Kulturë
Blerim Rrecaj: Shkallëve të Arbërisë
E diele, 16.02.2025, 07:47 PM
Blerim Rrecaj
Shkallëve
të Arbërisë
Ngjitemi
shkallëve të Arbërisë
Për
të mbërri deri në fund të tyre
Për
te një kështjellë që s'duket
Por
bëhet pjesë e zemrës
Dhe
shikojmë qytetin
Nga
larg e lart
Aq
sa të jetë e mundur
Si
një pëllumb në pëllëmb të duarve
Zbresim
shkallëve të Arbërisë
Si
nëpër një lumë të kaltër me kajak
Duke
u ngjitur e duke zbritur
Shkallëve
të Arbërisë
Me
legjendën legjendare të Gjergj Elez Alisë
Komentoni