Mendime
Florim Zeqa: Deputetët veteranë, pasqyrë e shëmtuar e Parlamentit!
E shtune, 12.04.2025, 02:53 PM
Deputetët veteranë, pasqyrë e shëmtuar e Parlamentit!
Shkruan:
Florim Zeqa
Regjistrimet
e deputetëve në Kuvend po e dëshmojnë kapjen e partive tona politike nga grupet
e interesit! Po të mos ishte kështu nuk do të ndodhte që dikush për të shtatën
apo të tetën herë, sa të tjerë për të pestën apo të gjashtën herë deputet, e
shumë më pak deputet u regjistruan për herë te parë në Kuvend!
Veteranomania
në Kuvend, pasqyrë e shëmtuar e parlamentarizmit në Kosovë
Si pasojë e kapjes së
partive politike nga grupet e interesit, po ndodhë edhe degradimi i Kuvendit
nga njëra legjislaturë në tjetrën.
Mungesa e rifreskimit të Kuvendit, po
i bën 'veteranët' që ta ndjejnë vetën superior ndaj gjeneratave të reja në
Kuvend!
Madje,
deputetët veteranë të subjekteve shqiptare shtyhen më bërryla në Kuvend për ta
dëshmuar se sa të 'zotët' janë ndaj njëri-tjetrit, por të njëjtën gjë nuk e
kanë guximin ta bëjnë edhe ndaj deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës!
Ky
është tregues i mjaftueshem, se veteranët e Kuvendit bëhen skiftera kundër
njëri-tjetrit, kurse pula të nukta ndaj deputetëve serbë.
Paradoksalisht,
deputetët veteranë me jetëgjatësi mbi 20 vjeçare në Kuvendin e Kosovës, në vend
që të turpërohen për uzurpimim e Parlamentit, mburren për vazhdimësinë e tyre
në të gjitha legjislaturat, duke e kthyer Kuvendin në shtëpi të dytë të tyre,
duke bërë jetë luksi me paratë e taksapaguesve të varfër të Kosovës dhe
mërgimtarëve, të cilët i kalojnë pushimet si qeragjinj duke paguar tatim për
shtëpitë e pabanuara!
Për
habi asnjë deputeti veteran të Kuvendit të Kosovës, për dy dekada e gjysmë
rresht pas çlirimit të vendit nuk i ra ndërmend që t'a inicoj një projekt-ligj
që i liron mërgimtarët nga tatimi për shtëpitë e pabanuara!
Për
habi, të gjitha subjektet politike pa dallim dhe të gjithë deputetët e të
gjitha legjislaturave të deritanishme e harruan kontributin e mërgimtarëve të
viteve të '90-ta, të cilët me djersën e ballit e mbajtën shtetin paralel
(arsimin shqip) në rrethanat e okupimit klasik dhe e financuan luftën
çlirimtare në Kosovë!
Kurse,
sot për habi dhe për ironi të faktit të njëjtët që dhanë më së shumti për
lirinë e këtij vendi nuk e gëzojnë asnjë benificion nga shteti, kurse po
përfitojnë zuzarët dhe uzurpatorët, mercenarët dhe tradhtarët!
Ku
mbeti huaja e mërgimtarëve për shtetin e Kosovës?!
Ku
janë sot kusarët politikë që u pasuruan me djersën e mërgimtarëve, duke ju
premtuar se kur të bëhet shteti, 'Bonat Fiskal' do të ju kthehen në
kundërvlerë?!
Mërgimtarët
nuk duan të marrin asgjë nga shteti!
Por,
të paktën ju depuet të legjislatures së re mos i gjobitni mërgimtarët me tatim
për shtëpitë që i shfrytëzojnë vetëm një muaj apo më pak gjatë një viti
kalendarik!
Pa çkapjen e partive politike nga
klanet dhe grupet e interesit, nga kontranaduesit dhe mercenarët nuk do të
çkapet Kuvendi nga veteranët dhe as shteti nga uzurpatorët!