Mendime
Selim Hasanaj: Nëngurra e Istogut (IX)
E merkure, 03.12.2008, 12:26 PM
Selim Hasanaj
NENGURRA E ISTOGUT
FAMILJET E FSHATIT SIPAS REGJISTRIMIT TÊ VITIT 1950
Unë këtu i kamë regjistrua familjet me emër të kryefamiljarit dhe numrin e antarve të seciles familje . Familjet i kam ndae sipas etnis dhe së pari i shenoi ato shqipëtare duke fillua së pari nga ana lindore e fshatit gjegjësisht nga lagjëja e par e fshatit në këtë anë .
1.Ali Tem Hasanaj ..... 3 antarë
2.Jashar Tem Hasanaj…2 antarë
3.Smail Imer Hasanaj….4 antarë
4.Fetë Islam Hasanaj….3 antarë
5.Zekë Smail Hasanaj….5 antarë
6.Ali Vesel Kadaj……….4 antarë
7.Haxhi Kadri Kadaj……5 antarë
8.Rushit (Galan ) Bajramaj..3 antarë
9. Zike Kadaj………………7antarë
10.Nimon Kadaj…………….8 antarë
11.Mustafë Bajram Kadaj…..2 antarë
12.Hajdin Mustafë Hasanaj…3 antarë
13.Haxhi Vuthaj……………..4 antarë
14. Tahir Mursel Cetinaj…….11 antarë
15. Shaban Mursel Cetina……5 antarë
16.Nezir Isuf Cetina ………….4 antarë
17.Sadik Isuf Cetina………….7 antarë
18.Halil Januz Haziraj………..14 antarë
19.Shaban Lajqi………………6 antarë
20.Ramë Lajqi………………..7 antarë
21. Sylë Lajqi…………………5 antarë
22.Tahir Ali Sylaj …………….4 antarë
23.Hasan Ali Pepaj ………….3 antarë
24. Xhemajl Adem Pepaj…… 6 antarë
25.Shpend Adem Pepaj …….. 3. antarë
26.Zeqë Arif Pepaj …………. 8 antarë
27.Adem Adem Pepaj……..4 antarë
28. Rrustem Ukë Pepaj ……..2 antarë
29.Brahim Kadri Pepaj………8 antarë
30.Januz Halil Pepaj ………...9 antarë
31.Nimon Kadri Pepaj……….6 antarë
32.Shaban Kadri Pepaj……….3 antarë
33.Arif Arif Pepaj ……………3 antarë
34.Smajl Tahir Pepaj …………4 antarë
35 Bekë Deli Pepaj ……………4 antarë
36. Isuf Kadri Pepaj …………..7 antarë
37 Sejdi Zenun Pepaj…………..10 antarë
38.Sadri Vesel Osaj ……………15 antarë
39.Hajrush Bajram Sejdijaj…….8 antarë
40.Selim Bajram Sejdijaj………8 antarë
41.Sali Bajram Sejdijaj…………6 antarë
42.Isuf Nezir Idrizaj ……………4 antarë
43.Selmon Aslan Idrizaj ……….7 antarë
44.Qazim Zeqiraj ………………4 antarë
45.Hasan Sadik Idrizaj ………….3 antarë
46.Nimon Idrizaj ………………6 antarë
47.Kadri Ahmet Idrizaj …………3 antarë
48.Hysen Murat Idrizaj …………9 antarë
49.Sadri Smajl Idrizaj ……………8 antarë
50.Idriz Rexhë Idrizaj…………….5antarë
51. Shaban Halil Idrizaj…………..6 antarë
52.Nimon Beqir Zeqiraj…………..5 antarë
53.Tahir Beqir Zeqiraj…………..4 antarë
54.Rrustem Adem Zeqiraj……..7antarë
55.Mehmet Adem Zeqiraj..............2antarë
56.Osmon Shaban Zeqiraj……….5 antarë
57.Halil Imer Zeqiraj………………5 antarë
58.Halil Hoxha..................................7 antarë
59.Isuf Brahim Januzaj……………..14 antarë
60.Hajdar Beqir Januzaj......................10 antarë
61.Selmon Shaban Januzaj................6 antarë
62.Ramë Arif Januzaj ...............4 antarë
63.Selim Zeqir Januzaj…………….8 antarë
64.Hasan Isa Januzaj ………………7 antarë
65.Smajl Januzaj……………………4 antarë
66.Tahir Mustafë Januzaj …………5 antarë
67. Haxhi Mustafë Januzaj ………...6 antarë
68. Isuf Vesel Kadaj ……………….4 antarë
69.Ali Topalli ………………………15 antarë nga tri familje Topalli por nuk jau dij emrat kryefamiljarve tjer të Topallajve
70. Bruqajt ………………………….15 antarë edhe këtu ishin tri familje por nuk ua di emrat kryefamiljarve tjer.
71.Sylë Luga-Sylaj …………………4 antarë
Pra sipas asaj që unë kamë mundur të mbledh shenime në këtë kohë në fshat kan jetua 71 familje shqiptare me gjithsejtë 425 banorë .
Familjet serbe sipas regjistrimit të këtij viti
1. Tinqe Nikoliqi………….5 antarë
2. Mika Stojan Ristiqi……5 antarë
3. Mikail Ristiqi ………….15 antarë
4. Radosav Ristiqi ………..6 antarë
5. Gjuka Tijaniqi …………. 3 antarë
6. Bllagoje Simiqi …………8 antarë
7. Kosta Radivojeviqi ……..10 antarë
8. Stevo Daka Zhivkoviqi…. 11 antarë
9. Bllagoja Bllagojeviqi ……8 antarë
10. Mileta Bllagojeviqi ……..4 antarë
11. Gjorgje Betiqi …………..3 antarë
12. Nerangja Radiqeviqi…….4 antarë
13. Gjura Radiqeviqi……….6 antarë
14. Pera Zariqi ………………4 antarë
15. Nesha Zariqi…………….5 antarë
16. Miliq Jovan Ristiqi………8 antarë
17. Raca Kerrstiqi …………..4 antarë
Shtëpi serbe sipas asaj që numrova sipas numrit të kryefamiljarve në këto vite ishin 17 shtëpi me gjithsejtë 119 banorë .
