Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: 'Coca Cola'
E enjte, 21.09.2023, 07:57 PM
“COCA COLA”
NGA
KALOSH ÇELIKU
Nuk
është zgjidhje politike e Ballkanit me politikë Evropiane të ndërkombëtarëve, e
as aleatëve historik të popullit shqiptar, pa i përvesh vetë mëngët shqiptarët,
në Shtëpi t’i pastrojnë nga bërlloku dhomat, koridoret dhe Kopështin. Oborrin.
Podrumet me minj në dyluftim me macit e mia besnike. Livadhin me ferra para
Shtëpisë. Strehimet e gjarpërinjëve. Bollave me flokë. Aqmëpak, partitë
politike shqiptare: me këmbët dhe trutë ende në legen, sokaqeve nëpër “Bit -
Pazar”, duke iu lutur “Allahut” në Shkup për Liri. Problem politik - historik
me shekuj, të cilin ndërkombëtarët ende nuk e kanë zgjidhur me politikën e tyre
“paqesore” ?ështjen Shqiptare me
shekuj edhe sotekësajdite me marrëveshje maratonike paqesore.
Padyshim,
ende merremi me zgjidhjen e ?ështjes Shqiptare.
Ashtu, edhe ashtu: ajo është ende nëpërkëmbë, në “Bit-Pazar”. Edhe, në Botë.
Nën nivelin e politikanit, dhe deputetit kryengritës Hamdi Bajram para kamerave
televizive, kur u tha politikanëve: unë jam për ju “Coca cola”. Romi, që para
kamerave televizive ia bëri: na..., me bërryl edhe Cërvenkovskit. Shpërblim
politik festiv madhështor, që asaj kohe nuk ia dhanë politikanët shqiptarë.
Borxh, të cilin ndaj shqiptarëve historik patën me vite, i cili me dhunë në
Gostivar me polici e zbriti flamurin shqiptar nga Komuna, ua bëri shqiptarëve
para kamerave televizive me gishtin e madh kokëteposhtë, nani... I zdepi çotek
(dajak) edhe kalimtarët e rastit. Dhe, kryetarin e Komunës të Gostivarit Rufi
Osmanin, bashkë me kryetarin e Komunës Tetovës Alajdin Demirin i rrasi në burg
(1988). Patjetër, ju kujtohet politikani rom “Coca cola”. Edhe çoteku i paparë
i shqiptarëve. Ose, kërkoni edhe një çotek tjetër me këtë “opozitë” të partive
politike shqiptare me “Besë” e pa besë?! Analistë trusakatë të portaleve
elektronike, që na i pollën partitë politike shqiptare, dhe na i lanë pas porte
si “Kalë Troje”.
Jo,
me këto krunde politike hambari me “Besë” e pa besë, nuk mund të kemi sotpërsot
ndryshime politike. Problem politik, të cilin e zgjidhë me votën e lirë, vetëm
populli shqipatarë. Edhe, atë: nëse partitë politike shqiptare i kanë lënë
rrugë, dhiare malore. Luftërat e tyre historike me shekuj brez pas brezi.
Marrëveshjeve maratonike “paqesore” me vite: ”vëllezërore”, mes Kosovës dhe
Serbisë për “paqe”. Përshkallëzimet e tyre politike - “luftarake”, përsëri duke
ndezur luftë vëllavrasje mes shqiptarëve. Që, nuk e kanë zgjidhur shqiptarët
këtë problem historik ballkanik me shekuj. Aqmëpak, ndërkombëtarët me ndihmën e
partive politike shqiptare në pushtet, dhe partive politike shqiptare, në
“opozitë”. Kush, do ta zgjidhë problemin e “vëllazëirm – bashkimit”, në
Ballkan”?! Hë, pë hë Askush, përveç vetë popullit shqiptar.
Duartrokitje!
E ndërsyet Doktorziun, Hojdodolen, dhe Këlyshin me zgjebe me një asht në gojë.
Po, çka iu desht edhe Xhadinë të ma ndërseni pas shpine, buçën partiake
komuniste të Katundit?! Pak e kishit Patriotin e Vonuar, dhe Hoxhën e “Allahut”
me sejmenë përmbrapa. Aty për aty, ku është Fusha e mejdanit. Sot, kur: nuk
ndahet me armë, por me Tru, dhe Penë. “Patriotë” të vonuar në shtetin e
“përbashkët”!
Politika
e partive politike shqiptare, është: çaj rusi, “coca cola”.
Publikisht, e them: Shkoni në k...ët me gjithë politikë “madhore”. Dhe, ”Din e
Iman”!
Nuk
e pi “haramin”: çajin e rusit. Po,
“hallallin” e Natyrës: Raki rrushin...