Mendime
Dedë Preqi: Deputeti Kamberi do e mësojë të kuptojë shqip parlamentin e Serbisë
E marte, 08.06.2021, 06:22 PM
DEPUTETI SHAIP KAMBERI DO E MËSOJË TË KUPTOJ SHQIP PARLAMENTIN E SERBISË
Nga
Dedë Preqi
Pse
shqiptarët duhet ta kenë fatin e tillë, ndoshta është fatkeqe historia e tyre
sepse e kanë dreqin kojshi, apo duke qenë në një mënyrë jo mirë të organizuar
në mes vete si shoqëri, lind në mes tyre një tragjedi e tillë, që mos të
ndjehën të rehatshëm dhe të çetë gjatë historisë së vet.
Serbia
është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor, që i përketë përceptimeve të
gabuara e problematike ndaj shqiptarëve, një imazh i tillë që nuk përkon me
realitetin me paraqitjen tyre para botës, që pretendohet kështu në mënyrë të pa
saktë.
Politika
e Beogradit, e vënë në mjegull tërë atmosferen e Ballkanit Perëndimor dhe paqën
në rajon, e cila shumë pak i ka ndryshuar konceptet e veta bazë, që do të
ndryshonin me të kaluarën, ndaj popujve tjerë, në veçanti ndaj shqiptarëve të
Kosovës, poashtu edhe ndaj atyre në Luginën e Preshevës.
Është
e pa mundur të mos e vëmë re dinakërinë dhe laberintet e Vuçiçit, i cili me
pushtetin e tij të skicuar dhe projektuar kundër shqiptarëve, sikur nuk dallon
fare nga e kaluara e Millosheviqit, dhe në këtë kohë, për ta shikuar këtë të
fundit, kjo përvojë na jep me kuptue se një formë e tillë e urrejtjes është e
mbjellur thellë dikund në gjenet e njerëzimi primitiv, por jo edhe te njerëzit
normal.
Si
është e mundur, që edhe pas gjitha atyre luftrave të më hershme kundër
shqiptarëve dhe asaj luftës së tmershme
të fundit që shkakëtoj regjimi serb, duke masakruar dhe asgjësuar me mijëra
shqiptarë, dhe të mos ngopët dhe shfryhet akoma me urrejtje kjo racë njerëzore.
Qeveria
e Serbisë, në krye me Vuçiçin, gjysmën e më shumë të programit të vet politik dhe qeverisës po e shkrinë në
përkushtimin dhe angazhimin kundër plitikave të Kosovës, në pengimin e saj në
integrime dhe inkuadrimet në qendrat ndërkombëtare, në kundërshtimin e
sovranitetit të saj, dhe duke lobuar në çdo kënd të botës për mos njohjen e
këtij vendi si shtet i pavarur.
Poashtu
edhe Kosova, në vetë mbrojtje për të drejtat e veta dhe të shtetësisë së saj, e
cila po i merr shumë kohë në angazhimet e tilla dhe çështjet që kanë të bëjnë
me integrimet regjionale dhe Evropiane,
sidomos për të krijuar paqën si prioritet në mes këtyre dy popujve, por edhe
për t’u ballafaquar me dilemën ekzistenciale, dhe duke mbrojtur frytin e një
sakrifice të çmuashme e gjakut të bijave dhe
bijëve të këtij vendi.
Serbia
dhe Vuçiçi, abuzojnë me të drejtat e pakicave shqiptare kudo në Serbi, atje në
Luginën e Preshevës, Bujanovcit e
Medvegjës, ku janë të popullarizuar me shumicë shqiptare, ndërsa për të drejtat
e serbëve që trajtohen në Kosovë, nuk ka çka të flitët, bile me dallim prej
komuniteteve tjera, serbët në Kosovë, janë më të priveligjuar se gjithë të
tjerët.
Çfarë
do të ndodhte, sikur të planifikohej nga qeveria e Kosovës, dhe të bëhët
zhdukja e adresave të serbëve në veriun e saj, sikur po u bëhët sot shqiptarëve
të Luginës, që do ta quanim një skandal i planifikuar dhe rrezik nga spastrimi
entik i tyre, nga një lloj maskimi në byrokracinë demokratike që po e përdor
Serbia ndaj shqiptarëve të këtij vendi, të cilën e zbaton sot vetëm për të ulë
ndikimin e shqiptarëve në çdo aspekt në këtë vend.
Serbia
dhe Vuçiçi, edhe sot mirren vetëm me shqiptarët e Kosovës, kjo është sikur të
kërkosh të bllokosh kapakun e një tenxhereje me ujë që zjen, dhe në çastin kur
fillon ta heqësh kapakun, me siguri se avulli do të shpërthej dhe se nuk dihet
pastaj për pasojat që mund të ndodhin…
Edhe
deputeti shqiptar i Parlamentit të Serbisë, nga Bujanovci, z. Shaip Kamberi, si
dhe kryetar i grupit të vetëm të opozitës së këtij parlamenti, e kritikon
politikën e Vuçiçit dhe të kësaj qeverie, e cila në mënyrë të vazhdueshme po
abuzon me shqiptarët dhe përspektivën e tyre në jug të Serbisë, duke i
deskriminuar dhe dhunuar të drejtat e tyre si një komunitet i një vendi
demokratik.
Deputeti
shqiptar Shaip Kamberi, në fjalimin e tij edhe shqip në Parlamentin serb,
përkrah flamurit serb e mbanë edhe flamurin shqiptar, i cili shprehet dha
lartëson zërin e tij kundër formave dhe fyerjeve që u bëhët me fjalë të
ndryshme shqiptarëve, poashtu Kamberi, kërkon edhe ndryshimin në tërësi të
Kushtetutës së Serbisë, që në Kushtetutën e saj të heqët përfshirja e Kosovës,
si pjesë e Serbisë.
Shaip
Kamberi, është deputeti më shembullin më të mirë, që ngrit zërin kundër
politikës deskrimuese dhe dinigruese të Serbisë, ndaj shqiptarëve kudo që
gjinden, duke ua bërë me dije edhe shqip në Parlamentin e Serbisë, që ta
dëgjojë dhe ta vëzhgojë i tërë populli dhe bota demokratike, se jemi populli më
paqësor dhe miqësor në glob.