Familjet malazeze sipas regjistrimit të vitit 1950
1. Vujadin Zaria Popoviqi…… 5 antarë
2. Spasoje Popoviqi ………….5 antarë
3. Nedelko Popoviqi………….3 antarë
4. Ikonija Popoviqi……………4 antarë
5. Jagosh Masllavariqi………..5 antarë
6. Mikan Stijeviqi…………….4antarë
7. Mina Garqeviqi……………4 antarë
8. Marinko Deviqi………….4 antarë
Shtëpi malazeze sipas numrit të kryefamiljarve ishin 8 me gjithsejtë 34 banorë.
Familjet rome –magjupet
1.Ali Qunaj…………… 6 antarë
2. Binak Qunaj ………..3 antarë
3. Rexhë Hetemaj………7 antarë
4.Adem Hetemaj………. 4 antarë
5. Shaban Mehmeti……. 2 antarë
6.Shaban Dukellaj …….6 antarë
7. Tahir Cuka –Kelmendi… 6 antarë dhe një familje gabel i cili fliste gjuhen shqipe por edhe gjuhen e vet rome dhe quhej Haxhi Rrustë Berisha . Kjo familje kishte 4 antarë.
Pra magjup ishin 7 shtëpi me 34 antarë dhe një familje gabele me 4 antarë që së bashku arrinin në 38 veta .
Nga kjo del se në vitin 1950 në fshat ishin gjithsejt 108 shtëpi apo familje me gjithsejtë 616 banorë .
SHQIPËTARË …… 71 shtëpi = 425 banorë
SERB ……………... 17 shtëpi = 119 banorë
MALAZEZ ………. 8 shtëpi = 34 banorë
MAGJUP ………… 7 shtëpi = 34 banorë
ROM ( Gabel )…….1 shtëpi = 4 banorë
FAMILJET E FSHATIT SIPAS REGJISTRIMIT TË VITIT 1981
Familjet shqiptare në fshatin Nengurrë sipas regjistrimit të vitit 1981
1. Ali Tem Hasanaj ...... 12 antarë
2. Jashar Tem Hasanaj…. 3 antarë
3. Zekë Smail Hasanaj….. 18 antarë
4. Hazir Rexhep Januzaj ….4 antarë
5. Tahir Smajl Hasanaj…….13 antarë
6. Mustafë Hajdin Hasanaj…7 antarë
7. Ali Vesel Kadaj ………….5 antarë
8. Haxhi Kadri Kadaj ………10 antarë
9. Ali Uca- Amerikani………3 antarë
10. Selim Rushit Bajramaj ….. 6 antarë
11. Mustafë Bajram Kadaj …..5 antarë
12. Xhafer Rexhep Kadaj ….. 8 antarë
13. Binak Rexhep Kadaj …… 4. antarë
14. Skender Rexhep Kadaj …. 2 antarë
15. Qerim Rrustem Kadaj …..8 antarë
16. Nezir Nimin Kadaj …….. 11 antarë
17. Mustafë Haxhi Januzaj ....5 antarë
18. Kadri Haxhi Vuthaj …….. 10 antarë
19. Qerim Rexhë Maraj ……. 15 antarë
20. Osmon Meshi …………… 6 antarë
21. Azem Brahim Pepaj …… 5 antarë
22. Rrustem Ukë Pepaj …….. 7 antarë
23. Tahir Ali Sylaj ………….8 antarë
24. Halil Januz Haziraj ……. 12 antarë
25. Imer Januz Haziraj ……. 9 antarë
26. Arif Januz Haziraj ……. 7 antarë
27. Januz Halil Pepaj ...........21 antarë
28. Musë Halil Pepaj ………6 antarë
29. Hasan Duraku …………. 8 antarë
30. Ali Shaban Lajqi ………. 20 antarë
31. Sali Ramë Lajqi ………..8 antarë
32. Haxhi Ramë Lajqi …….. 5 antarë
33. Sokol Sylë Lajqi ……….5 antarë
34. Hysen Sylë Lajqi ……… 6 antarë
35. Selim Sadri Idrizaj …… 6 antarë
36. Qazim Meshi ………….8 antarë
37. Sahit Sadik Cetinaj…………... 5 antarë
38. Ali Sadik Cetinaj ……………. 3 antarë
39. Isë Shaban Pepaj ……………. 12 antarë
40. Nimon Kadri Pepaj ………… 13 antarë
41. Arif Arif Pepaj …………….. 8 antarë
42. Smajl Tahir Pepaj ………….. 5 antarë
43. Mujë Xhemajl Pepaj ………. 7 antarë
44. Qerim Bekë Pepaj …………...5 antarë
45. Beqir Bekë Pepaj …………….7 antarë
46. Zenun Islamaj ………………. 5 antarë
47. Bajram Islamaj …………….. 4 antarë
48. Mehmet Hasan Pepaj ………...8 antarë
49. Kamer Shpend Pepaj …………4 antarë
50. Zeqë Arif Pepaj ………………13 antarë
51. Sefer Zeqë Pepaj ……………..7 antarë
52. Metë Brahim Pepaj ................ 4 antarë
53. Hajdar Brahim Pepaj .............7 antarë
54. Miftar Brahim Pepaj ……… 7 antarë
55. Bajram Brahim Pepaj …….. 2 antarë
56. Xhafer Brahim Pepaj ………. 5 antarë
57. Sadri Isuf Pepaj …………… 6 antarë
58. Ali Isuf Pepaj ………………5 antarë
59. Imer Ali Osaj ……………….5 antarë
60. Sylejmon Ali Osaj …………. 6 antarë
61. Xhemajl Ali Osaj …………. 5 antarë
62. Mustafë Ali Osaj …………. 5 antarë
63. Shaban Sadri Osaj ………. 8 antarë
64. Rexhep Ramush Osaj ……. 2 antarë
65. Ramush Sadri Osaj ……… 14 antarë
66. Vesel Ramush Osaj ……… 6 antarë
67. Zenun Rexhep Sejdijaj ….. 7 antarë
68. Tahir Rexhep Sajdijaj …..5 antarë
69. Hajrush Bajram Sejdijaj ….. 7 antarë
70. Sadik Sali Sejdijaj ………….7 antarë
71. Shaban Sali Sajdijaj ………..6 antarë
72.Zymer Sali Sejdijaj………….13 antarë
73.Sylë Selim Sejdijaj ……….5 antarë
74.Sejdi Selim Sejdijaj ……….. 6 antarë
75.Sahit Selim Sejdijaj ………. 5 antarë
76. Isuf Nezir Idrizaj ………… 5 antarë
77.Januz Mehmet Idrizaj ……. 7 antarë
78.Hasan Meshi …………….. 2 antarë
79.Gani Meshi ……………… 5 antarë
80. sali Rexhep Idrizaj …….. 5 antarë
81. Avdi Brahim Idrizaj ……. 6 antarë
82. Miftar sadri Idrizaj ……… 6 antarë
83. Smajl Sadri Idrizaj ……….. 7 antarë
84. Muharrem Sadri Idrizaj ……8 antarë
85.Kadri Ahmet Idrizaj ……….. 5 antarë
86.Zenel Nimon Idrizaj ………. 6 antarë
87.Osmon Rexhë Idrizaj ……… 5 antarë
88.Rexhë Rexhë Idrizaj ………. 7 antarë
89.Shaban Halil Idrizaj ………. 5 antarë
90. Demë Halil Idrizaj ………………… 5 antarë
91.Hasan Sadik Idrizaj ………………… 6. antarë
92. Murat Hysen Idrizaj ……………….. 2 antarë
93.Daut Hysen Idrizaj ………………..... 2 antarë
94. Zenun Hysen Idrizaj ……………….. 5 antarë
95. Fazli Sylë Idrizaj ............................... 5 antarë
