E premte, 06.06.2025, 10:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Dashnim Hebibi: Intervistë me shkrimtarin e publicistin Brahim Avdyli

E diele, 18.05.2025, 06:52 PM


MOS MË SHIHNI ME SYZAT E GËNJESHTRAVE, POR MË SHIHNI ME SYRIN E TË VËRTETËS

{Një intervistë ekskluzive me shkrimtarin e publicistin Brahim (Ibish) Avdylin}

Nga Dashnim HEBIBI

Disa fjalë po i shkëputim nga biografia e tij:

Shkrimtari Brahim (Ibish) AVDYLI është i lindur më 5.9.1960 në fshatin Morinë, Komuna e Gjakovës, Republika e Kosovës. Ai mbahet dhe mbijeton kurdoherë në Zvicër, ndonëse e braktisën apo ia kthyen kurrizin ata që merren me “politikë”, edhe kur më parë i mbaheshin si “miq”. Prej vitit 2005, kur ishte së fundit një ligjërues në Shkollën e Teatrit dhe Filmit “Aleksandër Moisiu”, në Adlisvil të Zürich-ut, ligjërues i lëndës së Teorisë së Artit dhe të Letërsisë, me të cilin deshëm atëherë që t’a bëjmë një intervistë ekskluzive, pas fatkeqësisë së fundit, iu përmbys PC-ja dhe e përfshiu diabeti.

Ai merret paralelisht me shkrime shkencore, gazetar e publicist, krahas krijimtarisë së gjërë letrare (prozë, poezi, dhe një dramë), etj.

Biografinë e tij e njohim të gjithë, siç e kemi përcjellur nëpër gazetat tona elektronike, anë mbanë tokave shqiptare, ndonëse janë të klasifikuara sipas ndarjeve administrative: Republika e Kosovës; Republika e Shqipërisë, Greqi, e Turqi; në anën tjetër, në Republikën e Maqedonisë Veriore, Serbi, Mal të Zi, dhe në tërë mërgatën shqiptare. Që prej rinisë së hershme e deri më sot ka botuar shumë shkrime, artikuj, analiza, studime dhe akte të tjera politiko-publicistike, etj. Ndër të tjera, ka qenë Editor dhe Kryeredaktor në revistën (gjithë)shqiptare „Qëndresa“, në mes të viteve 1990-1995, në Zvicër, të cilën e ka botuar në mënyrë të parregullt, me mjaft vështirësi jetësore e financiare të tij, pasi kështu e ngarkonte thellë jeta e tij. E la vetëm që të ecte përpara, me mjetet e tija materiale.

Ndër të tjera, është autor i veprës së madhe të shkrimeve shkencoro-publicistike, me analiza, artikujve e dokumenteve të përgjithshme, rreth çështjes sonë, të quajtur “SONTAZHE PËR KOSOVËN E KUFIRIN E SAJ”, SH.B. LENA GRAPHIC, Prishtinë 2019; i veprës së vështrimeve, sugjerimeve, recensioneve, studimeve dhe dy eseve për veprat dhe çështjet tona, në letërsi dhe në histori, sepse duhet ta mësojmë historinë siç duhet të jetë e jo siç na diktojnë armiqtë tanë, me gojën e shqipfolësve; „BOTA SHPIRTËRORE NË KRIJIME TË VEÇANTA“, e cila është e para nga tri veprat e përgaditura prej tij dhe na i përmbledhë të gjitha trojet shqiptare, edhe jashta dy shteteve tona, ReSH e ReKS, në një bashkësi shpirtërore shqiptare. Ajo është botuar nga MESHARI, Prishtinë, 2023. Por kësaj vepre nuk iu kushtua një rëndësi e veçantë, sikur na e thekson vet autori këtë gjë.

Vepra „SONDAZHE PËR KOSOVËN E KUFIRIN E SAJ“ i mbanë shkrimet e të dhënat e tjera nëpër shtypin elektronik e ditor shqiptar dhe të redaktuar edhe njëherë nga autori, por e mbanë në vete një MEMORANDUM të gjërë, të dërguar te të gjitha shtetet e mëdha botërore dhe personaliteteve, si dhe në OKB-së, me adresën e tij në Kosovë, por edhe në Rapperswil/SG.

Ai ishte kryesues i KOMISIONIT TË INTELEKTUALËVE SHQIPTARË TË KOSOVËS (ISHK), pas mbledhjes së tyre të mbajtur në Prishtinë, me 7 nëntor 2018, me 13 nënshkrime. Aty na jepet i tërë kufiri i Mbretërisë së Dardanisë, me fakte, prej të cilës i kanë marrë 3 pjesë të saj okupatorët tanë, e në kokë të tyre është Republika e Serbisë.

Ka bërë edhe disa vepra nga të vuajturat e tij jetësore në kohë të gjatë, e edhe me dramat e nxitura nga shtytjet e mëdha të antishqiptarëve dhe të shteteve kundërshtare. Po e përmendim me këtë rast tri novela mjaft të bukura për aktivitetin e tij gjithëkombëtar, politik e intelektual, „NËPËR TELET E ZEMRËS“, nga Shoqata e Intelektualëve „JAKOVA“, në Gjakovë, 2022, në redaktimin e Prof. Dr. Ruzhdi Sefës, si dhe përmbledhjen poetike me 318 faqe, Meshari, Prishtinë, 2024, „THIKAT E MLLEFIT“, e cila i ka kualitetet e tjera mjaft dramatike dhe artistike, të cilat na i shfleton vetë parathënia e thukshme dhe e gjatë e autorit të njohur shqiptar Prend Ndue Buzhalës, „LIRIKA E TRAGJIKËS SË HUMBJEVE DHE E RINGJALLJEVE PËRMES FJALËS“.

Lexuesit tanë mund t’a përcjellin këtë intervistë gjithëpërfshirëse të shkrimtarit, publicistit, poetit dhe një personalitet të urtë e modest që jeton e vepron në Zvicër, Brahim Avdylit, sikurse të përcjellin edhe „SHËNIMET BIBLIOGRAFIKE“ të autorit, me aq sa ka mundësi që të kompletohet prej veprave të tij, e siç është e dhënë ajo në veprën e tanishme studimore të tij „PARAMETRAT E DIMENSIONEVE LETRARE“ për disa nga veprat letrare të autorit Prend Ndue Buzhalës. Ajo është në procedurë sponzorizimi e botimi.

Dashmin Hebibi:

Ju përshëndes përzemërsisht, Brahim Avdyli.

Brahim Avdyli:

-Përshëndetje miku im i mirë, Dashnim Hebibi, juve dhe të gjithë lexuesve elektronik dhe organit tuaj, SAM24.info, e siç titullohet ajo, “është URË KULTURASH! Platformë që bashkon mendjet dhe zemrat shqiptare! Qendra Mediale Shqiptare në Zvicër – Një Ujëmbledhës Kulturor, Informativ dhe Zëri i Diasporës!“. Miku im, ua uroj këtë qendër mediale gjithëshqiptare në Zvicër! Urime! Është hera e parë që ju po dëshironi të më pyetni.

Dashnim Hebibi:

Faleminderit shumë për urimet! Po ia fillojmë që nga mërgimi. A ju kujtohet dita e parë kur u larguat prej atdheut të lindjes?

Brahim Avdyli:

-Jeta na e merr me të kaluarën e ngjeshur plot me përjetime dhe të shpejta, e cila është shumë dramatike, por i ruhemi që të mos na përfshijnë ndjenjat e të largohemi pak nga ato ngjarje, që të mund të përsëriten nga ajo jetë e atëhershme. I jam përkushtuar prej rinisë së hershme çështjes së madhe të atdheut dhe ajo më ka marrë plotësisht çdo herë me vete.

Kam qenë disa herë i kërcënuar me vdekje apo me burgosje dhe kam qenë në atë pjesë të atdheut shpirtëror, që në shpirtin tim ishte i pandarë, por edhe nëpërmes të saj ladroheshin kolonat e hijenave të gjakut shqiptar.

Ishte vendlindja ime dhe KSA të Kosovës, ku isha i lindur. Atë e kishte përpirë hegjemonizmi serbo-jugo-sllavë. Regjimi i atëhërshëm dhe antishqiptar, ishte munduar të më vrasë gjatë demostratave popullore, pranë shtëpisë sime, në vendlindje, në një mëngjes heret, pa u zbardh drita, që ishte rreth e më rreth e rrethuar, më mbrojti qeni im besnik, zog i ujkut...

Herën e parë kam qenë në Zvicër, në vitin 1979. Kam qenë 19 vjeçar dhe i kontestuar nga regjimi.

Kështu i kalova 3 muaj në Zvicër e në Francë, pa fitim e pa të holla. Biletën kthyese e kisha.

Kur u ktheva në KSA të Kosovës, prap vazhdoi e njëjta gjë me mua. Nuk kishin fakte të burgosjes sime, por i dinin pikëpamjet intelektualit të ri, me ndikimet e Shqipërisë.

Po them shkurt se më së pari e kam bërë një garacion sezonal në Tiçino, në vitin 1980, në Giera-Piano. Kam qenë i përballuar me politikën shpërfillëse të shqiptarëve kudo që ishte nevoja, në Zvicër e në tërë Kontinentin e Europës.

Këtë rast e kam shprehur edhe në tregimin tim, në përmledhjen e tregimeve të dytë e të tretë, dhe e treta është cilësuar si “roman”, apo një para-roman, “Flatrat e jetës”. Nuk po i përsëriti mendimet se si e gjeta punën e parë dhe as njerëzit e veçantë. Viti 1981 ishte viti më i rëndë për mua. Prej Tiçinos lidhesha me demostatat e këtij viti. Isha papritmas anëtar i organizimit të tyre.

Ja si erdhi deri te kjo gjë. Po kërkoja ndonjë shqiptarë me 18 prill 1980, në Stacion të trenit në Zürich, dhe takova Kadri Zekën, me pseudonimin “Zeqa”, i cili e shpërdante gazetën “LIRIA”. Pas kontrollimit mjeksor në Chiasso/TI, me 17 prill 1980, e i lodhur shumë nga pritjet e gjata të këtij kontrollimi mjekësor, e mora gabimisht trenin që do të ndalej në Lugano e në Bellinzona, por më rroku gjumi në tren dhe isha fare pa billetë, as me të holla të tjera për rrugë. Më zgjoi kontrolla pas Arth-Goldau e mezi shpëtova prej pyetjeve të shumta të tyre, deri sa erdhi stacioni i Zürich-ut, duke u treguar se isha pa billetë, sepse e pata billetën deri në Bellinzona dhe të kthimit deri në Gerra-Piano. Më duhet të kthehesha në punë. E bëra natën si mos më keq, pa gjumë e pa ushqim. Kadri Zeka më takoi në një gjendje tejet të mjerueshme. Më ktheu bukë te Restoranti i epërm i ndërtesës së Bahnhof-it e më kuptoi shumë shpejtë se i kisha të njëjtat pikëpamje. Ndër të tjera, ai bisedoi se si duhet të veproj në Tiçino, më dha të holla dhe gazetën e vogël “LIRIA”, për t’a shpërndarë.

Vitin tjetër më përjashtuan nga puna, në Ristorante Romitaggo në Agarone, sepse mbeta pa pashaportë dhe isha nëpër demonstaratat e vitit 1981. Po ua jap edhe një fotografi, në të cilën jam unë, e jo Bardhosh Gërvalla. Fotografia është ajo për të cilën është organizuar Festimi i Ditëve të Demonstratave të vitit 1981. U thoja organizatorëve të këtyre festimeve se unë jam njëri që e ka kryesuar Demostraten e Gjenevës, sepse ai nuk ishte Bardhoshi, por unë, me trakë të kuqe, nën Pllakatë, edhe pse Bardhosh Gërvalla ishte në Këshillin e Demostratave. Askush nuk më merrte në vendin tim. Vendin e parë e zinin të tjerët... Asnjëherë nuk kam dalur në mërgatë përgjithmonë, por dyzash: nëpër tokat shqiptare më lëviz i padukshën shpirti i madh, ndërsa trupi më dergjet edhe sot nëpër mërgatë!...

