Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Berisha ka zhveshur lakuriq pengun e diktatorit mafioz të Shqipërisë
E premte, 14.01.2022, 10:25 PM
Çfarë kërkoni të gjallë mes të vdekurve?
Nga
Aurel Dasareti, USA, ekspert i
shkencave ushtarake-psikologjike
Le
të besojmë se unë i shkreti nuk e di dhe nuk më intereson kush është Berisha,
por e di që ai ka zhveshur lakuriq pengun e diktatorit mafioz të Shqipërisë, të
pabesin Lul Brava (frymëzuesin e dhunës së 8 janarit) dhe e ka bërë kufomë
politike. Kaq. Kjo është gjëja më e rëndësishme.
**
Tani, çdo
mashtrim në vazhdim nga kushdo, se gjoja shqiptarët do të fitojnë nëse
mbështesin gënjeshtarin kronik të PD-së dhe humbësin e përhershëm, do të
shkaktojë një mallkim mes qindra mijëra shqiptarëve të vendit dhe diasporës që
do kontribuojë në përbuzjen e mëtejshme për politikanët, në një kohë kur kemi
nevojë për fuqi veprimi për ndryshim dhe kontroll.
***
Nuk mund të
ndryshosh kurrë një qenie tjetër njerëzore, më së paku një person psikopat.
Ndryshimi duhet të ndodhë tek vetë personi.
Ajo që e
karakterizon psikopatin është mungesa e ndërgjegjes, mungesa e ndjeshmërisë dhe
paaftësia për të kontrolluar nevojat e veta. Ata krahasohen me grabitqarët. Ata
jetojnë në kurriz të të tjerëve. Karakteristikat e njohura të psikopatëve janë
se atyre u mungon ndjenja e përgjegjësisë dhe respekti për normat shoqërore.
Morali. Ata janë të pamëshirshëm ndaj të
tjerëve për të promovuar përfitimet e tyre.
***
Po filloj të
pyes veten nëse dikush është mbjellë në PD për t`i shkatërruar nga brenda. Po.
Kali i Trojës. Gurët e themelit të demokracisë janë, ndër të tjera, se
aktivitetet e sektorit publik (të politikanëve) duhet të njihen
gjerësisht, ndërsa aktivitetet e individëve fshihen, përveç rastit kur gjyqtari
aprovon se ekziston dyshimi konkret për krim. Tani ne e kthejmë këtë përmbys -
ku nuk arrijmë të dimë se çfarë po bëjnë autoritetet dhe ata marrin (kanë)
një pasqyrë të plotë në aktivitetet tona dhe ne as që e dimë se kjo po ndodh!
Le të mos i bëjmë njerëzit të imagjinojnë (të kenë iluzione) se është
Kuvendi që qeveris vendin, sepse faktikisht, në Shqipëri, gjithçka është kapur
nga nudisti i stërzgjatur dhe këlyshët e tij.
***
Kur isha nxënës
në shkollën fillore, një ditë, mësuesja e klasës sime na tha: “Unë do të
ulem. Nuk mund të qëndroj në këmbë sepse jam pak shtatzënë.”
Unë e mora
fjalën dhe i thash: “Zonja mësuese, ti nuk mundet të mbetesh vetëm pak
shtatzënë. Ose je ose nuk je shtatzënë. Na trego të drejtën vëlla, a je apo nuk
je shtatzënë?”
Ngjashmëri me të shkarkuarin problematik Lul Bravën. Ky
është gjithçka e keqe dhe shumë i dëmshëm për opozitën e vendit dhe shqiptarinë
në përgjithësi por jo demokrat. Nuk mund të jetë as pak demokrat. Por, është një
milingonë. Është po aq e vështirë të jesh pak demokratik sa të jesh pak
shtatzënë.
Dallimi midis
milingonave dhe gjilpërave të fëmijëve është se gjilpërat e fëmijëve nuk kanë
zgjidhje tjetër. Ka milingona. Dallimi midis milingonave dhe elefantëve është
se kur një milingonë bën një zgjedhje, ajo mund të lëvizë një gjilpërë të
vogël. Kur një elefant bën një zgjedhje, ai mund të lëvizë çdo gjë.
Duhet të luftosh
për diçka, përndryshe zvarritesh për asgjë. Kur bëni një zgjedhje të guximshme,
gjithmonë duhet të luftoni për të. Në këtë situatë indiference që gjenden duke
mos ndarë shapin nga sheqeri, përparimi i shqiptarëve është një iluzion
ekzistencial. Faktikisht, gjatë sundimit të xhaxhit shqiptarët kanë pasur
iluzione, tashmë nën sundimin e të stërzgjaturit, pa asnjë opozitë reale, çdo
iluzion pothuajse është zhdukur.
Ajo që
shqiptarët e konsiderojnë si progres drejt demokracisë në politikë, është të
shkojnë në zgjedhje. Megjithatë, sidomos prej vitit 2013 e deri tani,
zyrtarisht bëhet zëvendësimi i një hajni me një tjetër.
Përparimi është
mirëqenia njerëzore. A ka përparim nëse një kanibal përdor një thikë dhe pirun?
Përparimi më së shpeshti gjendet aty ku njerëzit në një situatë të caktuar
vendosin të refuzojnë të binden.
Nuk më pëlqen të
jem trendi. Nuk më pëlqen të jem politikisht korrekt. Unë kam një kundërshtim
fëmijëror (kureshtje
fëmijërore) për të bërë gjërat e duhura. Nuk
kam asnjë konflikt interesi në trojet e gjyshërve të mi. E dua Shqipërinë dhe i
respektoj partitë nëse e meritojnë. Prindërit e mi, që në moshë të vogël, nuk
më këshillonin se me kë të shoqërohem, por me kë të mos shoqërohem. Kjo sepse
ata kishin më shumë se unë njohuri për mjedisin ku jetonin apo lëviznin disa të
rinj të moshës sime, një mjedis që nuk më përshtatej.
***
Sa më e mirë opozita, aq më mirë kontrollohet qeveria.
Do
doja që të gjitha partitë opozitare të unifikojnë qëndrimet dhe veprimet e tyre
që të jenë në gjendje për t`u përballur me një kundërshtar shumë të rrezikshëm
për Kombin dhe Vendin, regjimin antishqiptar që ka instaluar diktatori i
radhës, i cili përveç tjerash ka kapur peng edhe kryetarin tashmë të shkarkuar të
PD-së, të cilin duhet ta mbani sa më larg vetes që të mos ju infektoj me
pabesi, mashtrime, korrupsion, gënjeshtra, trillime...
Shqipëria
është në prag të shkatërrimit të plotë. Është urgjente që shqiptarët (brenda
dhe jashtë kufirit të imponuar, përfshirë diasporën) të thirren për të
ndryshuar nivelin e ndërgjegjes, për të arritur një qëndrim më të lartë moral
dhe kombëtar.
Nëse ti je duke qëndruar në buzë të një shkëmbi, nuk është e sigurt që një
hap përpara është një përparim!