Kulturë
Sevdail Hyseni: Qilimi lara-lara
E merkure, 09.04.2025, 02:51 PM
Sevdail Hyseni
Satirike
Qilimi
lara-lara
(Mesele
nga periudha komuniste)
Dikur
moti, në kohë komunizmi,
Acarohet
regjimi, nga fanatizmi.
Shoku
Enver, rrinte ashtu mpirë,
Aspak
s’ndihej në humor të mirë.
Rrinte
me kokën e varur si kalliri,
Nuk
i qeshte buza, s’i qeshte syri.
Na
u mblodh Komiteti Qendror,
Si
ta bëjë kryetarin e tyre gazmor.
E
sollën një shkodran menjëherë,
T’ia
ndreqte ditën Shokut Enver.
Me
humorin e tij shumë popullor,
Që
ta bënte të qeshet edhe në zor.
Porsa
hyri humoristi, ç’ka me pa’,
Në
zyrë ra heshtja, si në kinema.
Kryetari
ulur n’kolltuk aristokrati,
Me
dorë nën mjekër sikur Sokrati.
Pak
nga shqetësimi e pak nga frika,
Desh
i ra shkodranit zemra n’opinga.
I
mbante sytë te dyshemeja përpara,
Te
një qilim të qëndisur me lara-lara.
Jepi,
i thotë kryetari, po të flas shqip,
Na
trego ndonjë barcoletë me kripë.
Apo,
ndoshta qilimi të habiti pa masë,
Kështu
do ta bëjë Shqipërinë parajsë!
Shkodrani
ngre kokën, flet me ironi,
-
Shoku Enver, aman, më trego ta di’.
A
më ke thirr të disponojë, ç’ka thua?
Apo,
ti zotërote, të më argëtosh mua?!
Ra
heshtje e rëndë, në zyrën e lartë,
Sigurimi
shtanget, sytë bëhen t’zjarrtë,
Por,
Shoku Enver, për çudi të dynjasë,
Lëshoi
një buzëqeshje, shkrihet në gaz!
Pastaj,
ia, ktheu me të qeshurën e artë,
-
Humori yt s’ka nevojë për dekoratë,
Nuk
thuhet kot për shkodranët pa nge,
Me
një fjalë, e kthejnë vendin në hare.
Që
prej asaj dite, Qilimi ngjyra-ngjyra,
Nuk
ishte më vetëm zbukurim për zyra.
U
bë metafora qesharake më e ngjeshur,
Ngase
e bëri një diktator, për të qeshur!
(Karikatura marrë nga
interneti)