Dashnim Hebibi:

Krijimtarinë e ke të madhe, por edhe disa vepra që i përmbledhin këto të dhëna. Ajo është e kaluara juaj... Çfarë ndjenjash keni sot për ato momente?

Brahim Avdyli:

Në qoftë se hyn në të kaluarën dhe bjen pre e ndjenjave, pa e ndarë veten nga e kaluara e juaj e bujshme dhe e forcave kundërshtare, mund të të dërgojnë në të panjohurën apo në të “jashtmen” e në të pakuptuarën, thjeshtë në të pamundshmen. Krijimtaria është shprehje e mendimeve të zgjedhura, të përcjellura me ndjenja të veçanta dhe e shprehur në përputhshmëri të së vërtetës dhe e të së drejtës, të thënë me fjalë të zgjedhura të artistikës.

Këto ndjenja janë të përziera, por më shumë janë të përziera për të ligën. Duhet të mos e harrosh asnjëhere një gjë: e liga të ndjekë çdoherë, ndërsa ti je një luftëtar i përhershën me të Ligën. E liga është ndonjëherë e padukshme, e papritur, e pa dhënë, e pashpjeguar, më e madhe se sa ta mendosh ate, kudo që të jeshë; e ke kurdoherë prapa vetes, mbi vete dhe në çdo anë; kudo që shkon, kudo që jeton; pra janë demonët e të ligës që të ndjekin, kur nuk e mendon se je i kontestuar nga kjo forcë logjike.

Shokët e atëhershëm më janë larguar, të tjerët kanë diverguar në bazë të partive të tyre. E kam shpjeguar çka është poli(a)tika...

Gjithmonë jam në një sulm të këtyre forcave të fshehura në botën shqiptare dhe në botën ndërkombëtare, aq të mëdha, sa që duan të më “rrotullojnë mendjen” apo të jem njeri i izoluar, i vetmuar, i cili nuk e di “kah vjen dielli”; që të vdes në vetmi, që të mos ketë pranë vetes bij e bija, nipa e mbesa, të shkepur nëpër botë; pra që të mos e nxisë çështjen e përgjithshme kombëtare gjithëshqiptare; të letërsisë e të publicistikës sonë, me të gjitha të thënat tona në relacionin ndërkombëtar; të dijes së vërtetë shkencore...

Kjo do të thotë, në radhë të parë, të mos mund të flasësh si përpara; të mos mundesh që të shkruajsh gjëra të reja; të mos jesh në vendin që ta ka caktuar Zoti i Madh, po aty ku dëshiron djalli, demonët, e Kryedemoni!

Ia kanë vërë popujve një palë syza të gënjeshtrave, që të mos e shohin të vërtetën, të mos e shohin vetveten, të jenë të mpirë në kokë e të ecin pa rregull, në rrëmujë të politikajve evropianë e botëror dhe të mos jesh i kuptuar aspak se cilat forca u sjellin nëpër këtë rrëmujë të madhe.

Por kam besim të madh, ndonjëherë të plotë, dhe ajo më shpëtoi...

Çfarë ndjejash janë këto prej momentit të parë e deri më sot? Të urrejtjes?! Të dhembjes së madhe?! Të katastrofave të mëdha, njëra pas tjetës?!

Jo, jam i gjallë e jam gjithnjë i drejtë, i vertetë; jam plotësisht i vetëdijshëm, edhe të dëpërtosh nëpër fjalorin e gënjeshtrave të mëdha e të jeshë “normal”. Pra jam kështu. Duhet të kesh syze të vërteta, që të më shohësh ashtu siç jam.

E kurdorherë i kthehesh kohës së kaluar. Ka kthesa të veçanta, e edhe aso që duken sot “të dëmshme” apo humbje kohe. Ato lidhen me ty, por janë “të padukshmit” udhëheqës nëpër këto kthesa. Rrugët e mira t’i drejtojnë engjujt e të shenjtët, deri te Kryezoti; rrugët e liga t’i lakojnë djajt, deri te Kryedemoni. Në krahun e djathtë i ke engujt, deri te Kryezoti; në krahun e majtë i ke djajtë, deri te Kryedemoni. Të ecësh drejt, nëpër rrugën që e dikton Zoti i Madh, të dijes e diturisë, pa e lakuar ndonjëherë, është shumë vështirë!...

Dashnim Hebibi:

I përmbledhe prej kohës së atëhershme e deri në ditën e sotme. Unë që të njoh mirë, nuk e kam lehtë të të pyes. Kur e kujtoni atë ditë, a mendoni se keni humbur apo fituar më shumë duke jetuar larg vendlindjes?

Brahim Avdyli:

-Po. Prandaj jam munduar çdo herë të jem në vendlidje, në pjesën e atdheut shpirtëror, që quhet “Republika e Kosovës”, Shqipëria, pjesërisht Maqedonia e Veriut, etj., e të tjera, që nuk mundem as sot t’i mbërrij, sepse kurdoherë jam “i kundështueshëm”, nëpër to. Atje, ishin dhe janë rryma të tjera, e të paktën rajonale, evropiane, botërore. T’i kundështosh këtë forca të mëdha, je i luftuar në çdo moment e në të gjitha mënyrat! Duhet të kesh njëfarë besimi dhe sa mund të ruhesh nga kjo forcë e madhe e me rrëmujë, që të sillet.

Jam kthyer edhe në KSA të Kosovës, për të përtrirë demostratat e vitit 1981; për të zhvilluar demonstatat e vitit 1990 dhe luftën çlirimtare, edhe të UÇK-së; kur kam qenë i pranur dhe i pakundërshtuar, por edhe i luftuar dhe i lënë jashtë forcave të vogla e deri te forcat e mëdha, edhe Zvicërane e botërore; por të shumtën e rasteve kam qenë rrebtë i kundërshtuar.

Tani, nuk do të flas për këto gjëra, por gjërat e përgjithshme. Ju i keni edhe disa vepra nga unë dhe këto vepra do t’ua qartësojnë mjaft mirë këto raste, nëse mundeni të kuptoni ligjet e dijes, ligjet e metafizikës e metaforikës. E nuk kam kohë të shkruaj për këto gjëra, e as për metafizikën, që e njoh shumë mirë, as për psikologjinë dhe psikometrinë. Të shumtat, janë me dhembjen e Atdheut të pa bërë, të pa bashkuar, të rajoneve për rreth neve, me tokat tona.

Duan të dukemi më të vegjël në sytë e botës dhe i shkatërojnë të gjitha urat që i kemi midis tokave tona kombetare. P.sh.: Turqia është njëra që bashkëpunon me Serbinë, që nuk është aspak “komb”, por as Turqia, që i mbanë brenda vetes 9 milion e 800 mijë shqiptar, të shprishur me fe dhe asnjë fjalë shqipe, pos ndonjërit të emigruar nga e ashtuquajtura “Jugosllavia”; mandej “Greqia”, që është fjalë kalke dhe e futur midis çështjes sonë, por edhe në Evropë, që po merret në piedestal, e nuk është “Greqia” si “komb”, por fjalë e krijuar nga gjuha shqipe, prej shumësit të fjalës “graitë”, “gratë”. Në pjesën dërmuese Greqia mundohet t’a mbledhë me fjalën fyese “arvanitas”, që janë arban, arbër, e arbëreshë, të cilët nuk flasin shqip, por gënjejnë sikur janë “të parët” deri në parahistori. E shkatërrojnë me gënjeshtra vëllazërinë e tyre, të quajtur “ar-ban”, prej gegëve, që kanë jetuar atje dhe e kanë sunduar tërë botën, 5000 vite p.e.s. “Ar-ban”-ët janë Yllor e Ilir, me të tre vëllezërit, Ilirit, Galit e Keltit, e dymbëdhjetë vajzat e babait indeo-evropiane, “prej tri kodrave të Çikës”, (gegërisht: çikë=vajzë), e pa dije i thonë “Çiklop”, njeri me trup më të madh tri herë se sa njeriu i sotëm, i cili ishte POLIFEMI, me syrin e tretë, i gjetur në Shpelën e Spilesë, te Vlora e Shqipërisë, e ne të gjithë e lavdërojnë vrasësin e tij, Odiseun, Ulisin apo Udhësin, e nuk e dimë kush është me të vërtetë babai ynë e kush jemi ne. Por po e lëmë njëherë mënjanë këtë çështje. Merrem me te në vepra të pabotuara.

Gjithsesi do të thuhet kjo gjë edhe në veprat e mia letrare dhe shkencore. E kam edhe një roman që i kushtohet këtyre premisave tona të thella, që kryqëzohet me dy vjetët e fundit të gjimnazit “Hajdar Dushi”, në Gjakovë, në qoftë se kam mundësi që ta botoj. Dy vitet e para iu është kushtuar vepra ime me tri novela, me artin letrar, me biografinë dhe autobiografinë e personazheve të këtyre tri novelave, “NËPËR TINGUJT E ZEMRËS”. Këtë vepër e pata lënë që ta përuroja këtu, në Zvicër, pos përurimit në Gjakovë, nga SHB “Jakova”, ku është botuar. Mirëpo njerëzit e caktuar për këtë çështje nuk u “ndalen” deri më tani dhe nuk u lajmëruan, prandaj nuk kisha si t’a përuroj, as në Gjermani...

Po, e kam ndier veten keq kur jam detyruar të mërgoj dhe rimërgoj disa herë këtu, si i pa qenë me trup askund e gjithëkund. Në të vërtetë, mbeta i ndarë në shumë pjesë, si gjithkund e askund, edhe prej vëllazërve të mi, pa shtëpi. Gjysmën e librave të mbledhura në Fushë Kosovës, se as shtëpi nuk më lanë; gjysmën tjetër në Zvicër, që i paguaj me një pension invalidor.

Duhet të mbahem vetë, vaj halli i yt, në këtë kohë të pakohë! Kam humbur atdheun, siç thuhet në një artikull, kur e kam mbajtur me 7 mars të vitit 2014, një orë letrare me publikun zvicran, të lirikës në gjuhën gjermane, në Klostër të St. Urban-it, dhe e ruajta këtë rast dhe këtë fotografi siç kanë qënë në Web-faqen time, http/www.brahimavdyli.ch, e cila nuk ekziston më dhe është marrë pas, nga ata që e kanë këtë Web-faqe, “Jimbo.com”, prej Hamburgut/D.

Këto fotografi që po ua tregoj sot, janë të vërteta. Jam me Ulrich Suter dhe Stephan Gfeller, në prezencën e publikut dhe gazetarën e njohur, në relacion botëror, Heidi Bono, e cila shkroi një shkrim të shkurtër të gazetave lokale, me titull simbolik: “Heimat verloren, aber die stimme nicht/Atdheun e ka humbur, por zërin jo”. St. Urbani është përafërsisht mesi i Zvicrës. Kjo është pas tentativës fundametale të vdekjes në Shqipëri, në vitin 2005.

Viti 2014 është 9 vite pas vitit 2005. Mjekët e Zvicrës bënë të pamundurën që të shpëtoj. T’i shikosh të gjitha dokumentet përcjellëse, çfarë ka ndodhur, aspak nuk e thonë të vërtetën.

Në radhë të parë, gënjejnë! As një gazetë lokale apo shqiptare nuk e ka thënë ate çfarë ka ndodhur, as edhe një gjysmë rrjeshti, por as gazetat ndërkombëtare. Askund nuk del e vërteta! Sikur një dorë e padukshme prej ndërkombëtarëve e gjithëshqiptare e fsheh tërësisht të vërtetën.

A kam fituar apo nuk kam fituar, këtë nuk dua t’ua them. Gjithmonë jam munduar të mbroj të drejtën, por të gjitha shtetet e sotme e bishtërojnë këte.

Dashnim Hebibi:

Mërgata dhe çështja kombëtare. Gjithë këto vite angazhim në dobi të çështjes kombëtare- si e shihni sot Kosovën?

Brahim Avdyli:

-Çështja kombëtare gjithshqiptare nuk është drejtë e zgjidhur dhe as që ka mundësi që të zgjidhet përnjëherë. Ashtu siç kemi dashur ne, nuk zgjidhet kurrë. Një “bashkim” do të bëhet, ku luan rol Evropa e Bashkuar apo SHBA-ja, me armiqtë më të rrebtë e më antishqiptar, mbi kokat tona, p.sh., në Evropën e Bashkuar. Do të duhej të bashkohemi pa armiqtë tanë kombëtarë. Edhe ashtu janë kombet e vogla të detinuara që të zhduken, e fetë e bëjnë të mundurën.

Të marrin njëherë rrymat shkatërruese të botës: 1) fashizmin, që e mbanë zgjerimin, ekspanzionin, me dhunë të hapur dhe i diskriminon popujt e pafuqishëm, psh., të vegjlit, që nuk mund të mbrohen; 2) komunizmin, që e ka zgjerimin e proletariatit pa kufi, dhe i thërret klasat e poshtme të shteteve të ngriten, të cilat janë kundër kapitalizmit, e kështu na i diskiminon popujt e vegjël; 3) globalizmin, që është rrymë moderne e botës së gjërë të globit, e cila është rrymë e madhe e tjetër e rrotullimit të popujve dhe i diskriminon popujt e vegjël, që nuk kanë fuqi, forcë dhe dije që të mbrohen nga kjo rrymë. E kur rrotullohen të mëdhenjtë, i shpërfillin popujt e vegjël.

Kombi shqiptar është i vogël. Ai është i destinuar për shpërfillje e shtjerrje të energjisë si komb. Ai ka mbetur i vogël me territor, me fuqi, dhe me gjuhën e vet, e cila në radhë të parë i përjeton përpjekjet e shpërfilljes përmes feve dhe sidomos të fesë islame, p.sh., grupet ekstremiste. Në Gjilan, ai që quan veten e tij se është “imam islam”, të gjithëve u flet, në xhami, se “është sevap për një besimtar islam, të pijë gjakun e jo-besimtarit”. Kjo është një thirrje për luftë qytetare dhe antishqiptare, e në anën tjetër është kushti i tretë dhe vendimtar për të qenë një demon i vërtetë! Policia e Republikës së Kosovës duhet t’a arrestojë, por kjo ende nuk po ndodhë. Ky është stërmullari i armiqve tanë më të tmershëm ndaj nesh, nga të gjitha anët e rreth nesh: Turqia, Greqia, Sllavo-bullgarët; Serbët; Malazezët, dhe sidomos Arabia e gjërë, etj.

Falë disa bijve e bijave të zgjedhur të këtij populli shqiptar, kudo që janë ata, një pakicë ende gjallë, e ruajnë kurdoherë këtë komb të mos shpërfillet tërësisht e të mos shkatërrohet.

Armiqtë janë para nesh dhe kudo, derisa përpiqen që ta grumbullojnë forcën në planin e parë në nivelin e tërë globit, përmes feve. Në njërën anë qëndron feja e krishterë ortodokse, me të cilën e mbanë shtetin e madh të tyre, Rusia, të gjithë popujt sllav i ngritë në piedestal të kësaj rryme fetare, prandaj edhe e përkrahë të ashtuquajturën “komb” të Serbisë (nga fjala ser-p-b-ente), përmes kësaj feje ortodokse. Serbët (origjinal: “serp”), janë më të ligjtë e tërë botës, të cilët janë ngritur gjatë përfundimit të Perandorisë Bizantine, gjatë sundimit të Andronikut II Paleologut (ilir, 1282-1328), i cili detyrohet t’ia japë vajzën e tij 8 vjeçare për “grua” Millutinit, 40 vjeçar, i martuar 4 herë më parë! Është tmerr! Shikoni ju lutem në artikujt e mi dhe posaqërisht artikullin “Maqedonia në vorbullën e fqinjëve antishqiparë, Pjesa e XI”, e cila është e botuar...

Pra, ky “popull i zgjedhur”, me gënjeshtra të mëdha nëpër botë, i mbiquajtur “serb”, i mbledhur vetëm nga të ligat, i ruajnë shpatat apo thikat e vjetra të pesëqind vjetëve të përparëshme, për të prerë ndonjë fëmijë shqiptar në duar të nënës së vet apo për ta mbjellur faren e rëndë skllave nëpër nënat tona, pra kopilat, me përdhunim, që flasin shqip, por janë gjak i huaj, për ta shkatërruar kombin ar-ban (shqiptarë e gegë) dhe gjuhën e tij.

Në anë tjetër, është feja islamiste, me gjuhë të huaj, me të gjitha ekstremet e saja fetare, edhe sheite, sunite, vehabiste e fundamentaliste, etj., që duan t’ia heqin nga duart gjuhën amtare, gjuhën shqipe, këtyre popujve të një kombi, të ndara nëpër shtete të vogla, të cilat edhe më tepër e copëtojnë kombin dikur të madh e sot të shkapërderdhur, si qengjat e shpërndarë, për të pasur mundësinë që t’i therrin. Ata nisen nga Arabia dhe na urrejnë, por më afër tyre na janë Serbia dhe Turqia.

Kombi shqiptar ka dhënë nga vetja e tij edhe gjatë sundimit të Perandorisë Osmane shkrimtarë të njohur në gjuhët e Azisë së Vogël, hoxhallarë, sunitë e sheitë, të cilët kishin bindje vërtetë kombëtare dhe gjithënjerëzore. Pjesërisht e ka inicuar edhe Lidhjen e Prizrenit (LP), e cila ishte pararojë kombëtare, para satrapëve të Perandorisë Osmane e tradhëtarëve të vendit, të cilët dëshironin të na shpopullojnë. E, nuk ka nevojë më tëpër t’i ceku.

Në këtë pyetje nuk po flasim më shumë. Pjesa më e rëndëshme drejt zgjidhjes së përgjithshme shqiptare e kombëtare është Republika e Kosovës.

Unë nuk jam në një parti gjithëshqiptare, sepse isha vetëm në UNIKOMB, e në Shqipëri u përzien rrymat e KGB-së Ruse. Megjithatë, e përkrahëm LVV-në, sado që jam shkimtar, publicist e shkencëtar dhe i kam kufizimet e mia, edhe për të gjitha paritë e tjera të ReKS, e nuk jam absolutisht anëtar i saj.

Konglomerati serbo-islamo-turko-arab dhe fundamentalizmat e tyre në tërë Republikën e Kosovës, në Maqedoninë e Veriut, dhe udhëheqjen antishqiptare të Ramiçit (Ramës) në Shqipëri, e cila, në njëren anë e përkrah pa kufi Greqinë dhe Turqinë, përmes dy feve, kurse në anën tjetër na është i njohur në të tërë botën për kontrabandë të drogës, janë problemi më i madh kombëtar!

E dyta, po i zë me pak fjalë të metat tona të përgjithshme: të gjitha partitë e Kosovës gënjëjnë me të madhe; i ndërrojnë në vendet e ndryshme të Kosovës të parët dhe sjellin anëtarë të tyre dhe familjarë. Ata nuk sjellin “gjëra të reja”, por vetëm i përsërisin. Më falni, por duhet t’i them! I rrotullojnë të gjitha gjërat paraprake së prapthi, duke i rifilluar prej fillimit, sikur kjo qenka “detyrë e tyre”. Ka edhe shumë kokëfortësi, pabesi, inat, arrogancë, mos-njohuri të gjuhës letrare shqipe, budallëk, kriminalitet, djem të UDB-isteve të dikurshëm, spiuna të ri të Serbisë, të Rusisë dhe të Turqisë, etj. Na bazohen në vegla të huaja, pra në ish-politikanë të dështuar dhe politikanë të reformuar, etj...

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës rrahen si të ishin në Beograd, e duhet të na vijë në sytë tanë se këta janë agjenta të hapur të BIA së Serbisë!...

Që ta përkrahim LVV-në na e pati lënë edhe Adem Demaçi, në qoftë se kemi gjasa për ta përkrahur, pas rrymave të Thaqit të PDK-së e të LDK-së së vjetër, të riformuluar apo të riformësuar. Ju e keni lexuar veprën time “SONDAZHE PËR KOSOVËN DHE KUFIRIN E SAJ”, e cila i ka ndihmuar këtë parti, LVV-në, që të shpëtojë Kosovën dhe shpartallimin e të gjitha bandave serbe të Serbisë në Republikën e Kosovës. Ka edhe të tjera, por këto janë më të nevojshme.

Shteti ynë duhet të rregullojë me ligj se brenda territorit të Republikës së Kosovës duhet të flitet gjuha shqipe, në vend të gjuhës së pakicave të tjera, si p.sh. turke, serbe, gorane, jevigjite, magjupe, egjyptiane, në qoftë se ka mbetur më tutje “gjak i përzier” apo “i prishur”, të cilat duhet të shpifen. Ata kanë të drejt të flasin e të shkruajnë çdo gjuhë, të cilat i përfaqësojnë, por kudo në shtetin shqiptar të Republikës së Kosovës duhet të përdoret ekskluzivisht gjuha shqipe. Këto janë pakica, madje shumë të vogla, e nuk janë “kombe”!...

Republika e Kosovës, sot, në këtë gjë të vogël e të madhe gjithëkombëtare, nuk arrinë ende të ndërmjetësojë dikund, sepse globalizmi nuk e le të shtrohet kjo gjë dhe të jetë e zgjidhur, por në rastin e marrjes së fatit në të gjitha trevat e saj, LVV-ja bënë çmos që ta zotërojë tërësisht territorin e Kosovës.

Çështja e madhe gjithëkombëtare, nga të gjithë ata që kanë mundësi që të merren me këtë çështje, duhet të zgjidhet. Shqiptarët e kanë parësi të punës së tyre që të luftojnë ekstremizmat e saja në çdo anë dhe të krijojnë mundësinë e forcës për t’a zgjidhur këtë çështje, në nivel gjithëkombëtarë. Kombi shqiptar nuk mund të riorganizohet si një shtet i veçantë, jasht Evropës së Bashkuar dhe jashtë blloqeve të mëdha të botës e SHBA-ve. Nuk ka forcë e fuqi, të ngritet kundër këtyre forcave të mëdha! Nuk ka dije si mund të zgjidhet kjo gjë! Në radhë të parë këta njerëz të veçantë janë shkelur në fyt, madje thellë në fyt, e unë jam njëri prej tyre. Të gjithë kalërojnë në shoqëri me brryla, e duke luftuar si askush tjetër të dalin në sipërfaqen politike e të qeverive dhe të zhvatin sa më shumë prej të mirave tona materiale. Kontrabanda e korrupsioni i kanë përfshirë të gjitha trevat shqiptare, sidomos të këtyre dy shteve, e të një gjysmë-shteti, Maqedonia e Veriut, ReSH e ReK, pa lere ato territore të tjera, si Çamëria (ish pjesa jugore e Epirit, në Greqi!), që duhet të rizgjidhet.

Dashnim Hebibi:

A është ashtu siç e keni ëndërruar?

