Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: A është Shqipëria një shtet demokratik apo diktaturë
E enjte, 28.04.2022, 09:01 PM
A është Shqipëria një shtet demokratik apo diktaturë
Nga
Aurel Dasareti, USA, ekspert i
shkencave ushtarake-psikologjike
Për Shqipërinë demokraci do të thotë të sundosh përmes një diskutimi në të
cilin efekti optimal arrihet duke i ndaluar njerëzit të flasin.
***
Për mendimin tim, demokracia nuk mund të ekzistojë pa rregulla të
caktuara. Ato mund të kenë lirinë si përmbajtje, por liri nuk do të thotë të
ecësh në anën e gabuar të rrugës. Nuk është e lehtë të luftosh për demokraci
dhe ndriçimin informativ popullor kur gjysma e popullsisë thotë se dëshiron të
luftojë për të kundërtën.
***
Shqipëria nuk ka formë qeverisjeje, por një diktaturë, në të cilën kryeministri ka marrë të
gjithë pushtetin dhe ka shkelur të gjitha ligjet, duke përfshirë edhe “të
drejtën” për të vendosur se kush do të kryesojë “partinë opozitare”
më të madhe.
Demokracia, e quajtur edhe qeverisja popullore, është një
formë qeverisjeje në të cilën njerëzit, të kuptuar si banorë të rritur të
vendit, zgjedhin përfaqësues që formulojnë ligjet dhe marrin vendime të
rëndësishme politike. Në demokraci, qytetarët mund të marrin pjesë edhe në
formulimin e vendimeve politike.
Çfarë e
karakterizon një demokraci që funksionon mirë?
Karakteristikat e
demokracisë janë: zgjedhjet e lira, sundimi i shumicës, e drejta për të mos u
pajtuar me shumicën dhe mbrojtja e të drejtave themelore të individëve.
Cili është
ndryshimi midis demokracisë dhe diktaturës?
Diktatura është e kundërta e
demokracisë dhe përshkruan një shtet në të cilin të tre pushtetet (legjislativ,
ekzekutiv, gjyqësor) i nënshtrohen një diktature personale ose një oligarkie.
Çfarë
është diktatura?
Diktatura,
është një formë qeverisjeje
që karakterizohet nga një shkallë ekstreme e përqendrimit të pushtetit midis
partive apo njerëzve në pushtet dhe një shkallë shumë e vogël lirie për
qytetarët e thjeshtë.
Diktatura
është e kundërta e demokracisë. Është një formë qeverisjeje ku pushteti i takon një personi ose një grupi
të vogël njerëzish. Diktaturë është kur një individ ose një grup merr në dorë
një vend dhe vendos pa ligj.
Ka forma
të ndryshme të diktaturës si:
Autokracia - (diktatura e një njeriu)
Diktaturë
totalitare - e cila
është kur ka një heqje pothuajse totale të lirisë dhe
Diktaturë
autoritare - që
është kur qytetarët mund të bëjnë opinione, por kanë pak ose aspak liri
vendosjeje
Kreu i
shtetit në një diktaturë quhet diktator.
Çfarë
formash qeverisjeje kemi “ne”?
Lista e
formave të qeverisjes: demokracia e drejtpërdrejtë, demokracia përfaqësuese, modeli presidencial,
parlamentarizmi.
Ne (Shqipëria) nuk kemi
asnjë formë qeverisjeje, por një diktaturë - të klounit të stërzgjatur
serbo-rus (dhe disa zagarë lepujsh të tij) të cilët punojnë kundër
interesave të vendit të tyre (sidomos me Ballkanin e hapur) për të mirën
e armiqve.
Parimi i
shpërndarjes së pushtetit:
Parimi i
shpërndarjes së pushtetit, i cili duhej të siguronte që pushteti shtetëror të
ndahej në tre (3) organe të pavarura: një legjislativ,
një ekzekutiv dhe një gjyqësor.
Këto organe duhet të jenë të pavarura nga njëri-tjetri dhe askush nuk duhet të
dominojë mbi të tjerët.
Parimi i
shpërndarjes së pushtetit është një doktrinë që do të thotë se ai pushtet në një shtet ndahet
ndërmjet autoriteteve të ndryshme në mënyrë që ato të kompensojnë dhe të
ushtrojnë kontroll mbi njëri-tjetrin. Ai synon të parandalojë abuzimin (keqpërdorimin)
e pushtetit. Parimi i shpërndarjes së pushtetit është një koncept
themelor në demokracinë moderne. Parimi siguron që ushtrimi i pushtetit
të ndahet ndërmjet tre autoriteteve të pavarura:
1. Një autoritet
legjislativ - zakonisht një asamble legjislative - që nxjerr ligje.
2. Një autoritet
ekzekutiv - si një monark, president ose qeveri - që siguron zbatimin dhe
realizimin (përmbushjen) e ligjeve.
3. Një autoritet
gjyqësor - zakonisht një gjykatë supreme me gjykata vartëse - që
interpreton ligjet dhe i zbaton ato për çdo mosmarrëveshje juridike
individuale.
Megjithatë,
detyrat e këtyre tri pushteteve nuk janë krejtësisht të ndara.
Secili
prej pushteteve shtetërore do të marrë pjesë në një masë të caktuar në detyrat
e organeve të tjera shtetërore brenda kufijve të përcaktuar me Kushtetutën
e shtetit. Ky lloj ndërveprimi synon të sigurojë një ekuilibër midis
pushteteve shtetërore.
Mendimet mbi shpërndarjen e
pushtetit mund të gjenden në librin e ligjeve të Platonit dhe në rishikimet e
Aristotelit për qeverisjen.
“Demokracia është forma më e lartë e qeverisjes, sepse bazohet në respektin
ndaj njeriut si një qenie racionale (e arsyeshme)”, - John Fitzgerald Kennedy
“Demokracia është një shtet ku shkëmbimi i lirë i mendimeve nuk përfundon
me varrim”, - Winston Churchill
“Demokracia është një sistem që garanton se nuk jemi të qeverisur më mirë
sesa meritojmë”, - George Bernard Shaw
Unë jam një nga
ata që në parim kundërshtoj pushtetin e pakufizuar politik, dua ndryshime dhe
përmbysje të regjimeve të vjedhjes në shoqëri.
Guri i themelit
të demokracisë është, ndër të tjera, që aktivitetet e sektorit publik duhet të
jenë të njohura për publikun e gjerë dhe që aktivitetet e individëve të
fshihen, përveç rastit kur një gjykatës miraton se ekziston një dyshim konkret
për një krim. Tani ne e kthejmë këtë përmbys - ku nuk arrijmë të dimë se çfarë
po bëjnë autoritetet dhe ata marrin një pasqyrë të plotë në aktivitetet tona
dhe ne as nuk e kuptojmë se kjo po ndodh!
Demokracia - i vetmi sistem shoqëror që mund të hiqet qafe në mënyrë
demokratike.