Mendime
Idriz Zeqiraj: OVL e UÇK të shkarkojë kryesinë e saj kundra-kombëtare
E enjte, 21.09.2023, 06:44 PM
OVL E UÇK TË SHKARKOJË
KRYESINË
E SAJ KUNDRA-KOMBËTARE
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Pas
çlirimit të Kosovës nga NATO-pakti disa komandantë të UÇK të LPK-së, nxituan
për ta krijuar Shoqatën e OVL të UÇK-së. Dhe kjo Shoqatë, në koordinim, me
SHIK-un, krijoi Shoqatat e ashtuquajtura "të dala nga lufta!" Të
gjitha këto u futën nën ombrellën, çadrën e organizatës ilegale dhe kriminale
"SHIK".
Qëllimi
ishte ogurëzi: Vënia në shërbim të SHIK-ut; mbështetje dhe klientelë elektorale
partiake për të majtën, respektivisht, të PAN-it; mbrojtja e krimit dhe të
kriminelëve, kryesisht, të disa komandantëve të inkriminuar, të cilët kanë
përgjakur të djathtën shqiptare, gjatë dhe pas luftës, për ta gëzuar pushtetin
e pamerituar, të dhunshëm; përdorimi i tyre, si xhokër, për shantazhimin dhe
rrëzimin e qeverive jo-PAN-iste. Dhe, kjo ka funksionuar turpshëm dhe
përgjakshëm.
Komandantët
e inkriminuar të OVL të UÇK-së, (krahu i LPK-së), përkatësisht, PAN-it, pas çdo
arrestimi të kriminelëve faktik nga ndërkombëtarët apo prokuroria vendore,
organizonin dhe vazhdojnë të organizojnë protesta, në mbrojtje të kriminelëve
vrastarë.
Opozita
PAN-iste, me pararojën e saj OVL të UÇK-së, me shoqatat simotra, u vu në
shërbim të "Listës Serbe", respektivisht, të Serbisë. Sepse kreu i
PAN-it, Hashim Thaçi me ekipin e tij komandues, ishin dhe janë të shantazhuar
me dosjet kriminale të luftës dhe të pas luftës, kryesisht, luftimin e
përgjakshëm të kundërshtarëve politike shqiptarë.
Ishin
partitë PAN-iste, me OVL të UÇK-së së tyre dhe shoqatat simotra, gjoja,
"të dala nga lufta", që zbatoi projektin e Serbisë, organizimin e
protestave të përgjakshme të mars-prillit 2004. UNMIK-u edhe pse e dinte se
Serbia qëndronte prapa këtij vandalizmi kriminal e rrugaçëror, në vend të
Serbisë organizatore, ndëshkoi Kosovën, duke ia imponuar decentralizimin, fshat
e komunë serbe, për të ardhur ke "Zajednica", si kërkesë primare e
sotme e Serbisë dhe e ndërkombëtarëve, me qëllim të relativizimit të shtetit të
Kosovës, duke e bërë Serbinë hisedare në sundimin e Kosovës!
Megallomani
shantazhues i shtetit të Kosovës, Faton Klinaku, me kryesinë e OVL të UÇK-së
dhe kryesitë e shoqatave fantomë, kinse, "të dala nga lufta", u
treguan të zellshëm për t`u vënë në shërbim të Serbisë, e cila i ngarkoi me
misionin kriminal, shpërndarjen e dosjeve të Gjykatës Speciale të Kosovës, me
seli në Hagë. Qëllimi i Serbisë ishte përgjakja ndër-shqiptare, përmes
denoncimit, zbulimit, të dëshmitarëve të mbrojtur.
Shërbëtori
i SHIK-ut dhe i Serbisë, njëherësh, Faton Klinaku, në cilësinë e ushtruesit të
detyrës të kryetarit të OVL të UÇK-së, dje paralajmëroi protestën për pagën
minimale të shtuar, për 40.000 "veteranëve" të rrejshëm, duke
mbrojtur abuzimin, hajninë më të madhe legale prej miliona eurove.
Ndërsa
sot, pas bastisjeve të pjesëtarëve të organizatës ilegale e kriminale
"BIA", të dyshuar për arrestime, maltretime, deri në vrasje të
veprimtarëve të LDK-së, sharlatani Klinaku, me horrat e tij, proteston kundër
Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë. Qëllimi është sa i poshtër, aq
edhe kriminal - pengimi i drejtësisë-, duke e mbrojtur krimin dhe kriminelët
faktik, të cilët, në vend të luftimit të
pushtuesve serbë, kanë vrarë kundërshtarët politikë shqiptarë.
Ky
është provokimi i radhës për shumë qindra familje, të cilave ua ka ekzekutuar
burrat dhe djemtë, banda e madhe e PAN-it, me SHIK-un e tyre vrastar. Dhe, ky
provokim prekë edhe shumë-mijëra familje, që kanë afri farefisnie e miqësie me
familjet e viktimave. Gjithashtu godet LDK-në dhe të djathtën shqiptare, të
përgjakur nga kriminelët e së majtës komuniste rusofile.
Qeveria
aktuale duhet ta informojë anëtarësinë e këtyre shoqatave, për qëllimet e
errëta dhe kriminale të krerëve dhe të kryesive të tyre. Anëtarësia duhet t´i
bojkotojnë protestat idioteske dhe të kërkojnë shkarkimin e organizatorëve të
tyre. Përndryshe, kushdo që mbështet rrugaçërinë kundra-kombëtare të krerëve të
shoqatave të cituara, bëhet pjesë në krimet e tyre, madje në vijimësi.
Ndërkohë,
zyrtarët qeveritarë, duhet t`i anashkalojnë, me mospërfillje krerët aktual,
duke mos i kontaktuar dhe as konsultuar për asgjë. Sepse, nuk përfaqësojnë, as
për së afërmi, anëtarësinë e këtyre shoqatave.
Opozita
destruktive e dështake, e cila kërkon rrëzimin e qeverisë aktuale, ka dëshmuar,
sa bindshëm, aq edhe turpshëm, se për të ardhur në pushtet, falën Kullë e
Çakorr. Është kjo opozitë, e cila u zotua se do të jenë në mbështetje të
qeverisë, në dialogun Kosovë-Serbi. Por, mashtruan, gënjyen dhe si burracakë që
janë, tradhtuan kauzën kombëtare, para se të fillojnë bisedimet, dolën me
deklarata publike "të bëhet asociacioni, sepse kemi garancinë
ndërkombëtare!?"
Por,
shtrohet pyetja: A nuk e pati këtë garanci Bosnja e Hercegovina, kur ambasadori
Hill me shokë, themeloi Asociacionin e 14 komunave me shumicë serbe, e cila,
një vit më vonë, e polli "Republika Srpska"?! Opozita PAN-iste
pakurrizore kanë njollosur luftën e UÇK-së dhe duan ta vazhdojnë tradhtinë,
edhe me bërjen e Asociacionit njëetnik brenda Kosovës!
Anëtarësia
e painkriminuar e OVL të UÇK-së dhe të Shoqatave "të dala nga lufta",
duhet t`i shkarkojnë kryetarët dhe kryesitë e tyre, të cilët, duke qenë argatë
të SHIK-ut dhe të Serbisë, po keqpërdorin ndjenjat e dlira të anëtarësisë, duke
i nxjerrë në rrugë e sheshe, në mbrojtje të krimit dhe të kriminelëve.