Brahim Avdyli:

-Jo, nuk është për së afërmi e zgjidhur çështja kombëtare apo tërësisht e zgjidhur, sepse quhet çështja jonë “gjithëkombëtare”! Askush në botë nuk ka çështje “gjithë-kombëtare”, por kombe e kombësi. Kulmi i shpërfilljes është mbi ne: zvoglohemi e zvoglohemi, deri në rërë, e pastaj e kërkojmë të bashkohet ate që është e tërë kombit të zvogëluar ndër shtetet fqinjë me tokat tona, dhe të jetë “gjithëkombëtare”. Në radhë të parë këto shtete krijohen e njihen nga shtetet e tjera dhe kërkojnë prapë edhe ndonjë copë që të zhvatin prej nesh! Një pjesë e Shqipërisë Veri-Lindore, ka mbetur sot me tri komuna (d.m.th., Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë), e Çamëria, asnjëherë nuk është e zgjidhur. Çështja kombëtare është shpërdarë në pjesë më të vogla.

Ne, kemi qenë një komb më i madh në botë, përpos indianëve të Indisë, e shohim ëndërr natën nëpër diell, sikur jemi me kokë lartë dhe ecim kështu, me mendjen e rrotulluar nga armiqtë e shumtë. Edhe gjuhën shqipe e prishim me fjalë kalke e me fjalë të huaja, sikur ne jemi të fundit e të parët janë këta, që janë mbi kokat tona e antishqiptar apo gjusmë-antishqiptarë!

Nuk mendojnë gjë tjetër vetëm si të mbërrijmë te të hollat, fare pa mund, në saje të djallëzisë, që e “zotërojmë”. Nuk mendojmë se të gënjesh më së pari është e pafalshme, nga Zoti i Madh, e lerë më të vrasësh dikend “për pikë të qejfit”, që është një vepër shumë e ndytë demoniane! Kështu i kam përjetuar 10 tentativa të atentateve, e njërën prej tyre me veturë. I pari ka qenë prej fqiut tim, atëherë “shumar”, me revolen e afruar e të pa regjistruar nga vetë Adem Shtana, Shef i Milicisë së Bashkësisë së Ponoshecit, më vonë Shef i tërë kufirit me Shqipërinë, prej Koshares e deri në  Qafë të Prushit.

Edhe vllau të kthehet kundër, edhe djali të kthehet kundër, se lerë më të tjerët. Të gjithë sikur janë kthyer kundra teje dhe kundër vetvetes! Pra, ecim së prapthi! Po, këte e kanë dashur armiqtë më të rrezikshëm të kombit tonë! Jemi të përfshirë nga ekstemizmat deri në fund të palcës sonë! Askush nuk të qëndron pranë teje, kur të kanë katandisur në fund të jetës e nuk pushojnë shqelmat mbi ty, nga të marrët! Nguten e lëvizin këmbët mbi ty, sikur bëjnë diçka më të mirë! Ti nuk je i kyqur në asnjë poli-a-tikë! Nga poli-a-tika nxirret politika. E në mes të tryezës qëndron insekti apo gjarpëri më madh e rreth e më rreth sillen të gjitha “ngjyrat” e lejuara. “Poli” do të thotë “shumë”. Kush guxon të shkojë kah mesi, për ta zgjidhur problemin kryesor, zihet nga gjarpri dhe helmohet. Mbaroi puna! Këto i kam shpeguar disa herë...

Po e them se njerëzit ecin mbi ty, me syza të gënjeshtrave, e të ndrydhin shumë më tepër se sa mund t’a mendosh. Të parën, e ke frymën, por edhe ate ta mbyllin! Individualisht, jemi të gjallë e nuk pushojmë, që të bëjmë përpjekje të japim kontributin tonë; ka në të gjitha viset tona njërëz të vërtetë e shqiptar, edhe në Kosovën Lindore apo në Shqipërinë Veri-Lindore, prej nga jeni ju, një mik i imi, që bëjmë përpjekje maksimale prej vetes sonë e kemi mjaft gjëra të vlershme për zgjidhjen e çështjes kombëtare gjithëshqiptare. Kemi vepra të tëra shkencore, publicistike dhe letrare, prej të parës e deri në pikë të fundit.

Në të vërtetë ato duhet të kyqen në Ministritë dhe Akademitë tona, e këto nuk i kemi plotësisht në duart tona. Akademitë na i udhëheqin më të ligjtë. Në Kosovë janë agjentët e huaj; në Shqipëri janë të paguarit e majmë serbo-grekë; në Maqedoninë e Veriut, nuk ka një “akademi” të vërtetë shqiptare, por kishte zëra të vërtetë të shkencës, të cilët u bënë kundërshtarë të shkencave sllavo-bullgaro-makedone...

Pra, ende nuk është zgjidhur çështja kombëtare gjithëshqiptare dhe ka pak mundësi që të zgjidhet kjo gjë e madhe. Shqipëria po fundoset nga politikanët antishqiptarë. Në Republikën e Shqipërisë janë zgjuar një varg shoqatash shqiptare për zgjidhjen e kësaj çështje, por ato janë vetem veprimtari të këtyre shoqatave dhe nuk janë politikanë gjithëshqiptarë, të lidhur direkt në shtetin e tyre, për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Në Maqedoninë e Veriut, poashtu kjo gjë është fundosur nga polikanët antishqiptarë, politikanët e përgjysmë të zgjuar e politikanët antikombëtarë, por pjesërisht nga antifetarët shqiptarë.

A zhvillohet tërë kjo veprimtari kundër ëndërrave të mia, mos-zgjidhja e çështjes (gjithë) kombëtare, në vend të zgjidhjes së çështjes gjithëshqiptare?

Po! E thashë me parë, se ne ecim kundër vetvetes!...

Dashnim Hebibi:

A mendoni se mërgata është e harruar nga politikanët tanë?

Brahim Avdyli:

-Në zgjidhjen e çështjes kombëtare gjithëshqiptare sikur na janë harruar politikanët e dikurshën gjithëshqiptarë të mërgatës, ndonëse kam vrapuar edhe për ardhjen në pushtet të LVV-së së Republikës së Kosovës apo kam qenë të pjesërisht i sponzorizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sporteve të Republikës së Kosovës. Janë harruar dhe janë kundështuar deri në vdekje, disa herë radhazi, si në rastin personal. Shkrimtarët, autorët, ish-gazetarët, shkencëtarët gjithëshqiptarë dhe publicistët e kombit, ose janë vrarë, ose janë shukatur apo shpërngulur, duke i ikur dorës antishqiptare. Unë jam këtu, në mërgatë. Disave nuk u intereson që të na përfillin apo t’i përurojnë veprat tona, por të jenë vetë në piedestalin e politikës rajonale.

Kanë harruar se unë isha vetë kryesuesi i Komisionit të Intelektualëve të Shqiptar të Kosovës (ISHK), që ua hapi udhën e marrjes së pushtetit të LVV-së në Republikës së Kosovës, sado që njëri nga këta personalitete ka devijuar, ose i shërben globalizmit, që kam thënë më parë shkurtimisht, apo nuk është më “i gjallë”, sikur ai nga Tetova e Maqenonisë së Veriut. Në Zvicër, në adresën time, i kam marrë legalisht të gjitha shkresat e Parlamentit Evropian, si Kryesues i Intelektualëve Shqiptarë të Kosovës (ISHK-së), afërsisht 100 faqe, dhe të tërë opinionit shqiptarë jam përpjekur t’ua tregoj, por ata më injorojnë; nuk më përfillin dhe nuk më respektojë fare.

Si Kryesues e ISHK-së, kam mundësi prap të thërras këta intelektuale të pa inkuadruar të Republikës së Kosovës për një hap të matur të tyre; të thërras masat e pavarura kur të janë lodhur nga përfoljet e ulta të politikajve kundër njëri-tjetrit. Të gjithë janë përvjelur në këto përleshje, pasi nuk kanë gjasa vetë t’a marrin, etj. Neve, në mërgatën shqiptare dhe të Zvicrës, pothuajse na kanë harruar...

Në veprën time për Republikën e Kosovës (pjesërisht shkencore, pjesërisht publicistike), “SONDAZHE PËR KOSOVËN DHE KUFIRIN E SAJ”, që jo vetëm se dokumentohen disa gjëra para krijimit të UÇK-së dhe lidhjen time me Avni Deharin, si dhe disa pseudonime të miat, të përdorur deri atëherë, si p.sh.: “Kushtrim Dukagjini”, “Petrit Ibrahimi”, “Vinzenco d’Albani”, “Petrit Dukagjini”, etj., por nuk e kam dhënë atëherë pseudonimin e parë të përdorur nga unë, “Liridon Kosova”, i cili shpjegohet vetëm në faqen 217 të veprës “Nëpër telat e zemrës”, të botuar në vitin 2022.

Në faqet 367 e deri në 393 të veprës “Sondazhe për Kosovën...” jepet me fjalë të përkryera shqip dhe anglisht, pjesa fundamentale: “VIJA INTEGRALE NË VEND TË VIJËS PARCIALE PËR ZGJIDHJEN E ÇËSHTJES SHQIPTARE”.

Edhe njëherë po detyrohem që të them se partitë tona politike e ndjekin vijën parciale. Është ndarë çështja gjithëkombëtare, ndahen edhe partitë politike, në parcela-parcela, secila në pjesën e vet. Vetë e kam përfaqësuar kurdoherë vijën integrale, jo ndarjen sipas parcelave...

Sa herë që dua të jem ai që jam në të gjithë çështjen shqiptare, hakerat e shumtë të mbarë botës përpiqen që të më fundosin thellë e më thellë e të mos jem i gjallë. T’a grabisin profilin e FB (Facebook) me Messenger-in e Chatin. Këto janë të parat e komunikimit tuaj dhe të lidhjes me botën...

A ka më poshtë se kështu të më fundosin? Jo, nuk ka! Prapë do të ngritem, do të ngritem!... Përsëri do të ngritem!... E ndoshta, kjo nuk ka kufi...

Dashnim Hebibi:

Pse diaspora kujtohet më shumë vetëm gjatë fushatave zgjedhore?

Brahim Avdyli:

-Ah, kjo është një temë e veçantë, por e dukshme, për të gjithë ata që duan të merren me këtë gjë! Gjatë fushatës zgjedhore pothuajse të gjithë na gënjejnë me të madhe, njëri më shumë e tjetri më pak. Të gjithë mësojnë të gënjejnë, e gënjeshtra është e para që e hapë udhën e të keqes.

Ata që gënjejnë rrinë në dardhë, pra janë brenda. Njerëzit e mëdhenj nuk e durojnë vdekjen pa arësye të veçantë. Nëse nuk kanë tjetër mundësi, dalin kudo që të munden. Kështu, jetojmë edhe për ndonjë ditë.

Përjashta vendit janë mbledhur më shumë të holla, e ndonjëri ka më shumë kapital. Jashta vendit i është dhënë kontribut edhe për zgjidhjen e çështjeve tona. Më së pari u desh të ngjallet në kujtesën e vendeve të botës zgjidhja e çështjes sonë kombëtare, përmes demonstatave. Pa kontributin tonë, me jetët tona, nuk do të vinin as demostratat prej vitit 1981, nëpër Zvicër e nëpër botë, e deri në vitin 2000, apo pastaj, e nuk kanë pasur mundësi banorët tanë në tokat shqiptare as për një zgjidhje, madje edhe parciale, të çështjes sonë.

Zgjidhja parciale nuk është zgjidhja e vërtetë e çështjes gjithëkombëtare shqiptare. Lënia e mërgatës shqiptare si dorë për të mbledhur “të holla” sa u duhen atyre që dinë të gënjejnë, të zhvatin “lopët” e dërguara me mund prej nesh, pra arkat shqiptare, kjo nuk ka kuptim!...