96.Qazim Zeqiraj ..................................... 3 antarë
97. Ukshin Zeqiraj .................................... 3 antarë
98.Immer halil Zeqiraj .............................. 8 antarë
99.Arif Halil Zeqiraj ..............................… 5 antarë
100. Kadri Sahaban Zeqiraj ……………… 8 antarë
101.Honife Tahir Zeqiraj …………………1 antarë
102.Nimon Beqir Zeqiraj …………………. 5 antarë
103. Hajriz Beqir Zeqiraj …………………. 5 antarë
104. Rrustem Adem Zeqiraj ……………… 2 antarë
105.Isë Rrustem Zeqiraj …………………….5 antarë
106.Dush Rrustem Zeqiraj ............................ 5 antarë
107. Riza Rrustem Zeqiraj ................................ 5 antarë
108.Vesel Adem Zeqiraj .....................................3 antarë
109.Qerim Adem Zeqiraj .....................................1 antarë
110.Mehmet Adem Zeqiraj .................................. 2 antarë
111. Zenel Maliqi ................................................. 7 antarë
112. Idriz Ramë Januzaj ...................................... 6 antarë
113.Nimon Januzaj ................................................ 7 antarë
114.Selmon Shaban Januzaj ……………………..7 antarë
115.Hasan Isa Januzaj ……………………………8 antarë
116. Hysen Isa Januzaj ………………………….. 5 antarë
117.Dervish Smajl Januzaj ……………………… 6 antarë
118. Zeqë Sadik Januzaj ………………………….4 antarë
119.Gani Iber Januzaj ………………………………8 antarë
120. Sadri Isuf Januzaj ……………………………… 9 antarë
121.Halit Rexhep Januzaj .............................................8 antarë
122.Beqir Zekë Januzaj ................................................ 9 antarë
123. Gjylë Hajdar Januzaj ............................................ 1 antarë
124. Qerim Selim Januzaj ............................................10 antarë
125.Canë Selim januzaj ……………………………… 7 antarë
126.Emin selim Januzaj ……………………………..6 antarë
127.Musli Selim januzaj ..............................................6 antarë
128.Ragip Haxhi Januzaj ............................................. 5 antarë
129. Ramiz Haxhi Januzaj …………………………… 8 antarë
130.Rexhep Tahir Januzaj …………………………… 7 antarë
131. Ahmet Tahir Januzaj ..............................................5 antarë
132 Bruqaj
133. Bruqaj
134. Bruqaj
135.Topallaj.
136. Topallaj
137. Topallaj
138. Geci
139. Geci
140. Geci
Pra sikurse po shifni sipas regjistrimit të vitit 1981 në fshat ishin 140 familje shqiptare . Unë per shkak se këtë vit isha në sherbim ushtarak dhe pas sherbimit një kohë të gjat punova dhe jetova në Istog ku edhe nuk mblodha më shenime të reja per fshatin fatkeqësisht kam mbetë pa shenime të sakta per numrin e banorve të lagjeve Bruqaj , Topallaj dhe Geci . Andaj sipas regjistrimit të vitit 1981 duke mos llogaritur numrin e banorve të këtyre tri lagjeve në fshat ishin 864 banorë shqiptarë. Dhe per hirë të statistikës së paku të perafert po marr si mesatare familjen shqipëtare pesë antarshe atëherë perafersisht në 9 familjet e Bruqve , Gecve dhe Topallajve duhet të ishin së paku 45 veta dhe kjo më bjen te perfundimi se më 1981 në fshat ishin 909 banorë shqiptarë . Dhe shifet se në periudhen 1950-1981 asht rritë numri i familjeve dhe i banorve shqiptarë per mbi 100% sado që në ketë periudhë kanë ndodhë edhe shperngulje të mëdhaja të shqiptarve nga fshati
Familjet Serbe në fshatin Nengurrë Sipas Regjistrimit të vitit 1981
1. Radomir Nikoliqi …….. 7 antarë
2. Danillo Radiqeviqi …… 5 antarë
3. Stojan Bllagoja Simiqi …………5 antarë
4. Rista Radosav Ristiqi …….9 antarë
5. Borisllav Radosav Ristiqi …..5 antarë
6. Jovan Radosav Ristiqi ……….3 antar
7. Miodrag Tijaniqi ……………. 6 antarë
8. Milan Bllagoje Simiqi ………. 8 antarë
9. Ilija Bllagoje Simiqi ………… 4 antar
10. Milija Raca Kerrstiqi…………7 antarë
11. Radivoje Kosta Radivojeviqi … 5 antarë
12. Dava Kosta Radivojeviqi …….. 6 antarë
13. Zhivojin Radivoje Radivojeviqi … 5 antarë
14. Mika Millosh Zhivkoviqi ………. 5 antarë
15. Vuqa Steva Zhivkoviqi .................. 4 antarë
16. Dragan Vuqa Zhivkoviqi ............... 4 antarë
17. Gragosllav Mileta Bllagojeviqi ......6 antarë
18. Bllagoja Bllagojeviqi ……………. 6 antarë
19. Mihajllo Bllagojeviqi …………….. 7 antarë
20. Mile Neranxha Radiceviqi ……….. 5 .antarë
21. Millan Gjura Radiceviqi …………. 5 antarë
22. Ratko Gjura Radiceviqi …………… 5 antarë
23. Andrija Pera Zarici ………………… 9 antarë
24. Vlladimir Pera Zariqi ……………… 5 antarë
25. Miliq Jovan Ristiqi ………………… 7 antarë
26. Ilija Jovan Ristiqi ………………… . 4 antarë
27. Gjorgje Betiqi ……………………… 4 antarë
28. Radovan Nesha Zariqi ……………. 5 antarë
29. Ratko Nesha Zariqi ………………… 5 antarë
30. Vukajllo Zariqi ……………………... 4 antarë
31. Vukiq Mika Ristiqi …………………. 4 antarë
32. Vujadin Mika Ristiqi ……………….. 2 antarë
33. Rale Ristiqi ………………………… 2 antarë
Këtu shifet se numri i familjeve serbe është rritë per 100% nga viti 1950-1981, por fare pak apo vetem per 66 veta është rrit numri i individve.
Pra sipas regjistrimit të vitit 1981 serb në fshat ishin 33 shtëpi me 173 banorë .
Familjet malazeze në fshatin Nengurrë sipas regjistrimit të vitit 1981
1. Vuksan Spasoja Popovic …………….. 7 antarë
2. Radulle Jagosh Masllavariq …………. 5 antarë
3. Ogi Masllavariq ……………………… 4 antarë
4. Mikan Stijeviq –Qorri ……………….. 6 antarë
5. Marinko Deviqi ……………………… 4 antarë
Familjet malazeze në ketë periudhë, pra 1950-1981 u zvoglue per tri familje dhe per tetë individ.
Gjithsejtë 5 familje malazeze me 26 antarë .
Magjup dhe Rom në fshatin Nengurrë sipas regjistrimit 1981
1. Ramë Shaban Dukellaj………………………… 7 antarë
2. Bajram Latif Dukellaj ………………………… 7 antarë
3. Sadik Ramë Dukellaj…………………………... 6 antarë
4. Binak Qunaj …………………………………… 5 antarë
5. Tal Binak Qunaj ……………………………….. 5 antarë
6. Shaban Binak Qunaj …………………………… 5 antarë
7. Shaban Sali Haxhaj ……………………………. 4 antarë
8. Sali Metë Haxhaj ………………………………. 5 antarë
9. Shpend Tahir Cukaj-Kelmendi ………………… 5 antarë
10. Misin Tahir Cukaj –Kelmendi ………………….. 4 antarë
11. Ramë Tahir Cuka –Kelmendi …………………... 5 antarë
12. Shaban Tahir Cuka Kelmendi ………………….. 3 antarë
13. Sadik Rexhë Hetemaj …………………………… 13 antarë
14. Adem Bajram Hetemaj ………………………….. 7 antarë + një familje rome (gabel) që quhej Haxhi Rrustë Berisha që kishte 10 antarë familje .
Numri i familjeve magjup u rritë per 100% në periudhen 1950-1981 ndersa numri i individve per këtë periudhë u rrit per 200%. si dhe romet u rriten per gjashtë individ.
Pra sipas regjistrimit të vitit 1981 në fshatin Nengurrë magjup ishin 14 shtëpi me gjithsejtë 91 banorë dhe një familje rome me 10 antarë .
Dhe per në fund mund të thojmë me saktësi të plotë se sipas regjistrimit të vitit 1981 në fshatin Nengurrë kishte gjithsejtë 193 shtëpi me 1211 banorë dhe nga ta ishin si vijon në tabelë
SHQIPTARË ---- 140 SHTËPI = 909 BANORË
SERB -------------- 33 SHTËPI = 173 BANORË
MALAZEZ ------- 5 SHTËPI = 26 BANORË
MAGJUP ---------- 14 SHTËPI = 91 BANORË
ROM --------------- 1 SHTËPI = 10 BANORË
SHPERNGULJET – IMIGRIMET DHE EMIGRIMET
Si edhe në viset tjera edhe në Nengurrë pati levizje popullsie por gjithmonë ishte më i madhë numri i atyre që largoheshin nga fshati se sa i atyre që vinin në fshat . Në kohen e mbretnisë së SKS ( serbo-kroato-sllovene ) dhe më vonë të Jugosllavisë borgjeze në Nengurrë kanë jetuar disa familje shqiptare në pronat e veta por që u detyruan të shperngulen kush më heret e kush më vonë sepse pa nderpre persekutoheshin dhe prona e pasuria toksore ju uzurpohej nga kolonistat serbo-malazez ose u eksproprijohej nga pushteti që më vonë këto prona tu ndaheshin kolonistve . Këtu unë do ti permendi disa familje që jetuan në fshat deri në prag të LDB ( luftës dytë botrore ) dhe u larguan nga fshati per arsyet që i ceka më lartë .
1. Sokol Shala më i njohur me emrin Sokol Hata të cilit pronat e tokës ja uzurpuan kolonistet Mika Stojna Ristiqi dhe Tinqë Nikoliqi ndersa vet Sokolin e vranë gjegjësishtë e zhduken. Një vëlla i Sokolit u shperngul në Shqipëri ndersa bashkshortja e Sokolit zonja Manë me dy fëmijë të mitur u strehua tëk të aferm në Vrellë dhe aty djali i Sokolit Osa krijoi familje dhe jetoi dhe jeton i ballafaquar me varfëri . Familja e Sokol Shalës kishte 8 antare .
