Kulturë
Namik Selmani: Një gërshet shkronjor për ditën e bukur të lindjes
E enjte, 13.01.2022, 08:05 PM
Një gërshet shkronjor për ditën e bukur të lindjes
Më
i nderuar i të nderuarëve Neki Lulaj
Nga
Namik Selmani
Unë
e dua këtë ditë Neki. E duaaa se është dita jote, dita ime.
Këtu
po bie borë. Borë dhe diell. Kështu është dhe jeta. Ah, të mundja tani të
vrapoja në rrugë pa rrugë, në oqeane e detet të kisha vetë një avion që të
çante tej reve për të ardhur tek ti!
Për
të gëzuar në atë dritëzimë që merr njeriu në fytyrë kur e përkëdhelin me fjalët
e bukura, me ca duar të malluara që këndojnë me mollëzat e tyre, që i drejton
zemra,
Të
vija e të thoja se jam i lumtur. Shumë. Shumëëë. Ah, bota, sa e prapë që është!
Nganjëherë
që nuk ka masë te peshojë lumturinë
Peshon
domatet, djathin, thasët, parfumet, ilaçet me miligram, elefantë e derra të
egër, peshq të mëdhenj që kapen në rrjeta, peshon libra e pula të pjekura,
peshon avionët e rinj po atë që njeriu e ëndërron që e prek rrallë që e do që
ta ketë çdo ditë, nuk e peshon dot.
Nuk
ka gjë. Të flasë për të zemra. Ajo nuk gabon kurrë në atë që zgjedh e sheh.
Ç’të të them më parë! Jam pjesa e pengut të largët
Të
vija në udhët e jetës tënde që të kujtonim librat, gëzimet, trishtimet,
pengjet, ndarjet.
Të
bëhesha pasqyrë e bukur ku ti të shiheshe duke kënduar. Të kujtosh zilet e
shkollës. E prapë të vrapoja në rrugë të thoja: Gëzuarrrrr Neki
Jashtë
bie bore Bëj ç’të duash, o borë bostoniane
Sot
brenda zemrës sime kanë çelur lulet e urimit që nuk i than dot as ti as ngrica
e dimrit polar.
Do
doja ta fshija sot lotin e gëzimit po dhe të dhimbjes që jemi larg.
Në
cilin zarf malli ta sjell buzëqeshjen
Në
cilin zarf malli ta sjell përqafimin?
Jetoje
jetën e bashkë me të më sill dhe mua ca rreze të shpirtit tënd të madh
Ti
jeton tre jetë brenda vetes dhe në to dhe unë marr ca tinguj të bukur simfonie,
të një këngë napolitane malli, vlonjate, labovite, të një dasme çame, të
trëndafiltë me aromën e tyre. Tingujt e bukur të Kosovës.
Zoti
të jepka një dhuratë që ti do të doje ta përkëdhelje për ditë për natë
Edhe
kjo ditë është dhuratë e shkuar dhuratës
Është
pak të thuash gëzuar. Pak, shumë pak se kudo dua ta vë një tollumbace, të ndez
një prozhektor, të ngrej një shatërvan, të bëj lule me shkronjat e mia të gazta
që sot i kanë dëbuar gjithë dhimbjet në honet detare Si Titanikët e rinj që
dalin nga portet mes urimeve e brohorimave.
Në
këtë ditë të bekuar të lindjes suaj ti vjen nga larg si dhuratë zemre. E unë
vij e bëhem frymë. Po nuk jam manekin apo fantazmë. Ah, vetëm ta dish se si
rreh zemra kur zgjedh fjalët.
Atje
në atë qytet të largët mes librave bëhem vetë këmbanar. Ti vetëm dëgjo. Ti
vetëm medito! Ti vetëm gëzo! Mbase edhe me mua t’I biem.
Sot,
në ditën tënde të lindjes dua të ndez dritat në shandanë për sytë e ty që sot
kanë harruar dhimbjet, ndarjet e kanë vënë para vetes një gotë mbase dhe një
për mua
Qënkam
cicëroni i ndjesive që vitet i zgjon Qënkam varkëtari mes valëve në muzg e agim
Qënkam
vazua ku trëndafili përherë lulëzon. Për ditëlindjen tënde do më mbesë një
fjalë e pathënë. E do të më falësh si di ti
Sa
bukur kur jeta merr aromë manushaqeje
Gëzuar
e të tjera çaste të bukura të futen në jetën tuaj
Me
dashuri vëllazërisht Namiku