Por, po i lëmë këto mënjanë dhe u kthehemi të tjerave. Partia e LVV-së, e ka mbajtur mërgatën shqiptare të Zvicrës, madje e ka të themeluar Degën e LVV-së. Veprimtar i dalluar është edhe miku im, Ilmi Cakolli, apo vëllau Shefqet Cakolli, por edhe disa të tjerë, shumë më të njohur, si p.sh. Dr. Salih Sefa, Prof. Nexhat Maloku, Bardhec Berisha, Bujar Salihu, etj.

Të gjithë më kanë harruar, vetem këta nuk më kanë harruar!! Më thirrnin gjithmonë, në tubimet e tyre!...

Dashnim Hebibi:

Cili është kontributi më i madh që diaspora mund t’i japë atdheut sot?

Brahim Avdyli:

-Kontibuti më i madh e më i shpejtë është investimi direkt për zgjidhjen e projekteve rajonale, të punës e të eksistencës, si dhe kompletimi i rrjetit të prishur të fabrikave; të komunikimit më të mirë ndërmjet viseve të tokave tona; të udhëheqjes së denjë të viseve rajonale, jo ata që janë mësuar të vjedhin diçka, e t’i stërshesin ty shumë më shtrejtë se ta merr mendja!

Duhet të përkrahet vetëdijesimi i njeriut tonë në të gjitha rajonet ku vepron ai. Në pjesën dërmuese vepron ai me ideologjinë shkatërruese, grabitëse, me idelogjitë fetare e islamiste, të stimuluar nga armiqtë tanë, sidomos të atyre ekstreme, terroriste e islame, në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, sikurse në tërë tokat tona shqiptare. Duhet të jemi kundër radikalizmit fetar, i cili shihet se vjen direkt nga Organizatat Terroriste e Talibane.

Islamizmi politik e radikal është një organizatë terroriste, në tërë territorin e Kosovës dhe hyn mbrenda në Kosovë, në tri rrugë, dy rrugë nisen nga Novi Pazari (Serbi) dhe një përmes rrugës së Shqipërisë Veri-Lindore, nga Presheva, Bujanovci e Medvegja, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Po të shikoni goditjet e fundit nëpër ReKS, sidomos goditjet e patriotit tonë, ish luftëtarit të UÇK-së dhe sot polic i vërtetë shqiptar i ReKS, Rreshterit Lika, do të shohësh se talibanizmi i Organizatës Terroriste të ReKS dhe armiku i brendshëm, Haki Beka, e vrau këtë burrë të lavdishëm. Kështu kuptohet se Islamizmi Radikal Politik është një organizatë terroriste. Terrorizmi është i huaj për shqiptarët. Shqiptaria duhet që të jetë kundër këtyre organizatave dhe me shtet. Këto organizata janë të nxitura dhe të finacuara direkt nga shtetet e huaja, e kryesisht nga Serbia dhe Arabia. Ato veprojnë për destabilizimin dhe shkatërrimin e kombit të vërtetë shqiptar të këtyre trevave...

Kështu, edhe gënjimi i njeriut tonë duhet të shporret!...

Njerëzit e mirë, të drejtë, të pa “sherr”, të pafuqi, pa gjasa të mira të rastit, nuk po e gjëjnë më rast të dëpërtojnë në shoqëritë e atjeshme, e po i humbasin atje gjasat e mbijetesës. Përditë e më shumë po shtohen braktisjet e vendit. Po bastiset vendi ynë. Po futen gjithnjë e më shumë të huajt.

Edhe unë nuk kam të holla, por dijen e kam, e dijen nuk duhet lënë djerrë. Ate duhet t’a ngritësh edhe njëherë lartë, ku duhet të jetë!...

Dashnim Hebibi:

Letërsia dhe kultura në mërgim. Ju i keni shkruar disa libra, disa vepra. Cili prej tyre është më i rëndësishmi për ju dhe pse?

Brahim Avdyli:

-Të gjitha kanë pasur rol të veçantë, për kohën kur kanë dalur ato. Dy vepra janë ndarë për korrigjime, si p.sh., drama e parë, “Vetëvrasja e një poeti”, sepse është ndryshuar titulli dhe drama e ka një “të metë”: dialogjet janë më të gjata dhe përmbajtja. Nuk kam gjetur kohë të lirë e mbetesha me të qara, mundime e vetëm me përpjekje, derisa arrita të lëvizë përsëri edhe gjymtyrët e mia dhe mund të flas deri-diku përsëri. Tani, jam me moshë të shtyer...

Befasohen njerëzit e mjekët kur më shohin se i lëviz duart e veproj shumë më tepër, se sa më parë. Ata mendonin se kam mbetur i gjymtë, i pafjalë, i pafolur, etj. Është qudi për ta se si mund t’i flas deri diku edhe gjuhët e huaja.

Veprat e reja i presin, sepse 20 vite pas ndeshjes së fundit, kam mbetur kështu, me pak të holla, sa për të mbajtur gjallë veten e ata që kanë nevojë për ndihmën time. Nuk mundem që të shkruaj mbi gjashtë orë në ditë, me nga një gisht të duarve. Ikja prej njerëzve e tollovive është dhumti e dhimshme. Kaloja larg nëpër male, shpesh duke qarë, jo rreth atyre që mezi prisnin të më denigrojnë, por për fatin tonë, të shkapërdedhur!...

Jeta në mërgim e letërsia në mërgim janë gjëra të tjera nga sa i cilësojnë ato njerëzit e sotshëm. Në radhë të parë, shkencat janë kryesisht kundër nesh, e ato janë të rreshtuara në një vijë të parametrave të gjuhëve të dyta, të krijuara prej gjuhëve “indo-evropiane”, që nuk është familje e parë e gjuhëve, sepse shtrihen prej Indisë e deri në skaj të botës shumë kombe e shumë popuj, por e vërteta thotë e 5000 vjet p.e.s. e kanë udhëhequr tërë botën ar-banët, gigantët, giga e gegët, që jemi tekstualisht ne. Ata që përfaqësojnë gjuhët konceptuale e konvertuale; arkeologjia e historia, etj., e nuk e thonë të vërtetën për të parët. Etimologjia është në baza të pavërteta dhe deshifron fjalët vetem prej rrënjës; historia e vjetër nuk na sheh ashtu siç duhet, nuk na konsideron se kemi zbritur prej Yllit, prej yllit të dyfshtë, por të “kohës së re”, siç vrapojë e thonë historianët pro grek, pro rus e pro serb. Gënjeshtarët kanë ardhur shumë shpejtë, e gënjeshtarët me shtete i kanë zënë pikat kyqe të botës.

Ne, na bëjnë me gisht: këta janë islamët e fundamentalistët më të mëdhenj, pasi nëpër viset tona na e kanë lëshur këtë dhunë të vërtetë psikologjike, me rrymat e tyre ideologjike dhe që të na shpopullojnë...

Më të rëndësishme janë tani këto vepra të shkruara, të cilat nuk i kanë sot mjetet e botimit, sepse i përjetoja me lot, por i shkruaja i bëja gati...

Janë edhe 3 vepra me kritika të përgjithshme për autorët gjithëkombëtarë të bashkimit shpirtëror; të studimeve mbi disa vepra të Prend Ndue Buzhalës, që është në procedurë sponzorizimi e botimi; vepra të poezive për botim, drama, novela e romane, të papërfunduara; vepra shkencore e gjuhësore...

Dashnim Hebibi:

Sa po lexohet libri sot, sipas jush?

Brahim Avdyli:

-Aspak ose fare pak! Nëpër ata që merren me libra apo që shkruajnë vepra, mund t’i ndërrojmë veprat, por ato nuk bëjnë shumë të holla.

Digjitalizimi sot e bën të vetën. Është problemi më i madh i lojës së njeriut të vërtetë. Armiqtë tanë i kanë kthyer nga vetja edhe fëmijtë tanë të vegjël, edhe nipat apo mbesat. Ata dhe ato u ndanë prej meje, edhe pse me lotë nëpër faqe prapë po i përcjelli, e në çdo kohë, me aq sa mundem. Nuk ka jetë pa ta!...

Digjitalizimi na shfaqet të gjithëve në jetë. Edhe poetët që shkruajnë “me dëshirë” nëpër telefona të dorës, sepse kështu i mëson “fakti”. E di vetë se kudo që të jesh, kudo që të ndodhesh, sido që të jesh, kudo që e ke telefonin pranë teje, shkruan mendime që të vinë. Kudo që jesh ti nuk ka fabrika të letrës e nuk merren me vete, as të shpërndarjes, as të makinave apo PC-ve, etj. Qindra punëtorë i zëvendëson digitalizimi. Investitorët e shumtë e kanë më të lehtë të investojnë në këto digjitalizime. Por, në këtë futet doemos GPS-si!

Në radhë të parë të shikojnë kurdoherë ata që u duhesh: POLICIA dhe HACKERAT! Hackerat janë pro dhe kundër Policisë! Ata njëri-tjetrin e luftojnë, por ndonjëherë bashkëpunojnë me njëri-tjetrin! Kur të merret prej tyre telefoni dhe të humbë me një milion e njëqindmijë vrima të padukshme, shkon deri në çmenduri. Le që të merrën poezitë, shënimet, dhe humbin të gjitha, kur i ke të pa regjistruara në e-Mailin tënd të telefonit apo i ke harruar kodet e tyre ose janë ndryshuar kodet prej atyre që t’i marrin shkrimet e tua, është tmerr i veçantë! Duhet të dish që të mbrohesh! Ndryshe humbën edhe shkrimet e tua.

Pse e përziej këtë tek librat? Sepse, në radhë të parë, i kam shkruar edhe në librin e fundit, të studimeve mbi disa vepra të Prend Ndue Buzhalës, që është B5 dhe i ka mbi 400 faqe, disa fjalë edhe për digjitalizimin, që e cek autori i kësaj vepre letrare të tregimeve të shkurtëra, që e studioj edhe unë. E këto shënime për telefonat celularë e internetin janë një ngritje më e lartë...

Jo vetëm fëmijët, nipat e mbesat, lexuesit, e aq më pak nëpër mërgatë, janë dhënë pas mësimit e komunikimit me gjuhët e vendit, sepse aty i kanë shkollat e tyre, e nuk e përjetësojnë kombëtaren, por “vendasen e ndërkombëtaren”, kur u duhet, nga aty ku kanë lindur. Sa i përket “ndërkombëtares”, po e them se në Zvicër duhet të respektojnë më së pari armiqtë e pamëshirshëm të kombëtares, e ne jemi në fund të pusit!...

Dashinim Hebibi:

Mendoni se rrjetet sociale kanë ndikuar negativisht në lexueshmëri?

Brahim Avdyli:

-Po, po, sigurisht se kanë ndikuar negativisht në lexueshmëri, sidomos të shqiptarëve. Prej fëmijërisë së hershme të tyre, janë mësuar me Ai-Fona (I-Fon), me Ai-Ped (I-Pad), me telefona të tjerë celularë të dorës, me portabël më të mëdhenj, sepse para se të mësohen që të flasin, i lëvizin duart, e më vonë i lëvizin këmbët. Kur lëvizin këmbët më shpejtë, kur të rriten, janë sportista, janë punëtorë, edhe futbolista. Futbolli është hobi për të tjerët, e për shqiptarët është domosdoshmëri! Kur të lëvizin duart më shpejtë, krijohen punëtorë, janë sportista dhe janë më të ditur kur zhvillohet mendja, janë edhe mësues, dijetar, shkencëtarë, etj. Pra, varen se sa zhvillohet mendja. Duar e këmbë, janë gjymtyrë. Shpirti është mbi të gjitha.