2. Vëllëzërit Kamer dhe Sejdi Smajli që iken në Australi me ter familjen dhe atje edhe tani jetojnë pinjollet e tyre . Pronat e tyre të tokës dhe edhe shtëpi e truell i zapoi kolonisti Kosta Radivojeviqi me djemët Radivojen dhe Daven. Ato prona këta kolonista i mbajten gjer në luften e NATO-s më 1999 kur iken dhe u larguan nga Kosova . Familja e vëllëzërve Smajli kishte 13 antarë
3. Nga lagjëja e Januzaj u shperngul Sokol Neka . Ky shkoi në Isniq të Deqanit . Familja e Sokol Nekës kishte 4 antarë .
4. Sylë Sylaj – Llugeci u shperngul në Tomoc . Familja e Sylë Sylaj kishte 5 antarë .
Pra në këtë kohë kur nga fshati u shperngulen katër familje shqipëtare me 30 antarë të familjeve të tyre në fshat u vendosen këta kolonista serb :
1. Mika Stojna Ristiqi
2. Gjuka Tijaniqi
3. Kosta Radivojeviqi
4. Tinqe Nikoliqi
5. Gjorgje Betiqi
Ndersa kolon malazez që erdhen në fshat ishin :
1.Zarija Popoviqi
2.Spasoja Popoviqi
3.Mitar Popoviqi
4. Nedelko popoviqi
5. Jagosh Masllavariqi
6. Dragolub Masllavariqi
7.Mina Garceviqi
8. Zeko Stijeviqi që u vendosen në Lendina të Vrellës
Pra në pronat e 4 familjeve shqiptare me mbi 30 antarë të larguar me dhunë nga fshati por edhe në prona tjera u vendosen pesë familje serbe dhe tetë malazeze .
Ndersa pas LDB ( Luftës dytë botrore ) në fshat u bënë këto levizje : Nga fshati u shperngulen per Turqi :
1. Sejdi Zenun Pepaj me më teper se 22 antarë familje ,
2. Idriz Haxhi Pepaj me 6 antarë familje ,
3. Tahir Smajl Hasanaj me 9 antarë ,
4.Azem Zeqir Januzaj me 6 antarë ,
5.Halil Hoxha me 7 antarë dhe
6. Rexhep Nezir Qetinaj me 7 antarë . Pra në Turqi u shperngulen 6 familje me gjithsejt 57 antarë.
Në Mitrovicë u shperngul Jusuf Ramush Cetinaj me 6 antarë ,
Në Pejë u shperngulen :
1.Sali Sadik Cetinaj me 6 antarë familje ,
2. Ali Sadik Cetina me 3 antarë familjeje dhe ky tani jeton në Gjermani ,
3. Shaban Mursel Cetinaj me djalin Nimonin , bashkshorten e Nimonit dhe 5 fëmijë u shperngulen në Pejë pra këta ishin 8 antarë ,
4. Zekë Shaban Cetinaj me 5 antarë familje u shperngul në Tomoc e nga aty pas pak kaloi në Gjyrakovc. Djemet e Tahir Mursel Cetinës ; Smajli , Arifi , Imeri , Qerimi dhe Isa me nënën Xhemilen dhe bashkshortet dhe fëmijët e tyre ose thenë më konkretisht me 28 antarë u shperngulen poashtu në Trebovic të Pejës dhe aty jetojnë dhe kanë pronat e veta Smajli dhe Arifi ndersa Imeri , Qerimi dhe Isa me familje janë shperngulur edhe nga aty dhe jetojnë në Gjermani . Pra 8. familje Cetina me gjithsejtë 45 antarë u shperngulen në Pejë dhe rrethinë , një familje Cetina u shperngul në Mitrovicë me 6 antarë dhe një në Turqi me 7 antarë që do të thotë se vetem vëllëzërit Cetina konkretisht 9 familjet e tyre që u shperngulen nga fshati per shkak të presionit kolonist pushtues serbomalazez ishin 68 antarë . E tër kjo ndodhi në kohën në mes viteve 1960-1975 .
Në Prishtinë u shperngulen Profesor Isa Hasan Januzaj me familje 5 antarë , Prof. Demë Ali Topalli me familje 5 antarë , Skender Rexhep Kadaj me familje 3 antarë dhe Haxhi Ramë Lajqi me familje 5 antarë .
Në Prizren u shperngul Vesel Ramush Osaj me familje 5 antarë
Vec këtyre në Istog u shperngulen ; Osmon Shaban Zeqiraj me 5 antarë , Zymer Sali Sejdijaj me 7 antarë , Mehmet Adem Zeqiraj me 3 antarë , Mustafë Ali Osaj me familje 5 antarë ndersa Prof . Adem Geci me familje 5 antarë u shperngul në Banjë-Ilixhe . Kamer Shpend Pepaj me familje 4 antarë dhe Dush Rrustem Zeqiraj me familje 4 antarë në Pejë . Pra kur numrin e të shperngulurve nga fshati në periudhen kohore 1960-1975 deshirojmë ta dijmë saktsisht atëherë shiqojmë tabelen :
PER NË TURQI --- 6 FAMILJE --- 57 ANTARË
NË PEJË------11 FAMILJE---- 68 ANTARË
NË MITROVICË --- 1 FAMILJE --- 6 ANTARË
ISTOG -------- 4 FAMILJE ----- 20. ANTARË
PRIZREN ----- 1 FAMILJE ----- 5 ANTARË
PRISHTINË --- 4 FAMILJE ---- 18 ANTARË
BANJË – ILIXHE --- 1 FAMILJE --- 5 ANTARË
GJITHSEJTË – 28 FAMILJE = 179 ANTARË
Nga kjo del se në kohen diku nga 1928 - 1975 kur me dhunë dhe presione tjera të dhunshme nga fshati u shperngulen ose u detyruan të shperngulen 28 familje shqiptare me 179 antarë në fshat u vendosen 5 familje kolon serb me 24 antarë dhe 8 familje malazeze me 33 antarë .
Mirpo shpernguljet nga fshati per shkaqe të ndryshme nuk u nderpre pothuajse kurr . Kështu në mes viteve 1975 – 1990 kemi të shperngulur të pjesërishem nga fshati . Unë po i quaj kështu per shkakun se shumë shqipëtarë u shperngulen neper Slloveni , Kroaci , Austri , Gjermani , Zvicer , SHBA , Kanada etj por jo edhe me familjet e tyre të ngushta . Pra unë këto familje i quajta familje të ndara perkohsishtë .
Në SLLOVENI së pari u shperngul Mustafë Hajdin Hasanaj ndersa disa vite pas atje u shperngulen : Selim Mustafë Hasanaj , Sylejmon Ali Osaj , Halil Januz Pepaj , Shaban Adem Pepaj ( ky më vonë u shperngul në Gjermani ), Xhemail Ali Osaj , Riza Nimon Pepaj dhe Malush Sadik Osaj . Pra meqenëse këta ishin vetem puntorë krahu të shperngulur atje ndersa familjet e tyre i kishin në fshat unë i qujta të shperngulur të perkohshem ose familje të ndara sepse më vonë disa nga ata u vendosen pergjithmonë me familjet e veta të ngushta atje si p.sh . Xhemajl Ali Osaj në Lublanë , Sylejmon Ali Osaj në Maribor , Malush Sadik Osaj në Maribor , Riza Nimon Pepaj në Maribor dhe Halil Januz Pepaj në Maribor .
Në AUSTRI u shperngulen: Nezir Nimon Kadaj dhe Sadik Ramush Osaj por pergjithmonë dhe me familjet e veta të ngushta u shperngulen Muhamet Nezir Kadaj , Agron Nezir Kadaj , Nimon Nezir Kadaj , Haxhi Sadik Osaj , Arkin Sadik Osaj dhe Ramiz Sadik Osaj .
Në GJERMANI u shperngulen së pari në fillim të viteve 1970 e tutje deri në ditët e sotme ; Selim Sadri Idrizaj , Ali Sadik Cetinaj , Haxhi Halil Haziraj , Osmon Shaban Lajqi , Arif Halil Zeqiraj , Riza Rrustem Zeqiraj , Rrustem Ukë Pepaj , Hajdar Brahim Pepaj , Canë Selim Januzaj , Musa Nimon Januzaj , Tahir Rexhep Sejdijaj , Esat Sali Lajqi , Nevzat Sali Lajqi , Sahit Selim Sejdijaj , Ismet Hysen Lajqi , Ramë Zekë Hasanaj , Sejdi Zekë Hasanaj ( ky ishte nder të paret e fshatit që u shperngul në Gjermani diku në fillim të viteve 1960 ) , Mujë Xhemail Pepaj , Brahim Mustafë Hasanaj , Qazim Mustafë Hasanaj , Izet Xhemajl Hasanaj , Smail Tahir Hasanaj , Ismet Imer Hasanaj etj, etj . Pra të gjithë këta së pari shkuan si puntorë dhe familjet e ngushta i kishin në fshat , por më vonë muaren atje edhe familjet e ngushta dhe tani jetojnë pergjithmonë në Gjermani ndersa në fshat kanë pasuritë e patundshme të pronave tokë dhe troje e shtëpia . Nder ta po ceku : Riza Rr. Zeqiraj , Arif H. Zeqiraj , Tahir R. Sajdijaj , Shaban A. Pepaj , Esat S. Lajqi , Nevzat S. Lajqi , Ramë Zekë Hasanaj , Sejdi Zekë Hasanaj , Brahim Mustafë Hasanaj , Izet Xh. Hasanaj etj , etj .
Në ZVICERR u shperngulen : Kadri Shaban Pepaj me familje të ngusht dhe Adem Sadik Osaj poashtu me familje të ngusht . Por pasi më heret ishte këthye nga puna e perkohshme në Gjermani dhe per disa vite kishte jetua në fshat më vonë me familje është shperngul në Zvicerr edhe Osmon Shaban Lajqi . Pastaj në Zvicërr u shperngul edhe Enver Musa Pepaj . Edhe këta kanë pronat e pasurisë së patundshame në fshat .
Në Norvegji u shperngul Selim Mustafë Hasanaj me familje të ngusht 8 antarshe , Hajdar Brahim Pepaj me familje 7 antarshe , dhe Muhamet Muharrem Idrizaj me familje. Nga këta vetem Selim M. Hasanaj nuk ka pronë dhe pasuri më në fshat .
Në FRANCË u shperngul Hasan Jashar Hasanaj dhe atje jeton me familjen e vet të ngusht por në fshat ka pasuri dhe shtëpi .
Në ANGLI me familje jeton Imer Tahir Hasanaj
Në KANADA jetojnë dy djem të Xhemajl Ali Hasanaj .
Në SHBA jetojnë ; Mehmet Hasan Pepaj me familje , Bajram Brahim Pepaj me familje dhe Xhafer Brahim Pepaj me familje . Kamë shenime se këto tri familje Pepaj në SHBA kanë së bashku diku 12-15 antarë .
Pra sipas shenimeve që unë kisha kur edhe po perfundoja shkrimin e kësaj monografie rezulton se së paku 58 familje shqiptare të fshatit jetojnë diku tjeter nëper shtetet e Evropes dhe SHBA –ve e Kanadas ndersa në fshat kanë që të gjithë pasuritë e veta të pronës ; tokë , truell dhe shtëpi . Pra per një periudhë diku 20 vjecare nga fshati u shperngulen mbi 58 familje shqiptare dhe nëse marrim si mesatare 5 antarë per familje atëherë del se nga fshati janë shperngulur së paku 290 persona në periudhen 1970-1990 . Dhe unë kamë ardhur në perfundim se nga viti 1928 –1975 nga fshati janë shperngulur 29 familje shqiptare me 180 antarë ndersa nga viti 1975 –1990 edhe 58 familje tjera me së paku 290 antar që gjithsejtë bëjnë 87 familje me 470 antarë të shperngulur nga fshati . Nga viti 1990 e tutje nuk kam pas shenime dhe as mundësi që të mbledh shenime meqenëse edhe vetë jamë në Norvegji që nga maji i vitit 1989 . Pra të gjitha këto lëvizje të popullates shqiptare ndodhen per shkak të dhunës , presionit dhe persekutimeve politiko ekonomike që bënte pushteti okupues kolonialist serboslav . Mirpo veq të shperngulurve në fshat kanë ndodhur edhe ndryshime tjera per shkak të të ardhurve . Në fhsatin Nengurrë pasi u shperngulen pothuaj me dhunë familjet e para per në Turqi në pronat e tyre u vendosen refugjatë politikk të ikur nga Shqipëria per shkak të sistemit stalinist antikombtarë të Enver Hoxhës. Kështu në pronat e Sejdi Zenun Pepaj u vendosen vëllëzërit Islami ; Bajrami dhe Zenuni me familjet e tyre . Në pronen e Rexhep Nezir Cetinës dhe Jusuf Ramush Cetinës u vendos Osmon Meshi , në pronën e Tahir Smajl Hasanajt u vendos Hasan Duraku , në pronen e Halil Hoxhës erdh nga fshati Ucë Zenel Maliqi me familje ndersa Qazim Meshi refugjat nga Shqipëria u vendos në pronat e Dragolub Masllavariqit që vullnetarisht u shperngul diku në Serbi pasi shteti okupues i pagou para të majme per token e zapuar të shqiptarve dhe këtë tokë tani ja dhe Qazim Meshit . Pronat e Azem Zeqir Januzajt i belen vet kusherinjët e Azemit .
