Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: Arratisjet

| E merkure, 26.02.2025, 07:47 PM |


Ta dinin emigrantët politikë kosovarë se çfarë do i priste në Shqipërinë internacionaliste të bacë enverit, me siguri nuk do ta bënin gabimin e jetës e të vinin këtu. Pas hetuesive speciale, regjimi komunist i denigronte në kampe përqendrimi si në Llakatund, Seman dhe Çermë. Më tej akoma, pasi i dënonte, i çonte në kampe dhe burgje. Posaçërisht repartet nr.309 Ballsh dhe nr.302 Zejmen, kishin një vend të posaçëm për ata, ndërsa ky lloj regjimi izolimi nuk ishte në Burrel, Spaç apo Qafë Bari. Bashkëlidhur një përpjekje për arratisje nga kampi i Çermës.