Këtu është problemi kryesor: përmes shpirtit funksionon çdo gjë. Sa më i lartë të jetë shpirti, aq më vlerë kanë njerëzit e qytetarët, në rast se shoqëria nuk i ka qindra bariera, që kryqëzohem me të tjerat pengesa, nëpër të cilat janë krijuar edhe paraardhësit, prindërit, shoqëria, edhe të kombeve të tjera, gjuhët e tjera, ku vijnë në prioritet konkluzat e tyre. Me internet, zhvillohet apo nuk zhvillohet mendja, nëpër veti të qytetarëve, në multinacionalitete.

Themeluesit e tyre, në prapavijë qëndrojnë, dhe gjuha më e njohur duket se është anglishtja, e cila përdoret në shoqëri dhe fëmijët e kanë që prej fillimit një përvojë të madhe e paraprake, dhe për ata është gjuha e parë, që e ka interneti, është gjuha e parë e komunikimit, e cila i ka qindra veti të saj, që është krijuar më së voni për ata që kanë lexuar shkencë, për ata që kanë lexuar shkrime të lashta, parashkrime, që këta shkencëtar merren me këto gjëra të vjetra apo janë bërë arkeologë, historianë, dijetar, etj...

Djemtë tanë nuk e dinë se kjo gjuhë është gjuha arbane, shqipe, albane, që nuk ka fuqi të jetë shkencë apo të ketë edhe strukturë të mirëfilltë në një shoqëri ekujvalente, apo shkencëtarët e ndryshëm që merren ekskluzivisht me këta gjëra. Shkencëtaret shqiptarë flejnë në gjumë të thellë dhe mbllaqisin ato që i kanë lëshuar në internet fqinjët tanë dominues, sepse nuk kanë kapital të vetin, e as një shtet të bashkuar kombëtar dhe më të njohur në shoqëri, e në publik ndërkombëtar, të baraspeshuar. Qytetarët janë poshtë në diapazonin e dijes e të mundësive. Janë të varur te puna fizike e atyre që kanë firma më të mëdha. Shkenca qalon. Politikanët tanë mësojnë prej politikës ndërkombëtare. Qytatarët janë të varur prej rrjeteve sociale dhe dominuesve e këto janë më te njohura dhe impozante jashta ndasive administative, e cila i trusnon vetitë e tyre atëruese. Ata kërkojnë punë e të holla tek ata që janë më të ndritur e me këto rrjete sociale. Ata rriten, madje me mjaft vështirësi, me mjaft mungesa, me mjaft të meta. Ata nuk kanë kohë që të lexojnë ato që ne ua servojmë, aq me pak ato të gjuhës shqipe, e cila sot po starton, kthehet në fillim, pa kapital të mundshëm, atdhe të bashkuar, të dokumetuar, por poshtë, pra në zero. E kush e do zeron? Pak kush! Numrat flasin e zeroja mezi na flet. Kapitali flet, madje më shumë se duhet, aty ku zhvillohet. Me ne, luajnë të tjerët. Edhe në dije, në vetëdije, pa ndërgjegje e pa ndërdije...

Dashnim Hebibi:

Si mund të rikthejmë vëmendjen te libri?

Brahim Avdyli:

-Te libri duhet ta kthejmë vëmendjen tonë dhe gjithsesi të jemi të përpiktë, që të mësojnë që në fëmijëri, por jo nga I-Pedi dhe I-Foni, sepse aty nuk janë krejtësisht librat, e nuk e kemi erën e celulozës, nuk i kemi të nënvizuar gjërat elementare, por bibliotekat e shtëpive zënë shumë vend. Janë gjera të mëdha për lëvizje. E vështirësojnë ndërrimin e banesës apo vendin, të cilat janë të doemosdoshme, prej vendit, qytetit, kantonit, shtetit, etj.

Popujt e tjerë e vendas, prapë i janë kthyer librit dhe lexon edhe në lëvizje, në udhëtim, në tren apo në tramvajë. Këtë nuk e vërejnë të rinjët tanë, nuk kanë “klikera” që t’a përcjellin zhvillimin dhe rrikthimin e të jetës sonë, me synim për ardhëri. Ardhmëria është synimi jonë dhe sa më parë të kapim, por më dhemb zemra kur disa çaste të rënda e përsëritin dramën e shpirtit tim e të tjerëve. Këtu, është mërgimi. Ka rënie të mëdha, që vetë koha nuk i thotë!

Nëse e kthejmë vëmendjen te libri ynë, te libri shqip, te letërsia kombëtare, te shkenca kombëtare, e të dallojmë edhe shkencat e mirëfillta, që duhet të marrin edhe një hov të ri, madje këtu ka shumë libra të ndryshëm, p.sh., edhe në bibliotekat Pestalozzi apo të bibliotekave rajonale, të vogla dhe shumë- gjuhëshe, atëherë duhet të rinjët të nxisim që të lexojnë, kur nuk i ka përfshirë drama e thelle e sjelljeve të parregullta të të tjerëve.

Mua, libri i vërtetë me tërheqë shumë e më lidhë që prej femijërisë, por më la të varfër, të vetëm, i vetmuar, dhe me një dramë të madhe intelektuale.

Dashim Hebibi:

Sa janë aktivë krijuesit shqiptarë në mërgim? A ka harmoni mes tyre, apo hasni edhe në xhelozi?

Brahim Avdyli:

-Xhelozia është një sëmundje “psiko-socio-defetologjike”, më e rëndë dhe më shpesh ndër shqiptarë. Kësaj duhet t’i ruhemi! Është si “pas vetes” sonë të parë, ndër psikozë, si një djall i futur në unin tonë, pa aspak vetëdije, si jo-dashuria, e dashuria duhet të jete e para, prej të cilës kemi ardhur në këtë jetë; por dhuna na ngjallet nga periferia edukative, e cila më së shumti i reflektojnë besimet fetare dhe ajo që futet në pavetëdijen tonë. Ajo luan rol të veçantë në ne. Ndër të parat është feja. Ne, nuk e njohin sa duhet! Njëra fé është besim në një gjuhë të huaj, që është gjuha arabe.

Xhelozia nuk duhet të na zotërojë, e kjo të vjen në shprehje gjithmonë, edhe nga mos-mundësia e jonë e daljes në shesh të vetëtive tona, të pozitës sonë, të humbjes së saj në poli apo e multi-rivalitet, në shoqëritë multinacionale.

Harmonia duhet të zhvillohet midis pjesëtarëve tanë, në rrethana të reja e multinacionale. Ajo mund të zhvillohet, e duhet të zhvillohet gjithsesi, sepse është një gjasë e panjohur për gjeneratat e mesme. Duhet që t’a nxisim te të rinjët, sepse humb ekujlibri i njeriut, e bijtë tanë kanë diapazone të reja dhe në multinacionalitet. Prej vetes sonë do të nisemi. Harmoninë duhet që ta arrijmë në shpirtat tanë e pastaj ate t’ua ndihmojme edhe të tjerëve për rreth apo më gjërë. U përgjegja përgjithësisht, sepse këto nxiten edhe te njerëzit tanë, madje të kundërta. Harmonia duhet të arrihet me vetveten, që të ketë mundësi njeriu të stimulohet papushim edhe te të tjerët.

Botimet tona janë vështirësuar që të dalin në dritë dhe të mos-stimulohet te gjeneratat e tjera, sepse në radhë të parë fëmijët i lidhin më tepër rreth vetes gratë tona e pa-gratë tona. Por ne, gjinia mashkullore, nuk duhet të jetë e theksuar më tëpër se sa gjinia e kundërt, ajo femrore, përderisa ende e kam të pashkëputur prej prindit tim e babait, i cili nënës sime i thoshte “fisnike”, e barazonte në shoqëri dhe me respekt. Nuk kishte aspak dëshirë t’i fliste dikush për “gruan”, sepse ai e kishte “bashkëshorte”. Në këtë kuptim jam liberal, por të tjerët nuk më shohin kështu si jam unë, po e them “i lirë”.

Duhet të stimulohet botimi i librave te gjeneratat e reja dhe të firmat e tyre dhe tonat, edhe sponzorizimi i veprave të veçanta tonat dhe të vetëdijesohen njerëzit tanë nëpër botimet tona letrare e shkencore.

Krijuesit shqiptar në mërgim nuk janë aq shumë të përfillur e duhet të shkoj personalisht tek sponzorët qindra herë, me humbje të mëdha, e për pak të holla. Ata nuk e dinë se fakturat e tyre për sponzorim duhet të ruhem dhe duhet të ipen edhe për uljen e tatimit të vendit, ku ata janë. Duhet të japin me fakturë e nuk duhet të japi pa fakturë.

Nuk mund të them se sa sot janë aktiv krijuesit shqiptarë. Mund të them se janë gjallë, por të vetmuar. Nuk stimulohet, dhe nga pak krijimtaria e tyre, e nuk shpërndahet apo nuk shitet nga të tjerët, por shpërndahet nga autorët, që të shumtën, duhet edhe t’u falet disave që e lexojnë ate, si një botim i veçantë, e shoqëritë apo shoqatat kulturore shqiptare na janë kthyer të gjitha në një shtëpi të lojërave me të holla, me “pantë”, kryesisht private, e jo shoqërore.

Kemi bërë prova edhe të themelojmë Shoqatën e Krijueseve Shqiptarë të Zvicrës, në të cilën kemi dhënë kontribut të veçantë, por ajo ra në duar të liga. Individualisht e vetvetiu jemi shumë emra, por bashkarisht e në SHKSHZ-në nuk jemi ashtu si na e donte shpirti. Ato duhet të ristimulohen.

Duhet të ruhen në kujtesën tonë kontributi i dhënë i atyre që kudoherë kanë qenë aty e në mes të mergatës sonë të madhe zvicrrane!...

Dashnim Hebibi:

A mendoni se sot botohen libra pa vlerë, vetëm sepse dikush ka mundësi financiare?

Brahim Avdyli:

-Sikur autorët të mendonin se e kanë përpara vetes opinionin shqiptar dhe tërë brezin e ri, duhet të kenë një përcaktim bazë të autorëve dhe të njohin etikën kombëtare e internacionale dhe të shkruajnë libra që do t’a shpinin jetën e madhe shpirtërore e krijuese drejt të ardhmes më të mirë e më të denjë! Në radhë të parë, vetëdijen e vërtetë të shqiptarëve duhet ta stimulojnë, që do të arrijë të jetë bazë e baraspeshës së kombeve dhe popujve të botës, e jo e botimit të librave pa vlerë. Nuk i posedojnë as themelet e veprave, nuk janë shembull i mirë i rasteve të krijimit, nuk kanë vlerë edukative, dhe nuk kanë moral të këtyre krijimeve. Poashtu metrika e vargjeve me rimë ka qenë një gjë e tejkaluar në një periudhë të caktuar. Atyre që fillojnë të shkruajnë vargërime, që mendon diçka për të shkruar dhe i posedon mjetet finaciare, pa e ndjerë atë damar të mirëfilltë të krijimit, që t’a dridhë sadopak shpirtin krijues, nëse e kanë në vetevete, dhe pa i pyetur zemrat e tyre, është dëm i madh!

