin për t’i gjukue me dekë, po mos iu
paraqitë këtyne nji çetë ushtarësh të gatshem me u lshue më ta, bertiti: “
Avuutë dorë me të shpejtë, qi doni me ndjekë besimin tonë, i cili asht i vetmi
e i verteti, a këta ushtarë, luftarët e Tenzot, jau flakruene me ças shëirent
tuej për jetë në fund të ferrit. Ata të shkrtët, të lidhun e të ngushtuem nga
friga, e nenshkruenëe nji leter në te colen ishte e shkrueme dishimia e besimit
të Focit. Ne e mbram i erdh rendi edhz A.Luigjit, por ky, tue qindrue
trimnisht, së ju nenshtrue kurrsesi ati urdhnit të dhunueshem, as së vuni dorë.
Me burrni të ndershme u diftoj atyne zotnive të randë, se s’e kishte kerkund
menden me e lanë fen e vet të shejtnueshme. Nji vaj i dhimshem ja nisi me jehue
nëpër ajr prej atyne, qi ishin tue e pa fillim e mbarim atë dekë të
pergjakshme, qi ndolli, porsa Frati e muhoj doren e vet: punë këjo, qi së ishte
mendue kur se kish’mujtë m’u pertri n’Europë të shekullit XX. Për nji qi popi i
dha shejin, ushtarët u lëshuen si të terbuem mbi françeskanin e shkretë, ia
hoqen me turr zhgunin shejt e filluen me e rrahë pa fe dhimet me tuna të
armvet. A.Luigji, i thyem brish e irnue prej varrësh, u rrxue për tokë, e lanë
kështu nji grimë të marrë frymë, rishtas e përveten: Po tash, mos tjeter, a
thue ke me ndigiue? Por ai, qi me zi merrte frymë, tue e lejtë letas kryet e
pergjakun iu pergjegjë qetshisht” “ Jo, unë nuk e la Fen teme, s’i dhunoj
kushtet e mira! “ Ushtarët ahere u lëshuen edhe nji herë më te e e rrahne, deri
qi nji nder ta ia pershkoj gjoksin me bajonetë të peticës, e kështu dha shpirt
e maroj, ky martir i lumnueshem. Mbas dy ditës, për urdhen të qeveris malazeze,
pre do të krishtenvet kje shti në dhe, shi n’atë vend, ku kishin lanë dekun.
Rënditja
numër 112) L’Osservatore Romano, Sabato, 22 Marzo, 1913: Mbi ket martirizim
flet edhe gazeta L’Osservatore Romano, ku pershkruen vujtjet e martirizimi i
A.L.Sopaj. Thohet: se 30 vetë, burra, gra e fëmij, e me ta edhe A.Luigj Sopaj,
të lidhun me konopë prej malazazvet e të grishun: a me dalë jashta fejet
katolike ose me e lanë kryet aty. Nji pop u ban shej me gisht ushtarvet, qi të
eeishin gati me petica, e u tha të burgosunve të shkretë: O ju sod po veni dorë
në shkrim, se keni hi në besimin tonë, jose këto ushtarë kan per të jau derdhë
truet në tokë. Të lidhunut arbotë vunë dorë, ku ishte shkrue mohimi nga feja
katolike e të himit në besim të ortodoksvet. Së mbramit erdhi rendi edhe i
A.Luigjit; ky kje i vetmi, qi pat zemer me diftue me pagje e madhni: se fen e
vet së kishte për t’a mohue kurr për jetë të jetës. Tri herë e pëvetne por
A.L.Sopa nuk u tund me ba apostazi. Popi u ban shej, e malalazezët turren në
Fratin: ia shkyen petkun e fillojnë me i ra me shula të peticavet. A.Luigji u
rrxue, e kje thye brish e eshtnash. Popi i urdhnon malazezët m’u ndalë, e
siellë kah i plagosuni i thotë: Po tash
a po mohon katoliçizmin? Martiri, pa u tremë aspak i pergjegjë: Kurr: në
fe, qi jam pagzue, në ket fe do të des,
s’i bi mohit kushteve të mija. Pa qindresen e tij të patundshme, ushtarët i
rane me shula të peticavet, deri sa n’e mbram nji malazias e derptoj me singim
e në ketë mndyrë A.Luigj Solaj duel këso jetet. ( Zani i Shna Ndout, V.1917,
N.III, f.44, f 60.- Hylli i Dritës, V.1913.- Elçija, V.1913, N.VII, f. 110)
Rënditja
numër 1130 Të bajtunt e trupit t’ A.Luigj Sopaj, 1913: A.Klement Miraj,
famullitari i Pejës, si e ndieu deken e mndershme të vëllaut të vet, u çue e
shkoj në Janosh, për me marrë vesht shkakun e të mytunit të tij e me xjarrë
lejen, qi t’a lejoshin nemose me e çue trupin e tij nder vorre të bekueme.
Kryetari i qeveris, Z.Plamenaz-i i
pergjegji: se Frati asht kenë mytë pa faj, e, për punë të lejes, me e bajtë
trupin e tij, ia dha, por me gjojë, por së desht kurrsesi me i a dhanë me
shkrim, e, për ket arsye A.Klementi, tue drashtë prap ndoj trathti tjeter, s’u
zotnue me i hi të bajtunit të truëit.
Gjindej
në ketë kohë famullitar në Zymb A.Pashko Prelaj, i cili shkon në Prizrend e nzitë argjipeshkvin e Shkupit, Imz. Lazer
Mieden me kerkue reparim e nderë trupit
A.Luigj Sopaj. Ky punoj me energji pranë konsuladës së Austris në
Prizrend, kështuqi çeshtja e vrasjes së A.L.Sopaj u muer në kinsideracjon pranë
Ministris së Austris në Vjenë, e cila lypi kondita e reparacjon, si ma poshtë.
Më
29 të Marcit , 1913, erdhë nji komisjon nga Austria në Gjakovë, i cili lypte
arsye e gjegjë Malit të Zi, për ket vrasje të bame. Qeveria e Malit të Zi, qysh
perpara se me u kriue ky komosjon, kishte pasë kohë e ishte perfatue me formue
nji gygjë të trilluem, me dishmitarë t’anës së vet, të cilët, dotë delshin me
dishmue në rrenë: se Frati kishte këshillue katundarët e atyne rrethevet mos me
o dorëzue armët, tue e forcue ket deshmi me hikë. Dishmitarët e vertetë, qi
mujshin me dishmue vrasjen, si kishte ndollë, së guxojshin me dalë ballafaqe,
perse, tue u gjetun këta në tokë të pushtueme, me sundim mizuer, e të turitun
me kercnime të ndeshkimesh, nuk mujshin me çilë gojë. Dihet me siguri prej personash të deja për betim,
qi kishin pa, e qi nuk mund të vehen në dyshim: se padie e dishmia e bame nga
personat e qituna në gjygjë prej Malit
të Zi asht e bazueme në rrena e në
shpifje, e se dishmitarët të qitun në gjygjë as s’e kishin pa ndopak Fratin atë
ditë, e qi S.Luigji, jo veç nuk asht matë me hikë kur ev çojshin në Pejë, por
edhe me pas dashtë, nuk kishte mujtë kurrsesi, pse i lidhun e njikaq i lodhun e
i kputun në trup prej vujtjesh së burgut, të rrahunash e mundi të rrugës ba
kambë. Dishmuasat jashta gjygjit pohojshin gjithnduersh : dy nder të lidhun
n’atë çetë, bashkë me Fratin kan dishmue: se ai së mujte me ba ma gjurmë, e se
per ket arsye ushtarët e patenzonë shkojshin tue e rrahë rrugës, si bajshin
edhe me tjerë. Kush dishmon: se sa mrrijti në vend, ku do të mytej, u rrxue e
ra në dy gjuj, i lamun në djersë, e, porsa e zgiedhen prek shokut, me të cilin
kje lidhë, u kje dhanë urdhen udhtarvet me u lëshue në të, e Ati, tue i dhanë
vedit u çue në kambë e nisë me ba dy gjurma, porse mbas nji momentit u rrxue
rishtas, e ahere ushtarët qesin në të e e lanë dekun. Nji burrë i ndershem e i
urtë kallxon: se ket e paska qitë rasa me kalue n’atë ças për bri vendit ku
dojshin me e mytë, pau Fratin të shtrim për tokë e ushtarët kah po e zdeshëshin
erpara se me e mytë.
