Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Rrecaj: Shkallëve të Arbërisë

| E diele, 16.02.2025, 07:47 PM |


Blerim Rrecaj

Shkallëve të Arbërisë

Ngjitemi shkallëve të Arbërisë

Për të mbërri deri në fund të tyre

Për te një kështjellë që s'duket

Por bëhet pjesë e zemrës

Dhe shikojmë qytetin

Nga larg e lart

Aq sa të jetë e mundur

Si një pëllumb në pëllëmb të duarve

Zbresim shkallëve të Arbërisë

Si nëpër një lumë të kaltër me kajak

Duke u ngjitur e duke zbritur

Shkallëve të Arbërisë

Me legjendën legjendare të Gjergj Elez Alisë