| E merkure, 29.01.2025, 07:53 PM |
Petrit Dibrani:
Personalisht
jam në dijeni nga vitet e 90-ta, për qasjen destruktive e polarizuese dhe
nxitjes së përçarjes në mbarë politikën shqiptare!
Në
profilin e tij, foto me Gjergj Kastriotin dhe njëkohësisht, Turqinë e kemi
“vëlla të madh” dhe islamin fe!
Ky
akademik, njeri i letrave dhe intrigant, z.Rexhep Qosja, ka harruar se unë dhe
shumë si unë bashkë me familjarët tanë, e kemi përjetuar dhunën sistematike në
kazamatet e Serbisë fashiste dhe ish-Jugosllavisë, kur ky është takuar me
akademikun, Dobrica Qosiq, që ka qenë pjesë e planit famëkeq, për dëbimin dhe
zhdukjen e shqiptarëve nga trojet e tyre stërgjyshore.
Unë
hiq pa-modesti, jam edukuar në këtë mënyrë që së paku, nëse nuk mund të bëj
asgjë tjetër, do vazhdoj me shkrime dhe publikime, për secilin servil dhe
intrigant, që tenton të nxit urrejtje dhe tjetërson, traditën e kulturën dhe
Identitetin tonë kombëtar shqiptar. Pik.)