E diele, 19.05.2024, 09:46 AM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Beteja politike e 8 majit 2024

E shtune, 27.04.2024, 07:58 PM


BETEJA POLITIKE

E 8 MAJIT 2024

NGA KALOSH ÇELIKU

Jo, analist teknefes, i shëtitur nëpër poste politike partiake, dhe redaksi të institucioneve në shtetin e “përbashkët” me vende pune dhe honorare marramendëse. Shqiptarët, nuk duhet ta bojkotojnë rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahen më 8 maj 2024, së bashku me zgjedhjet parlamentare! Nëse, gabuan Partitë Politike Shqiptare që në zgjedhjet presidenciale dolën me dy kandidatë shqiptar, nuk duhet të gabojnë dhe t’i humbin edhe zgjedhjet parlamentare. Edhe pse kësaj radhe nuk është për “president” një kandidat shqiptar, patjetër duhet ta vazhdojnë betejën politike në institucionet e shtetit të “përpashkët”, e jo në rrugë me protesta paqesore. Pakrëndsi ka për popullin shqiptar, cili kandidat maqedonas i kujt partie politike maqedonase do të jetë president. Kur dihet, se: në rrethin e dytë janë edhe zgjedhjet parlamentare. Pse, ta bojkojtojnë rrethin e dytë për zgjedhjen e presidentit të Republikës të Maqedonisë Veriut?! Nuk është, president “shqiptar musliman”. Apo?!...

Politikanë të dalldisur, dhe ju “analistë politik” të arratisur pas posteve partaike e pasurisë, duhet t’i lini të lirë shqiptarët si votues për votën e tyre demokratike. Pakrëndësi ka, se: i kemi në garë rrethin e dytë dy kandidatë maqedonas: Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski. Fajin, nuk na e ka populli maqedonas, por politikanët kryeneq shqiptarë, që vite me radhë janë në pushtet dhe opozitë, të cilët e humbën edhe këtë fushëbetejë politike historike në zgjedhjet presidenciale, dolën krye më vete përmejdani me dy kandidatë shqiptarë “muslimanë”. Tashti, sipas “analistit politik” duhet t’i humbim edhe zgjedhjet parlamentare?! Populli thotë: njeriu në jetë meson nga gabimet e tij personale. Punë tjetër është ajo, se: Partitë Politike Shqiptare, ende nuk mësojnë nga gabimet e tyre teknefese politike.

Shkaku, se: Dje, mu ti si “analist politik” gjatë Luftës të U?K -ës (2001), dole edhe kundër U?K -ës në mjetet e informacionit. Veten e ke këmbekrye te romani luftës “Me tre varre” (2002). Nuk e ke fajin ti si “analist politik”, po partitë politike shqiptare në pushtet e opozitë, që edhe sotekësajdite, ende të shëtisin me vende pune nëpër institucionet e shtetit të “përbashkët”.

Eçuditshme?! Vetëm Partitë Politike Shqiptare, ende nuk mësojnë nga gabimiet historike...



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora