E shtune, 27.07.2024, 06:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Romani “Lufta e pengjeve” i Gani Mehmetajt do të promovohet me 22 shtator në Tiranë

E enjte, 21.09.2023, 07:54 PM


Shtëpia botuese tiranase “UETpress” ka botuar këto ditë romanin e ri “Lufta e pengjeve” të shkrimtarit dhe publicistit të mirënjohur shqiptar, Gani Mehmetaj.

Romani do të promovohet të premten, 22 shtator 2023 në orën 13:00, në ambientet e Universitetit Evropian të Tiranës, në sallën  “Aula Magna”.

Gani Mehmetaj ishte fitues i çmimit letrar “Kadare” në vitin 2021, që jepet po ky nga ky institucion i pavarur universitar tiranas.

Romani “Lufta e pengjeve” është vepra e tretë që shkrimtari, publicisti dhe dramaturgu Mehmetaj e boton me “UETpress”, gjë që shihet si një shenjë e një bashkëpunimi të vazhdueshëm mes botuesit dhe krijuesit.

“Lufat e pengjeve”  është rrëfim tronditës për luftën tragjike në Gadishullin tonë.

Tetë ushtarë me uniformë të ushtrisë jugosllave: slloveni Franc, shqiptari Ilirian, serbi Zoran, kroati Stipe, hungarezi Ishtvan, boshnjaku Senad, malazezi Bozho dhe maqedoni Dimçe janë në një vendroje dhe presin sulmin. Fantazma e luftës u sillet vërdallë, ndërsa ata nuk e dëbojnë dot...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora