Kulturë
Kadri Tarelli: Bashkim Kadiu përuron librin e tij të shtatë
E enjte, 29.05.2025, 06:56 PM
Kadri Tarelli shkruan:
Është detyrim moral dhe
qytetari kur investon për kulturën, kurse për historinë e vendlindjes, vihet
një gur i rëndë monumental, duke e bërë atë të përjetshëm! - Vilhelme Vrana Haxhiraj (Vivra)
BASHKIM KADIU PËRURON LIBRIN E TIJ TË
SHTATË
“Trashëgimia e vlerave në Olimpin e
qytetarisë durrsake”
Sot,
e shtunë: 24. 05. 2025, në një lokal të qytetit të Durrësit, u përurua libri “Trashëgimia
e vlerave në Olimpin e qytetarisë durrsake”, të autorit durrsak Bashkim
Kadiu. Një “enciklopedi” e ngjeshur në një “Monografi të qytetarisë durrsake”, si
një përmbledhje e kujtesës dhe nderimit për figurat që kanë dhënë gjithçka për
Durrësin tonë, të vjetër e të ri. Është e shtata herë që mblidhemi, kuvendojmë
e flasim për vlerat e librit, duke ngritur, vlerësuar e nderuar durimin,
përkushtimin dhe mundin e punës së mikut dhe studiuesit tonë Bashkim Kadiut.
Nuk
di në ka një rast të dytë në Shqipëri, që për disa vjet me radhë të ketë
mbledhur ajkën e qytetarisë dhe t’i vendosë në libër, si monument përjetësie që
u flet durrsakëve dhe Shqiptarëve me gjuhën e shkronjave dhe fotografive.
Autori meriton mirënjohje!
Libri
është unik në llojin e tij. Një lloj frymëzimi për gjeneratat e sotme dhe për
ato të reja, për ta vazhduar dhe pasuruar këtë udhë krijimtarie. Asnjëherë nuk
do të jenë të humbur, përkundër do të fitojnë nderimin si qytetarë durrsak.
Besoj nuk është pak.....!
Ndaj
po ndalem veç në disa veçori ideore dhe shkrimore të autor Kadiut:
Si fillim, më bëjnë përshtypje disa thënie të vendosura në faqen e
brendshme të ballinës. Po i citoj të plota, sepse në një farë mënyre ato shprehin
në formë lakonike, kumtin e vlerave njerëzore e qytetare të heronjve të këtij
libri:
-
Shokët: - “Një rebel i rinisë, te themeluesi
i shtypit të lirë. – Kadiu është zëri që nuk u mposht kurrë”.
-
Flavia Prifti. – “Me një sy që sheh përtej
sipërfaqes, Kadiu na kujton se njerëzit janë të ndryshëm, të mrekullueshëm dhe
të denjë për t’u njohur”.
- Shpendi Topollaj. – “Bukuria e një vendi, më shumë
se kudo qëndron te karakteret e forta, dashuria për të tjerët dhe puna e
ndershme e njerëzve të tij.
Duke kënduar në faqet më
tej, vë re disa zgjedhje e zgjidhje që përdor autori::
Së pari: Një formë e
shkurtër shkrimi, për disa nga figurat më të njohura në mjedisin durrsak. E
çmoj si gjetje e bukur: Thjesht, - pak fjalë që shkruhen në monumente apo
përmendore për heronjtë. Autori si pa dashje na kujton se Durrësi ka “Heronjtë”
e vet, aq shumë sa nuk do të mjaftonin sheshet për t’i vendosur secilit nga një
përmendore, por që fatkeqësisht qyteti vazhdon të mbetet i varfër. Pse...? nuk
e di....! Atij, që mund të ketë mendim ndryshe, i përgjigjem unë dhe Bashkimi:
Heronj nuk janë vetëm ata që bien në luftime me armikun apo pushtuesin. Heronj
janë edhe ata që me punën, artin dhe mençurinë e tyre, ngrenë vlerat e qytetit
dhe qytetarëve në veçanti.
Nuk
gaboj: Vini re....! Që në faqet e para të librit janë këto pak fjalë: “Himni
durrsak”. “Të falem ty o Durrës...!”. Këndon Qemal Kërtusha. Bilbili i Shqipërisë.
Së dyti: Filozofia në penën e Bashkim Kadiut.
Gjykoni
këto thënie të vendosura nga autori në krye të çdo kapitulli:
Unë
kam rreshtuar vetëm pak prej tyre. Këndonjësit të zellshëm i mbetet të gjejë e
të dallojë plot të tjera, si vlerë e shtuar e këtij libri “Monografi”, për
njerëzit e ditur e të ndritur të Durrësit tonë, ku përfshihen të gjithë
profesionet: arsim, shëndetësi, lundrim detari, drejtësi, shkencë, inxhinieri,
etj, etj..
- Hijeshia e një shqiptari të vërtetë varet
nga vlerat njerëzore, që cilido me ndërgjegje të lartë, plot inteligjencë e gjykim të mprehtë, urtësi e vërtetësi, frymëzim
e pastërti shpirti, i shërben atdheut, Kombit, shoqërisë në tërësi. Duke
pasuruar me dhunti e aftësi, të jetuarit në kujtime, që koha s’i le në harresë.
- Të njohësh veten, është një art i ndershmërisë,
që shpie drejt një rruge të njohjes së tjetrit në vlerta dhe virtytet që ai
trashëgon në jetë.
- Gjithçka në jetë është e vlefshme, por më e
çmuar është ndershmëria. I poshtëruar është ai që shpif.
- Vlerësimi për të tjerët, është dhe mbetet
pjesë e njohjes për jetën. Mundohu të arrish, më parë të njohësh veten dhe
vetëm atëherë vlerësimi yt ka dhe ruan vlerë.
I gjithë libri në
vetvete është shembull që përmbush e pasqyron mendimin filozofik të autorit,
por një shkrim i veçantë për dr. Et’hem Cara, vlen sa i gjithë libri. Aq sa për
të mund të shkruhet një libër i plotë, për një qëndrim sa burrnor aq edhe
atdhetar, si shtetar i shtetit Shqiptar, por me një jetë të thyer, të shqyer, të
trazuar e rrënuar, gjatë diktaturës. Veprimi e tij është shembull që na nderon,
por që na mungon në ditët e sotme. Model që meriton monument. Model që frymëzon
për t’u ndjekur nga të rinjtë. Kumti që përcjell: Mos ankohemi se nuk kemi
modele të ndershmërisë dhe qytetarisë.....! i gjejmë mes nesh, të vjetër dhe të
rinj.
A nuk meritojnë një përmendore këto pak fjalë...?
- “Fëmijët i dua, por interesat e
atdheut nuk i shkel...!”. Duke i thënë “Jo”,
përfaqësuesve ushtarak gjerman, të cilët ngulnin këmbë për të marrë disa qindra
“Napolona flori”, nga thesari i shtetit shqiptar. Natytrisht për shpenzime
ushtarake”.
Një
pasuri e çmuar e këtij libri, janë figura të reja në moshë, por që me punën dhe
dijet e tyre janë bërë pjesë e krenarisë qytetare durrsake. Po përmend disa: Fatbardha
Kadiu, Erjona Resulaj, Gjergj Dhaskali, Klaudio Beja, Pol Milo, Loela Xhafa, Jola
Hysaj, Spiro Paço, Loena Plaku, Brunilda Avni Kalaja (Saliko), Enxhi Kalaja, Kristi
Arqile Gorea, Joana Kosho, juristi Bujar Hoti, pak më i moshuar se të tjerët,
por që dikur ka qenë nxënësi im i hershëm dhe i ndershëm.
Dikush
mund të thotë, se Bashkim Kadiu, e përmbushi misionin e tij, si qytetar dhe krijues dhe libri mund
të quhet i mbyllur. Unë dhe ca më shumë Bashkimi nuk e pranojnë këtë gjykim të
cunguar: Ky lloj libri ka vetëm një fillim, por asnjëherë fund. Arsye fare e
thjeshtë: ka figura që punojnë dhe nuk mburren, kështu mund të kenë mbetur në
hije. Ndërkohë jeta vazhdon dhe të tjera figura do ta lartësojnë emrin e
qytetit tonë. Dhe kanë të drejtë: Sepse autor Bashkim Kadiu, vetëm sa ka
shtruar pak metra udhë, ndërsa historia nuk mbyllet këtu.
Në
përfundim, qëllimisht po e rrisjell në këtë shkrim, thënien e shokëve: Bashkimi....!Një
rebel i rinisë, te themeluesi i shtypit të lirë. – Kadiu është zëri që nuk u
mposht kurrë.
I
nxitur nga këto fjalë, në bisedë e ngacmova pak dit më parë: - Ç’po bëhet me
artikujt, shkruar e shpërndarë në disa gazeta.....!? Pse duhet të humbasë kjo
punë dhe pasuri intelektuale, si dëshmi e kohës, për Durrësin dhe vendin...? Shkrimet
që kanë fituar të drejtën qytetare, për njohjen në publik, është mëkat që mos
mblidhen në një libër, që unë e quaj “Arka e kujtesës”. Dikur kam shkruar: “Ndryshe
ato humbasin si kokrrat e grurit që bien përdhe, i hanë milingonat, ose i kalb
balta dhe shiu”. Kështu këtë punë të vyer, askush nuk mund ta bëjë më mirë
se ju, i nderuar Bashkim. Ka pak mundim, por vlera është e madhe dhe qytetarisë
durrsake i duhet. Pse duhet t’i mungojë.....!?.
Urime
miku ynë Bashkim Kadiu! - Jetë dhe shëndet të mirë, për ta vazhduar punën
krijuese, në dobi të historisë dhe krenarisë durrsake....! Mbetemi në
pritje.......!
Mirë u mbledhshim në kuvende të tilla letrare.....!
Kadri Tarelli
Durrës, më: 24. të majit, 2025.