Vec këtyre vëllëzërve të ardhur nga Shqipëria në fshat erdh edhe Ali Amerikani ( kështu e quajn të gjithë , mbiemrin e vertet nuk ja dijë ) nga fshati Ucë i Mivadës së Istogut . Dhe në fshat erdh edhe Qerim Rexhë Maraj nga Vrella me familje .
Mirpo veq lëvizjeve të popullatës shqiptare në fshat pat edhe lëvizje të asaj serbo-malazeze dhe rome . Pas aplikimit të ashtuquajtures Kushtetuta e 1974 serbet si cdokund neper Kosovë edhe në Istog dhe fshatrat e tij per rreth filluan të ndjehen të pakënaqur per shkak se në njëfar mase kjo Kushtetutë i bënte deri diku edhe shqiptarët qytetarë të barabartë . Serbet dhe malazezet ishin mësua që të jenë gjithkund ata që kanë pushtet dhe të sundojnë andaj kur filluan shqiptaret të shkollohen dhe të punsohen edhe në pozita shefash e drejtorash serbet dhe malazezet nga mos durimi i kësaj dukurie filluan të shesin pronat e tyre më parë të uzurpuara dhe të shperngulen nëper serbi . Këta edhe panë leverdinë e vetë ekonomike sepse toka dhe pasuria e patundshme në Kosovë shitej me shuma marramenshe ndersa me ato para në Serbi mund të bleje tri deri në kater herë më shumë . Dhe pse mos ti shitshin kur ato prona ata as që i kishin ble dhe as që kishin qenë të tyre ndonjë herë . Shqiptari i gjorë detyrohej të hante edhe bukë e kripë dhe të blen nga uzurpatori pasurinë e vetë të dikurshme të zapuar nga po ai që tani e shiste dhe per të cilen ndodhte se edhe jetra njrzish kishin ra .
Nga fshati Nengurrë së pari në fillim të viteve 1970 u shperngul serbi Marko Mikaile Ristiqi me familje dhe shkoi në SHBA . Token dhe pasurinë e kishte të perbashket me babanë dhe vëllezërit që edhe per një kohë i mbeten në fshat . Pas tij u shperngul Dragolub Masllavariqi malazez dhe shkoi në Serbi .Pronen e tij e bleu shteti dhe tani e gëzon Qazi Meshi baba i dy Heronjve Afrim dhe Bashkim Meshi . Në serbi u shperngul edhe serbi Radosh Tinqe Nikoliqi . Pronen e tij e bleu Mustafë Haxhi Januzaj , në Serbi u shperngul malazezi Vujadin Zarija Popoviqi dhe pronen e tij e bleu Qerim Rexhë Maraj nga Vrella dhe kusherini i Vujadinit Nedelko që poashtu u shperngul diku në Serbi dhe pronen e tij e bleu një pjesë Qerim Rexhë Maraj e një pjesë Dervish Osmanaj . Nga fshati u shperngul edhe Ikonija Popoviqi malazez dhe pronat etij i pat ble më heret Tahir Smajl Hasanaj por kur ky u shperngul në Turqi ato prona ju dhanë refugjatit Hasan Duraku . Malazezi Mina Garqeviqi shiti tokat e zapuara dhe u shperngul në Pejë . Pronat ja bleu Ali Sadri Osaj dhe një pjesë edhe Isuf Nezir Idrizaj . Nga fshati në Istog u shperngul edhe Velko Stijeviqi si dhe Millan Vuqa Zhivkoviqi dhe Momqillo Vuqa Zhivkoviqi . Dhe së fundit u shperngul edhe Branko Mikaille Ristiqi i cili iku në Beograd ndersa pasurinë e tij të madhe e bleu në shumicë Mehmet Hasan Pepaj por edhe fshatar të tjerë të fshatit . Mirpo veq këtyre që u shperngulen me krejt familjet e tyre ka pas edhe individ të shperngulur që gjenin punë neper Serbi por që familjen e kishin në fshat .
Ndersa sa u perket magjupve dhe romve në fshat nuk erdh asnjë nga ta por mbeten ata që ishin aty më heret deri në vitin 1962 kur nga Ozdrimi i Pejës erdh Tahir Cuka Kelmendi me familje dhe diku më 1972 Sali Haxhaj me familje . Perndryshe numri i tyre mbeti i pandryshueshem per shkak të shtimit të tyre natyror dhe edhepse nga fshati qen shperngulur Ali Quni me familjen e tij të madhe dhe Ali Adem Hatemaj ( që të dy këto familje u shperngulen në Pejë ) numri i tyre i pergjithshem mbeti i njejtë ashtu sikurse e kamë shkrua në tabelat e më siperme të numrit të banorve të fshatit .
Pas luftës së fundit të NATO-s serb , malazez dhe rom e magjup nuk ka më në fshat . Që të gjith janë shperngulur .
LODRAT DHE LOJRAT E TË RINJVE NË FSHATIN NENGURRË
Ashtu sikurse edhe në viset tjera edhe në Istog dhe fshatrat per rreth ishin mjaft të perhapura lojna dhe lodra të shumta per fëmijë , të rinjë dhe të rritur . Permes këtyre zhvilloheshin shkathtësitë dhe aftësitë psikofizike si p.sh. vemendja , zhdervjelltsia , gjeturia , reagimi , durimi ejt.
