E enjte, 01.05.2025, 10:47 PM (GMT+1)

Kerko: aurel dasareti

Aurel Dasareti: Lajm i mirë nga ai front

E diele, 11.09.2022, 06:30 PM


Lajm i mirë nga ai front

Nga Aurel Dasareti

Forcat ukrainase kanë bërë përparim të qartë në kundërofensivën në jug dhe lindje të Ukrainës, por duket se luftimet do të zgjaten në kohë.

Luftimet ndoshta do të zvarriten për muaj të tërë.

Shenjat e para janë pozitive dhe ne shohim se Ukraina po bën përparim real dhe të dukshëm në një mënyrë të mirë-menduar.

Por ndoshta luftimet do të vazhdojnë për një periudhë të gjatë. Ka një numër të madh ushtarësh rusë në Ukrainë.

Pushtimi rus tani po hyn në një fazë kritike.

Ukrainasit në fakt kanë arritur të ruajnë mbrojtjen e tyre ajrore. Një numër i madh avionësh modernë rusë janë rrëzuar.

Forcat ukrainase kanë arritur të ndalojnë ofensivën e Moskës në shumë vende, të kryejnë kundërsulme prapa linjave ruse dhe të rimarrin territoret.

Por kohezioni i NATO-s do të testohet në muajt në vijim si rezultat i çmimeve të larta të energjisë dhe rritjes së kostove të jetesës në vendet evropiane.

Vendet e NATO-s duhet të ofrojnë uniforma speciale, gjeneratorë, tenda dhe pajisje për ushtrinë ukrainase për ta ndihmuar atë gjatë dimrit.

Ushtarët ukrainas luftojnë me guxim kundër epërsisë ruse dhe i kthejnë pushtuesit në disa zona. Unë sinqerisht shpresoj që të gjitha vendet e NATO-s të ofrojnë ndihmë të shpejtë dhe efektive me armë në mënyrë që ata të mund të dëbojnë pushtuesit rusë nga e gjithë Ukraina. Forcat ukrainase deri më tani në shtator kanë rimarrë 2000 kilometra katrorë nga rusët...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Aurel Dasareti: Shqiptarët kokëtul që votojnë për idiotë të tillë Aurel Dasareti: Shqiptarët duhet ta ndjekin Ramën deri në portat e ferrit Aurel Dasareti: Islamizmi radikal është nazizmi dhe komunizmi i kohës sonë Aurel Dasareti: Liria për shqiptarët do të thotë liri për të zgjedhur ata të cilëve duan t'u bëhen skllevër Aurel Dasareti: Diktatori mafioz po bën spastrim etnik të shqiptarëve Aurel Dasareti: Hipokritët u kundërvihen kriminelëve vetëm kur u përshtatet atyre Aurel Dasareti: Tradhtarët shqipfolës Aurel Dasareti: Shqipëria e qeverisur nga mafia, një nga vendet që u zhdukën Aurel Dasareti: 7 korrik, bashkohuni kundër tiranëve. Mëmëdheu po thërret! Aurel Dasareti: Me 7 korrik nisin protestat për rrëzimin e qeverisë së tiranëve. Bashkojuni! Aurel Dasareti: Nënshtrimi dhe bindja e verbër ndaj gjelave të feminizuar Aurel Dasareti: Mbijetesa biologjike e shqiptarëve është në duart e një maniaku të çmendur Aurel Dasareti: Kur kërcënoheni me vdekje, veproni sipas refleksit mbrojtës Aurel Dasareti: Shqiptarëve u mungon aftësia për t'u mbrojtur nga sekti kriminal i tradhtarit famëkeq Edvin Kristaq Rama Aurel Dasareti: Shpresa është ylberi mbi rrjedhën dëshpëruese të jetës Aurel Dasareti: Armiqtë tanë të vetëm janë politikanët tanë kriminelë dhe indiferenca jonë Aurel Dasareti: Shqiptarët jetojnë në një botë supozimesh, misteresh, varfërie, pasigurie Aurel Dasareti: Një hajdut keqdashës me shpirt të zi! Aurel Dasareti: A është Shqipëria një shtet demokratik apo diktaturë Aurel Dasareti: Unë i pashë ata të vdisnin

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx