| E shtune, 27.04.2024, 07:58 PM |
BETEJA
POLITIKE
E
8 MAJIT 2024
NGA
KALOSH ÇELIKU
Jo, analist teknefes, i shëtitur nëpër poste
politike partiake, dhe redaksi të institucioneve në shtetin e “përbashkët” me
vende pune dhe honorare marramendëse. Shqiptarët, nuk duhet ta bojkotojnë rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahen më 8 maj
2024, së bashku me zgjedhjet parlamentare! Nëse, gabuan
Partitë Politike Shqiptare që në zgjedhjet presidenciale dolën me dy kandidatë
shqiptar, nuk duhet të gabojnë dhe t’i humbin edhe zgjedhjet parlamentare. Edhe
pse kësaj radhe nuk është për “president” një kandidat shqiptar, patjetër duhet
ta vazhdojnë betejën politike në institucionet e shtetit të “përpashkët”, e jo
në rrugë me protesta paqesore. Pakrëndsi ka për popullin shqiptar, cili kandidat
maqedonas i kujt partie politike maqedonase do të jetë president. Kur dihet,
se: në rrethin e dytë janë edhe zgjedhjet parlamentare. Pse, ta bojkojtojnë
rrethin e dytë për zgjedhjen e presidentit të Republikës të Maqedonisë Veriut?!
Nuk është, president “shqiptar musliman”. Apo?!...
Politikanë të dalldisur, dhe ju “analistë
politik” të arratisur pas posteve partaike e pasurisë, duhet t’i lini të lirë shqiptarët
si votues për votën e tyre demokratike. Pakrëndësi ka, se: i kemi në garë rrethin
e dytë dy kandidatë maqedonas: Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski.
Fajin, nuk na e ka populli maqedonas, por politikanët kryeneq shqiptarë, që vite
me radhë janë në pushtet dhe opozitë, të cilët e humbën edhe këtë fushëbetejë
politike historike në zgjedhjet presidenciale, dolën krye më vete përmejdani me
dy kandidatë shqiptarë “muslimanë”. Tashti, sipas “analistit politik” duhet t’i
humbim edhe zgjedhjet parlamentare?! Populli thotë: njeriu në jetë meson nga
gabimet e tij personale. Punë tjetër është ajo, se: Partitë Politike Shqiptare,
ende nuk mësojnë nga gabimet e tyre teknefese politike.
Shkaku, se: Dje, mu ti si “analist politik” gjatë
Luftës të U?K -ës (2001), dole edhe kundër U?K -ës në mjetet e informacionit. Veten e ke këmbekrye te romani luftës “Me
tre varre” (2002). Nuk e ke fajin ti si “analist politik”, po partitë
politike shqiptare në pushtet e opozitë, që edhe sotekësajdite, ende të
shëtisin me vende pune nëpër institucionet e shtetit të “përbashkët”.
Eçuditshme?! Vetëm Partitë Politike Shqiptare,
ende nuk mësojnë nga gabimiet historike...