Lojrat popullore janë lloj sporti popullor dhe kanë rendësi së pari per vetë pjesmarrsit . Permes tyre tregohej dhe zhvillohej karakteri dhe virtytet si trimëria dhe ndjenja e solidaritetit . Gjatë këtyre lojrave perdoren edhe mjete të ndryshme si p.sh . marhama , kuti , klinca , shkopi i barinjve , topa të vegjel , guri i madhë me një peshë 1 -3kg i cili hudhej në largësi dhe kjo lojë quhej gurapesh. Këto lojra organizohen ne oborre , në fusha të rrafshta , në lendina por edhe në oda . Vec këtyre lojnave në fshat deri vonë veqanrishtë dimrit ishte mjaft e popullarizuar loja e kapuqave . Kjo lojë luhej me nga pesë meste të shtriera në cergë ose qylim në odë që vendoseshin në dy rradhë dhe njeni nga lojtaret provonte të fsheh një plumb të vogel të rrumbullakët dhe pasi ai e fshifte plumbin lojtaret perball të anes kundershtare duhet ta gjenin . Nese plumbi gjindej mbrenda tri mesteve të kontrolluara atëhere kundershtari fitonte dhjet poena dhe të drejten që ai ta fshef ate . Loja zgjaste gjer në njeqind poena . Pala që fitonte ngritej në këmbë dhe kendonte duke perqeshur palen humbse . Ironia dhe sarkazma ishin të lejuara deri në ekstrem gjatë këngës dhe pala e mundur duhej të duronte me shpresë se heren tjeter do të fiton ajo dhe do ua këthej hakun .
Pos kësaj loje luhet edhe me letra , me shah , me cicmic etj.
LOJA KUT E KLINCË
Barinjt luanin këtë lojë që luhej me një shkop druni diku një meter të gjatë që quhej kut dhe me te i bihej një shkopi tjeter që ishte i gjatë diku deri në dhjetë centimetra dhe që quhej klincë në mënyrë që klinca të hudhej në largësi . Lojtari kundershtar mundohej ta zën ose ta prek klincen pa rae në tokë dhe ta këthej duke e hudhur mbrapa . Aty ku klinca binte numrohej gjatësia me kuti deri te shkopi që ishte i ngulur në tokë dhe nga ku qendronte ai që e kishte hudh klincen . Kjo lojë ngjanë shumë me bejsbollin amerikan .
GURAPESHI
Loja gurapesh që nuk ishte asgjë tjeter pos hudhje e një guri me peshë diku deri në tre kilogram . Pra bëhej në tokë një shenjë nga e cila hydhej ky gur dhe matej largësia e hudhjes me hapa ose këmbë . Edhe kjo lojë është po si hudhja e gjyles .
KERCIMI PUP që ishte matje e aftësisë së kercimit në gjatsi duke u hudhur nga një vijë ose shenjë e vizatuar në tokë . Hudhja duhej të behej me të dyja këmbet e bashkuara .
KERCIMI NË HAP që poashtu ishte kërcim në largësi ose gjatsi duke vrapuar dhe pasi beheshin tre hapa duhej të hidheshe .
GURABIRA që ishte lojë me gjithsejtë 40 guraleca të vegjel që vendoseshin në dhjetë bira të mbaruara në tokë në dy radhë nga pesë dhe në sejcilen birë vendoseshin nga kater guralec . Këta duhej të barteshin duke fillua nga bira e parë dhe aty ku gabohej në shperndarje duhej të ndalej dhe lojen e fillonte lojtari kundershtar . Kështu ai që arrinte i pari ti barte të gjithë ose më së shumti guraleca edhe e fitonte lojen .
RROKJA
Ishte dy llojesh ajo shtates dhe rrypas por ndodhte që edhe të organizonin gara në mundje që i ngjante shumë stitlit modern të ashtuquajtur Greko-romak . Pranverës së hershme barinjet mbaronin nga druni i shelgut vegla muzikore si tatorangja , filikaqa , pipi etj . Por edhe mbaronin fyella dhe kavalla me të cilet benin muzikë fantastike si dhe kur thernin ndonjë edh mbaronin gaide , daire dhe daulle .
GURACAKU
Fëmijet dhe të rinjet pos lojrave të cilat i permenda luanin edhe me guracak që ishte lojë me pesë guraleca të vegjel të cilet duke e hudhur njërin në hava duhej të kapeshin të tjeret me radhë së pari nga një , pastaj nga dy , nga tre dhe kater por gjithmon guralecin që e hudhnin hava duhej nxan pa rae në tokë . Nese ky guralec bie në tokë ose na shpëton një nga toka pa e zënë atëhere huqej dhe lojen e fillon kundershtari .
LOJA MSHEFAQOKAS
Ishte lojë ku njeni duhej ti mbyllte sytë dhe të numronte deri në 20 apo 30 dhe numrimin e bente me zë . Gjatë kësaj kohe lojtaret tjerë duhej të mshifeshin . Pasi mbaron numrimin ky duhej ti kërkonte të tjeret se ku ishin fshehur . Ate që e gjente duhej të vraponte me të shpejt dhe të prekte vendin se ku i kishte mbyll sytë dhe kishte numrua . Nese të gjithë të fshehurit arrinin para tij tek ai vend atëhere ky mbyllte sytë dhe numronte prap , por nese vetem njeri mbetet pas atëhere ai duhet ti mbyllë sytë e të numrojë .
Lojë tjeter ishte edhe loja kile , loja vizak ose kamklic , loja maca mini etj . Këto lojë luhen më së shumti nga vajzat dhe fëmijët .
Pasthënje nga autori
Pra per perfundim të këtij shkrimi tim modest per fshatin tim dhe edhe per ngjarje të rendësisë së veqant të Istogut dhe rrethines unë i perkujtojë dhe i falenderojë të gjithë ata që më treguen ngjarje dhe ndodhi të cilat unë ashtu sikur i ndëgjova edhe i shkrova këtu në ketë monografi të vogel të nji fshati poashtu të vogël të Dardanisë.
Sarpsborg-Norvegji: shkurt-mars 2006
Selim Mustafë Hasanaj