E hene, 09.12.2024, 08:10 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Zbulim i madh i shekullit XXI

E premte, 10.05.2024, 06:57 PM


ZBULIM  I  MADH  I SHEKULLIT  XXI

“Lufta e Shkodrës – nga një dorëshkrim i panjohur i Marin Barletit”, botohet në italisht

PERSHNDETJE  DY  AUTORVE,  PROF. DR.

LUCIA  NADIN  E  AUREL  PLASARI !

Nga Fritz RADOVANI

Botohet në italisht, një dorëshkrim i panjohur i Barletit me titullin “La guerra di Scutari – da un manoscritto sconosciuto di Marino Barlezio” (“Lufta e Shkodrës – nga një dorëshkrim i panjohur i Marin Barletit”).

Akademia e Shkencave bën me dije se mundësoi daljen në dritë të kësaj vepre edhe në gjuhën italiane, nismë dhe projekt i “Njësisë së kërkim-studimit për arbëreshët, arvanitët dhe arbneshët” që funksionon pranë saj dhe kryesohet nga akademikët Francesco Altimari e Matteo Mandalà.

Dorëshkrimi i panjohur i Barletit (variant i mëhershëm se teksti që përmban vepra “Rrethimi i Shkodrës”), u zbulua nga prof. dr. Aurel Plasari në Bibliotekën e Parisit. Studimi hyrës u realizua nga prof. dr. Lucia Nadin. Botimi i plotë, që përfshin edhe riprodhimin anastatik të dorëshkrimit, përveç përkujdesjes kritike-filologjike, u përgatit nga dy autorët Nadin e Plasari. Po ashtu dhe pajisja me shenjime të natyrës historiografike, gjuhësore dhe kulturore.

Parathënia është shkruar nga Matteo Mandalà dhe ent botues në Itali është e mirënjohura “Viella”.

Me botimin e këtij dorëshkrimi autograf të Marin Barletit zgjidhet përfundimisht problemi i autorësisë së veprës “Rrethimi i Shkodrës”, çështje e hapur dhe e mbetur pezull në diskutime shkencore albanologjike prej më shumë se një shekulli.

Botimi kontribuon për zgjerimin e bibliografisë së literaturës për Shqipërinë dhe shqiptarët në bibliotekat dhe burimet albanologjike europiane. Shekujt e humanizmit europian dhe të qendresës antiosmane në këtë anë të Adriatikut gjejnë një tjetër referencë të re themelore./atsh

***

Shqipnia ka nevojë sot vetem per Miqë!

Zbulimi i bamë nga Prof. Dr. Lucia Nadin dhe Aurel Plasari, duhet të zgjojë Shkodren per këte zbulim kaq të randsishem të dy dijetarve me aq vlerë të Shekullit XXI !

Që Emni i dijetarit Aurel Plasari asht në krye të këtij studimi nuk asht aspak çudi per asnjë Shqiptar që e njef prej  kohësh Prof. Dr. Plasarin !

Emni i Prof. Dr. Aurel Plasarit asht një prej Emnave ma të Nderuem që ka Populli Shqiptar në gjiun e dijetarve të vet të Perjetshem!

Prof. Dr. Aureli me këte zbulim ka tregue se vazhdon “grmimet” e veta në Gurt’ e Rozafës së Moçme, ku ashtu si Emni i Saj asht gllenë perjetsisht edhe Emni i Prof. Dr. Aurel Plasarit të Madh !

I uroj jetë të gjatë dy dijetarve Prof. Dr. Lucia Nadin dhe Aurel Plasari, tue i urue suksese të tjera deri në fund të këtij Shekulli!

Melbourne, 9 Maji 2024.        Me shumë respekt Fritz Radovani.



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora