Mendime
Jusuf Buxhovi: Kosova mbron sovranitetin shtetëror
E premte, 14.01.2022, 08:42 PM
KOSOVA, ME MOSLEJIMIN E REFERENDUMIT SERB NË KOSOVË, MBRONË SOVRANITETIN SHTETËROR
Nga
Jusuf BUXHOVI
Reagimi
i krerëve të insitutcioneve më të
larata të shtetit të Kosovës karshi
ambasadorëve të vendeve të QUINT-it" që kërkuan mbajtjen e referendumit
serb në Kosovë që lidhet me ndryshimet kushtetuese në Serbi, është i drejtë dhe
në përputhje me sovranitetin shtetëror të Kosovës, shpesh herë të nëpërkëmbur
gjatë këtyre viteve nga politikanët e Kosovës,
në rapot me Serbinë. Me këtë rast
, arsyetimi i krerëve të Kosovës se "qytetarët serb të Kosovës me
dyshtetësi do ta kenë të drejtën të votojnë në përputhje me standardet dhe
praktikat ndërkombëtare, pra nëpërmjet postës dhe në Zyrën ndërlidhëse",
është në përputhshmëri të plotë me standardet ndërkombëtare që praktikojnë në
raste të tilla vendet europiane. Andaj, veprimi ndryshe, pra i hapjes së qendrave
të votimit të Serbisë në territorin e Kosovës, siç u tha, përbën shkelje të
qartë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, si dhe praktikave ndërkombëtare.
Për më tepër, një akt i tillë është shkelje e integritetit territorial nga ana
e Serbisë në raport me shtetin e pavarur e sovran të Kosovës.
Qendrimi
i prerë i krerëve të institucioneve më të larta të Kosovës, që është kompatabil edhe me atë të
opozitës, gjë që paraqet një sukses të skenës politike për të qenë bashkë te
çështjet madhore të interesit të shtetit, është hap i drejtë dhe më se i duhur
që Kosova, më në fund, përkundër dëmëve
të pësuara nga politika e deritanishme, të demonstrojë gatishmërinë për
mbrojtjen e sovranitetit shtetëror edhe në rrethanat kur faktori ndërkombëtar
kërkon "kompromise", siç thuhet në kërkesën e vendeve të QUINT-it
"për të çuar përpara dialogun midis Kosovës dhe Serbisë", ndërkohë që
fare nuk ngulmohet që Serbia ta heq Kosovën nga kushtetuta e vet si "pjesë
integrale të saj", gjë që do të duhej ta bënte qysh moti me çka do të
krijohej klimë e mirëbesimit të ndërsjellë.
PO ashtu, siç shihet nga një pjesë e pasusit të kumtesës së
QUINT-it, jo pa qëllim, edhe më tutje
vazhdohet praktika e zëvendësimit të predikatëve shtetërore me ato të
toponomistikës (dialogu Beograd-Prishtinë në vend të Kosovë-Serbi), diskurs
ky që duhet përjashtuar dhe
refuzuar ngado që vjen!
Në
fund duhet thënë se nuk ka vend për
kurrëfarë shqetësimi, siç po dëgjohet
kuturu aty-këtu, se me këtë
"jo" vendeve të QUINT-it, qeveria e Kosovës njëherash po i thotë jo
edhe SHBA-ve e me këtë po rrëshqet nga binarët e aleatëve tanë strtegjikë drejt
një pasigurie. Kosova nuk po e refuzon
të drejtën e serbëve për të marrë pjesë në referendumin e Serbisë, siç po kërkojnë
ndërkombëtarët dhe SHBA-të. Përkundrazi, po kërkohet që kjo e drejtë të
menagjohet nga sheti i Kosovës (përmes votimit elektronik ose zyrës
ndërlidhëse), dhe jo të menagjohet nga Serbia, siç është vepruar deri më tash.
Kosova, pra po mbron sovranitetin shtetëror si çdo shtet tjetër i pavarur.
Ndaj, shmangia nga sovraniteti shtetëror, qoftë edhe për kompromise politike,
siç po thuhet, që kanë për qëllim "arritjen e një marrëveshdjeje historike
me Serbinë", nuk do të ishte as në interes të atyre, që kanë mbështetur
pavarësinë e shtetit të Kosovës ngaqë do
ta demontonte në interes të Serbisë dhe Rusisë atë që konsiderohet edhe e arritur
të tyre gjeostrategjike.