Ndoshta
ma vonë ka me ardhë dita në të cilen e verteta ka me dalë në shesh, veçse sod
për sod askush së guxon me thanë nji fjalë të vetme në krahinen e Gjakovës e të
Pejës për pafajsin e në të dalun zot të Fratit. Këto kjene, si duket, edhe
arsyet për të cilat Imz. L.Mieda Kryeipeshkv i Shkupit, edhe pse i lutun shum heresh,
nuk ndigioj me marrë pjesë në komison të çilun, për mos me dashtë me vu dorë në
nji gjygjë, të cilin e dijte mirëfillit i themeluem në rrena e trillime. Veç
qeveria e Austro-Ungeris, porsi mprojse e katolikvet të Shqypnis, u diftue
mprojse e fuqishme, tue e nguishtue qeverin malazeze, qi këjo të bate në publik
nji akt shperblimi për delikt të kryem me mytjen e A.Luigj Sopaj. Kanditat e
shperblimit për reparim, të lypuna nga Austria Malit të Zi kjene këto: a) Pikë
së perit: qi trupi i tij t’u barte ngadhyeshem në famulli të Zymbit; b) qi t’u
vete në vend, ku e kishin mytë, nji kryq i hijshem në perkujtim të vorrimiot të
tij; c) qi t’u ndertote në famulli të tij të Gllogjanit nji kishë, për me
perligjëme ketë në ndoj farë mndyret dhuenen e bame katolikvet të kësajë
famullie; ç) u lyp konditë e fundit qi në kohen qi do të kryehish këto çeremoni
do të gjindej pranë e do të merrte pjesë zyrtarisht edhe perfaqesuesi i qeveris
së Malit të Zi.
Për
të bajtunit e truput u shenjue dita 16 Korrik, 1913. Me 15 të ktij mueji, Imz.
L.Mieda e nis prej Prizrendit bashkë me Z.Viçe-Konsullen e Austris e t’Italis
për Gjakovë, e në të njajten ditë mrrijtë prej Cetinet sekretari i legacjonit
t’Austris, Konti Kolovak. N’e nesre, me 16, u nisen, por pa zbardhë drita, 3
meshtarë te vorri, për me xjerrë trupin, e mbyllë në dy arkë,, nji në xinkje e
tjetra drrasash, kufomë e stolisun e e zbukurume. Lajmi i kesaj ndollje u
perhap së vedit si vetima nëpër rrethe, kështuqi atë ditë lëshoj në Janosh nji
populli pa farë për me marrë pjesë në çerimonin e të bajtunit. Në kohen e
shenjueme, katolikët e qytetit të Gjakovës, bashkë me fëmij të shkollës, të
primun prej krygjes shejte e me flamorë, u nisen me i dalë perpara meshtarvet,
qi po bishin trupin e bekuem të martirit, tue pritë kufomen jashta qytetit, e,
mbas tyne shifej Argjipeshkvi me zyrtarin e qeveris malazeze të Pejës,
Z.Spasojevic e të Gjakovës, me Viçe-Koncull, Z.Konti Kolovrak, të cilët të
gjith ishin të veshun me petka uniforme zyrtare të vendit të vet. Si mrrijti
trupi, ku ishin tue e pritë, populli, meshtarë, fëmijt e shkollës, të gjith kah
dy, kah dy u vune në rresht e u suellen pët të gjatë të qyetit tue këndue
Psalmea e kangë fetare me za të naltë; e kaq kje e madhe ajo ditë lumnije, sa
deri myslimanët u gëzojshin tue vu gjetë n’atë triumf feje, i cili së ishte
kenë pa kurr parandej në Gjakovë.
Proçesjoni u dretue kah kisha e Shna Ndout, ku Misjonari Martir kishte sherbye
parandej aty në Gjakovë. Për shkak të shumicës së popullit kisha nuk mund të
xete popullsin, prandej trupi i martirit kje ulë në medis t’oborrit për me u
thanë uratët e salikimit, mandej kje shti në kishë mbrendë e lanë aty deri n’e
nesre.
Porsa
duel drita, të tanë gjith ajë popull e zyrtarë u nisen me të njajten lumni për
me percjellë trupin e Fratit deri në Zymb..Mrrijtë në Zymb, Imz.L.Miedia tha
meshen pontifikale de Requiem, e mbas,
si perpar, vijuen udhen deri qi e percollen atë trup të bekuem të kisha
e Shna Prendes, Bytyç, ku kje vorrue.
Për
të vuemt të gurit të parë të kishës së Gllogjanit, qi do të ngrehej, u da dita
e Sh’Françeskut, 4 Teruer, 1913, e kje lanë për n’e nesre bekimi i kryqit për
pomendore në Janosh, në vend ku ishte mytë. Për shkak të motit të lig u deshtë
me e dhtye nji ditë të vuemt e gurit të parë, e kështu me 5/X Imz. Miedia me Z.Sanzin,
sekretarin e korcullades t’Austris e me Z.Schneller, Major i Legacjonit
t’Austris në Cetinë, i shenjuem me marrë pjesë në ket çerimoni, këto erdhen në
Gllogjan. Popull i madh kishte rra dhe me ket rasë, por funkcjonet nuk u kryen
për shkakt ë mungesës të perfaqesuesit të Malit të Zi, të Z.Spajovic-it, i cili
do të paraqitte qeverin e vet, Malin e Zi. Ky, për nji gabim të vullndetshem-
me kast- e shtyni ardhjen dhy ditë tjera, herë tue qitë shkakun e gabimit të
rrugës, herë tue çue në kambë të vet nji zyrtar ushtrie, veç si me ba bisht e
mos me u gjetë në çerimoni. Së mbrami, pa se Argjipeshkvi e Konsolati e doshin
domosdo, qi të merrte pjesë ai vetë, kje ngushtue me ardhë në Gllogjan, i
rrethuem prej shum ushtarësh, të marrun për roje me vedi, qi kje dita e 7 e
Tetorit.
Në
ketë ditë, shkue në vend ku do të ngrehej kisha, e, ndersa kriste gjithnji topi
i malit të zi kundra reakcjonarvet shqyptarë, Imz.Miedia bekoj solemnisht gurin
e parë të themelit, mbas zakonit e uratavet të shenjueme nga rituali kishtar
për ket rasë. N’e nesre, n’orën 8 u nisen të gjith si kjene për Janosh, ku te
vorri i Martirit, Imz.L.Miedia, bekoj e nguli kryq të madh, të punuem me
mieshtri, tue kenë pranë mkambsi i qeveris malazeze e tre zyrtarë ushtarakë të
Serbis, më shum xhendarë; U th a Mesha e n’e mbram Imz. Miedia bani nji predk
të shkurtë, por të bukur permbi jeten e Martirit, A.Luigj Sopaj. ( Njoftime nha
A.Pashko Prelaj mbi të bajtunit e trupit të A.L.Sopaj: 3 Relazione di
P.Pasquale Prelaj del trasporto della salma del P.Marire. P.Luigi Sopaj, (
Paliq), 8/XI/191”;- Hylli i Dritës, V.1913,V.I.N.I, f.79).