Kulturë
Agron Tufa: Ekzorcizmi
E premte, 23.05.2025, 06:53 PM
Agron Tufa
EKZORCIZMI
Do
thërrasim doktor, do thërrasim heqim,
sall
ti të mos kesh asnjë mendim.
Mendimet
e tua shumohen me spore,
shpërthejnë
në ajër - stuhi dëbore,
që
bie dhe mbush dhe rrugët dhe sheshet,
që
ngrin buzëqeshjet, pezullon marrëveshjet.
Mandej
vjen acari me ithtësinë e ngricës:
ngujohen
qytetet prej provincës.
Izolim,
paralizë nga mali në fushë -
gënjeshtrat
tona s'do t'i blejë më kush.
Herëdokur
njerëzia vetmie ngujuar
ka
gjasë të zgjohet e purifikuar.
Të
ndërhyjnë, pra, xherahë e heqimë,
sall
ti të mos kesh asnjë mendim!
Komentoni