Të shkruash aq mirë, aq bukur, në mënyrë të denjë, sipas rregullave të veçanta të fjalëve të zgjedhura në lidhje të metaforikës dhe të jesh përgjegjës nga brezat e ardhshme për ato që ua sjellë të gatshme, më së pari duhet të ndjesh zemrën tënde kur rrah nëpër këto shqetësime të ditës apo të javës, të muajit e apo të viteve, çka nuk është “në rregull”, çka nuk është e mirë, çka duhet të jetë ashtu apo më bukur se realiteti ynë, dhe ndër këto shqetësime e nxjerr shpirtin krijues përpara vetes që të pyes mendjen tënde çka mund të mendoje ndryshe. I thash, me pak fjalë. Vargu i juaj duhet të përmbledhë jo vetëm fjalet e bukura artistike, por edhe ndjenja, të ngulitura ndër mendime. Arti ndjehet me zemër, transmetohet me shpirt e krijohet në mendje dhe kur të jetë i denjë, do të vendoset në letër. Nuk shkruhet nga një fjalë e huaj pak më ndryshe, pa e ndjerë me shpirt, pa e menduar me mendje!

Ky është ndikim, nxitje për vjedhje, plaçkitje, është punë e djallit. Djalli e manipulon mendjen tuaj. Duhet të mos jetë kjo një shtytje. Por do të pushojë disa ditë kjo shtytje e mendimeve dhe do të rregullohet më tutje, sepse ti e ke të menduar; ti e ke pushuar çështjen e caktuar, pa e vendosur fare lapsin në dore. Disa gjëra të kanë humbur gjatë krijimit, e do t’i gjësh përsëri dhe t’i vendosësh në letër, gjatë më së paku të tri korigjimeve. Atëherë, do të mund ta publikosh për herë të parë.

Veprat e mia i kam korrigjuar e ndryshuar e përmirësuar më së paku pesë a gjashtë apo shtatë herë, deri te krijimi i botuar si vepër. Edhe atje vazhdon riredaktimi i veprave tuaja, që janë botuar një herë...

Ka shumë vepra që janë të pa vlerë e stimulohen nga njerëz të pamatur e të paditur, të kooptuar përmes feve, dhe njëres nga fetë më të stimuluara këtu, në Zvicër, është feja islamo-mashkullore, e nuk po merrem më me këto gjëra të kota. Por botimi pa kontroll vazhdon edhe jashta qerthujve fetare, që fitojnë të holla të mëdha e në saje të bestytnisë së njerëzve dhe manipulimit psiqik.

Dy pjesë janë të paditur, e një pjesë më pak me ditur. Vazhdojnë të botohen libra pa fare kriter e pa dinjitet...

Dashnim Hebibi:

Për gjeneratën e re dhe trashëgiminë kulturore. Si e shihni brezin e ri të shqiptarëve në mërgim?

Brahim Avdyli:

-Librat e botuara në secilën kohë kanë vlera të mëdha e duhet të ruhen shumë mirë dhe kjo gjë është trashëgimi kulturore. Veprat e botuara në letër janë mbi celulozë të përpunuar dhe të bëra nga faktorë apo gjëra të ruajtjes e të qëndrimit të tyre nëpër kohë dhe klimë të caktuar. Ata që merren me këto ruajtje të librave, duhet të njohin mirë edhe kulturën ekologjike, të biologjisë e të kimisë, pa lerë hezitimin e tezave apo të konkluzave të shkrimit.

Gjenerata e reja duhet të kenë respekt për të kaluarën e gjeneratave dhe ata janë pjesa më e mirë e jona. Nuk mund t’u hiqet nga personaliteti i tyre kjo ndjenjë respekti, kjo ndjenjë krenarie, kjo ndjenjë e ndërlidhjeve dhe e riprocitetit, kjo ndjenjë e interesimit dhe pavarësisë së tyre ndaj gjeneratave të krijuesve të tyre parapak. Por nuk është e lejuar një propagandë e etërve kundër librit e dijes, sepse ajo e përmbanë në vetvete një dozë të së vërtetës së një përvoje të caktuar, e përvoja është bazë morale e krijimit, e nuk duhet t‘u shërbejnë celularëve, kundër botimit. Celularët nuk e zëvendësojnë fare botimin dhe celularet i kanë “të tjera” ato që i ka botimi mbi letër të celulozës. Edhe celularët janë të lidhur pjesërisht me prodhime të celulozës...

Varet si i shoh unë gjeneratat e reja nëpër mërgatë. Gjithsesi e përjetoj me dhembje të vërtëtë deri në lot humbjen e gjurmëve të tyre nëpër qindra e mijëra fakorë. Në radhë të parë luan rol vendi e koha. Thonë, guri që luan nga vendi, do të kalojë kohë e gjatë nëpër rrotullime, dersa të krijohet bari i ri pranë tij. Pra, derisa të zëjë vend, duhet të kalojë kohë e gjatë e vuajtjeve. Këtë gjë e kam përjetuar vetë, qe 45 vite, e edhe në krijimtarinë time letrare, por edhe në fatin e gjeneratave të mija, të nipave dhe mbesave.

E thashë më parë se kjo çështje e gjeneratave tona në mërgatë është shumë komplekse. Mërgata duket në këte formë edhe të pikësynimit tonë në lidhje me detyrat e tyre, por edhe nga aspekti i lindjeve të hershme nga një baba i kontinentit, e ky është CIKLOPI, POLIFEMI, i gjetur në Shpellën e Spiles, te Vlora e Shqipërisë, i racës së bardhë apo ariane. I kishte tre djemë, siç e kam thënë, Ilirin, Galin e Keltin, dhe dymbëdhjetë vajza, të cilat janë të martuara kryesisht brenda kësaj race, pos ndonjëres, në racën afrikane, të zezë. Raca e verdhë, është ndonjëra edhe në martesat tona. E, ku ta di këtë punë!...

Mendojmë se me punën tonë të mundimshme të bëjmë jetën tonë më të artë, me ari. Prandaj quhemi ar-ban (gegërish “ban” dhe toskërisht “bëj”!)...

Dashnim Hebibi:

Cila është porosia juaj për të rinjtë që duan të ndjekin rrugën e dijes dhe kulturës?

Brahim Avdyli:

-Të gjitha veprat e mia i kanë nga disa porosi të tyre, të shprehura apo të pashprehura me fjalë, që ata duhet të mundohen që t’i gjëjnë. E edhe për mërgatën tonë, sepse është e tërë bota një “mërgatë”. Ke lidur prej një babe e një nënë, që janë zotrat e tuaj të kësaj bote; Zoti i Madh është mbi kufinjtë e kësaj bote të provave, sepse ai është i gjithëdijshmi, por ndihet me zemër.

Grupet na ndajnë, shtetet na ndajnë, racat na ndajnë, por ne përpiqemi t’i afrojmë me njëri-tjetrin, sepse jemi të gjithë njerëz. Baba e Nëna, Ati dhe Ama e kishin një shtëpi të caktuar, në një farefi, në një fis, në një etni, në një komb. Kombi ynë shqiptar i ka sot dy etni: gegë e toskë. Jemi ilirë...

Duhet të bëjmë çmos nga vetja jonë për të mirën e tyre gjatë gjeneratave të tjera, sepse janë dhembja e madhe e shqetësimi ynë për ta në të ardhmen. I duan të gjithë fëmijët dhe na duan të gjithë fëmijët, pa marë para syve se prej nga jemi e prej nga shkojmë apo vimë, sepse edhe ata e shohin këtë dritë të madhe brenda nesh. Pra dija është dritë e drita është dita, derisa të “kalojmë” te yjet, që janë pika drite në errësirë, larg nga vija e dritës.

Jemi energji në trupat tanë të kësaj bote e qarkullohemi apo lëvizim nëpër energjitë e tjera. Lëmë diçka nga vetja e marrim diçka prej të tjerëve.

I marri mësimet, ndonjëherë nga pësimet. Pësimet nuk janë pa shkak. Edhe kur vuajmë, ka një shkak. Në çdo shkak, nxirret nga një mësim.

Dija është rruga e mësimit, e rimësimit, e përvetësimit, e përgaditjes me dije për një fushë të caktuar të dijes. Kur ka mendje të shëndoshë e pa trauma të dramave, të tragjedive, të rrëshqitjes nën nivelin e shoqërisë ku ndodhesh, atëherë e ke fatin përpara vetes e duhet nxënë. Fati është edhe pafati i juaj. Reciprokisht përpiqen që të mbahen e të divergohen, t’a kapin njëra-tjetrën apo të largohen shumë nga njëra tjetra. Dija është dritë e padija është padritë, e padukshme, errësirë, ndalje e stopim.

Duhet t’ua mundësojmë dijen e dritën, e t’i këshillojnë apo të keni me çka t’u ndihmojmë brezave të ardhshme. Gjithsesi, do të lëmë edhe nga një vepër tonën për ta e për mërgatën se si i kuptojmë ne ata dhe çfarë duhet të bëjnë ata në të ardhmen e tyre. Kjo është plaga më e madhe e imja!...

Dashnim Hebibi:

Mendoni se duhet një muze i diasporës në Prishtinë? Si e shihni këtë ide?

Brahim Avdyli:

-Do të duhej të ndërtohej më së pari në Republikën e Shqipërisë, e mandej në Republikën e Kosovës, por Republika e Shqipërisë ka rënë në duar të pasigurta dhe mund të jetë edhe në Kosovë.

Kosova është më shtypura; asaj i është ndarë nga trualli amë i Mbretërisë së Dardanisë, dy pjesë të tokës e sot janë pjesë e denjë e Serbisë dhe Malit të Zi, e Sllavo-makedonëve. Prej Mbretërisë së Dardanisë është ndarë pjesa e Sanxhakut, në të dy shtetet, Serbi e Mal të zi.

Kisha thënë se më mirë të krijohet një muze për tërë mërgatën tonë, sepse emërtimi “dia-sporë”, nuk është aq i saktë për këtë çështje. “Dia” do të thotë “dy”; “spora” është “sfera”. Pra kuptohet se janë dy sfera: atdheu e mërgata...

Dashnim Hebibi:

Reflektime personale: Sikur të ishit përsëri 20 vjeç, çfarë do të bënit ndryshe?

Brahim Avdyli:

-Oh, shumçka do të kisha bërë, jo si sot, por si duhet të jetë. Po nisem prej “jo-veprave” të mia e do të dal edhe në ato vepra që i kam shkruar.

Po të kisha aq forcë, prej të gjithë shqiptarëve e kisha larguar islamizmin me gjuhën e huaj e afruar islamizmin me gjuhën shqipe. Ne, gjuhët e huaja nuk i kuptojnë tërësisht. Nga ajo kisha ndaluar rreptësisht politikën radikale dhe dominimin mashkullor. Dy gjinitë janë të barabarta. Nuk guxojmë te kemi një pabarazi të gjinive! Te feja islame dominojnë mëshkujt.

Në Republikën e Kosovës e nuk po u kthehem tokave tjera, islamizmi po i vesh edhe femrat copë të zezë apo të murme, por edhe këtu ka filluar “punë”...

Për fat të keq, nuk më mbetet koha për vepra shkencore dhe të gjitha veprat letrare e publicistike, që i kam skicuar, nuk mund t’i përfundoj. Po të ishin shkruar e botuar të korrigjuara e të redaktuara nga unë, nja dy a tri herë, të gjithë artikujt shkencorë “Serbët, Serbia dhe Shqiptarët”; “Armiqtë më të rrezikshëm gjatë rënies së Perandorisë Bizantime”; “Shpalime për Evropën e Bashkuar dhe Shqiptarët, prej gjenezës e deri më sot”; “Maqenonia në vorbullën e fqinjëve antishqiptarë”; “A ekziston kombi <grek> dhe kush e ka krijuar këtë shtet”; “Simbolika e shkrimeve të Thotit dhe krijimi i feve të tjera”; “Gjuha simbolike dhe gjuhët e tjera konvertuale e konceptuale”; etj., etj., të mbetuar pa u shkuar e pa u botuar, si libra të veçantë, e ndër të tjera një për alfabetin e parë diellor dhe gjuhën shqipe prej krijimit të saj, në gjenezën e kombeve e popujve të botës, e deri më sot, do të isha tjetër e do të kisha fshikulluar të gjithë armiqtë, edhe nëpër Evropë dhe tokat shqiptare, që e themeluan EU, me armiqtë tanë që përpara, dhe ne na vendosën në pikë të fundit, pa na e paguar borgjin tonë gjatë mijëvjeçarëve.

