Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Pështyma kundër perëndimit, rrjedhojë e trashëgimisë osmane e komuniste
E merkure, 23.11.2022, 07:58 PM
Ndue Ukaj:
Kjo
pështyma kundër perëndimit ka origjinë të njohur kulturore: është rrjedhojë e
trashëgimisë osmane e komuniste, e deduksioneve të mjera që shkruanin libra e
parulla kundër perëndimit, të cilat mendësi me gjasë duken se i kanë thellë në
zemër drejtuesit e shtetit tonë.
Përndryshe,
asnjë shpjegim logjik e as racional s' ka urrejtja që po mbjellët në vendin
tonë kundër atyre që na kanë ndihmuar të fitojmë gjithçka që dashtëm.
Prej
kur kemi ecë krahë për krahë me perëndimin, në kuptimin politik kemi realizuar
krejt çka kemi synuar, prandaj s'ka asnjë shpjegim logjik ky refuzim kaq i
vrazhdë që po ia bëhet perëndimit.
E
për mua, kjo është intriga ma e madhe që po i gatuhet vendit tonë, në kurthin e
së cilës janë përfshirë mendjelehtët, trushpëlarit, injorantët dhe ata që e
kanë thellë në zemër ndjesinë antiperëndimore.
Krejt
parullat tjera që predikohen me epsh nga udhëheqësit tona janë dokrra e maskimi
të rreme.
Kjo
pështymë kundër perëndimit nuk mbërrin në Amerikë e as në Europë. Kjo pështymë
na stërpik neve e i bie fytyrës sonë dhe një ditë mund të kthehet në moçal ku
mund të fundosemi të gjithë.
Duhet
përsëri të vjen Amerika dhe Europa për t' na nxjerrë nga balta?
Në
kohë të liga preferohet t'iu kthehemi klasikëve të mendimit, e për mua në këtë
rast mendimi i Konicës se armiku më i madh i kombit tonë jemi vetë ne - duket
aksiomatik - një përvojë që nuk ka nevojë të vërtetohet.
Është
mëkat i madh që trashëgiminë e mrekullueshme të Ibrahim Rugovës e kemi bjerrë
dhe tani po ecim to trullosur në një
mjegullnajë të madhe mendore.