Kulturë
Lëvizja e Deçanit: 620-vjetori i lindjes së Kastriotit, 6 Maj 2025, Sheshi Skënderbe, Prishtinë
E marte, 22.04.2025, 06:55 PM
620 – VJETORI I LINDJES SE GJERGJ KASTRIOTIT - SKENDERBEUT
6
Maji është dita e lindjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit -
Skënderbeut.
GJERGJ
KASTRIOTI - Skënderbeu është heroi kombëtar që mbrojti popullin e tij me të
gjitha forcat kundër Perandorisë Osmane pushtuese. Ai gjithashtu mbrojti
Evropën nga zgjerimi osman.
Ai
lindi më 6 Maj 1405, dhe nderohet në të gjithë botën, përfshirë SH.B.A., ku
shtatorja e tij heroike qëndron në Michigan.
Guximi
legjendar dhe këmbëngulja e tij mbetet e gjallë në zemrat e shqiptarëve të
sotëm.
Gëzuar
ditëlindjen luftëtari më i madh i Shqipërisë! - "Frymëzim për të gjithë ne
përjetësisht!",
Datë,
6 Maj 2025
Vendi:
Sheshi Skënderbe, Prishtinë
Në
nderim të kryeheroit shqiptar, ejani të gjithë!
Me
respekt,
Lëvizja e Deçanit