Ne jemi dhënë pas fesë arabike, që nuk e dimë çka do të thotë ajo, e nuk e shikojmë veten tonë! Nuk u ka hije vrapimi pas ndjenjave të vrasësve, brez mbas brezi, të shqiptarëve, e prej shqiptarëve, e të mos e paguajnë kombin tonë yllor, apo iliro-shqiptarë, jo “Illyrian” prej Kadmit. Bota na ka shumë borgje të mëdha, sa nuk dihet! Ne radhë të parë, të gjitha veprat e mia do t’i kisha korigjuar, madje me një skalper të madh e të prehtë, isha futur nëpër to.

Prej të gjithave e kisha hequr këtë ndjenjë të dhimbshme e të trishtë dhe kjo tragji-komedi nuk do të kishte përcjellur tërë jetën time.

Ndër to, do të kisha korrigjuar “MËRGATA SHQIPTARE E ZVICRËS DHE ROLI I SAJ”; dramën e botuar nga një prozë e gjatë ”VETËVRASJA E NJË POETI”, apo edhe veprat e tjera poetike, të prozës apo të shkencave historike...

Asnjëherë nuk m’u ndanë mua të ligat! Do të kisha “ndërruar” më së pari veten, sepse kjo nuk është jetë!...

Dashnim Hebibi:

Ku do të dëshironit ta pini ujin e fundit të kësaj bote?

Brahim Avdyli:

-He! Është pyetje shumë e madhe për mua dhe nuk mund të përmbushet! Bunari ynë, te shtëpia, le që është prishur, por nuk është më shtëpia ime, sepse më kanë hedhur vëllezërit e janë bërë dy çervisha, asi dervisha.

E kroi i fshatit, pranë kullës së vjetër, ka humbë nëpër kohë e Lugi i Avdyl Ali Veselit, më ka rënë mua, por është mbushur bagrena e therra.

Në Prishtinë, në Fushë Kosovë, e kam një banesë me qera, e mezi e laj, sikurse në Zvicër, që e kam të mbushur me plot probleme! 2000 e ca libra janë këtu, e 2000 e ca janë Fushë Kosovë! Nuk e di si do të “bashkoj” këto libra! Ato, ndoshta do të hidhen në mbeturina, së bashu me arkivat e mia!...

Pra, nuk ka askund ujë për mua! Edhe në Zvicër, është me mbeturina të gëlqeres, por ndonjëherë duhet t’a pi, sepse nuk dalin të hollat për t’a blerë...

Dashnim Hebibi:

Çfarë nuk ia falni vetes?

Brahim Avdyli:

-Asgjë si fali vetes! Thënë trup, asgjë nuk ia fali vetes dhe të tjerëve! Asnjë faj nuk është pa përgjegjësinë tënde. I zhvillojnë të tjerët mbi ty, por të kanë ty si stërmullar të kësaj çështje. Varet si je sjellur ti në mesin e tyre. Shpirti të mbanë gjallë dhe nuk e di cilët shpirta të ligë të sillen përskaj.

Ka shumë shpirta të ligjë në këtë botë, të përmbledhur nga demonianët. Ti ke ardhur në jetë me një qëllim të caktuar, e shumica nuk janë për këtë qëllim. Përpiqen të të mashtojnë me gjëra të tjera, të tërheqin pas vetes, të të bëjnë si duan ata, derisa s’u mbetet më tjetër pos të të kundërshtojnë deri në rrënim apo të të shkatërrojnë tërësisht. E ke shpirtin plot dritë të Zotit, por ata e kanë shpirtin me ngjyrë të ndotur, me ngjyrë të mbyllur apo të zezë, e të shohin me inat, me mëni, me urrejtje, si kundërshtarë, ose duhet që të shkatërrojnë.

Ishte koha e trishtueshme, që me lotë më la të përpiqesha me çdo kusht t’a gjëjë të vërtetën. A isha unë fajtor, apo fajtor ata dhe ato që lanë të lidhur?!...

Këtë gjendje të mjerueshme nuk ia fali asnjëherë vetvetes, përderisa e kisha një ideal të shenjtë e nuk kurseja asgjë për këtë gjë të lartë, madje ndonjëherë as familjen time, ndërsa të tjerët luajnë me kapital, me vetura, me rrobe të mira, me shoqe dhe shokë të shumtë, me njerëz të shumtë e pozita të larta! Shikoje vetveten dhe matu me njerëzimin- ti, qanë, e ata qeshin!...

Nuk e shoh tërë realitetin, sikurse e shohin të njëjtën gjë të tjerët! Bindjet e dëshirat nuk i kishim të njëjta! E nuk mund ta bashkosh kombin shqiptar, kur shqiptarët i shpikin apo i ndajnë “çështjet kombëtare” nëpër parcella të tokave shqiptare! Pra, na i shpikin çështjet “gjithshqiptare” apo “gjithëkombëtare”!...

Ka pasur pak të drejtë Faik Konica, që thoshte se 2 shqiptarë janë në 3 parti, por më e vëtreta është se këta 2 shqiptarë të sotëm ndahen në 5 parti, e në asnjëren nuk janë! Kur dëshiron t’i bashkosh, mbetesh edhe “fajtor”!...

Nëpër shqiptari, gjithëçka shkon në mënyrë të kundërt, ndërsa unë jam mëse i sinqertë. Të jenë edhe të tjerët të sinqertë, do t’i realizoje planet tua. Por nuk janë fare të sinqertë, e nuk i realizon planet tua për kombin e atdheun. U desh për azilin e dytë ta realizoj, pas vizës B, në vitin 1992.

Sot, të mendosh si është puna, duhet të mos jeshë i sinqertë, që të kesh edhe të holla. Të gënjesh, do të thotë se njerëzit do t’i kesh me vete. Duhet t’i mashtrosh, që t’i kesh pranë. Ndryshe jo! Kur i mashtron, mund t’i kesh në të kundërteten e asaj që ata e mendojnë. Pra, u dashka që të bësh të kundërten dhe të mund t’i shfrytëzosh për qëllime të caktuara. Këto gjëra nuk janë për ne; nuk janë për drejtime të caktuara të bashkimit kombëtar. Bashkimi bën fuqinë, thoshte Gjergj Kastrioti. E ne nuk jemi për bashkim, por deri më tani jemi për përqarje dhe të paditur. E bëjmë ate që na ka mësuar armiku!

Nuk po flas më tepër! Unë jam i drejtë dhe i sinqertë, për bashkim e jo për ndasi, përçarje, shpërfillje, padituri!

Vetë i kisha fajet!...

Dashnim Hebibi:

Sa libra keni botuar deri më tani?

Brahim Avdyli:

-I kam edhe 20 vepra me prozë e poezi, publicistikë e shkencë, por jam i lodhur me këto vepra. Pak kush më ndihmon. Deri më tani i kam botuar 14 vepra origjinale; 5 vepra poezi të zgjedhura e të përkthyera në gjuhë të tjera; 3 vepra të tregimeve; 2 vepra publicistike, politike dhe shkecore; 1 dramë të kthyer nga romani im; 1 vepër e madhe me kritikë letrare e historike; 1 vepër studimore nga disa vepra të Prend Ndue Buzhalës, e ate e kam në procedurë botimi e sponzorimi; Kjo vepër e intervistave të mia, me gjithë këtë kritikën ekskluzive, do të botohet. Pastaj, janë edhe 2 vepra të recensioneve dhe të studimeve të veprave të ndryshme...

Ju shikone po deshët “Shënime bibliografike”, në të cilën përmendet edhe “Autobiograqfia ime, I e I”. Po të kisha të holla, do të botoheshin menjëherë 20 vepra të tjera. Por duhet të kërkoj sponzorë të tjerë. Nuk e di ku mund t’i gjëj...

Dashnim Hebibi:

Mesazhi për fund: Cili është mesazhi juaj për shqiptarët, si brenda atdheut ashtu edhe në mërgim?

Brahim Avdyli:

-Jeta e jonë në këtë dhé, në tokë, në shqiptari është jetë e përkohshme, jetë e provave. Nga gabimet e paraardhësve dhe tonat, ripërsëriten gabimet!

Në radhë të parë, u lutem shumë të gjithë njerëzve, që të luten të gjithë, para Zotit të Madh që të kemi më shumë dituri; më shumë dije dhe më shumë urtësi, e të gjëjnë zgjidhje në problemet tona të përsëritura.

Është pikëpyetje e madhe pse na vinë këto përsëritje! Kemi fituar pak, por dëshirojmë të jemi të barabartë. E jemi të rrethuar, në të gjitha anët!...

Të duam më shumë atdheun shpirtëror të etërve tanë e t’a mësojnë gjithsesi gjuhën shqipe, sepse është gjuha e parë që sot flitet në botë. Kur e harrojnë gjuhën shqipe, nuk janë më shqiptarë të vërtetë dhe i marrin vetitë e tjera përmes gjuhëve dhe vendeve ku janë. Ta duan gjithnjë fqiun tonë dhe ta respektojnë, por të mos i lënë kurrsesi ata të shpopullojnë kombin e vërtetë shqiptarë, derisa ata të mund t’a bëjnë bashkimin e vetë kombëtarë.

Në fillim të jetës sonë, është dashuria shpirtërore, jo e trupit. Ajo na është e para që na sjellë në këtë jetë. Pa dashuri, nuk bëhet asgjë! Dashuria ndaj atdheut e gjuhës na vazhdohet me dashurinë ndaj prindërve, që duhet të jenë vazhdimi me vullnetin e Zotit të Madh, në këtë jetë, sepse prej tyre je i lindur; ndaj familjes së gjërë, deri te njerëzit e tjerë. Pa dashuri, nuk ka kuptim miqësia. Dashuria shkon edhe më tutje, te fqiu yt e fëmijve të tjerë dhe të fatit.

Le të duan gjërat primare gjeneratat, në atdhe dhe në mërgatë, e fetë janë gjë sekondare. Le të kultivojnë dijen e vëtëdijen; të mos i marrin më tutje gjërat e tjera, të dyta dhe të treta, apo krejtë të pavlershme, e t’i caktojmë si gjëra kryesore. Gjera kryesore është për ne të ruhet atdheu!

Mandej, t’u ruhen sëmundjeve të shpirtit, xhelozisë, hakëmarrjes, urrejtjes, tradhëtive të shumta, deri në tradhëtinë e atdheut shpirtëror. Të përjashtojnë nga vetja e tyre vetitë e ulta të karakterit, mënisë e etjes për pasuri. Janë këto veti kryesisht djallëzore. Duhet t’i kultivojnë vetitë pozitive, të së mirës, të së drejtës, të të gadishmërisë për të ndihmuar njerëzit e vjetër, të sëmuar, të lënduar, fëmijët e vegjël e fëmijët pa prind. Veprat e mira burojnë prej zemrës; veprat e liga i dikton mendja e manipuluar! Nuk kemi pse t’a humbim shpirtin tonë, duke i kopjuar me pavetëdije të ligat e armiqve!

Kudo ta ruajnë njeriun e mirë e ta mbrojnë gjithësinë. Luftërat bëhen me qëllime të caktuar, e duhet të ketë prioritet marrëveshja, jo dominimi.

Thotë një fjalë filozofike: “Mund të jesh gjithçka në jetë, por e rëndësishme është të jesh njeri i mirë.”

Mirësia nuk ka kufi!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx