Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Rama është një ish qenie njerëzore që ka kaluar në shpërbërje totale
E shtune, 15.10.2022, 07:29 PM
Rama është një ish qenie njerëzore që ka kaluar në shpërbërje totale
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Ky është
servil ndaj atyre barbarëve që kanë kryer gjenocide të shumta kundër Kombit
tonë, dhe që po përpiqen të na shkatërrojnë dhe të na heqin nga faqja e dheut.
Një dëmtues i gjithanshëm. Njeriu ndjen turp që është shqiptar, kur Atdheun e
kapi ky tradhtar. Dhe, për fat të keq, kjo ish qenie njerëzore, ka shumë
mbështetës nga mbarë vendi ynë i copëtuar dhe sakatuar.
***
Ju vërtet nuk keni kuptuar asgjë akoma. Ky nuk është kryeministri i Kombit
tim, por avokati shqipfolës i „popullit të zgjedhur“ për të
mbajtur ligjet në Ballkan, serbëve pra, prandaj pa u lodhur, kudo që flet, kudo
që shkon, përkrah gjenocidin e kryer nga serbët ndaj shqiptarëve në Kosovë
(1998-99).
Djalli i morri shakatë. Disa
kalemxhinj që kanë shitur prapanicën, në “opinionet-analizat” e tyre në
gazeta/portale, me vetëdije apo pa të, mashtrojnë lexuesit kinse luftojnë një
kauzë të rëndësishme (për Kombin dhe Vendin), por në praktikë duket se më shumë
janë të shqetësuar për klikimet, pëlqimet, ndjekësit dhe vetëpohimet.
Shumë shqiptarëve u është shpëlarë truri duke dëgjuar llomotitjet në TV,
apo shfletuar shkarravina e këtyre “analistëve” analfabetë - dhe vuajnë nga
Sindroma e Stokholmit, të paaftë për të menduar vetë.
Ne kemi parë se si manipuluesit e aftë mund të përdorin
platforma mafioze të korruptuara antikombëtare për të vendosur agjendën në
media, për të bindur votuesit të votojnë dhe për të kontrolluar turmat e mëdha
të “deleve”.
***
PS: Përshëndetje të
nderuar lexues. Kjo është një letër e shkurtër, me fragmente (pjesë
e shkëputur), nga biseda ime private me një zyrtar të të vetmit narkoshtet
evropian, Shqipërisë - i cili fatkeqësisht më befasoi me pikëpamjet e tij
antikombëtare. Ndjeke më poshtë. Nuk ia përmendi emrin.
***
Ai: Zelensky kishte mundësinë të
parandalonte një luftë në vendin e tij, por ai nuk mund ta përdorte atë. Zelenskit iu desh të thoshte vetëm pesë
fjalë për atë që dinte shumë mirë: "Ukraina nuk do të anëtarësohet në
NATO". Rusia ka paralajmëruar për shumë vite se Ukraina nuk duhet bërë
kundër Rusisë, se NATO nuk duhet të futet atje dhe të krijojë kërcënime të
drejtpërdrejta ushtarake për sigurinë ruse.
Unë: Ukraina nuk ishte kundër Rusisë
deri në vitin 2014 kur Rusia aneksoi Krimenë dhe dërgoi ushtarë në Donbas. Nëse
Ukraina zgjedh NATO-n në vend të Rusisë, varet nga autoritetet ukrainase, jo
nga Kremlini. Sot, Rusia vë bast për një perandori të re ruse (siç thonë ata
vetë). Prandaj Ukraina bëri diçka të zgjuar kur u tërhoq drejt NATO-s.
Ai: NATO në territorin ukrainas po
përpiqet të ndërtojë një konfrontim themelor midis shoqërisë perëndimore dhe
Rusisë me ndihmën e ukrainasve.
Unë: Jo, NATO në territorin ukrainas do
të shkatërrojë planet e Rusisë për një perandori të re ruse në kurriz të
shteteve të tjera.
Ai: Sigurisht, NATO-ja do të donte të
luftonte, siç nuk hezitojnë ta thonë vetë, kundër Rusisë deri në ukrainasin e
fundit, në fund të fundit nuk është mëkat.
Unë: Përsëri gabim. Vendet e NATO-s u
përpoqën për kohën më të gjatë që ta bënin Rusinë të ndalonte sulmet. Diçka e
premtoi edhe Putini. “Vetëm manovra ushtarake”- llomotiste ai. Kur Rusia
kundër të gjitha premtimeve sulmoi gjithsesi, vendet e NATO-s vendosën të
ndihmojnë ukrainasit me mbrojtjen e tyre. Rusia mund të ndalojë menjëherë
ndihmën e NATO-s nëse dëshiron. E vetmja gjë është tërheqja e forcave ruse në
Rusi.
Ai: Udhëheqja e Ukrainës e dha vendin e
tyre, territorin e tyre dhe, më e keqja, popullin e tyre për t'u përdorur.
Unë: A mendon se është një fenomen i panjohur
që një vend të mbrohet kur sulmohet? Dhe ti mendon se Putini do të ndalet me
Ukrainën, nëse ia del mbanë? Pse kaq shumë shqipfolës janë plot admirim për
psikopatët si Putini? Çfarë është ajo që ju tërheq kaq shumë në lidhje me
Putinin dhe të gjithë plehrat rreth tij? Po. Ukraina nuk është pjesë e BE-së,
Ukraina nuk është pjesë e NATO-s. Por ne jemi ende në luftë me Rusinë. Dikush
po gënjen fort këtu, dhe për fat të keq, mund të jemi "ne". Unë nuk
jam në asnjërën anë në luftën propagandistike apo diçka të tillë. Unë ulem në
gardh dhe kërkoj të vërtetën. Dhe gjithçka që na shërbehet nga mediat
shqipfolëse serbo-file të paguara nga armiqtë kundërmojnë si plehrat. Lufta
dëshmon se anëtarësimi në NATO është i nevojshëm, ti çmendarak. Kemi dëgjuar
për këtë po, por në Ukrainë ne japim vetëm ndihmë që ukrainasit të mund të
mbrojnë atdheun e tyre. Të sulmojnë askënd tjetër. NATO angazhohet për mbrojtje
të përbashkët. Kjo nuk do të thotë se ne nuk mund të ndihmojmë vendet e tjera
nëse duam. Kur Ukraina evropiane sulmohet padrejtësisht, është e natyrshme që
vendet e tjera të lira evropiane (dhe jo vetëm) të ndihmojnë. Jo, duhet të jesh
një besimtar mjaft i mirë për ta besuar këtë. Rusia e kishte planifikuar luftën
për disa vite dhe kishte lënë mënjanë para (rubla, euro, dollar) për sanksionet
që ata besonin se do të vinin. Rusia, siç thonë ata, ka planifikuar një
perandori të re ruse. Dhe Ukraina ishte pjesë e saj. Ukraina, nga ana tjetër, u
bashkua me NATO-n dhe rusët e panë se lufta mund të kushtonte më shumë sesa
kishin planifikuar. Dhe kjo është pikërisht tani. Ukraina nuk u shtri me shpinë
që Putini të merrte perandorinë e tij. Ajo që bëri Presidenti i Ukrainës ishte
e shkëlqyer. Ai i mundësoi Ukrainës për të mbrojtur vendin e saj. Jo nëse
sulmoheshin, por kur sulmoheshin. Tani mundësitë e Rusisë për të krijuar një
perandori të re ruse me ndihmën e forcave të armatosura po shkatërrohen dita
ditës në Ukrainë. A është anëtarësimi në NATO që është arsyeja e pushtimit
tani? A vlen e njëjta gjë për Suedinë dhe Finlandën? Në të kaluarën, ju keni
shpallur arsye krejtësisht të ndryshme: "Ushtria ruse anashkalon qytetet
dhe deri më tani është e angazhuar në çmilitarizimin e vendit, denazifikimin e
pjesshëm dhe shkatërrimin e batalioneve kombëtare dhe formacioneve të tjera
nacionaliste". Nuk mund të mendoj që Rusia të bëjë ndonjë gjë pozitive për
dikë (përveç Serbisë...), por ju mund të dini diçka? Rusia nuk i konsideron
shtetet fqinje si vende sovrane, por pjesë e Rusisë së Madhe. Kjo është arsyeja
pse ata mendojnë se është krejtësisht mirë të diktohen fatet e tyre, si në
Gjeorgji, Çeçeni dhe Bjellorusi. Është plotësisht e kuptueshme që vende si
Letonia, Lituania dhe Polonia kërkuan anëtarësimin në NATO sa më shpejt që të
mundeshin. Ukrainasit i thonë gjithashtu një jo të qartë këtij kontrolli
rus. Ata nuk duan të bëhen përsëri një shtet vasal nën Rusinë. Evropa nuk ka
qenë kurrë më paqësore në historinë e saj sesa pas formimit të NATO-s. A nuk ka
rëndësi kjo sipas jush?
Ai: Sidomos gjatë bombardimeve të
Serbisë më 1999.
Unë: A është Serbia anëtare e NATO-s?
Ai: Jo, por u bombardua nga NATO gjatë
kësaj "periudhe paqësore".
Unë: Ndoshta nuk e ndryshon paqen që
Evropa ka pasur falë NATO-s. Argumenti juaj është se që nga ndalimi i NATO-s,
që Serbia të kryej gjenocid ndaj shqiptarëve të Dardanisë (Kosovës), nuk ka
qenë paqësore? Ju të “rilindjes” a keni pirë shumë çaj rusi apo jeni të droguar
nga kanabisi? Në letër, Rusia ka shumë gjëra të çuditshme. Por në realitet,
NATO ka armë të vërteta. Dhe askush nuk fiton një luftë bërthamore, kështu që
Rusia nuk do ta përdorë atë. Problemi i vetëm është se edhe nëse Putini arrin
të shkatërrojë gjithçka ose pjesën më të madhe të saj, Rusia gjithsesi është
kthyer në Epokën e Gurit. Ironike që një “realist” si ti argumenton
bazuar në "besoj", "dua të them", në vend që
të argumentojë nga faktet. Putin tashmë ka pushtuar Bjellorusinë. Putin
ka aneksuar Krimenë. Putin u përpoq, por dështoi, në një grusht shteti në Kiev.
Putin ka 'njohur' dy thuajse shtete në Donbas. Ushtarët e Putinit po luftojnë
për jetën e tyre për të pushtuar më shumë Ukrainë. Nëse helikopterët dhe
avionët luftarak rusë fitojnë epërsi ajrore, kjo do të ndryshojë situatën
(rezultatin) e luftës në terren. Kur Ukraina të marrë nga aleatët
një sasi të mjaftueshme të sistemeve moderne dhe efektive të mbrojtjes ajrore,
atëherë forma kryesore e terrorit e Rusisë, sulmet me raketa, do të pushojë së
funksionuari. Rusia ka pësuar humbje të mëdha në ushtarë dhe pajisje dhe është
rrahur në disa fronte gjatë muajit të fundit. Kryekrimineli Putin ka shpallur
aneksimin e territoreve të Ukrainës vetëm pjesërisht nën kontrollin rus, dhe
kërcënoi se do t'i mbrojë ato me armë bërthamore. Çdo përdorim i armëve
bërthamore nga Moska do të kishte "pasoja të paprecedentë" për
Rusinë “tënde” naziste terroriste. Njeriu i vogël i çmendur Vladolf Putler, me fytyrën e Botox-it, po bëhet gjithnjë e më shumë si
nazistët e tjerë të mëdhenj, por fatkeqësisht ka plot nazistë të tjerë në
rrethin e tij të ngushtë, por edhe shumë trushpëlarë si ti. NATO dërgon
armë anti-drone në Ukrainë. Shpresoj se do zgjohesh dhe përmirësohesh . Gëzuar
shoku...!
***
Shqipëria dhe Kosova (së bashku) duhet të rrisin dhe
forcojnë aftësinë dhe gatishmërinë e tyre mbrojtëse!