E marte, 23.07.2024, 09:06 AM (GMT+1)

Sport » Futbolli Shqiptar

Luçjan Bedeni: Nji hulumtim i shkurtër si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shqipni

E shtune, 15.06.2024, 06:55 PM


Nji hulumtim i shkurtër si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shqipni

Nga Luçjan Bedeni

Historia e lindjes së lojës së topkambës në Shqipni ashtu sikur pjesa ma e madhe e historisë së vendit tonë ka edhe ajo hendeqet e saj, që duhen hulumtue e vu në vendin që i takon.

Gjithëherës ia kemi atribue lindjen e futbollit në Shqipni nji të quajtuni Ruter, prift maltez thojshin që vizitoi Seminarin Jezuit në Shkodër gjatë shek. XIX. Kështu e kemi marrë të mirëkenun edhe këtë rrëfim gojor duke e bart deri më sot.

Pas nji hulumtimi disa mujor kam vertetue se Ruter ashtë prifti jezuit hollandez ??? ??????? ????????, ?.?. (1785-1853) i cili ishte epror i përgjithshëm i Shoqërisë së Jezusit. Në vitin 1840 ai u kërkoi tre misionarëve jezuit italian ???????? ??????, ???????? ??????? ????????? dhe ????????? ??????? të vinin në Shkodër për ngritjen e misionit jezuit aty.

Kështu në 1842 nga 3 jezuitët u arrit të themelohej Seminari Jezuit dhe ma vonë më 17 tetor 1878 nga ????? ??????? ????? u hap shkolla e mesme "Shën Françesk Saveri" e njohur si Kolegja Saveriane.

Detajet nga fotografia e Kolegjit Saverian e shkrepun nga Marubi në 1878, tek pozojnë nxanësit e vitin të parë të hapjes së shkollës, janë deshmi e randësishme për të kuptu zhvillimin e sporteve në të njajten kohe sikur në vendet ma të emancipume të Evropës. Pra historia e jonë me futboolin nuk fillon në 1913 me ndeshjen ndërmjet Indipendencës dhe skuadres së detashmentit austriak dhe as me krijimin e Vllaznisë në 1919, por rreth 20 vite ma përpara. Ky ashtë vetem fillimi i nji hulumtimi i cili tenton me saktësu historinë e fillimeve të futbollit.

Në këtë ditë të ndeshjes ndërmjet Shqipnisë e Italisë, i shkon përshtat ky kontribut edhe italianëve që erdhen e përhapjen e sportet në Shqipni.

https://www.facebook.com/luciobedeni



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora