E marte, 03.06.2025, 07:48 AM (GMT+1)

Mendime

Nikoleta Kovaçi: Regjimi stallor që prodhoi turpin elektoral!

E merkure, 21.05.2025, 04:58 PM


Regjimi stallor që prodhoi turpin elektoral!

Nga Nikoleta Kovaçi

Vendet e varfëra, janë të tilla sepse prodhojnë përbindësha që duan pasurinë mbi gjithçka! Nga aty nis diferenca e madhe me masën, në rastin konkret me qytetarët e vendit!

Na jena shembulli unik në Europë! Me sytë drejt saj, na harruem të merrena me batakqinjtë tanë! I lamë të lirë në fillim e manej u dorëzuem! Pjesa vitale rrezikoi gjithçka dhe i hyni me dhunë Europës mrena! Me shpirt nëpër dhamë e mposhtën përbuzjen e tyne e u banë njish me çdo vend e popull ku shkuan, duke kput çdo lidhje organike me Shqipninë, ma saktë me shtetin anti qytetar që instalohej e fuqizohej dita ditës! Sod ata u banë pjesë e nji maskarade me dirigjues pikërisht k'të shtet që funksionon në bazë të regjimit stallor!

Dhe ndalemi pikërisht te ky përcaktim që asht në themel të ngritjes se sistemit mafioz e kriminal që Europa e njeh, po nuk i përket, dhe, për pasojë, gajaset me mercenarizmin e nji kryeministri që i ngjan kreut të nji organizate të krimit të organizuar!

Gjithçka nis te kapja: fute pak gishtin ktu, ngjyje, manej di unë ç'a baj me dorën tande: o t'a kpus krejt o do jetë në shërbimin tem! Dhe me këtë filozofi Edi Rama ka në thes krejt institucionet, ato që shqiptarët presin të reagojnë për maskaradën e 11 majit!

Presidenti asht me dy dosje në SPAK! Asht marrë tri herë në pyetje! Kuptohet kjo para se sa të ngjynte gishtin Altin Dumani! Presidenti nuk asht ma shumë se sa vetë Bajrami, por Bajrami nuk mundet me kanë as qytetar! Rama i'a ka heq të drejtën sepse Bajrami nëse do te jetë aty duhet të pranojë rregullat e regjimit stallor përcaktue nga emëruesi!

Meqë Erjon Veliaj tundi 'bishtin' e desh të krijonte një regjim të vetin, që tentonte rregulla më fine, Rama e çoi te burgu! Madje me tanë robtë e shpisë dhe familjen e madhe të regjimit të vet! Për ma pak se dy javë, Rama i imponoi administratës së bashkisë Tiranë regjimin e vet: do hani gjellën që gatuj unë e sus! Ndryshe do shkoni te Erioni!

Të qenë të gjithë të ngulfatum me gjellën e neveritshme të Erionit, ata pranuan të kthehen nga gatimi i Ramës me shpresën e vetme se të paktën s'do helmohen për vdekje! Në krye të tyne erdhi Blendi Gonxhe, ai që deklaron publikisht se mund t'i japë edhe vjet nga jeta e vet veç të mos largohet Rama! Blendi asht modeli perfekt se si mund të jetohet në nji regjim stallor; i qetë, i kujdesshëm, i bindshëm dhe besnik!

Celibashi, njeriu-garant që regjimi stallor të kalojë nga nji nivel në tjetrin! Madje me votë! Me tanë gishtat e ngjymë në çorbën e gatueme nga Rama, ai asht përherë aty si garant suksesi! Ndaj ksaj radhe ftoi në tryezë edhe Altin Dumanin dhe Olsian Çelën, drejtori i Policisë ishte në tavë, gjysmë i pjekun, meqë dihej se vinte me bekimin e bandës që na dhuroi deputetë me mijëra vota!  Nëse prokurori i Përgjithshëm nuk mundi të dilte nga roli i kukullës, Dumani shërbeu aq shumë sa iu kthye në bumerang: iu desh të dilte garant i maskaradës së 11 majit! Regjimi stallor nuk mund të linte jashtë ata që hiqeshin si dishepuj të së drejtës: fundja nga shkuan deri aty dhe kush mund t'a mundësojë ekzistencën e tyne përveç regjimit!?

E pavarësisht gjithë mekanizmave shtetnor, të vëna në dispozicion të fitimit të zgjedhjeve, kryeministri nuk i besoi gjellës së gatueme 12 vjet! E jo prej droje se mos i ka helmue, po nga frika se nuk i ka helmue sa duhet: Ndonjë edhe mund të mos jetë i kënaqun! U lshue me gjithçka, duke anatemu burra e gra, me fjalor rruge e batakçinjsh pikërisht se regjimi stallor nuk ishte nda njisoj për llojin e shërbëtorëve! Dhe ai e dinte! Dhe ai e kuptoi! Të rrjeshtuemit në listat e patronazhimit prapë i devijuen! Edhe pse çoi gjellë te partitë e vogla, edhe pse futi çorbë kancerogjene te demokratët e etun për pushtet, që gjithë ditën flasin në emën parimesh e në darkë hanë menunë stallore që vjen nga kampi tjetër, Rama sërish kaloi kufijtë e vjedhjes se votave!

Parimorët mbeten me gisht në gojë: socialistët nuk u besojnë syve se nga dolën gjithë atë vota kur ata votuen kundra sunduesit të tyne e demokratët të tromaksun kërkojnë: kush dreqi nuk ngihet prej tyne me gjellën e Edi Ramës!

Shqiptarët, ajo pjesë vitale, e pamposhtun, jashtë çdo regjimi, që besuen dhe besojnë se Shqipnia ka nevojë për me kanë shtet, nuk kanë asnji 'levë' në duar, e madje nuk shohin as 'gur' kund me dashtë me leviz nji mundësi reale! Tashma qelb gjithçka! Në vend që të luftojmë me të keqen, tash duhet të ruhena edhe ma shumë të mos na kapin stërpiklat e gjellës së helmueme teksa do i vjellin disa prej atyne që qeveria e regjimit stallor do i përjashtojë e do i'a dorëzojë Altin Dumanit!

Kaq për 4 vjetët në vijim!

(Fotoja mu nis nga nji njeri që refuzon regjime)



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx