Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Arratisjet
E merkure, 26.02.2025, 07:47 PM
Ta
dinin emigrantët politikë kosovarë se çfarë do i priste në Shqipërinë
internacionaliste të bacë enverit, me siguri nuk do ta bënin gabimin e jetës e
të vinin këtu. Pas hetuesive speciale, regjimi komunist i denigronte në kampe
përqendrimi si në Llakatund, Seman dhe Çermë. Më tej akoma, pasi i dënonte, i
çonte në kampe dhe burgje. Posaçërisht repartet nr.309 Ballsh dhe nr.302
Zejmen, kishin një vend të posaçëm për ata, ndërsa ky lloj regjimi izolimi nuk
ishte në Burrel, Spaç apo Qafë Bari. Bashkëlidhur një përpjekje për arratisje
nga kampi i Çermës.
Komentoni