E diele, 27.07.2025, 05:46 PM (GMT+1)

Mendime

Petrit Dibrani: Rexhep Qosja - Turqinë e kemi vëlla të madh dhe islamin fe!

E merkure, 29.01.2025, 07:53 PM


Petrit Dibrani:

Personalisht jam në dijeni nga vitet e 90-ta, për qasjen destruktive e polarizuese dhe nxitjes së përçarjes në mbarë politikën shqiptare!

Në profilin e tij, foto me Gjergj Kastriotin dhe njëkohësisht, Turqinë e kemi “vëlla të madh” dhe islamin fe!

Ky akademik, njeri i letrave dhe intrigant, z.Rexhep Qosja, ka harruar se unë dhe shumë si unë bashkë me familjarët tanë, e kemi përjetuar dhunën sistematike në kazamatet e Serbisë fashiste dhe ish-Jugosllavisë, kur ky është takuar me akademikun, Dobrica Qosiq, që ka qenë pjesë e planit famëkeq, për dëbimin dhe zhdukjen e shqiptarëve nga trojet e tyre stërgjyshore.

Unë hiq pa-modesti, jam edukuar në këtë mënyrë që së paku, nëse nuk mund të bëj asgjë tjetër, do vazhdoj me shkrime dhe publikime, për secilin servil dhe intrigant, që tenton të nxit urrejtje dhe tjetërson, traditën e kulturën dhe Identitetin tonë kombëtar shqiptar. Pik.)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx